Jeni duke lexuar pjesë nga libri në punim e sipër:
Interneti allashqiptarçe

Shkalla
Paranjohuri
Hyrje (000)

Veglat elektronike (100)
Veglat informatike (200)
Veglat e vizatuara (300)
Fjalori i termeve të huaja (400)
HTML (420)
Amza në gjuhen shqipe (500)
Mjeshtri thotë ... (1000)


Interneti allashqiptarçe
  Hyrje >

Shpikjet më të mirat janë ato më të thjeshtat dhe që gjejnë zbatim ndër të gjitha vendet dhe moshat. Është internei ndër shpikjet më të mira?

Një fanatik i padijshëm do të thoshte po, po por të shikojmë a i plotëson kushtet për shqiptarët. Jo nuk i plotëson. Pse?

Sepse rinia e nënvlerson pleqërin nga njëherë dhe kjo ka ndodhur me internetin në trojet shqiptare. Nga të rinjët e magjepsur nga mundësit që jep teknologjia dhe interneti, ja kanë bërë mjegull pleqërisë dhe për shumë prej tyre interneti është mundim për pleqëri dhe argëtim për të rinjët.

Sot, më 2007 edhe pas sa e sa viteve, po të shikohen prezentimet e fletave në gjuhën shqipe është shumë lehtë të kuptohet se cila moshë dhe cila shtresë e të rinjëve qëndronë pas tyre. Është i kuptueshëm dominimi i fletave komerciale por nuk është e qartë pse këto paraqitje i bëjnë vetëm të rinjët, dhe atë ata e bëjnë më teper për hobi. Kushtet nuk janë në pyetje, sepse anë e mbanë trojeve shqiptare i gjenë të mbushuar lokalet që ofrojnë kyçje në rrjetë. Më shumë kushton 1 orë bisedë se të paraqitet një kopje e punimit në rrjetë. Po ne kemi qenë një popull që e adhurojmë komunikimin njerzorë me gjeste e mimikë që nga një herë janë d.m.th-ja e fjalëve në biseda të lira.

Në anën tjetër përpos atyre që merren me "kompjutera" askush nuk ka guxim të paraqesë fletat e veta. Athua ka qenë kështu edhe me rrymën dhe telefonin. Nuk kanë pasur guxim të prekin çelsin, të flasin në telefonë?

Nuk e besoj të ketë qenë një gjë e tillë, por për internet është mjegulluar puna. Pa pasur njohuri të mjaftushme dhe nga zhurma e fama e madhe e internetit dhe komjuterit, janë futur si pjesë e specialistëve të informatikës shqiptare. Por çudia është edhe më e madhe kur për të biseduar në internet duhet pasu njohuri mbi përdorimin e figurave të cilat të rinjët shumë shpejtë i kapin, ndërsa figurat për të paraqitur fletën në internet nuk janë më shumë, por nuk i kapin dotë.