Jeni duke lexuar pjesë nga libri në punim e sipër:
Interneti allashqiptarçe

Shkalla
Paranjohuri
Hyrje (000)

Veglat elektronike (100)


V. e brendshme të kompjuterit

  1. Kuliba
  2. Stabilizatori
  3. Pllaka kryesore

Veglat informatike (200)
Veglat e vizatuara (300)
Fjalori i termeve të huaja (400)
HTML (420)
Amza në gjuhen shqipe (500)
Mjeshtri thotë ... (1000)


Interneti allashqiptarçe
< Veglat elektronike për internet >



Veglat elektronike janë paisje, instrumente të ndërtuara nga pjesë të ndryshme elektrike dhe elektronike që shërbejnë për krijimin e një rrjeti shtëpiak ashtu që mund të kyçen në internet.





Këtyre veglave në teknologji profesionale për të i dalluar nga veglat tjera elektronike i thonë HARDWARE, një kombinim i dy fjalëve angleze. HARD për fjalën shqipe FORT dhe fjalës tjetër WARE për fjalët shqipe MALLRA, PRODUKTE me kuptimi mallra apo produkte fizike të prekshme me dorë. Kjo është bërë me qëllim dallimi nga produktet informatike të cilave ju thonë SOFTWARE. Me kalimin e kohës në perëndim e sidomos tek adhuruesit e anglishtes edhe frigoriferi, televizori, radio etj janë shndërruar në "Hardware".

Përdorimi i termeve të huaja në gjuhë të ndryshme nuk është dukuri e re. Mjegulla që shkaktohet pas ardhjes së shpikjeve në shtëpitë tona është normale. Për të kuptuar të rinjtë, duhet të kujtohet koha e "strujës", "korentit" dhe rrymës elektrike. Dukuria me tri e më shumë emërtime për një send është e shpeshtë por edhe më e shpeshtë është emërtimi i një dukurie në bazë të një malli që ofron planë programe që udhëzojnë makinën për veprim sipas orarit të caktuar.

Për një dukuri, mall apo program do të hasim qindra pagëzime të ndryshme, kjo edhe është mjegulla magjike e internetit, jo vetëm në shoqërinë shqiptare dhe tek unë.


Pjeset e brendshme të kompjuterit

redakto
 
PC

Thuhet se janë pjese elektronike të brendshme pasi janë vegla të futura e të lidhura brenda kasetes (shtëpizës, kazanit, kutisë, arkës etj.) të makinës.

Në këtë grup hynë bordi amë (bordi kryesore) në të cilën janë të parapara vendet (bordet) për futjen e elementeve dhe pjeseve te tjera si bordet e memories së punës si dhe të ashtuquajturat karta elektronike (pllaka me elemente elektronike) që shërbejnë për punë të ndryshme si p.sh për grafikë (video) dhe për zë (audio). Në çdo kompjuter (llogaritës personal) gjendet një pllakë e përforcuar për brenda së cilës gjendet disku në të cilën bëhet ruajtja e regjistrave dhe ndryshimeve të tyre. Po ashtu brenda kulibes zakonisht gjendet edhe rrjeti furnizues i rrymës së elementeve të qarqeve e cila është e futur në një kasete. Pjesët e brendshme lidhen me kabllo që duken si spagetat në pjatë. Për ftohjen e çipit përkujdeset një flutur e vogël (ventilator). Po ashtu brenda kasetes janë edhe prizat pranues apo dorëzues të t´dhënave. Kutia e nxitimit të disqeve të thjeshta apo të avancuara, e cila kuti njëherit shërben edhe si dorëzuese e të dhënave.

Shumë fjalë e pakë kuptim por le ti shikojmë pak më afër.

Kasete

redakto

Unë po i them kasete ndërsa në internet do të gjeni emërtime të ndryshme si shtëpizës, kazanë, kuti, arkë etj. Është fjala për një mbështjellës i cili shërben si vend montimi i pjeseve në brendësi, si mbrojtëse nga lagështia, pluhuri etj. dhe si përforcuese e prizave të ndryshëm. Në prodhimin e gjerë këto kaseta ndërtohen nga materiale llamarine.

Stabilizatori

redakto

Stabilizatori i rrymës brenda kasetes ka funksionin e furnizimit me energji elektrike të caktuar (nëpërmjet percjellesave) te qarqeve elektronike. Ushqyesi elektronik ka formën e një kubi dhe përforcohet në pjesën e lartë e të prapme të kasetes . Pjesa e prapme e tij ka prizën ku me një përçues lidhet me furnizuesin e zakonshëm shtëpiak. Po kjo anë e ka një çelës me të cilin hapet linja përçuese e rrymës, si dhe një rrjetë e cila shërben për ajrosjen e stabilizatorit. Si dalje të stabilizatorit janë disa përçues të cilët në fund kanë priza të ndryshëme të cilët janë të shënuara dhe kanë format përkatëse të veglave tjera. Zakonisht prizat e përçuesve janë të hapur nga brenda (femërorë), ndërsa të veglave tjera janë të hapur nga jashtë (mashkullorë).

Duhet pasur kujdes që e hapura prapa Stabilizatorit, të jetë e pastër, ne menyre që ajri të qarkullojë brenda dhe të ftohë ushqyesin. Lidhja e përçuesve me bashkuesat e bordit elektronik është e thjeshtë, mirëpo tentimi me forcë të tepruar mund të shkaktojë dëmtimin e rëndë të qarkut elektronik dhe pjesëve të saja. Po thuaj se gjitha bashkuesat kanë funksionin e një kapëse e cila funksionon vetëm nëse i përshtatet forma gjeometike.

Pllaka kryesore

redakto
 
2. Pllaka kryesoe

Pllaka kryesore (në literaturë hasen edhe emra tjerë si pllaka amë, pllaka bazë, bazamenti, amnorja el., amtarja el. apo edhe motheboard ) është një planë elektronik si gjithë te tjerët (karta, etj), mbi të cilin shtrihet një rrjetë e komplikuar e përçuesve dhe shërben si qendër e kompjuterit nga ku dalin dhe hynë t´dhënat e rryma, dhe në kallëpet e saj mund të futen pllaka te tjera elektronike (pllaka, karta etj.).

Ky bord elektronik është i përforcuar dhe vendoset ne pjesen e djathte te kasetes metalike vertikalisht . Mbi bordin elektronik është i montuar qendra e njehsimit të proceseve (CPU, Mikroprocesori etj.), ne qarkun elektronik jane vendosur shumë komponente kompleks mbi të cilin janë të vendosur përçues e elemente te tjera elektronike të madhësive shumë të vogla (qarqe te integruar dioda kapacitor e shume mikro komponent te ndryshem ).