Vitviteja/ASDRENI
(Përcjellë nga Hipi Zhdripi i Gjuhës/Kro310)
Aleks Stavre Drenova | |
Jeta dhe Vepra | |
---|---|
Aleks Stavre Drenova (rreth emrit)
provo nëse ekzistojnë: | |
Vitviteja# #1872 #1879 ...Hipi Zhdripi select... |
1879
redakto- Në Korçë bie një tërmet i fuqishëm, kohëzgjatja e të cilit me pauza brenda saj zgjat për më se gjashtë muaj. Indikator i shkatërrimit total të ekonomisë edhe ashtu të brishtë pas risive të mallrave nga tregjet evropiane. Po rreth këtyre viteve përderisa prefekt ishte Mustafa Pashë Vlora, shpërthen zjarri i madh në tregun e qytetit në Korçë, që shkatërron 700 dyqane.[1]
- Asdreni merr mësimet e para në Drenovë në një nga shkollat për të cilat Demetrius Chasiotis, thotë publikisht se në trevat shqiptare ka afër 700 shkolla greke për meshkuj dhe për femra.[2] Në këto shkolla jepnin mësim dhaskalë të ngarkuar me misione të qarta politike. Në to ishte e ndaluar rreptësisht gjuha shqipe. Nga goja e dhaskalëve dëgjoheshin fjalët gjuhë e mallkuar.[1]
- Asdreni gjendet nën maltretime psiqiko-fizike për nxënien e mësimeve të cilat rridhnin kryesisht në metodat e bindjes së nxënësve rreth paraardhësve të tyre.[3] Këtyre maltretimeve i ndihmonin edhe përçarjet që ishin krijuar në mes të nxënësve të ndarë në dysh në shapkëbardhë dhe mason[1]
- Asdreni e gjen shërimin psiqik në gurin e Thimi Mitkos[4]
1880
redakto- Në Bukuresht themelohet Deg' e shoqërisë së Stambollit për vivlla shqipe që në vitin 1884 do të marrë emrin Drita sipas gazetës shqipe që po këtë vit kishte filluar të dilte në Stamboll. E regjistruar pranë administratës së Rumanisë si shoqëri kulturore, sipas statutit të parë të saj.[1]
pastaj Asdreni ishte edhe çlirimtar i lloj-lloj luftërave.
1884
redakto- rreth vitit 1884[5] Asdreni vazhdon lirisht mësimet në gjimnazin grek për ca kohë.[6] Në gjimnazin me emrin një Jovan Bankës, njëherit financues i saj, paraardhësit e të cilit qenë shqiptar, por ky ishte pro përhapjes së greqishtes-helene.[4]
- rreth vitit 1884: Asdrenit pasi i kishte vdekur e ëma gjersa ishte në shkollën fillore të Drenovës, i vdes dhe i ati.[1]
1885
redakto- Vjeshtë : Asdreni, për shkaqe ekonomike dhe shpirtërore në moshë të mitur (13)[7][1], ende pa kryer maturën u mërgua, si duket nga vendi i quajtur Lendikën e Lotëve poshtë Korçë për në Rumani.[8]
- 21 dhjetor : Asdrenit i plotësohet dëshira që të punësohej tek ndonjë shqiptar dhe fillon punën si qirak në pijetoren e një pronari të vogël kafenesh dhe ëmbëltoresh, që ia thoshin emrin Eftimie Kostea, me pagesë tejet të ulët prej pesëdhjetë lei në vit.[1]
1888
redakto- pas 13 marsit Asdreni merr në duar certifikaten e gjendjes civile të administratës osmane, lëshuar më 13 mars 1888.[1]
- 14 dhjetor Asdreni, krye tri vitesh avancohet në shitës në ëmbëltore, pagesa 300 lei në vit. Gjatë kësaj kohe perfeksionon greqishten, përmirëson frëngjishten dhe natyrisht e mëson rumanishten. E mundon malli për vendlidhje.[1]
1891
redakto- 2 tetor : Asdreni merr lejen nga ministri i Perandorisë Osmane në Bukuresht që të shkojë (=hyjë në Shqipëri) në Korçë.[1]
1892
redakto- Asdreni pasi i ndihmoi Nikollë Nço Korçarit të nxirrte gazetën Shqiptari e, filloi të përkthejë në atë gazetë dhe të ndjekë mësimet në shkollën e natës të cilën e kishte thirrur në jetë Naçoja me ndihmën e qeverisë rumune dhe në të cilën ligjëronin ndër të tjerë linguisti Hazhdeu, savanti Vasil Ureqe, albanologu Barbu Petriçejku, poeti Vasl Aleksandri dhe të tjerë të nivelit të tyre.[1]
- Në shkollën e natës gjegjësisht në konviktin e Naçosë, krijohet një lloj grupi ku Asdreni hyn së bashku me Mihal Gramenon, Ibrahim Temon, Thoma Avramin, Jashar Erebarën, Kristo Luarasin, Dervish Himën, Jan Mihal Lehovën.[1]
1899
redakto- janar : themelohet shoqëria e parë e të rinjve, e quajtur Qarku i studentëvet shqiptarë, në themelimin e të cilës ndër të tjerët marrin pjesë edhe Jashar Erebara, Jan Mihal Lehova dhe Asdreni.[1]
- Lutjet e fshatarëve që i kishte pranë në Bukuresht e që kërkonin nga ai të shikonte të rregullonte punën e vërshimit të lumit të drenovës si dhe malli për vendëlindje, bëjnë që ai të niset për në Drenovë. Ai i bie nëpër Konstancë e nëpër Stamboll ku shpresonë të takojë ndonjë nga shkrimtarët veprat e të cilëve i kishte lexuar, por kot, Naimi ishte i lodhur, Samiun gjendej në burg shtëpiakë, edhe pse aty e zgjati qëndrimin.[1]
- korrik : Asdreni mbërrin në Korçë, ashtu siç e kishte paraparë që niveli i ujit të lumit të ishte më i ulët. Dëshprohet shumë, sidomos nga egërsira e sundimit osman, e propagandës greke si dhe varfëria anë e mbanë, pjesë e madhe e korçarëve kishte mërguar në ShBA. Shkollat e themeluara nga 1887-ta nuk herë mbylleshin e herë hapeshin, mësuesit ndiçeshin e persekutoheshin nga osmanët e grekomanët. [1]
- nëntorë : Asdreni zbret në skelen e Konstancës i dëshpruar dhe me plotë mësime nga jeta. (Qosja: diploma e posaçme, e pa nënshkruar dhe e pa vulë, por më e vleshme se e blera, taravolat) [1]
1900
redakto1991
redakto1902
redakto- Në artikullin “Dy-tri fjalë për oxhakësinë” të botuar në revistën “Albania” të Faik Konicës demaskon disa feudalë.[10]
1904
redakto1907
redakto1912
redakto- Ishte sekretar i mbledhjes së Bukureshtit që e kryesonte Ismail Qemali në vjeshtë të vitit 1912 dhe ku u vendos shpallja e menjëhershme e Pavarësisë.[7][9]
- Del në dritë vëllimi i dytë me vjersha i Asdrenit "Ëndërra dhe lotë" ku shfaqet plotësisht talenti i tij.[7][11][9]
- Bëhen të njohura vjershat "Zëri i kryengritësve", "Lulëkuqja" [7][9]
1914
redakto1924
redakto1930
redakto1932
redakto1935
redakto1937
redakto- Asdreni boton Kambana e Krujës. [11]
1947
redakto- Vdiq ASDRENI.[11]
data
redaktotë dhëna
redaktoburime
redaktoSipas burimeve, shtesat në rreshta mund të vërehen edhe nga historiku i fletës: [9][7][1][8][12][10][4]
- ↑ 1,00 1,01 1,02 1,03 1,04 1,05 1,06 1,07 1,08 1,09 1,10 1,11 1,12 1,13 1,14 1,15 1,16 1,17 Rexhep Qosja : ASDRENI Jeta dhe vepra e tij - monografi, botimi i dytë. RILINDJA Redaksia e botimeve, Prishtinë 1987.
- ↑ << Demetrius Chasiotis, L'Epire et la question greque. Memoire sur L'Epire en général et particuliérement sur l'éparchie de Janina par un Epirote, Paris, 1879, f.40 >> Shënim i nxjerrë nga: Rexhep Qosja : ASDRENI Jeta dhe vepra e tij - monografi, botimi i dytë. RILINDJA Redaksia e botimeve, Prishtinë 1987.
- ↑ mësuesi im. Rrëfim i pakryer jetëshkrimor (ASH, FA, VIII, 433).
- ↑ 4,0 4,1 4,2 << N(uçi) D. N(açi), Korça dhe katundet e qarkut, Dhori Koti, Korçë 1923. >> Shënim i nxierrur nga: Rexhep Qosja : ASDRENI Jeta dhe vepra e tij - monografi, botimi i dytë. RILINDJA Redaksia e botimeve, Prishtinë 1987.
- ↑ I lindur më 1872+6(7) vjeçë klasa e parë + 6 vjetë shkollë fillore sipas shpjegimeve të Qosjes i bjenë 1884-1885, por pasi që 1885 ka mërguar, mendojë se së paku një vit duhet të ketë ndjekur gjimnazin dy vjeçarë i cili më 1887 u shndërrua në 4-vjeçarë. D.m.th fjala ca kohë=disa muaj ose pak mbi një vit. (H.Zh)
- ↑ Fletorja vetjake e Asdrenit, nxierr nga libri i Qosjes
- ↑ 7,00 7,01 7,02 7,03 7,04 7,05 7,06 7,07 7,08 7,09 7,10 7,11 7,12 Dhj 2008 03:34:55 GMT - www.letersia.fajtori.com ,
- ↑ 8,0 8,1 Wikipedia Encikloedia e Lirë, artikulli : w:Aleksander Stavre Drenova, Versioni i 28 Gusht 2008 09:42
- ↑ 9,00 9,01 9,02 9,03 9,04 9,05 9,06 9,07 9,08 9,09 9,10 9,11 Më shumë se katër-pesë të gjetura në internet apo në shtypë
- ↑ 10,0 10,1 27 Nën 2008 23:55:49 GMT www.shqiperia.com
- ↑ 11,0 11,1 11,2 11,3 11,4 GJUHA SHQIPE PËR TË HUAJ DHE SHQIPTARËT JASHTË ATDHEUT fq.274 Autor: Gj. Shkurtaj dhe E. Hysa. Sh.B. TOENA, Tiranë 2001. ISBN 99927-1-454-9
- ↑ Dhj 2008 14:43:40 GMT letersia.zemrashqiptare.net4