Interneti allashqiptarçe/424
Në përgjithësi për shenjat në HTML
redaktoKur teksti i zakonshëm, të themi në gjuhën shqipe, përshkruhet ashtu thjeshtë në një fletore të HTML-së e cila ka vegla ndihmëse për strukturimin e elementeve të gjuhës HTML, atëherë ai tekst i zakonshëm do të paraqite brenda dritares së shfletuesit në ekran në mënyrë korrekte. Duket e thjeshtë, por nuk është ashtu. Sepse në regjistrin e HTML-së, nuk qëndrojnë shkronjat e tekstit të zakonshëm, por njësi, vlera të t'dhënave të shprehura në bit dhe bajt, si bie fjala vlera 75, 168 ose 32. Intepretatori i shfletuesit, tenton që të gjejë se cilës bashkësi të shenjave duhet të i jep këto vlera. Duhet të i japë bashkësisë së shenjave të krijuara për Evropën perëndimore, për çirilicë ose për shkrimin arabë. Kur dokumenti nuk ka të dhëna për bashkësinë e shenjave dhe nga protokolli HTTP shfletuesi nuk merr njoftime plotësuese, atëherë ai dokument shkelë rëndë standardet e gjuhës HTML. Shfletuesi nuk do duhej të bënte deshifrimin e shenjave, mirëpo vetëm për këtë arsye asnjë shfletues në treg nuk e ndërprenë punën e tij. Në raste pa rrugëdalje, shfletuesit reagojnë duke kërkuar në të dhënat e parapëlqimeve të përgjithëshme y. Këto parapëlqime për shfletuesit e juaj, me gjasë, kanë të dhënën për bashkësinë e shenjave Latin-1 (ISO 8859-1), bashkësi e paraparë për gjuhët e Evropës perëndimore.
Pasi që fletoret që përdoren për përpilim në HTML ose për të shkruar tekste të zakonshme, me gjasë gjatë regjistrimit përdorin po këtë bashkësi të shenjave, "duket" se çdo gjë funksionon për mrekulli. Mirëpo ndodhë që fletët në ueb të shfletohen edhe nga përdorues tjerë që janë jashtë zonës së gjuhëve perëndimore të Evropës. Këta, parapëlqimet për kompjuterët e tyre i kanë vënë në vlera tjera për bashkësinë e shenjave. Dhe në këto raste fleta e uebit duket si të ishte përpiluar nga jashtë tokësorët.
Për këtë arsye, gjuha HTML, lë mundësin që të njoftoni shfletuesin se cilin kodë të bashkësisë së shenjave të respektojë. Ky njoftim bëhet në pjesën e krye të dhënave të regjistrit duke shënuar të dhënat për bashkësinë e shenjave në të ashtuquajturin tagun Meta. Shënimi i këtyre ka rëndësi, sepse shfletuesve ju lehtësojnë veprimin e kthimit të bitëve dhe bajtëve në vlera përkatëse.
Te shumica e bashkësive të shenjave, për secilën shenjë është caktuar saktësish vlera prej një bajti. Në këtë mënyrë mundësohet që nga shenjate përgjithëshme të krijohen bashkësi me më së shumti 255 shenja të ndryshme. Ndërsa për ne këto bashkësi mundësojnë regjistrimin në memorie të dokumenteve të ndryshëm. Por në rast se për përpilim të tekstit paraqitet nevoja e përdorimit të shenjave që nuk gjenden në bashkësinë vepruese të fletores, atëherë kemi dy mundësi. Mundësia e parë është shënimi numerik i shenjës së grupit të shenjave të veçanta që ofron gjuha HTML, ose mundësia që ofrohet nga të ashtuquajturat shenjat e emërtuara. Për këto dy mundësi është mirë të shikoni Referencat për HTML.
Por nëse keni ndërmend të thelloheni në temën bitët numerik dhe bashkësitë e shenjave, atëherë shikoni pjesën Kompjuteri dhe gjuhët e shkruara.
- Vini re!
Edhe për të angazhuarit direkt në zhvillimin e më tejshëm të gjuhës HTML, ekziston apo ka ekzistua problemi i saktësimit të shprehjeve. Për këtë arsye, edhe librat, dokumentet dhe doracakët më të përsosur të përgatitur për mësimin e gjuhëve të shenjave, pa marrë parasysh në cilën gjuhë të folur, kanë gabime të shumta. Këto gabime disa i fusin në shprehjen ende nuk është pjekur si duhet. Nga kjo pa pjekuri, nuk janë kursyer edhe punimet në gjuhën shqipe, por përkundrazi, prodhimi i doracakëve, artikujve nga mërgimtarët dhe jo vetëm nga ata lë përshtypjen jo që nuk është pjekë, por ende nuk është përgatitur brumi. Fletët që jeni duke i lexuar janë përkthime, të mijat, një njeri që nuk ka ndonjë titull zyrtar arsimor. Për këtë lexuesit, kjo përmbajtje e krijuar si një lloj proteste, i ofrohet si para njohuri d.m.th për të krijuar sa do pak një pasqyrë.
Si do që të jetë shprehja e përdorur këtu bashkësia e shenjave ka kuptimin e bashkësis së shenjave të emërtuar charset
në standartin HTTP.
Germat e veçuara të shqipes
redaktoPër deri sa përdorni tekste në gjuhën shqipe, në regjistrat HTML, është mirë që të përdoren shenjat e veçanta të HTML-së. Shpesh ndodhë që përdorimi këllot i teksti burimor, në provat e bëra me shfletuesit e juaj, "duket" se jep rezultatin e pritur. Por kjo i shkakton probleme lexuesve tjerë. Ky gabim, në fillimet e "internetit shqiptar" ka qenë dukuria më e shpeshtë.
Zëvendësoni ë
me vargun e shenjave ë
Zëvendësoni Ë
me vargun e shenjave Ë
Zëvendësoni ç
me vargun e shenjave ç
Zëvendësoni Ç
me vargun e shenjave Ç
- Shembull:
Çka është me rëndësi? Është vazhdueshmëria brez pas brezi.
- Shpjegim:
Germat e veçanta të shqipes i zëvendësoni si në shembullin e më lartë. Mos u brengosni për pamjen e tekstit të interpretuar në skenë, ajo do të jetë korrekte.
- Vini re!
Ka shumë shenja të tilla, të veçanta të cilat nëpërmjet kësaj mënyre të diktimit përshkruhen. Disa nga to mund të i gjeni në pjesën Referencat për shenja.
Shenja e monedhës Euro në HTML
redaktoPër monedhën e Bashkimit Evropian, euro po ashtu ka shenjë të veçantë në HTML.
- Shembull:
Çmimi: 199,- €
- Shpjegimi:
Në vendin ku duhet paraqitur shenja e euros, shënoni €
.
- Vini re!
Është e udhës që për shenjen e kësaj monedhe vazhdimisht €
. Kjo këshillë është dhënë për shkak se disa shfletues për të ofruar shërbime përdoruesve evropian, kanë futur këtë shenjë në shtratin e shkronjave. Mirëpo ky veprim nuk përputhet me veprimet e gjithë shfletuesve në treg.
Shenjat vetjake të gjuhës HTML
redaktoNdodhë që gjatë përpilimit të fletës HTML, është nevoja e paraqitjes në ekran të shenjave vetjake të gjuhës HTML. Këtë veprim zhvilluesit shpesh e quajnë maskim. Shenjat e paraqitura në radhët pasuese "mëshefen" për interpretuesit në këtë mënyrë:
Zëvendësoni shenjen &
me vargun e shenjave &
("ampersand")
Zëvendësoni shenjen <
me vargun e shenjave <
("lover than")
Zëvendësoni shenjen >
me vargun e shenjave >
("greater than")
Zëvendësoni shenjen "
me vargun e shenjave "
("quote")
Ky është <Tag i HTML-së> Tomi & Xheri "teksti nën thonjëza"
- Shpjegim:
Zëvendësoni shenjat vetjake të gjuhës HTML me vargje përkatëse të shenjave, si në shembullin e më lartë,.
- Vini re!
Ndër këto shenja vetjake, më e rrezikshme për shfletuesin duket të jetë shenja për "më vogël" të cilën nganjëherë po e quajmë kllapë (<
). Kur shfletuesi sheh maskim të ndryshëm nga shembulli, atëherë çrregullimet e tij do të vërehen edhe nga përdoruesi. Shfletuesi e lexon si fillim të tagut, dhe vargu i tri shenjave tjera nuk sjellin lajmërim gabimi, por edhe ato gjithnjë duhet të jenë të maskuara. Si pasojë e shprehisë, gjatë përpilimit të sipër dokumenteve, shpesh harrohet maskimi i shenjave vetjake.
< 423 |
faqe - 424 - |
425 > |