Interneti allashqiptarçe/423
Rregulla e futjes së tekstit
redaktoGjatë redaktimit me ndonjë fletore elektronike ose përpilimit me editor për HTML për krijimin e regjistrave HTML, duhet të keni parasysh disa këshilla, respektimi i të cilave edhe pse në fillim është i vështirë me kalimin e kohës jep rezultate të dukshme.
- Për regjistrin e ri HTML, së pari shkruani Skelën e regjistrit.
- Gjatë futjes së tekstit keni kujdes për rregullat e hijesimit sipas hierarkisë për Bashkësitë e shenjave dhe shenjat e HTML-së.
- Vendosni ndërprerjet e radhëve dhe fushat boshe ashtu që në tekstin burimorë të keni pamje optimale për kontrollimin e strukturës. Por mos harroni se, ndërprerjet e radhëve dhe fushat boshe nuk interpretohen nga shfletuesi në skenë ashtu si në tekstin burimor. Për ndërprerjet që duhet të paraqiten në skenë përdorni elemente përkatëse të HTML-së. P.sh Paragrafët dhe Ndërprerja. Po që se keni nevojë që teksti i futur të interpretohet në skenë ashtu këllot, me gjitha ndërprerjet, me gjitha ikjet, atëherë mund të përdorni elementet e HTML-së për tekste të para formuar
- Keni parasysh që në HTML nuk ka tabulatorë (dy gishta). Përdorimi i tabulatorëve gjatë redaktimit të tekstit burimor në fletën e uebit nga shfletuesi interpretohet si një fushë e vetme e zbrazët. Shenjat e tabulatorëve, e ndërprerjes, dhe fushat e boshe të thjeshta në HTML krijojnë klasën e të ashtuquajturave shenjat e fushave të bardha (white space). Zakonisht shfletuesit shenjën e tabulatorit ose të ndërprerjes të shënuar gjatë redaktimit e interpreton si fushë boshe të tekstit HTML. Vargu i këtyre shenjave të bardha nga shfletuesi nuk përfillen dhe mblidhet në një fushë boshe të vetme. Për të kontrolluar fusha të bardha në HTML duhet që në vend të fushave boshe të futet shenja përkatëse për fusha boshe
< 422 |
faqe - 423 - |
424 > |