Vitviteja/Pashko Vasa/7
Pjesë
helenëve, feja | Ti quash shqiptarët myslimanët dhe katolikët, që nuk i përkasin kishës greke dhe të pretendosh se ortodoksët e të njëjtit vend janë helenë, vetëm sepse ushtrojnë doktrinat e kishës ortodokse, do të thotë sipas pikëpamjes sonë, ta ngresh besimin fetar në parim kombësie dhe ta marrësh dogmën për racë, ritin për atdhe, gjë që është e papranueshme.[1]
|
gegët, Bib Doda, Skënderbeu |
"Meqense banorët e maleve të veriut të Shqipërisë janë pothuaj që të gjithë me një trup mbi mesataren, të vjetrit i pandehnin dhe i quanin gjigantë. Gjigaj dhe Gegaj, - janë i njëjti emër dhe kanë, në greqisht dhe në shqip, të njëjtin kuptim. Është konstatuar se krerët e viseve të Shqipërisë së Veriut merrnin dikur emrin e gegëve dhe këtë gjë e kemi parë edhe ne. Na kujtohet se kemi parë me sytë tanë një dokument zyrtar të lëshuar nga kadiu i parë i vendosur nga qeveria otomane në krahinën e Dugagjinit në shekullin e XV, menjëherë pas vdekjes së Skënderbeut, që u pasua nga pushtimi i plotë i Shqipërisë. Në atë dokument është thënë se Gega Llesh, Gega Dodë, Gega Tanush dhe një gegë tjetër, emri i të cilit na është shlyer nga kujtesa, braktisin pa i jetësuar dhe pa ia dorëzuar kujt, malet e Poshterenikut, në Gjakovë, për t'u ngulur në Mirditë. Ky dokument, që mbanin të parët e Mirditës, ishte në zotërim të të ndjerit Bibë Doda pasha; ne e kemi lexuar dhe jemi të sigurt se i biri, Prenkë pasha, duhet ta ketë ende në dorë."[1] |
Ndërgjegja, Populli, Albanologët | "U lëkund midis kujtimeve të së kaluarës, çudisë së të sotshmes dhe pasigurisë së të ardhmes".[1]
|
Jeta, Kombi, botëkuptimi,I Vasës (~I Rilindjes) | "Jeta e kombeve është, ashtu si e ajo e individëve, subjekt anomalish dhe shprishjesh. Koha kjo rrafshuese e madhe e gjërave dhe e qenieve, bëri të psojë ligjin e vet më të epër, gjithçka jeton dhe lëvizë nën diell, dhe, pasi gjithçka ka një parim, gjithçka zhvillohet, bie dhe mbaron për t'u shndërruar.
Popujt, në përgjithësi, janë detyruar të kalojnë përmes të gjitha këtyre fazave dhe t'u paguajnë tributin e tyre pushtuesve të kohës. Asgjë s'ka mbetur në vendnumëro: përparimi i tyre është pasuar nga rënia e tyre dhe rënia e tyre e shndërrimit nga një prishje e plotë". Prejardhja e disa popujve, ndër të cilët edhe ajo e popullit shqiptar, humbet në natën e kohëve përrallore. Ata vazhdojnë të bëjnë një jetë të vetën, me gjithë vargun e gjatë të fatkeqësive që janë të detyruar të përshkojnë. Kësaj kategorie popujsh i përket, pra, populli shqiptar. |