Interneti allashqiptarçe/422
Skela e një regjistri HTML
redaktoNjë regjistër i zakonshëm HTML, në thelb përbëhet nga këto pjesë:
- Deklarimi i tipit të dokumentit (Të dhëna mbi versionin e përdorur të HTML-së.)
- Header (=Koka, krye regjistri p.sh të dhëna mbi titujt )
- Body (=Trupi, përmbajtja d.m.th teksti me tituj, lidhjet, skedat etj.)
- Skema:
<!DOCTYPE HTML PUBLIC "-//W3C//DTD HTML 4.01 Transitional//EN" "http://www.w3.org/TR/html4/loose.dtd"> <html> <head> <title>Përshkrimi i fletës</title> </head> <body> </body> </html>
- Shpjegim:
Për fillestarët radha e parë duket e ngatërruar. Këto të dhëna paksa të komplikuara quhen deklarim i tipit të dokumenti. Imtësitë për këtë gjenden në deklarimi i tipit të dokumentit
E gjithë përmbajtja e regjistrit të HTML gjendet brenda tagëve <html>
gjegjësisht </html>
. Elementi html
merret edhe si rrënjë e regjistrave HTML. Pas tagut udhëheqës të HTML-së në radhë si kokë e përmbajtjes vije tagu udhëheqës për krye regjistrin <head>
. Në mes të këtij tagu dhe tagut përmbyllës të tij </head>
shënohen Krye të dhënat e regjistrit HTML. E dhëna më e rëndësishme e këtyre të dhënave është Titulli i regjistrit HTML, i hijesuar nga tagu <title>
gjegjësisht </title>
. Poshtë tij vije përmbajtja e tekstit e kufizuar me tagun <body>
gjegjësisht </body>
. Aty në mes futet përmbajtja, d.m.th pjesa për të cilën është krijuar regjistri saktësisht pjesa që duhet shfaqur në dritaren e shfletuesit.
- Vini re!
Gjatë përdorimit të dritareve të ekranit të ashtuquajtura Frames, skela e regjistrit HTML pëson ndryshime në pamje. Kjo më mirë shpjegohet në pjesën Skela e regjistrit HTML me Framasets. Për deri sa nuk ja merrni dorën HTML-së mos u zgjeroni me Frames.
Skela e një regjistri XHTML
redaktoNëse doni të përpiloni regjistra XHTML sipas gjuhës së pastër HTML, atëherë edhe skela e këtij regjistri duhet të duket ngjashme me atë të HTML-së me disa ndryshime në fillim.
- Skema:
<?xml version="1.0"?> <!DOCTYPE html PUBLIC "-//W3C//DTD XHTML 1.0 Transitional//EN" "http://www.w3.org/TR/xhtml1/DTD/xhtml1-transitional.dtd"> <html xmlns="http://www.w3.org/1999/xhtml"> <head> <title>Teksti i titullit</title> </head> <body> </body> </html>
- Shpjegim:
Që në fillim të deklarimit të tipit të dokumentit duhet të shprehet lidhja me XML-në. Për këtë qëllim shërben radha e parë e cila dallohet me pikëpyetjen pas hapjes së kllapës këndore dhe para kllapës përmbyllës. Si në këtë shembull, shënohen deklarimet e ashtuquajtura deklarime XML.
Gjatë deklarimit të tipit të dokumentit XHTML duhet të shënohet një tip i vlefshëm i dokumenteve. Imtësitë rreth kësaj janë paraqitur në pjesën Deklarimi i tipit të dokumentit.
Në tagun udhëheqës <html>
, emrit i përdorur për hapësirën XML duhet që të vërehet me një atribut të emërtuara xmls
. Për këtë mund të përdorni të dhënat si në shembull.
Me shënimin e të dhëna si në shembullin e më larë është bërë deklarimi i regjistrit XHTML. Përmbajta vazhduese e tekstit zakonisht është tekst normal i HTML-së, ku duhet pasur parasysh dallimet në me të XHTML-së dhe HTML-së. Është e udhës që në këtë temë të thelloheni pasi që të keni përvetësuar pak a shumë gjuhën HTML.
Deklarimi i tipit të dokumentit
redaktoGjuha HTML edhe pse është më e njohura, ajo është vetëm një anëtare e familjes së gjuhëve të veçuara të shenjave. HTML-ja ka një histori të gjatë të zhvillimin të vetë dhe për këtë arsye disa pika të kulmit të këtij zhvillimi janë emërtuara si versione. Me deklarimin e tipit të dokumentit caktohet se cila gjuhë dhe në cili version është gjuhë e dokumentit. Produktet softuer, si bije fjala shfletuesit orientohet në këto të dhëna për leximin e më tejshëm të dokumentit.
Rregullat për HTML janë formuluar me ndihmën e SGML-së, rregullat për XHTML me ndihmën e XML-së. Sipas rregullave të gjuhëve të veçuara të shenjave, të bazuara në SGML-së ose të XML-së, një regjistër HTML ose XHTML është regjistër me vlerë (valid) nëse ka të dhënat për tipin e caktuar të dokumentit dhe që teksti i burimit të ati dokumenti i përmbahet saktësisht rregullave të tipit për të cilin është deklaruar. Sepse pas çdo deklarimi të tipit të dokumentit qëndron një lloj i caktuar i dokumentit i Përkufizuar (DTD). Edhe për gjuhën HTML ka përkufizime të tilla për tipat e dokumenteve. Në këto përkufizime janë të rregulluara se cilat elemente mund të ketë dokumenti i tipit HTML, cilat elemente mund të përdoren brenda pjesëve të caktuara, cilat atribut në cilat element, a është i detyrueshëm shënimi i vlerave për atributin apo sipas zgjedhjes së lirë, etj.
Si fillestar në gjuhën HTML, përfytyrimi për mundimet që bëhen për këto zhvillime janë në mjegull. Mirëpo po me këto zhvillime për tipin e dokumenteve d.m.th me ndihmën e këtyre rregullave për gjuhët e shenjave, si HTML-ja, është krijuar baza e programeve për të dhënaa. Po thuaj se secili produkt i souftuerit është i paisur me këto lloj deklarimesh. Kështu, në bazë të marrëveshjeve dhe respektimit të tyre, mund të prodhohen produkte të pa varura por që mund të komunikojnë njëri me tjetrin. Ndërsa në anën tjetër, pengohet shpërbërja e gjuhës në dialekte të pafundshme. Është po sikur se te gjuhët natyrore që flasin njerëzit. Pa disa rregulla, drejtshkrimi i një gjuhë të shkruar me kalimin e kohës do të shpërbëhej aq shumë sa që më askush nuk do të ishte në gjendje të kuptonte se ç'farë kuptimi ka teksti.
- Shembull i deklarimit të një tipi të dokumentit:
<!DOCTYPE HTML PUBLIC "-//W3C//DTD HTML 4.01 Transitional//EN" "http://www.w3.org/TR/html4/loose.dtd">
- Shpjegim:
Shënimi i deklarimit të tipit të dokumentit bëhet në fillim të regjistrit HTML para tagut udhëheqës <html>
dhe atë me germa të mëdha po si në shembull. Pas kllapës së parë, shënohet shprehja DOCTYPE HTML PUBLIC
e cila d.m.th se bëhet fjalë për përkufizime të botuara HTML-DTD. Pjesa tjetër nën thonjëza duhet kuptuar si vijon:
W3C
është botuesi i DTD-së, pra konsoriumi W3. E dhëna si DTD HTML 4.01 Transitional
d.m.th se regjistri përdorë tipin e dokumenteve "HTML" dhe atë në versionin e gjuhës 4. dhe variantin "Transitional". Copa EN
është shkurtesë dhe qëndron për gjuhën e cila në këtë rast është gjuha angleze. Kjo e dhënë e fundit është për gjuhën natyrore sipas të cilës janë emërtuar elementet, atributet e tagët dhe nuk ka të bëjë me përmbajtjen e regjistrit. Për këtë arsye, gjithnjë duhet përdorur EN
, pasi që emrat dhe përkufizimet e elementeve dhe atributeve të HTML-së janë të bazuar në gjuhën angleze. Vizat thyese duhet shënuar si në shembullin e më lartë.
Më tej, deklarimi i tipit të dokumentit ka edhe adresën e përkufizimeve të tipit të dokumentit (DTD). Shënimi i të dhënave për adresën nuk është i domosdoshëm. Shënim i deklarimit si:
<!DOCTYPE HTML PUBLIC "-//W3C//DTD HTML 4.01 Transitional//EN">
është i lejueshëm dhe i mjaftueshëm. Nëpërmjet shënimeve për adresën, produkti i softuerit mund të lidhet me adresën dhe të "shikoj" rregullat. Mirëpo shumica e shfletuesve në treg, për HTML nuk e bëjnë këtë, sepse tipat dominuese veç se janë të kapura në ata shfletues. Për deri sa përdoruesi qarkullon me këta shfletues në internet, këta hasin në forma të vrazhda të strukturave dhe janë të përgatitur që përdoruesit të tyre të ju paraqesin në ekrane pa gabime të shumta por me dallime dhe shmangie. Ndërsa rregulla e dëshiruar nga shfletuesit është që kur këta të hasin në parregullsi të ndërpresin interpretimin. Te dokumentet XHTML, Parësi në rast të thyerjes së rregullave ndalon veprimin e më tejshëm dhe në vend të fletës së uebit në dritare paraqet lajmërimin për gabim ashtu që dokumenti nuk është i vlershëm (valide). Kështu është së paku te fletët XHTML me tipat MIMEapplication/xhtml+xml
.
Varianti "Strict" për HTML
redakto<!DOCTYPE HTML PUBLIC "-//W3C//DTD HTML 4.01//EN" "http://www.w3.org/TR/html4/strict.dtd">
Këto të dhëna përdoren në rastë se në dokumen nuk përdoren disa elemente dhe atribute të caktuara sipas disa mësimeve. Zakonisht këto elemente zëvendësohen me mundësi tjera (para së gjithash me "Stylesheets"). Ndër të tjera, hijesimi i elementeve tek variantet e rrepta kërkon strukturë të pastër të formulimit. Kështu për shembull në këto variante nuk është i lejuar bije fjala futja e tekstit të thjeshtë në mes të <body>
dhe </body>
. Çdo pjesë e përmbajtjes së shënuar duhet të qëndrojë brenda të ashtuquajturit bllok të elementit. P.sh Titujt, paragrafët, tabelat etj.
Varianti "Transitional" për HTML
redakto<!DOCTYPE HTML PUBLIC "-//W3C//DTD HTML 4.01 Transitional//EN" "http://www.w3.org/TR/html4/loose.dtd">
Këto të dhëna bëhen kur në dokument përdoren elemente dhe atribute që janë jashtë variantit "Strict". Te ky variant nuk kërkohet respektimi i rreptë i rregullave. Sipas këtij varianti është e lejuar bije fjala që në mes të <body>
dhe </body>
, jashtë bllokut të elementeve të futen "tekste lakuriqe". Po ashtu ky variant zbatohet kur lidhjet shfrytëzojnë atribute target
, p.sh për orientim korrekt të bashkësive të dritareve Framesets.
Varianti "Frameset" për HTML
redakto<!DOCTYPE HTML PUBLIC "-//W3C//DTD HTML 4.01 Frameset//EN" "http://www.w3.org/TR/html4/frameset.dtd">
Këto të dhëna janë paramenduar për regjistra të veçantë HTML, në të cilët janë përkufizuar bashkësitë e dritareve Farmsets. Për këtë shiko pjesën Përkufizimi për Framers dhe Framesets.
Deklarimi i tipit përkatës për dokumentet XHTML
redakto<!DOCTYPE html PUBLIC "-//W3C//DTD XHTML 1.0 Strict//EN" "http://www.w3.org/TR/xhtml1/DTD/xhtml1-strict.dtd">
<!DOCTYPE html PUBLIC "-//W3C//DTD XHTML 1.0 Transitional//EN" "http://www.w3.org/TR/xhtml1/DTD/xhtml1-transitional.dtd">
<!DOCTYPE html PUBLIC "-//W3C//DTD XHTML 1.0 Frameset//EN" "http://www.w3.org/TR/xhtml1/DTD/xhtml1-frameset.dtd">
Edhe për xHTM 1.0 ka variante "Strict", "Transitional" dhe "Frameset". Në fillim të deklarimit të tipit të dokumentit me shkronja të vogla shkruhet "html" dhe në pjesën e mesme te Versioni 1.0 i XHTM, duhet shënuar XHTML 1.0
. Po ashtu edhe ueb-adresa për përkufizimet DTD dallon nga ajo te HTML-ja.
Ekziston edhe një version 1.1 i gjuhës XHTML, organizimi i brendëshem i të cilit dallon nga ai i XHTML 1.0. Në XHTM 1.1, nuk ka variante gjuhësohre tjera. XHTM 1.1 i përjigjet vetëm variantit gjuhësorë "Strict" të XHTML 1.0.
Deklarimi i tipit për dokumentet XHTML 1.1
redakto<!DOCTYPE html PUBLIC "-//W3C//DTD XHTML 1.1//EN" "http://www.w3.org/TR/xhtml11/DTD/xhtml11.dtd">
Deklarimet e tipit për dokumete të llojit të vjetruar
redaktoNë disa raste të jashtëzakonëshme, është e udhës që për deklarim të përdoren të dhëna për versione të vjetruara të HTML-së. Këto raste të jashtëzakonshme paraqiten zakonisht kur janë në pyetje arsyet teknike. Disa deklarime të vjetruara janë:
<!DOCTYPE HTML PUBLIC "-//IETF//DTD HTML 2.0//EN">
Ky deklarim bëhet në rastet kur shërbehen elemente nga HTML 2.0.
<!DOCTYPE HTML PUBLIC "-//W3C//DTD HTML 3.2//EN">
Ky deklarim bëhet në rastet kur shërbehen elemente nga HTML 3.2.
Versionet tjera më të vjetra të HTML-së janë hequr nga përdorimi apo qarkullimi në internet.
Njoftime për praktikë
redaktoNëse jeni trulluar nga gjithë këto lloj-lloje të HTML-së dhe XHTML-së, të varianteve gjuhësore të HTML-së, të deklarimit të tipit të dokumenteve XML e të tjerave, mos i kushtoni aq shumë rëndësi. Ky trullim vije pasi që në fushën e gjuhëve të veçuara të shenjave ka shumë zhvillime dhe në këto zhvillime gjërat përgatiten vetëm me ujë të nxehtë. Në fillim shumë çka ishte lëmsh i pa pjekur, ndërsa sot njerëzit bëjnë përpjekje për të krijuar një urë në mes të fillimit të lumtur të HTML-së dhe nevojës në rritje e sipër që shtrohet para kësaj gjuhe kur kjo duhet të përdoret për përpunimin profesional të të dhënave.
Për fillestarët është që të kihet parasysh pjesa e tekstit të paraqitur më lartë në seksionin Skela e një regjistri HTML. Ata është e udhës të i përmbahen ati skeleti dhe të vazhdojnë të mësojnë përdorimin e elementeve tjera të HTML-së, atributet si dhe përdorimin e të ashtuquajturave Stylshits. Pasi që të keni përvetësuar këtë gjuhë atëherë do të del në sipërfaqe edhe dallimi në mes të HTML-së dhe XHTML-së si dhe varianteve të gjuhës "Strict", "Transitional" dhe "Frameset".
- Vini re!
Paraqitja figurative e këtyre fletëve në ekranet e juaj varet nga interpretimi i shfletuesit që ju përdorni. Për të krijuar një pasqyrë pa gabime është e udhës të përdoren versionet e rrepta, sidomos kur në fleta ka CSS modelet e kutijave.
< 421 |
faqe - 422 - |
423 > |