Vitviteja/Pashko Vasa
Pashko Vasa // Vaso Pasha Shkodrani // ( pseu. Albanus Albano // inic. P.W // fr. Pasco Wasa Efendi // it. Pasco Vasa ) | |
Jeta dhe Vepra | |
---|---|
BARDHA E TEMALIT, Ymer Jaka (parathënie e romanit)
Libani i Vasës, Vendeiku i thatë - Vehbi Bala
provo nëse ekzistojnë: | |
NË ENCIKLOPEDI | |
Vitviteja# #1825
#1842
#1847
#1848
#1849
#1850
#1851
#1852
#1853
#1854
#1855
#1856
#1857
#1858
#1859
#1860
#1861
#1862
#1863
#1864
#1865 "Ky Pirhoja aq shpëjt thëu ushtrin e anmiqvët vëht, ë aq vrik muër gjytëtët e katundët, qi u permënde, sa ushtart ë vëht i thane: Morë Zot, ti fitovë ë morë dhën më te shpëjt por si shqypëja. Ë Pirhoja u-pergjëq tui thanun: Vertët, ashtu asht, por armt tuaja kjën flëtet ë mia, ë prandaj fluturova shpëjt por si shqypë." ... O moj Shqypni, e mjera Shqypni Kush te ka qite me krye n'hi? |
1825
redakto- 17 shtator: Në Shkodër lindi Pashko Vasa[1], [i ati Mëhill (Hilë) Gjokë Vasa - i fisit nga Mirdita në Shkodër; e ëma Drande (Rozë) Gjergja] i quajtur më vonë edhe Vaso pashë Shkodani. [2]
1842
redakto- Pa mbushur ende të 18-të, d.m.th aty nga viti 1842, siç thotë vetë në letrën që i dërgonte nga Bolonja patriotit italian Nikolo Tomazeu, më 7 korrik 1848, në Venedik kishte filluar punën si sekretar i konsullt britanik në Shkodër.[2]
1847
redakto- Flitet se V.P vajti në Itali i frymëzuar nga disa kryengritës italianë, që kishin marrë pjesë në luftrat kundër Burbonëve dhe që pastaj, më 1848 ishin strehuar në Shkodër. Por kjo nuk është e vërtetuar. [2]
- V.P. shkon në Itali. [1] [2]
- Në revolucionin e Venedikut, luftonë në anën e revulucionarëve. [1]
- Dështimi i lëvizjes revulucionare në Itali. [1]
1848
redakto- 7 korrik : P.V nga Bolonja (Itali), i dërgon letër italianit Nikolo Tomazeu-t [kuadrumvir (=një ndër të katër drejtuesit) i Republikës së Vendedikut]. Bëhet e njohur se kishte punuar për 5 vite si sekretarë i konsullit britanik në Shkodër; qëllimi i tij i ardhjes në Itali, ndihma luftarake në çlirimin e Italisë nga sundimi i huaj.[2]
- 29 qershor : P.V i dërgon letër italianit Nikolo Tomazeu-t; Bëhet e njohur se dinte pesë gjuhë të huaja: it., fr., gr., tr., dhe pak ang.; pregatitjet e tij ushtarake; [2]
- 29 qershor : P.V. gjendet në Bolonjë ku kishte ardhur si oficier i Kalorësisë Qytetare të Romës.[2]
- qershor : Kur krahu reaksionar u përpoq ta shpërndante Rojen Qytetare, P.V kërkojë të shkonte në Venedik, për të vazhduar ludtën si republikan, për çlirimin nga tirania e monarkive dhe obskuratizmi klerikal. [2] Rradhitet në front lufte së bashku me arbëeshët, Jeroni de Rada dhe Gavril Dara i Ri, me italianët Maxini, Garibaldi, Xhoberti, Tomazeo, me të popujve tjerë, Mickieviç, Bëllçesku etj. të kësaj vije.[2]
1849
redakto- 14 maj : V.P merr pjesë në luftën në Marghera. [3]
- 16 korrik : Nga burgjet e Rialtos.[2]
- 28 gusht : ...Austriakët hynë në qytet (=marrin Vendeikun) P.V me shokë i nisin për në Ankonë, aty si shqiptarë shtetas osmanë, austriakët e hedhin në Stamboll.[2]
1850
redakto- V.P gjindet në Stamoll, pa punë, pa bukë pa të afërt. Shpeshë flinte nërë varrezat e armenëve, në kuartirin Pankaldi. [2]
- V.P fillon të punojë në sipërmarrjen e tramvajeve, arrin të futet në administratën e saj. Nga këtu arrin të punojë në Ministrin e Jashtëme të Perandorisë. [2]
- Fillon veprimtarin letrare në moton "A mos është krim ta duash vendin tënd?". [1]
- V.P boton vepren "Burgimi im" - në italisht.[2]
- 15 nëntor : Shkruan : "Zonjë fisnike, konteshë Ilda Vimerkati. E nderuara italiane".[2]
1855
redakto- Nga Trëndafilë e gjëmba rezullton se V.P u martua më 1855. Sipas dëshmive nga bashkëkohanikët e tij të afërt gruan e kishte shqiptare. Këta kishin fëmijët: Rozën (ripërtrirja e emrit të gjyshes Drande) - vdiq 28 vjeçe më 1884, Lindën, Marien, një djalë dhe Silvën që vdiqen të mitur. [2]
1859
redakto- 1859-61: Revolta antiurke në Libanë.[2]
1860
redakto- Në vitet e ´60, në Stamboll aktivizohet në Lëvizjen e Rilindjes. [1]
1861
redakto- Nga Trëndafilë dhe gjëmba njoftohemi se ai, së paku nga viti 1861 dhe deri më 1867, ishte me punë në Halep të Sirisë.[2]
- Oso Kuka kishte mbetur shembull i vetëmohimit...Porta e lartë u detyrua të largonte valiun, dërgoi një komisar të jashtëzakonëshem dhe, në fillim të vitit 1861 spërtheu lufta kundër pincipatës së Malit të Zi...[2]
1862
redakto- Njoftohemi se ai ishte në Shkodër. Përflitet për bashkpunim me Zef Jubanin, dhe pjesëmarrjen e tij në trazirat e Mirditës.[2]
- Duke përfituar nga gjendja (=trazirat në Mirditës H.Zh), Turqia i ra sërishëm Malit të Zi dhe ndryshe nga humbja që pësojë në Kërnicë 4 muaj më parë, doli fitimtare dhe e detyrojë kundërshtarin të bënte armëpushimnë gusht të vitit 1862.[2]
1863
redakto- P.V Vepron në Stamboll. Kohë e acarimit të mardhënieve të popullit në veri të Shqipërisë me administratën.[2]
- 20 prill : V.P së bashku me Zija beun shkojnë në Bosnjë.[2]
- 20 prill : Nga Bosnja e Hercegovina ... " mësojmë se P.V nga mesi i 1863-ës deri në fund të 1864 kishte punuar si sekretarë-përkthyes i Xhevdet efendiut, drejtuesit të msionit politik turk të reformave në ato krahina që ishin të revoltuara. [2]
- Libani fiton rregullim të veçantë nga qeveria turke. Mytesarifi duhet të zgjidhet në pajtim me fuqitë e mëdha, dhe nuk mund të rrëxohet, pos në raste të rënda krimi të dëshmuar[2]
1864
redakto- fund viti : Nga Bosnja e Hercegovina ... " mësojmë se P.V nga mesi i 1863-ës deri në fund të 1864 kishte punuar si sekretarë-përkthyes i Xhevdet efendiut, drejtuesit të msionit politik turk të reformave në ato krahina që ishin të revoltuara. [2]
- Bashkëpunon me Konstdin kristoforidhin, Hasan Tahsinin dhe Ismail Qemailin për sigurimin e fondeve financiare lidhur me shkronjat dhe shkollat shqipe si dhe me caktimin e një alfabeti të vetëm të shqipes. [2]
1865
redakto- Në Stamboll, në frëngjishte boton Bosnja dhe Hercegovina gjatë misionit të Xhevdet Efendiut (Bosnie et l'Hercegovine pendant la mission de Djevdet Efendi, par Pasco Wasa Efendi, Constatinople, Imprimerie du "Courrie d'Orient", 1865. [4][2]
1867
redakto- Nga Trëndafilë dhe gjëmba njoftohemi se ai, së paku nga viti 1861 dhe deri më 1867, ishte me punë në Halep të Sirisë.[2]
- Vritet Bibë Doda (=në Bardha e Temalit përfaqësohet nga Luli i Temalit) dhe në vend të tij vije një i dëgjuar i Portes për të hequr autonomin lokale të Mirditës.[2]
- V.P qëndroë në krye të përpjekjeve për themelimin e një shoqërie kulturore dhe të një alfabeti të përbashkët mbi bazat latine.[2]
1869
redakto- V.P merr pjesë në grupin nismëtor për krijimin e një shoqate shqiptare me karakter kulturorë, arsimor e gjuhësorë.[2]
1870
redakto- Nga Trëndafilë dhe gjëmba njoftohemi se V.P u vendosë në Stamboll.[2]
1871
redakto- V.P mbetet gjithënjë në Stamboll, bashkë me Jani Vreton dhe Sami Frashërin, nis orvatjet për themelimin e një organizate atdhetare. Në fazën e parë të Lidhjes Shqiptare luan rol ideologjik dhe organizativ.[2]
- Një njofim bënë të ditur që V.P i pakënaqur me qëndrimet e Portës së Lartë ndaj çështjes shqiptare, heq dorë për 3 vite me radhë mga të gjitha ofiqet që i ofroi sultani. Njoftimi nuk sjell dokumete.[2]
1872
redakto- Në Stamboll, në frëngjishte, boton Skicë historike mbi Malin e Zi sipas traditave të Shqipërisë (Esquisse historique sur le Monténégro d'après les traditions de l'Albanie)[4]
- Ka të ngjarë që gruaja e V.P i vdiç aty nga viti 1872.[2]
1873
redakto- Boton në italishte, përbledhjen "Trëndafila dhe gjemba" ("Rose e spine"), ku flet me zjarr e mall për vendlindjen dhe dëshiron lirinë e Shqipërisë. Në të cilën argumenton lashtësinë e popullit shqiptar, tregon vetitë e tij dhe mbron të drejtat kombëtare. [1][4]
1877
redakto- Sipas A.Dozonit: Vasa efendiu prej Shkodre ... aktualisht (1877) shërben si kryetar i Komisionit të Reformave ë Hercegovinë" [A.Dozon. "Manuel de la langue schipe ou albanis". Paris. 1879, fq. 336.][2][5]
1878
redakto- janar : V.P. Gjendet në Kosovë si këshilltar pranë valiut të Kosovës. [A.Dozon. "Manuel de la langue schipe ou albanaise". Paris, 1879, fq. 336.][6] Në janarë, në Prishtinë, takohet me gjeneralin Klyzëre, një nga udhëheqësit e Komunës së Parisit.[2]
- Në Stamboll, në frëngjishte, boton Alfabeti latin i zbatuar në gjuhën shqipe («L'alphabet latin appliqué à la langue albanaise, Constatinople. Imperimeri du "Couttier d'Orient", 1878 ). [4][2][7]
- mes viti : Në emër të popullit shqiptar, si anëtar i Komitetit të Stambollit, i shkruanë një përkujtesë ambasadës britanike në Stamboll. "Po lind një çështje e re, çështja shqiptare".[2]
- 30 maj : Komiteti shpall në Stamboll një proklamatë.[2]
- 20 qershor : Komiteti i drejton memorandumin ministrit të Punëve të Jashtme të Austro Hungarisë, kontit Andrash. Duket se është i shkruar nga P.V.[2][8]
- 20 tetor : V.P vizitonë kontin Zihi, ambasador i Austro Hungarisë në Stamboll, dhe i tregon gjërë e gjatë historin dhe gjendjen e popullit shqiptarë. Konti priste nga V.P parashtresë me shkrim.[2]
- 22 tetor : Konti Zihi - ambasador i Austro-Hungarisë në Stamboll, përcjellë për Vjenë parashtresat e Pashko Vasës.[2]
1879
redakto- Angazhohet në grupin (Sami Frashëri) për hapjen e Shoqërisë së të Shtypurit Shkronja Shqip. [1]
- janar : Vërehet zgjerimi i dukshëm i lëvizjes.[2]
- Në mbledhjen e vitit 1879, në Stamboll: Pas Hasan Tahsinit e mori fjalën Pashko Vasa dhe tha:"...Po kështu, edhe ne shqiptarët, duke qenë evropianë, mund të marrim alfabetin e mirë dhe të bukur latin dhe ta shkruajmë gjuhën tonë, kurse zërat e thjeshta e të pandara të saj, që teprojnë, t'i shkruajmë me dy shkronja, sipas sistemit të sanksionuar të evropianëve".[J.Vreto. Mendime mbi shkrimin e gjuhës shqipe". Dorëskrim greqisht, AQSH i RPSSH. fq.103] [2][9]
- 12 tetor : Në Stamboll themelohet "Shoqëria e të shtypurit Shronja Shqipe". Njëri nga themeluesit e saj ishte edhe P.V, Militonin bashkë me të Sami Frashëri dhe Jani Vretoja. [2]
- "Shoqëria e të shtypurit Shronja Shqipe" nxierr "Allfabetare"-n, si organ i sajë. Në të P.V. botoi artikullin publicistik-historik "Shypnia dhe shqyptarët". Ishte e para herë që lexuesit shqiptar ai po i jipte një shkrim në gjuhën amëtare.[2]
- P.V emërohet këshilltari i vilajetit të Edrenesës, por nuk shkëputet nga lëvizja kombëtare.[2]
- Në Paris, boton në frëngjishte trajtesën "E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët" (La vérité sur l'Albanie et les Albanais). [1][4][10][2]
1880
redakto- Vjersha e shpalur e tij, O moj Shqypni, depërtonë në botën letrare shqiptare dhe shumë shpejt adhurohet nga masat.[11]
- prill : Ka të ngjarë që poeti ta ketë shpërndarë këtë poezi (=O moj Shqypni, H.Zh) në prill të vitit 1880, kur ai megjithës se shërbente në Edrene si këshilltar i vilajetit...[2]
- 31 maj : I deleguari apostolik në Shkodër, Guerini, i dërgon letër kardinalit Simeonit në Romë më 31 maj 1880. Tema: qarkullimi i O moj Shqypni!, kundër klerit.[2]
1881
redakto- Shpërndahet Lidhja shqitare e themeluar në Prizren më 1878.[2]
- 1881-1883 : Duhet të jetë tërhequr apo menjanuar nga veprimtara aktive politike.[2]
- 5 qershor : Përderisa në Adrianopojë, shërbente si këshilltar i vilajetit të Edrenesë, në moshën 56 vjeçare, me pseudonimin Albanus Albano shkruan frëngjisht një vjershë, duke ja kushtuar vdekjes së shoqes, tri vajzave po ashtu të vdekura radhazi, si dhe djali i vetë i mbetur nga martesa me të. I kishte mbetur vetëm një vajzë, Roza.[2]
1882
redakto- Nënshkruhet aleanca tri palëshe Austro-Hungari, Itali dhe Gjermani.[2]
1883
redakto- maj : Sulltan Abdyl Hamiti e thirr V.p në audiencë. [2]
- mars : deri në mars P.V shërben si këshilltar i vilajetit e Edresës.[2]
- para governatorit : V.P martohet me një greke (=sipas kronikes Libaneze, shka nuk është muslimon është grekë. H.Zh.) të quajtur Katerina Bonati. Jetojë pakë me të pasi që ajo ishte e sëmuar nga tubërkulozi dhe vdiq pakë para se të vdiste Roza (Vasa) Kupeliani [burri kishte një armen shtetas turk, Kupelian efendiu]. [2]
- 18 qershor : Fillon karieren ushtarake në perandorin osmane, [1] si mytesarif
guvernatori Libanit dhe si marshall i Perandorisë.[12][2]
1887
redakto- Në Londër në shtëpinë botuese Trubner, boton gramatikën e shqipes për të huajt të titulluar Gramatika shqipe për t'u përdorur nga ata që dëshirojnë ta nxënë këtë gjuhë pa ndihmën e një mësuesi (Grammaire albanaise à l'usage de ceux qui désirent apprendre cette langue sans l'aide d'un maître). [4][1][2]
1890
redakto- Në Paris, boton në frengjishte romanin "Bardha e Temalit" («ALBANUS ALBANO, Barda de Témal, Scenes de la vie Albanaise, Albert Savine Editeur»), në të cilin përshkruan zakone e doke të jetës shqiptare. [11][1]
- 9 dhjetor : P.V nga Bejruti i dërgon një letër të vllait në Shkodër. Në letër shkruante për një çiflig që ai zotëronte si miraz (=tashëgim) në fshatin Bërdicë , afër qytetit të lindjes.[2]
1892
redaktodata
redakto- 1975 : Andreas Varfi. Dy letra të 1848-ës të Pashko Vasës, "Drita", 22 janar, 1978 fq.12. Letrat gjenden të mikrofilmuara në Arkivin e Institutit të Gjuhës dhe Letërsisë, (E. 3 Nr. 109, 1.1, 12). Këto dy letra janë gjetur më 1975 në fondin "Nikolo Tommaseo" të Bibliotekës Kombëtare të Firencës, Itali.[2]
- 1975 shtator : Në Bbliotekën Qytetese të Kozerncës, në fondin "Jeronim de Rada", gjindet poezia E vërteta mbi Shqipërin dhe shqiptarët të konspektuar italisht nga poeti i shquar arbëresh. (=Jeronim de Rada). [2]
- 1990 : Botimi i tretë në gjuhen shqipe i romanit BARDHA E TEMALIT - Skena të jetës shqiptare
të dhëna
redaktoSipas:
- ↑ 1,00 1,01 1,02 1,03 1,04 1,05 1,06 1,07 1,08 1,09 1,10 1,11 1,12 Biografisë Pashko Vasa në www.letersia.fajtori.com
- ↑ 2,00 2,01 2,02 2,03 2,04 2,05 2,06 2,07 2,08 2,09 2,10 2,11 2,12 2,13 2,14 2,15 2,16 2,17 2,18 2,19 2,20 2,21 2,22 2,23 2,24 2,25 2,26 2,27 2,28 2,29 2,30 2,31 2,32 2,33 2,34 2,35 2,36 2,37 2,38 2,39 2,40 2,41 2,42 2,43 2,44 2,45 2,46 2,47 2,48 2,49 2,50 2,51 2,52 2,53 2,54 2,55 2,56 2,57 2,58 2,59 2,60 2,61 2,62 2,63 2,64 Vehbi Bala : PASHKO VASA - portret-monografi, botuar në Pashko Vasa VEPRA 4, Rilindja, Prishtinë 1989.
- ↑ Robert Elsie : Autorët Klasikë : Pashko Vasa
- ↑ 4,0 4,1 4,2 4,3 4,4 4,5 Enciklopedia e Lirë, Wikipedia Pashko Vasa.
- ↑ A.Dozon. "Manuel de la langue schipe ou albanis". Paris. 1879, fq. 336.
- ↑ .A.Dozon. "Manuel de la langue schipe ou albanaise". Paris, 1879, fq. 336.
- ↑ L'alphabet latin appliqué à la langue albanaise, Constatinople. Imperimeri du "Couttier d'Orient", 1878
- ↑ E përkohshmja "Djalëria", viti X, vëllimi II, nr. 8, qershor 1929.
- ↑ J.Vreto. Mendime mbi shkrimin e gjuhës shqipe". Dorëskrim greqisht, AQSH i RPSSH. fq.103
- ↑ La vérité sur l'Albanie et les Albanais Etudes historique et critique par Wassa Effedi, Foctioaire chretie albanais. Paris, Imprimerie de la Société anonyme de publication périodique, 13, Quai Voltaire, 1879.
- ↑ 11,0 11,1 Gjuha Shqipe për të huajt dhe shqiptarët jashtë atdheut, Gjovalin Shkurtaj dhe Enver Hysa
- ↑ Patrimoine littéraire européen: anthologie en langue française, Nga Jean-Claude Polet, Botues De Boeck Université, 1999 , fq.690 - ISBN 2804132161, 9782804132163
burime
redakto- Lahat Háter, - historian libanezë, studiues i veprimtarisë së V.P.