Vitviteja/Pashko Vasa/5
Në pritje të burimit me përmbajtje të plotë të letrës...
Populli shqiptar ka qenë gjithëmon një komb fund e krye luftar. Prejardhja e tij pellasgjike nuk mund të mohohet kurrë. Është, edhe sot e kësaj dite, ai që ka qenë 40 shekuj më parë, popull i përmendur në këngët e Homerit. Nuk ka qytetrim të përparuar, as zhvillim të plotë. Nga mungesa e tokave pjellore të mjaftueshme, u shtrëngua të kufizohet në jetë blegtoriale, duke u kënaqur me pak dhe uke pasur si të vetmen pasuri, pushkën dhe traditat e veta. Malet, lirinë dhe kombësinë, tri gjëra tek të ilat i rri mendja gjithnjë, nuk do të kishte mundur t'i ruante pa therori. Asbesimet fetare ql ka ndërruar, as sundimet, që ka provuar, nuk kanë mundur të ndryshojnë mënyrën e tij të jetesës. Është ngulur në të shkurën e vet me tërë fuqinë e karakterit, duke mbetur i lidhur ngushtl me të, ndonëse kanë kaluar 40 shekuj mbi kokë të tij. |
[...] Kjo ndjenë është burimi i Lidhjes Shqiptare. Ideja e krijimit të kësaj Lidhje nuk u frymëzua nga ndokush tjetër; ajo lindi vetëvetiu [...] Çdo krahinë ka dërguar në Prizren përfaqësuesit e vet dhe këta përfaqësues nuk kanë qenë krerë apo njerzë me influencë. Folën në emër të popullit shqiptar, sepse ishin ata vetë populli dhe sepse shpirti i tyre e ndjeu thellë fyerjën e rëndë që po i bëhej kombësisë shqiptare. Ata kishin në vetvete një shkëndijë që indi marrëveshja e vetvetishme dhe instiktive, që quhet "Lidhja e Prizrenit". |
Pasi e zgjuan ndërgjegjen kombëtare, përfaqësuesit që u mblodhen në Prizren, u zhdukën, hynë përsëri në gjirin e popullit nga i cili kishin dalë [...] |
Nuk e parashikoj dot fundin e kësaj rruge, as fatin që i është rezervuar kombit. Por ai fat, që del prej këtij tufani, është shqetësim i madh i ndërgjegjes së popullit, është zëri i tij, që proteston kundër vendimit të Kongresi të Berlinit. Duke urdhëruar coptimin e tokave shqiptare, Kongresi nuk mori parasysh as aspiratat e popullit shqiptar. |
Populli shqiptar e ndjen veten që s'është i lumtur por, ka edhe ai të drejtë të jetë i lumtur, ashtu si kombet tjera. Zëri i shekujve thërret prej së largu që të shkojë drejt rrugës së përparimit dhe këtë zë ai e dëgjon; ndjen fuqinë që ka dhe do të dëshironte t'i bindej porosisë së saj, por sa e sa vështërsi ka hasur ai në rrugën e vet. [...] Me këtë mënyrë ai proteston, flet: "Dua të jetoj, dua të shkoj përpara, dua të jem i luntur! Përse doni të më coptoni? Jam anëtar i familjes suaj. Më ndihmoni të futem në shoqërinë tuaj dhe të marr pjesë me ju në të mirat e qytetërimit. Kam një shpirt dhe një zemër bujare, kam vullnet të mirë; ...do të shihni se si, i shpëtuar nga pengesat që vënë në rrezikqënien time, do të shkoj përpara aq shpejt, sa edhe të tjerët". "Ja kjo është gjuha me të cilën fletë Lidhja e Shqiptare, ja dëshira bujare, që buron nga krisma e pushkëve dhe nga zëri i popullit shqiptar, që arrin në veshët e Evropës, por që kjo nuk po e kupton dot. Duhet të dëshprohet njeriu përball njerëzimit dhe natyrës, në qoftë se ky zë i shqiptarit, plot dhimbje dhe vuajtje nuk dëgjohet prej pushteteve të botës" |
Më 22 tetor 1878, ambasadori Zihi, duke ia përcjellë Vjenës këtë shkrim të Vasës, i raportoi ministrit të Jashtëm të Austro-Hungarisë, kontit Andrash:
Ndër personalitete, me të cilët unë i bisedoj më shpesh se me të gjithë të tjerë çështjet shqiptare, është më i rëndësishmi dhe që kam përmendur edhe në raportet tjera. Kur ai më vizitoi para ca ditëe dhe filloi të fliste sërisht, kësaj radhe me një ngrohtësi më të madhe, mbi gjendjen e shqiptarëve, unë e pyeta nëse ato që i thotë mund t'i shkruante. Ai, me gatishmerinë më të madhe, më premtoi dhe dje më dorëzoi, lidhur më këtë, një shkresë, e cila paraqet një interes tepër të madh, prandaj po ia parashtroj Shkëlqesisë Suaj të gjithë shkresën në fjalë, që të mos humbasë gjë nga origjinaliteti i saj. ...Parashtresa si duket në frëngjisht (-H.Zh.)... Shënim: Më duhet të vërej se kjo shkresë ishte hartuar në gjuhën shqipe dhe nuk e përktheu frëngjisht Vasa efendiu. Në të gjithë tekstin konstatohet një rezervim i urtë, por ka pasazhe, të cilat lejojnë të shihet qartë tendenca e vërtetë. [5] |
- ↑ E titullova vetë - H.Zh.
- ↑ Nxierr nga : Vehbi Bala : PASHKO VASA - portret-monografi, botuar në : Pashko Vasa VEPRA 4, Rilindja, Prishtinë 1989.
- ↑ Xh.Belegu. "Lidhja e Prizrenit dhe veprimet e saj, 1878-1881", Tiranë, 1939, fq. 60-62.
- ↑ Nxierr nga : Vehbi Bala : PASHKO VASA - portret-monografi, botuar në : Pashko Vasa VEPRA 4, Rilindja, Prishtinë 1989.
- ↑ Raport Nr. 83/E/rez. i kontit Zihi, ambasador i Austro-Hungarisë, dërguar nga Stambolli, në 22 tetor 1878, kontit Andrash, ministër i Jashtëm i Austro-Hungarisë në Vjenë. Arkivi i Institutit të Historisë të Akademisë së Shkencave të RPSSH. Dosja "Filmi A-739m vitet 1878-1880".