Libani i Vasës, Vendeiku i thatë

Libani i Vasës, Venediku i thatë[1]


Pjesë[2] :


Gjatë viteve 1859-61, në pjesë të Libanit të sotshëm shpërthen revola antiturke. Si rezulltat i kësaj, Libani fitonë një shkallë të autonomisë dhe më 1863, Sulltani bënë një marrëveshje me Fuqit e Mëdha të kohës me të cilën ai në pajtim me ta, kishte të drejtë të zgjidhte mytesarifin (=qeveritarin e përgjithëshem) e Libanit. Ky Qeveritar nuk mund të rrëzohej, veç në qoftë se ënte krime të dëshmuara. Rregullimi në fjalë i vitit 1863 cakton për një kohë mjaftë të gjatë, organizimin e brendëshem të këtij vendi.

Në këtë kohë, Libani kishte një popullsi prej 684,000 banorësh arabë, një pjesë e të cilëve i përkisnin besimit mysliman dhe një pjesë besimit të krishter maronit, ("iddibis") që e njihte papën e Romës për udhëheqës të ultit. elementi musliman përbente pjesën më të varfër dhe më të prapambetur, kurse elemnti i krishterë maronit pesën më të pasur dhe më të zhvilluar, sidomos në qytete. Gjatë kësaj periudhe libani ishte i ndarë në shtatë rrethe ose kajmekamahe. Në krye të secilit kajmekamah qëndronte një kajmekam, pushteti i të cilit i ngjante me atë të mudirit në Egjipt ose atë të prefektit të kohës. Po ashtu në atë kohë si Liban merrej vendi malor, që shtrihej në veri të Sirisë deri në Tripoli, mbi një gjatësi rej 80 deri 200 km dhe që nga bregdei i Bejrutit deri tek rrafshina e Bekaasë, që dikur është quajtur Celesiri.

Audienca tek sulltan Abdyl Hamniti Më 1882 qe nënshkruar aleanca tripalëshe midis Gjermanisë, Austro-Hngarisë dhe Italisë, e cila aleancë, ndër të tjera, përkrahte statuskounë e Perandoris Otomane në Ballkan. Perandoria Otmane përshinte në suazën e vet edhe Arabinë Saudite, Jordaninë, Irakun, Sirinë dhe Libanin. Britania e Madhe edhe Franca synonin t'i shtinin në dorë këto vende. Në një koniukturë të tillë politike, Turqia bëri disa lëshime ndaj vendeve të huja që zotëronte. Kështu krahinave malore të lindjes së Libanit, që përfshinin qytetet Bejrut, Tripoli, Tir dhe Sidon, dhe që banoheshin kryesisht nga arab të krishterë, Turqia u njohu status-in e guvernatorit të vendit me disa të drejta autonomie. Si i tillë, ky vend që m ëparë nuk lidhej drejtëpërdrejt me Portën e Lartë, tashti e tutje do të lidhej drejtëpërdrejt me të, nëpërmjet të të dërguarit të sulltanit, mytesarifit ose qeveritarit të përgjithëshem.

Në maj të vitit 1883, sulltan Abdyl Hamiti e thirri Pashko Vasën në audiencë. Historiani libanez Lahat Háter, që ka bërë shumë studime për veprimtarin e Pashko Vasës, citon një dokument arival, sipas të cilit sulltani, në atë takim i dha Pashko Vasës: "titullin e ministrit dhe të marshallit; njëkohësisht, i dhuroi 500 lira të arta. Populli i Libanit - vazhdon historiani -mori vesh atëherë se Vaso pasha është shqiptar nga një fis i Mirditës, i lindur në Shkodër, më 1825, se ai zotëronte italishten frëngjishten, anglishten, greqishten, turqishten dhe, natyrisht , gjuhën amtare, shqipen, si dhe arabishten që e mësoi gjatë detyrës disavjeçare në Halep të Sirisë; se shkruan esé letrare nëpër gazeta, poema,italisht dhe libra në frëngjisht, se kish hartuar një gramatikë shqipe, ndërsa për merta të jashtëzakonshme, është zgjedhur anëtar i akademisë së Shkencave të Londrës".[3]

Kosova, Audicioni, Sulltani, Vasa, përkatësia racore, përkatësia shtetrore Lidhur me audicën tek sulltan Abdyl Hamiti, një burim tjetër na bën të ditur se në fillim, sulltani i ofroi Pashko Vasës postin e valiut të Kosovës, por shqiptari ju përgjegj në lëtë mënyrë: Madhëri, jam një funksionar i Perandorisë dhe do të përpiqem që t'i shërbej me zell të çiltër; veç jam shqiptar dhe, nëse madhëria juaj më detyronë që të shkojë në Kosovë si vali, më shtrëngon të bëj tradhti: ose do të trdhëtoj Perandorinë, ose do të tradhtoj atdheun tim"[4] Atëherë thuhet më tej në atë burim, sulltani e emëroi mytesarif, d.m.th. Qeveritar të Përgjithëshem në Liban, dhe marshal të Peranoris.
Vasa, përkatësia fetare, përkatësia racore Vasa në Liban pasonte Rustem pashën që kishte qenë një italian me emin e vërtet kont Mariani. Në adminisratën turke shërbenin edhe të huaj të tjerë, që ndërronin fenë, kombësin dhe emrin. Pra, rasti i Rustem pashës nuk ishte i vetmi. Edhe Mehmet Ali pasha (Maxhari), që u vra në Gjakov nga luftëtarët e Lidhjes Shqiptare, ka qenë në të vërtet, jo hungarez, siç besonte popull, por frëng, që ngjiti shkallët e hierarkisë ushtarake turke deri te grada e marshallit të Perandorisë. Duhet thënë se Pashko Vasa e kreu këtë detyrë pa ndërruar as fe, as kombësi, as dashurinë për vendin e vet.
Libani i Vasës; Venediku i thatë; Qeveritari i Përgjithëshem
Libani i Vasës, Venediku i thatë[5]

Më 18 qershor 1883, në postin e mytesarifit të Libanit, sulltan Abdyl Hamiti e sjellë Pashko Vasën[6] . Në këtë kohë dominonte gjendje kritike e ekonomisë së vendit. Me të vendosur të Vasës ati ju paraqiten disa lajkatarë vendas dhe njëri prej tyre, Nazif efendi Rajesi u bë sekretar i qeveritarit. Dhëndri i Vasës afron në qeverisje Ibrahim E Asuad beun, një nëpunës i ulët i cili arrin të bëhet bashkëpunëtorë i ngushtë i qeveritarit. Sipas thënieve rreth qeveritarit u krijua një rreth që pasqyronte qeverisje në qeverisje dhe që e avanconte të paligjshmen si privilegjet, bakshishin, akraballëkun etj. me fjalë tjera korrupsioni. Ky rreth sipas këtyre të thënave përbëhej nga Kupelianim Rajesim Asuadi dhe një Nasib bej Xhamblati. Edhe përkundër kësaj në vitin 1887, sipas rregullores Pashko Vasa emërohet për 5 vite tjera në po të njëjtën pozitë. Në mandatin e dytë ai mënjanon disa kajmekamë që nuk i kishin qëndruar besnik dhe fillon të toleron korrupsionin. Pas reagimeve të shtypit kundërshtarë jashtë Libanit, ai vendosi që më 1891 të themeloi një fletore politike në gjuhën libaneze. Me këtë ai u bë themeluesi i shtypshkronjës dhe fletores së parë politike libaneze në gjuhën kombëtare. Drejtues i kësaj fletore ishte Ibrahim Asuadi. Gjatë kësaj kohe vije edhe deri tek përparimi në ndërtimtarinë e Libanit. Ndërtohet salla ministrore në pallatin e Bejtedinit në Bejrut, sarajet qeveritare në Xhumieh dhe ato të Zahlës, spitali më i madh i Bejrutit, themelet e pallatit presidencial në Baabda, 117 urat në viset malore, duke i lidhur këto pjesë me ato të qytetëruara, rrugët Bejrut-Zahale dhe Bejrut - Brumaba. Kë përparim e bëri që në atë kohë Libani nga populli për rreth të quhej Venediku i thatë. Po në këtë kohë u ngritën shkolla të shumta e, sidomos në pjesët rurale. U bënë tentime nga vetë qeveritari për themelimin e teatrit kombëtar libanez. Për këtë qëllim qeveritari vetë kishte shkruar disa pjesë teatrale edukative për fëmijë të cilat u shfaqën në Bejrut.

Gjatë kësaj kohe Libanin e përfshinë kolera. Për shërimin e popullsisë pos metodave shkencore u futen në përdorim edhe barërat popullore që i njihte qeveritari vetë nga mjekësia empirike e vendlindjes.

Po në këtë periudhë nga qeveritari thirren arkeolog të njohur evropian. Nga gropimet e tyre dalin zbulime të nivelit të gjithë botës arabe, objektet u vendosën në Muzeun Shtetërorë të Stambollit.

Tentimet e shteteve të krishtera si Italia, Rusia, Austro-Hungaria, Franca apo Anglia, për joshur atë në anën e tyre për qëllime jetëshkurtra, qeveritari u qëndroi në distancë. Përgjatë dy mandateve gjendej nën presionin e klerit dhe të shteteve evropiane.

Si do që të jetë kënë për Libanin e Vasës apo Venedikun e thatë dhe për ndërtuesin e tij edhe kundërshtarët e tij politikë nuk mundën të mos shprehin mendimin se vendi ishte favorizuar nga kujdesi mirëdashës i Qeveritarit të Përgjithëshëm, shqiptarit Pashko Vasa[7]


  1. Titullin ja futa vet, pasi ta lexoni e kuptoni, ndërsa titulli origjinal i pjesës është : QEVERITARI I PËRGJITHËSHEM I LIBANIT
  2. Të nxierrura nga: Vehbi Bala : PASHKO VASA - portret-monografi, botuar në : Pashko Vasa VEPRA 4, Rilindja, Prishtinë 1989.
  3. Sp. Nehat Isami. Mytesarifi i katërt në Liban. Me rastin e 150-vjetorit të lindjes së Vaso pashë Shkrodranit. "Rilindja", 4. IX. 1975, fq. 9.
  4. Sp. Hyrjes tek "Pasco Vasa. L'Albania e gli abanesi". Coriglano Calabro, Tip. del Topolano, 1916.
  5. Shkarravitje e H.Zh. e bazuar në oigjinalin, për Enciklopedin sqW.
  6. Nehat Islami Mytesarifi i katërt në Liban E përditshmja "Rilindja", 4. IX. 1975 fq.9
  7. G.Berthaut, H Farés. Les mystéres du Liban sous Wassa Paschiá, et Kupélian le Caire, 1891.