Vitviteja/Naim Frashëri
(Përcjellë nga Hipi Zhdripi i Gjuhës/Kro280)
1846
redakto- Lindet në Frashër më 25 maj, si fëmijë i katërt, binjak, i Halid Frashërit dhe i Emine Mytevelit. I vëllai binjak vdes gjatë lindjes. [1]
1855
redakto- Merr mësime te Babai Bektashian i fshatit. [1]
1857
redakto1860
redakto- I vdes i ati, Halidi, në Janinë. [1]
1862
redakto- Në moshën 48 vjeçare i vdes e ëma, Emineja, në Frashër. [1]
1865
redakto- I vëllai i madh, Abdyli, që ishte zot shtëpie, i shpërngul edhe të vëllëzërit në Janinë. [1]
- I fillon mësimet në gjimazin e njohur, gjashtëvjeçar, të Zosimeajve, në Janinë. Persishten, arabishten dhe turqishten vazhdon t˙i mësojë te dy myderizë të njohur të Janinës. [1]
1866-1870
redakto1866 NË ENCIKLOPEDI dhe 1870 NË ENCIKLOPEDI
- Mëson mirë greqishten e vjetër, greqishten e re, latinishten dhe frengjishten. [1]
- Lexon shumë, sidomos, veprat e krijuesve të mëdhenj të letërsisë së vjetër greke dhe romake, të Rilindjes italiane, të Iluminizmit dhe të Romantizmit. Lexon letërsinë persiane, arabe dhe turke. [1]
1871
redakto1872
redakto- Për shkakë të sëmundjes, që e shqetson gjithnjë e më shumë, kthehet në Janinë, ku i kalon dy vjet i pa zënë në punë shteti. Me shpresë se do t´i përmirësohet sadopak gjendja shëndetsore del shpesh në gjueti. [1]
1873
redakto- Shkruan vjersha në gjuhën persishte. [1]
1874
redakto- Punon si drejtor Dogane në Sarandë. Edhe këtu del shpesh në gjueti duke shpresuar se, ashtu, do t´i përmirësohet shëndeti. [1]
- Takohet, në Sarandë, me Hasan Tahsinin, i cili kishte ardhur këtu për të shpërndarë alfabetin e vet. Bisedat me të ndikojnë dukshëm në interesimet dhe në veprimtarinë e tij të më vonëshme. [1]
- E përjeton rëndë burgosjen e Hasan Tahsinit pas shqiptimit të mendimeve atdhetare gjatë një riti fetarë në Delvinë: "Ne jemi një komb i veçantë, kemi një gjuhë tonë të veçantë, andaj duhet të jetojmë në vete si edhe të tjerët. Ne jetojmë në një godinë të prishur. Që të mos na zënë brenda duhet të dalim prej saj". [1]
1875
redakto1876
redakto- Rreth 6 muaj qëndron për shërim të shiatikut në Ilixhat e Badenit. [1]
- I pikëlluar rëndë për shkak të vdejes së parakoshme, prej tuberkulozit, të vëllait Sherifit. [1]
- I vëllai i madh, Abdyl Frashëri, zgjidhet deputet i Janinës në parlamentin osman. [1]
1877
redakto- Bashkë me të vëllezërit, Abdylin dhe Tahsinin, prej Sarandës nëpër Korfuz, shkon në Janinë. [1]
- Është gjithnjë e më i shqetsuar për fatin e Shqipërisë, për të cilën gjithnjë e më shpesh shkruhej në shtypin e vendeve evropiane e, sidomos ballkanike. [1]
- E përrcjell me kujdes të veçantë veprimtarinë politike dhe kulturore të shqiptarëve në botën e huaj, në mënyrë të veçantë të intelektualëve shqiptarë në Stamboll. [1]
- Për shkak të veprimtarisë politike, të vëllain e vogël, Samiun, ia syrgjynosin në ishullin Rodos. [1]
- I vdes, prej tuberkulozit, edhe vëllai tjetër, Tahsini. [1]
1878
redakto- Më 1878 tetë muaj (N.F) punon në Berat, katër vite në vijim i kalon në Janinë e në Berat.[2]
- Me të vëllëzërit me të cilët takohet në Sarandë dhe në Janinë, më së shpeshti kuvedojnë rreth shkrimeve për Shqipërin dhe shqiptarët në shtypin e huaj dhe, në përgjithësi, për fatin e Shqipërisë në politikën evropiane. [1]
- E trondisin thellë vendimet e Kongresit të Berlinit mbi Shqipërinë dhe shqiptarët. Të vëllëzërit e vënë në dije për mbajtjen e tubimit të krerëve shqiptarë, në Prizren, në të cilin do të ngritej zëri kundër vendimeve të Kongresit të Berlinit dhe do të organizohej populli për mbrojtjen e njësisë së vet. [1]
- Si përfaqësues i Sarands dhe i bregdetit merr pjesë , në Teqen e Frashërit, në të cilën themelohet Dega e Lidhjes së Prizenit. [1]
- Merr pjesë edhe në Kuvendin e Janinës të degëve jugore të lidhjes së Prizrenit, që e thërret i vëllai Abdyli, në të cilin bisedohet për krijimin e një vilajeti shqiptar. [1]
1879
redakto- Në fillim të vitit gjendet në Janinë. [1]
- Ngjarje kryesore e jetës së tij këtë vit është udhëtimi i të vëllait, Abdylit dhe i Mehmet Ali Vrionit, në Romë, Paris, Londër, Berlin dhe Vjenë ku, para shtetarëve të fuqive të mëdha, mbrojnë të drejtat e kombit shqiptar, të cenuara në Kongresin e Berlinit. [1]
- I përcjell me kujdes të veçantë ngjarjet politike në Evropë. Lexon shumë. Gjithënjë e më i interesuar për mendimin filozofik dhe për përparimin e shkencës në botë. [1]
1880
redakto- Shkruan poemën e shkurtër Shqipëria, e cila disa vjet do të qarkullojë e pabotuar në Shqipëri dhe ndër shqiptarët në botën e huaj. [1]
1881
redakto- I vdes e bija, Nerqezja. Shkruan vjershën Mbi Kufomën e bijës së vetme, në të cilën me pikëllim të madh e paraqet vdekjen e Nerqezes. [1]
- Vdes Hasan Tahsini. Është shumë i pikëlluar për shkak të mjerimit në të cilin kishte vdekur i adhuruari i tij, të cilin edhe e kishte njohur edhe ja kishte lexuar disa nga veprat ditunore. [1]
- Policia turke e zë Abdyl Frashërin afër Elbasanit dhe e dërgon në burgun e Prizrenit. [1]
- Jonuz Topuzi i cili, me Isuf Qosjen, e kishte ndihmuar Konstandin Kristoforidhin që të kalojë malësive deri në Korçë, e vret tradhëtarin që ua kishte kallëzuar zaptive Abdyl Frashërin duke kaluar Shkumbinin. [1]
- Komandanti i trupave ndërshkuese osmane në Shqipëri, Dervish Pasha, me anën e një telegrami, kërkon që të merren masa kundër Naim Frashërit, në Janinë. [1]
- Ndihet i vetmuar për shkakë të ndarjes nga të vëllezërit, që jetojnë në Stamboll. [1]
1882
redakto- Me familjen e vet dhe të vëllait, Abdylit, shpërngulet përgjithmonë në Stamboll, ku do të jetojë deri në vdekje. [1]
- Është i zënë në punë si këshilltar për botimin e veprave në gjuhën turke në Drejtorinë e Censurës të Ministrisë së Arsimit. [1]
- Nënshkruan lejen për botimin e Gramatikës së gjuhës shqipe sipas dialektit toskë të Konstandin Kristoforidhit. [1]
- Ndërmjetëson për dhënjen e lejes për botimin e një reviste kulturore në gjuhën shqipe, në Stamboll, e cila do të fillojë të botohet dy vjet më vonë, më 1884, me titullin Drita. [1]
1884
redakto- Nxjerr lejen për botimin e revistës kulturore Drita, e cila, pas disa numrash, do të titullohet Dituria. [1]
- Boton përmbledhjen e vjershave në persishte Ëndërrime (Tahayyulat). [1]
- Në revistën Drita boton vjerëshen e njohur Fjalët e qiririt. Paraqitet edhe me shkrime në numrat tjerë të kësaj reviste. [1]
- Në gazetën greke të Bukureshtit, Iris, boton vjershën Nga dolli shqiptëtari, që e nënshkruan me pseudonimin Bir´i Shqipërisë. [1]
- Me urdhërin e sulltanit, të vëllain, Abdyl Frashërin, të burgosur në Prizren, e dërgojnë me familje në Balikesir e, pastaj, në Bandirma të Anadollit, ku mbetet i burgosur dy vjet. Lexon shumë dhe shkruan, tani, vetëm në gjuhën shqipe. [1]
1886
redakto- Boton poemën atdhetare, Bagëti e Bujqësija, Boton edhe një sërë veprash mësimore-shkollore në shtypshkronjën e shqiptarëve në Bukureshtë. Veprat e tij botohen me mjetet e Shoqërisë së shqiptarëve të Bukureshit Drita, e cila sikundër revista shqipe e Stambollit, më vonë do të quhet Dituria. [1]
- I keqësonn mardhëniet me Jani Vreton për shkak të ndryshimeve që ai, si lektor dhe korrektor, bën në drejtëshkrimin e veprave të tij. [1]
1887
redakto- Letrat që me të vëllain, Samiun, ia shkruajnë Visar Dodanit, në Bukuresht, tregojnë se sa shumë interesohet për punën e Shoqërisë së shqiptarëve të Bukureshtit, për punët e shtypshkronjës së saj, për dërgimin e librave në Shqipëri për nevojat e shkollës së posahapur shqipe të Korçës dhe për çëstje tjera arsimore, kulturore dhe politike. [1]
1888
redakto1890
redakto1892
redakto- I vdes i vëllai i madh, Abdyli. [1]
- Veprat e botuara i kanë krijuar popullorësi të madhe ndër shqiptarët. Është njëri nga shqiptarët më të dashur dhe më të nderuar të kohës. Në festen e shkollës në të cilën u dorëzohen diplomat vajzave shqiptare, mësueses së ardhëshme, Sevasti Qiriazi, i thotë sa vijon: "Të gjitha ato çupa e gra që do të vijnë nën hijen tënde i frymëzo me ideallë të nalta e të vërteta, që të harrijnë një qytetërim të vërtetë, edhe kështu t'a bëjmë edhe brezin tonë të pushtojë gjith ato virtute dashurie, vëllazërije, atëdhetarije dhe bashkimi që karakterizonin kohërat e Skënderbeut". [1]
1895
redakto1896
redakto- Në letrën që ia çon Vasil Terpos, në Bukuresht, nuk përkrah përpjekjet për botimin e Fjalorit të gjuhës shqipe të Konstadin Kristoforidhit, për të cilin ka krijuar mendim të gabuar: "ka marr ca fjalë këtu-këtej nga një rradhua që ka bërë Hahni po s'i ka as me rradhë, as të shumta". Fletë për një fjalor të shqipes që e punojnë ai dhe i vëllai, Samiu: "Ne e kemi zën'edhe Fjalëtoren'e po e bëjmë, s'duam'as pag'as gjë, po si të mbarohenë ato që kini aty, vjen edhe ajo, se çdo mizë s'bën mjaltë". [1]
- Është pjesërishti informuar për veprimtarinë e Jeronim de Radës, por, kryesisht, për shkak të shkonjave me të cilat shkruane, nuk është në gjendje ta çmojë drejt rolin e tij: "shkruante dhe me ca shkronja të mërzitura shumë, që një ç'vinte tri a katr'a tetë shkronja dhe ato s'ishin gjithënjë në një mënyrë, megjithë këtë na shkruante që të shkruajmë edhe ne me ato mënyra". [1]
- Sëmundjet e rëndojnë aq shumë sa që nuk është në gjendje më të shkruajë. [1]
1897
redakto1898
redakto- I shkruan letër Murat Toptanit, që kishte për grua vajzën e të vëllait, Abdylit, në të cilën, përpos të tjerash, e qorton pse kishte shkuar në Bruksel për t'u takuar me Faik Konicën. "Ai - shkruan për të - është një eruidt e sidomos kundërshtarë i rrugës sonë. Dihet se ai shërben një qëllimi të dëmshm, që synon shembjen e punëve të kryera këto jëzet vjet". [1]
- Boton poemat e mëdha Istoria e Skënderbeut dhe Qerbelaja. [1]
- Vjenë të shohë Andon Zako Çajupin. [1]
- Është i sëmurë rëndë. [1]
1899
redakto- Shqipëtarët e Stambollit, të kolonive të tjera shqiptare dhe të atdheut e përcjellin me shqetësim gjendjen e tij gjithnjë e më të rëndë shëndetsore. [1]
1900
redakto- Vdes në mëgjesin e 19 tetorit, në Stamboll. [1]
- E varrosin në Merdyvengoj, [1] në përcjelljen e më shumë se 300 vetëve, të krishterë e mysliman. [3]
data
redakto- 1901 : Midhat Frashëri nën pseudonimin Lumi Skendo shkruan veprën e parë për Naimin - "Naim Frashëri".[4]
- 23 gusht 1901 : Lkeni i Hasit shkruan poezin e titulluar Naim Bujar Frashërit[5](poezia në fjalë).
- 1901 Faik Konica shkruan mbi portretin e Naim Frashërit (përmbajtja e shkresës)
të dhëna
redakto- Gjitha lidhjet (fjalët në të kaltërt) brenda tabelës lidhen me fleta të amëzës sq:Wikipedia
- Fjalorthi i kronologjisë dhe lidhje me Enciklopedin sq:Wikipedia
- ↑ 1,00 1,01 1,02 1,03 1,04 1,05 1,06 1,07 1,08 1,09 1,10 1,11 1,12 1,13 1,14 1,15 1,16 1,17 1,18 1,19 1,20 1,21 1,22 1,23 1,24 1,25 1,26 1,27 1,28 1,29 1,30 1,31 1,32 1,33 1,34 1,35 1,36 1,37 1,38 1,39 1,40 1,41 1,42 1,43 1,44 1,45 1,46 1,47 1,48 1,49 1,50 1,51 1,52 1,53 1,54 1,55 1,56 1,57 1,58 1,59 1,60 1,61 1,62 1,63 1,64 1,65 1,66 1,67 1,68 1,69 1,70 1,71 1,72 Sipas Kronologjia e jetës në Porosia e madhe nga Rexhep Qosja.
- ↑ 2,0 2,1 "Midhat Frashëri Vepra" fq.14-22, Ndërmarrja Botuese RILINDJA, Prishtinë 1996.
- ↑ Faik Konica NË ENCIKLOPEDI; : Faik Konica Vepra 1, N.B."RILINDJA" f.221-222
- ↑ Nxjerr nga "Midhat Frashëri Vepra" fq.10, Ndërmarrja Botuese RILINDJA, Prishtinë 1996.
- ↑ Gjeçovi VEPRA 2, RILINDJA - Redaksia e botimeve, Prishtinë 1985. fq.238-239
burime
redakto- Fjalët e qiriut - Video copë - recitim