Recitim nga Reshat Arbana
|
- O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
- kush të ka qitë me krye n'hi?
- Ti ke pasë qenë një zonjë e randë,
- burrat e dheut të thirrshin nanë.
- Ke pasë shumë t'mira e begati,
- me vajza t'bukura e me djem t'ri,
- gja e vend shumë, ara e bashtina[2].
- me armë të bardha, me pushkë ltina,
- me burra trima, me gra të dlira;
- ti ndër gjithë shoqet ke qenë ma e mira.
- Kur kriste pushka si me shkrep moti,
- zogu i shqyptarit gjithmonë i zoti
- ka qenë për luftë e n'luftë ka dekun
- e dhunë mbrapa kurr s'i mbetun.
- Kur ka lidhë besën burri i Shqypnisë,
- i ka shti dridhën gjithe Rumelisë;
- ndër lufta t'rrepta gjithkund ka ra,
- me faqe t'bardhë gjithmone asht da.
- Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
- Po sikur lisi i rrxuem perdhe,
- Shkon bota sipri, me kambe, te shklet
- E nji fjale t'ambel askush s'ta flet.
- Si mal me bore, si fushe me lule
- Ke pas qene veshun, sot je me crule,
- E s'te ka mbetun as em'n as bese;
- Vet e ke prishun per faqe t'zeze.
- Shqyptar', me vllazen jeni tuj u vra,
- nder nji qind ceta jeni shpernda;
- Sa thone kam fe sa thone kam din;
- Njeni:" jam turk", tjetri:"latin"
- Do thone:" Jam grek", "shkje"-disa tjere,
- Por jemi vllazen t'gjith more t'mjere!
- Priftnit e hoxhet ju kane hutue,
- Per me ju damun me ju vorfnue!
- Vjen njeri i huej e ju rri n'voter,
- Me ju turpnue me grue e moter,
- E per sa pare qi do t'fitoni,
- Besen e t'pareve t'gjith e harroni,
- Baheni robt e njerit t'huej,
- Qi nuk ka gjuhen dhe gjakun tuej.
- Qani ju shpata e ju dyfeqe,
- Shqiptari u zu si zog nder leqe!
- Qani ju trima bashke me ne,
- Se ra Shqypnia me faqe n'dhe!
- E s'i ka mbetun as buke as mish,
- As zjarm ne voter, as drite, as pishe;
- As gjak ne faqe, as nder nder shoke,
- Por asht rrexue e bamun troke!
- Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,
- M'ata sy t'bukur q'dini me qa,
- Eni t'vajtojme Shqypnine e mjere,
- Qi mbet' e shkrete pa em'n,pa nder;
- Ka mbet e veje si grue pa burre,
- Ka mbet si nane, qi s'pat djale kurre!
- Kujt i ban zemra m'e e lan' me deke
- Ket fare trimneshe,qi sot asht meke?
- Kete nane te dashtun a do ta lame,
- Qi njeri i huej ta shklase me kambe?
- Nuk, nuk! Kete marre askush s'e do
- Kete faqe t'zeze gjithkush e dro!
- Para se t'hupet keshtu Shqypnia,
- Me pushke n'dore le t'dese trimnia!
- Çoniu, shqyptarë,prej gjumit çoniu,
- të gjithë si vllazën n'nji besë shtërngoniu,
- e mos shikoni kisha e xhamia:
- feja e shqyptarit asht shqyptaria!
- Qysh prej Tivarit deri n'Prevezë,
- gjithkund lshon dielli vap'edhe rrezë,
- asht toka jonë, prind't na e kanë lanë,
- kush mos na e prekë, se desim t'tanë[3]!
- Te desim si burrat qe vdiqne motit
- Edhe mos marrohna perpara zotit.
|