Ali Asllani /pseu. "Dega" / pseu "Ulliri"
Jeta dhe Vepra
Ali Asllani
Dëftime për artikuj në projektin "Wiki Libra"
Pjesë nga: /potpuri
Për Aliun, ... :

/La Bulgarie

Dëftime për projekte jashtë projektit "Wiki Libra"

provo nëse ekzistojnë:
http://www.aliasani.org .edu .al .com

NË ENCIKLOPEDI
Vitviteja#

#1882 #1883 #1884 #1885 #1886 #1887 #1888 #1889 #1890 #1891 #1892 #data #të dhëna #burime

 ...Un' jam un', saksi e vjetër!
    Un' e nisa i stolisa me ç'i jep e s'i jep sisa,...


1882 redakto

  • Nga prindërit Asllan Sylejmani dhe Hyije Memiraj lind djali Ali Asllani.[1]

1889 redakto

  • Në vitin e 7-të të jetës së A.A. i vdesë i ati. A.A mbetet vetëm nën përkujdesjen e nënës për tri vite.[1]

1892 redakto

  • Në vitin e 10-të të jetës së A.A. tri vite pas vdekjes së të atit i vdesë edhe e ëma. A.A. mbetet nën përkujdesën e kushërirave të babit, së pari nën përkujdesën e Seit Muharremit nga fshati Vajzë dhe pas vdekje së këtij, bije nën kujdesin e Sulejman Kapos (Hoxhës) po ashtu nga fshati Vajzë.[1]

1898 redakto

  • A.A regjistrohet në Gjimnazin e Janinës Idadi, të cilin e kreu më 1902.[1]

1902 redakto

  • A.A mbaron me sukses katër vite nxënie të mësimeve në Gjimnazin e Janinës Idadi, mbaron me sukses.[1]
  • A.A shkon në Stamboll.[1]
  • A.A boton vjershat e para të tij në revistat "Malumat" ("Dituria"), "Mysaver fen ve edep" ("Parafytyrimi i shkencës dhe edukatës"), "Baballëk" dhe "Irtika" ("Ngritja") të Stambollit.[1]
  • A.A fillon studimet universitare në Fakultetin e Mjekësisë të Stambolli.[1]
  • A.A ndërpret studimet universitare në Fakultetin e Mjekësisë të Stambolli, për shkak se iu duken t'egra.[2]

1903 redakto

  • A.A regjistrohet në Institutin e Lartë "Mylqie", Stamboll[1]

1906 redakto

  • A.A pas tri viteve i kreu studimet, sa zgjasnin ato në Institutin e Lartë "Mylqie", Stamboll. [1]
  • rreth '06, (pas studimeve) A.A. dërgohet në Janinë për të kryer stazhin. [1]

1908 redakto

  • A.A e kryen stazhin në Janinë.[1]
  • A.A pas stazhit emërohet zëvendës nënprefekt në Delvinë.[1]
  • A.A pas tre muajsh pune si zëvendës nënprefekt në Delvinë, kthehet në Janinë. [1]
  • A.A në Janinë inkuadrohet e anëtarësohet në klubin lokal "Bashkimi" (aty zgjidhet udhëheqës).[1]

1909 redakto

  • 31 mars; Në Turqi shpërthen grushtet. Nxitës u shpall Ismail Qemaili. A.A. së bashku me major Zija Mesaranë i tërheqin vërejtjen përfaqësuesit të Komandës Ushtarake të Janinës i cili kishte ardhë në klub për të përhapur propagandën kundër Ismail Qemailit si kundërrevolucionar turk.[1]
  • A.A si pasojë e mbajtjes së anës së I. Qemailit, nga ana e Ferid pashë Vlora (Ministria e Punëve të Brendshme e Turqisë) izolohet dhe internohet në Halep (Siri).[1]
  • A.A nëpërmjet një demashi refuzon internimin në Halep (Siri).[1]
  • A.A si kompromis mes kërkesës (MPB e Turqisë) për internim dhe refuzimit të tij, internohet në Korfuz.[1]
  • A.A. nga Korfuzi shkon dhe merr pjesë si delegat i "Bashkimit" në "Kongresin e Dibrës".[3].

1910 redakto

  • Pas rënies së kabinetit të qeveris turke, A.A. i bëhet i mundshëm kthimi në Stamboll, ku emërohet nënprefekt, por me kusht që të mos kthehet në Rumeli.[1]
  • Shërben si nënprefekt në Akseqi, në Ellegen dhe në Besker - vilajeti i Konjës, ku shërbeu dy vite, prej nga përcillte me interesim ngjarjet në Shqipëri. [1]

1912 redakto

  • 28 nëntor: A.A. shpallja e pavarësisë nuk e befasoi por i dha mundësi të kthehet në atdhe. [1]
  • Ismail Qemaili, duke njohur kualitetin e A.A., e emëroi sekretar të përgjithshëm të Presidencës e të Këshillit të Ministrave (*Qeveria e Përkohshme e Vlorës), detyrë të cilën e kreu gjer më 22 janar 1914 gjer në fund të kësaj qeverie.[1]

1913 redakto

  • (1912-1913) A.A. filloi të shkruaj letërsi në gjuhën shqipe.[4]

1914 redakto

  • 22 janar : A.A. pas dy viteve shërbim, përfundon detyrën si sekretar i përgjithshëm i Presidencës e i Këshillit Ministrave, për shkak të ndërrimit të qeverisë si pasojë e dorëzimit të pushtetit Komisioni Ndërkombëtar të Kontrollit. [1]
  • 22-23 janar : A.A. qëndron pranë Ismail Qemailit përderisa ky i fundit shkruante dorëheqjen.[5]
  • 17 mars : Ardhja e princit Vilhelm fon Vid, A.A e gjen nënprefekt në Fier.[1]
  • A.A. përderisa qëndroi për pak kohë në Itali, filloi të shkruaj vjersha me motive patriotike.[1]

1917 redakto

  • 1 janar : Përderisa A.A. punonte si nënprefekt i Vlorës, zbarkuan trupat italiane në Vlorë dhe Konsullata italiane kërkoi nga ai t'ia dorëzoj çelësat e doganës. Pas kundërshtimit A.A. shkarkohet nga kjo detyrë.[1]
  • 1 janar: A.A. mbetet pa punë gjer më 20 dhjetor 1918, kur u emërua kryetarë i Bashkësisë së Vlorës.[1]

1918 redakto

  • 20 dhjetor : A.A. emërohet kryetarë i Bashkësisë së Vlorës. E mbanë këtë post me pëlqimin e "Mbrojtjes Kombëtare" dhe me pëlqimin personal të Halim Xhelos, Avni Rrustemit, etj. deri më 5 nëntor 1920. [1]

1920 redakto

  • 13 korrik (pas): Shoqëria "Përlindja kombëtare" - e formuar më 13 korrik 1920, në sheshin e "Luftës së Drashovicës" - (Harilla Koleka, Halim Xhelua) e autorizon A.A. për hartimin e programit të Shoqërisë.[1]
  • qershor : A.A pas çlirimit të Vlorës, mbanë një fjalim. [6]
  • 5 nëntor : mbaron detyrën e kryetarit të Bashkësisë së Vlorës për t'iu përgjigjur ftesës nga Tirana.[1]
  • 5 nëntor : A.A. i përgjigjet ftese së Tiranës që të merr përsipër pozitën e këshilltarit të kryetarit të qeverisë - në qeverinë e Sylejman Delvinës. (deri 10 janar 1922)[1]

1922 redakto

  • 10 janar: A.A. lëshon postin e këshilltarit të kryetarit të qeverisë - në qeverinë e Sylejman Delvinës për të marr detyrën si Sekretar Gjeneral i Kryeministrisë (deri 9 mars 1922).[1]
  • 9 mars : A.A. lëshon detyrën si Sekretar Gjeneral i Kryeministrisë për të marr përsipër postin e Konsullit në Trieshtë (deri me ardhjen e Zogut, pas datës 24 dhjetor 1924).[1]

1924 redakto

  • 24 dhjetor (mbas): Qeveria e Zogut e shkarkon A.A. nga posti i Konsullit në Trieshtë.[1]

1925 redakto

  • 2 mars : Mbas vrasjes së Gurakuqit në Bari të Italisë, shoqëria e ngushtë e këshillon A.A. të largohet andej dhe të kthehet në atdhe. [1]

1927 redakto

  • fillim : qeveria e Zogut e emëron A.A. zëvendës i të ngarkuarit me punë në Sofje, pastaj sekretar i parë.[1]

1929 redakto

  • 14 maj : A.A. emërohet ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Bullgari.[1]

1930 redakto

  • A.A. emërohet ministër i akredituar në republikën e Greke në Athinë (për dy vite, deri mars 1932.)[1]

1931 redakto

  • Me botimin e poezive të A.A., "Vajza shqiptare" dhe "Dasma" ("Dasma shqiptare") në gazetën "Miku i Popullit", bëri jehon në skenën e letërsi ndër shqiptarët. [1]

1932 redakto

  • Qeveria e Tiranës (A. Zogut) e shkarkon A.A. nga posti i ambasadorit të qeverisë shqiptare në Greqi, meqë qeveria e Tiranës nuk pati besim të plotë në të.[1] (nuk ishte i suksesshëm në mbrojtjen e pasurisë së bejlerëve shqiptarë)[7]

1933 redakto

  • A.A fillon të botoj pjesë nga poema "Hanko Halla" në gazetën "Minerva" (nga numri 6 i vitit 1933).[1]
  • A.A. i boton vjershat "Zonjat heqi valle" dhe "Soiree" në gazetën "Minerva", të vitit 1933 nr.12-13.[1]
  • A.A. boton vjershën "Flamuri kombëtar" në numrin 715 të gazetës "Besa". [1]

1934 redakto

  • Prej 1934 e gjer në vitin 1939 A.A. qe kryetar i "Bashkisë së Vlorës".[1]

1935 redakto

  • A.A boton vjershën "Ismail Qemaili" në gazetën "Illyria".[1]
  • A.A boton vjershën "Gjoni" në gazetën "Kombi".[1]

1939 redakto

  • A.A lëshon postin kryetar i "Bashkisë së Vlorës" të pranuar më 1934 .[1]
  • 7 prill (mbas): Mbas pushtimit italianë, A.A. kthehet në Tiranë dhe emërohet anëtar i Këshillit të shtetit, ku punoi gjer në prag të çlirimit (1944).[1]
  • A.A. qortohet nga qeveria për shkak të hobit të tij për shkrime letrare.("nuk mund të mirrej me veprimtari të padenjë për njerzit e qeverisë")[8]

1940 redakto

  • A.A. boton vjershën "Çupa shqiptare" në gazetën "Bota e re".[1]

1941 redakto

  • A.A. riboton vjershën "Dasma shqiptare" në gazetën "Vatra shqiptare".[1]
  • "Shkrimtarët shqiptarë", pjesa II, Tiranë, 1941, jepet shënimi i gabuar rreth ditëlindjes së A.A., shënim që merr dheun.[9]

1942 redakto

  • Në të vërtet në vitin 1942 u botua "Hanko Halla" e tij (A.A. - H.Zh.) që përmban edhe vjershat "Vajza shqiptare" dhe "Dasma shqiptare" kurse poezitë e tjera i mbetën të shpërndara nëpër gazeta e revista të ndryshme dhe në dorëshkrime.[10]
  • A.A. boton vjershën "Ah ky vend, ky vend, ky vend" në dy gazeta, në "Shkëndija" dhe në "Tomori i vogël".[1]

1944 redakto

  • (mbas) : Mbas çlirimit të Republikës së Shqipërisë, A.A. punoi në Instituti e Shkencave si përkthyes i dokumenteve historike. (deri në pensionim 1951).[1]
  • A.A. boton vjershat "Për kujtime" dhe "Kleopatra" në gazetën "Fryma".[1]
  • A.A. boti vjershën "Për kokën tënde" në revistën "Revista letrare".[1]

1951 redakto

  • A.A. pensionohet nga puna.[1]

1960 redakto

  • Fillojnë të botohen përmbledhjet e A.A. U botua përmbledhja poetike "Vidi vidi pullumbeshë" (vjersha). dhe "Hanko Halla".[1]

1962 redakto

  • A.A. iu botua "Shqipëria kryezonjë". [1]

1963 redakto

  • A.A. iu botua në Prishtinë përmbledhja "Hanko Halla dhe vjersha të zgjedhura".[1]

1964 redakto

  • A.A. iu botua "Vajza dhe dallëndyshet"[1]

1966 redakto

  • A.A. iu botua përmbledhja "... Ku merr zjarr rrufeja".[1]
  • shtator : A.A shkruan vjershën e fundit "Le të jemi krenar".[11]
  • 25 dhjetor : A.A. në gazetën "Drita" iu botua vjersha "Le të jemi krenar" e cila mbante shënimin e datës "shtator 1966".[1]

data redakto

  • 1973 A.A. iu botua përmbledhja me vjersha të zgjedhura të Ali Asllani në kuadër të bibliotekës "Poezia shqipe".[1]
  • 1973 Razi Brahimi në " Poezia shqipe " shfrytëzon dhe boton për herë të parë të dhënat mbi ditëlindjen e A.A. të nxjerrura nga autobiografia që kishte lënë Ali Asllani.[12]

të dhëna redakto

Sipas: Sipas burimeve, shtesat në rreshta mund të vërehen edhe nga historiku i fletës: [13][14][15][1][16]

  1. 1,00 1,01 1,02 1,03 1,04 1,05 1,06 1,07 1,08 1,09 1,10 1,11 1,12 1,13 1,14 1,15 1,16 1,17 1,18 1,19 1,20 1,21 1,22 1,23 1,24 1,25 1,26 1,27 1,28 1,29 1,30 1,31 1,32 1,33 1,34 1,35 1,36 1,37 1,38 1,39 1,40 1,41 1,42 1,43 1,44 1,45 1,46 1,47 1,48 1,49 1,50 1,51 1,52 1,53 1,54 1,55 1,56 1,57 1,58 1,59 1,60 1,61 1,62 1,63 Kajtaz Rrecaj, "Ali Asllani, VEPRA 2", POEZI (II) JETA DHE VEPRA, Redaksia e botimeve "RILINDJA", Prishtinë 1984.
  2. Mark Gurakuqi, Jeta dhe vepra letrare e Ali Asllanit (studim monografik), Dorëshkrim në Institutin e Gjuhës dhe Letërsisë, Tiranë, D-L-18. Nr. inventari 320. nxjerr nga Kajtaz Rrecaj : Ali Asllani,VEPRA 2, fq.136, Redaksia e botimeve "RILINDJA", Prishtinë 1984.
  3. Mbi kongresin e Dibrës shih Historia e Popullit shqiptar, vëllimi i dytë, f.290, Enti i teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i KSA të Kosovës, Prishtinë, 1969 nxjerr nga Kajtaz Rrecaj : Ali Asllani,VEPRA 2, fq.136, Redaksia e botimeve "RILINDJA", Prishtinë 1984.
  4. Mark Gurakuqi, Jeta dhe vepra e Ali Asllanit (studim monografik), Dorëshkrim në Institutin e Gjuhës dhe Letërsisë, Tiranë, D-L-18, Nr. inventari 320. nxjerr nga Kajtaz Rrecaj, "Ali Asllani, VEPRA 2", fq. 141, Redaksia e botimeve "RILINDJA", Prishtinë 1984.
  5. Ali Asllani, Sot ju flas si babagjysh, Vlora Vlora! Almanak letrar. Vlorë, 1963, nr.4 nxjerr nga Kajtaz Rrecaj, "Ali Asllani, VEPRA 2", Redaksia e botimeve "RILINDJA", Prishtinë 1984.
  6. Mark Gurakuqi, Jeta dhe vepra e Ali Asllanit (studim monografik), Dorëshkrim në Institutin e Gjuhës dhe Letërsisë, Tiranë, D-L-18. Nr. inventari. 320 nxjerr nga Kajtaz Rrecaj, "Ali Asllani, VEPRA 2", fq.139-140, Redaksia e botimeve "RILINDJA", Prishtinë 1984.
  7. Informaté e marrë nga Nasho Jorganqi, Tiranë, më 17.III.1974nxjerr nga Kajtaz Rrecaj, "Ali Asllani, VEPRA 2", fq.141., Redaksia e botimeve "RILINDJA", Prishtinë 1984.
  8. Këtë të dhënë ia ka tregu Ali Asllani, Musa Muhos - mësues në pension, kurse ky i fundit ma tregoi më 14.III.1974 në Vlorë nxjerr nga Kajtaz Rrecaj, "Ali Asllani, VEPRA 2", fq.142., Redaksia e botimeve "RILINDJA", Prishtinë 1984.
  9. "Libër leximi për kl. III-IV" gjimnaz f.253. "RILINDJA", Prishtinë, 1959 (vështrim i Hilmi Thaçit)" dhe Ali Asllani, "Hanko Halla dhe vjersha të zgjedhura", f.5 "RILINDJA", Prishtinë, 1963 (vështrim i Latif Berishës) - nxjerr nga Kajtaz Rrecaj, Ali Asllani, VEPRA 2, Redaksia e botimeve "RILINDJA", Prishtinë 1984.
  10. "Shkrimtarët shqiptarë", pjesa II, f.325. Tiranë, 1941 (vështrim i Nexhat Haki) nxjerr nga Kajtaz Rrecaj, "Ali Asllani, VEPRA 2", Redaksia e botimeve "RILINDJA", Prishtinë 1984.
  11. Ali Asllani, - Le të jemi krenar, "Drita", tiranë . 1966, nr.52 (vjersha Le të jemi krenar mban datën: shtator 1966; kurse redaksia e "Dritës", jep këtë shënim: Këtë vjershë Ali Asllani e pat dërguar në redaksinë tonë për botim disa javë para se të vdiste.) nxjerr nga Kajtaz Rrecaj, "Ali Asllani, VEPRA 2", fq.143, Redaksia e botimeve "RILINDJA", Prishtinë 1984.
  12. Razi Brahimi posedon një autobiografi të shkurtë të Ali Asllanit të cilën e shkroi poeti pak para vdekjes nxjerr nga Kajtaz Rrecaj, "Ali Asllani, VEPRA 2", Redaksia e botimeve "RILINDJA", Prishtinë 1984.
  13. Më shumë se katër-pesë të gjetura në internet apo në shtypë
  14. 3 Dhj 2008 02:21:58 GMT - www.zeriyt.com
  15. 5 Dhj 2008 12:50:48 GM - letersia.zemrashqiptare.net
  16. 19 Nën 2008 15:08:24 GMT - sq.wikipedia.org

burime redakto

1440 - 1940
Koherentja 1940 - 2000 Vitviteja
M. Barleti Gj. Buzuku P. Budi L. Matrënga F. Bardhi P. Bogdani N. Frakulla J. Variboba M. Çami N. Veqilharxhi
J. De Rada J. Vreto P. Vasa G.Dara i Riu K. Kristoforidhi Z. Serembe N. Frashëri S. Frashëri ÇAJUPI N. Mjeda
At Fishta ASDRENI Sh. Gjeçovi F. Konica NOLI A. Asllani L. Poradeci E. Koliqi M. Kuteli MIGJENI
P. Marko D. Vetmo Dh. Shuteriqi E. Mekuli V. Ujko Ll. Perrone J. Xoxa M. Camaj M. Isaku F. Arapi
B. Dedaj K. Kandreva N. Jorganqi D. Agolli O. Grillo Dh. Qiriazi A. Shehu Dh. Xhuvani S. Drini B. Xhaferri
I. Kadare T. Laço R. Qosja V. Koreshi A. Pashku A. Shkreli A. Mamaqi Kro550 Kro560 Kro570