Jeni duke lexuar pjesë nga libri në punim e sipër:
Interneti allashqiptarçe

Shkalla
Paranjohuri
Hyrje (000)

Veglat elektronike (100)
Veglat informatike (200)
Veglat e vizatuara (300)
Fjalori i termeve të huaja (400)
Hypertext Markup Language HTML (420)


  1. Elementet dhe shprehja "Tag"
  2. Hijesimi i elementeve
  3. Atributet e tagëve
  4. Parësi
  1. Skela e një regjistri HTML
  2. Skela e një regjistri XHTML
  3. Deklarimi i tipit të dokumentit
  1. Në përgjithësi për shenjat në HTML
  2. Germat e veçuara të shqipes
  3. Shenja e monedhës Euro në HTML
  4. Shenjat vetjake të gjuhës HTML
  1. Në përgjithësi për ngjyrat në HTML
  2. Të dhënat RGB për ngjyrat
  3. Emrat për 16 ngjyrat themelore
  4. Emrat e ngjyrave te "Netscape"
  1. Në përgjithësi për dëftimet në HTML
  2. Dëftimi i plotë URI
  3. Dëftimi absolut i brendëshëm, relativ me bazën URI
  4. Dëftimi relativ i brendëshëm, relativ me bazën URI
  1. Hapësirat e padukshme për interpretim
  2. Fjala e autorit
  1. Emrat sipas makinës shërbyese
  2. Emrat sipas përputhshmërisë
  3. Prapashtesat e regjistrave
  4. Emrat "default" sipas shërbyesit
  1. Shpartallimi i përmbajtjes dhe shpërndarja e informacioneve
  2. Organizimi i projektit, i amzës dhe i fletëve
  1. Njohuri të përgjithshme
  2. Kujdes, regjistrat intepretohen
  3. Kujdes, regjistrat shfaqen
  4. Kujdes nga tjetërsimi i elementeve
  5. Kujdes me dëftimet e rrejshme
  6. Përdorimi me vend i vizatimeve

Amza në gjuhen shqipe (500)
Mjeshtri thotë ... (1000)


Komentimet dhe fjala e përpiluesit

Hapësirat e padukshme për interpretim

redakto

Në gjuhën HTML, në radhë të zgjedhura sipas dëshirës në regjistra, mund të vihen shënime shpjeguese për radhën, copën etj. të regjistrit. Teksti i këtyre shënimeve nga ana e shfletuesve merret si i pa dukshëm. Këto shënime zhvilluesit shpesh i quajnë komente apo komentime. Zakonisht përmbajtja e këtyre shënimeve ka të dhëna shpjeguese të brendshme ose të dhëna për lexuesit në formë të fjalës së autorit.

<h1>Mir&euml;senakini-vini!</h1> 
<!-- Komenti: Përshëndetja e më lartë nga zhvilluesit merret si titull -->

<p>Po, mir&euml;. Po pse, si, çka ...</p>
<!-- Komenti: pse herë "ë" herë &euml; -->
<p>Ashtu &euml;sht&euml;. Por,...</p>
<!-- Komenti: Ky është koment, shenjat brenda shigjetave nuk përfillen-->
Shpjegim

Vargu i shenjave <!-- sinjalizon shfletuesin që shenjat pas kësaj të mos i përfill dhe atë për deri sa nuk e gjen vargun e shenjave --> të cilat sinjalizojnë fundin e komentit.

Vini re!

Keni kujdes sepse vetëm dy shenja të minusit -- sinjalizojnë fundin e komentit. për këtë, në koment përdorni shenja zëvendësuese për shenjën e minusit -, p.sh. shenjën e barazimit = apo shenjë yll të shumëzimit *.

Për deri sa të përpiloni regjistra të HTML-së, do të provoni e ushtroni disa variante të komentimit. Gjatë kësaj kohe është e udhës që para se të mblidhni njohuri me variantet tjera, të përdorni komentimet sipas shembullit të më lartë. Në këtë mënyrë, për këtë hapësirë të regjistrit interpretuesi i shfletuesit është "pasiv" dhe shumë lehë aktivizohet. Në këtë mënyrë nuk do të zemëroheni nëse keni fshirë diçka që nuk duhej.

Fjala e autorit

redakto

Për dallim nga fjala e autorit që në libra mund të jetë shumë e gjatë, këtu është më tepër fjala për njoftimin e lexuesit me disa të dhëna të shkurta mbi përpiluesin e amzës të ngarkuar e shfaqur për botën në rrjetë. Për këtë arsye gjatë përpilimit të këtyre të dhënave është e udhës të merren parasysh këto këshilla:

Dëftohuni si përpilues

Tregoni lexuesit se kush e ka krijuar faqen. Përdoruesit kanë të drejtë të kenë njohuri se kush është përgjegjës për faqen.

Dëftoni datën e krijimit

Gjeni hapësirë të përshtatshme ku mund të shfaqni datën e shfaqjes së faqes në internet. Kjo ka rëndësi të madhe, sidomos për informacionet e vjetruara. Paramendon që ju si përdorues të lexoni një listë të produkteve me çmime të vjetra? Me siguri do të ju pretë befasia e pa këndshme në shitore. Kur është fjala për datën, deri në vitin 2009, nëpër fleta të gazetave shqiptare ka lajme të panumërta pa data. Shpesh ngatërrohen edhe ndodhitë.

Dëftoni kushte e kopjimit

Shkruani rreth të drejtave për përdorimin e përmbajtjes së faqes. P.sh. shkruani nëse përmbajtja është e lirë për lexim, kopjim nën kushte të caktuara, ose edhe për shpërndarje në formë pamfleti. Po ashtu edhe për figura dhe shenjat tjera grafike, është mirë që përdoruesi të di se çfarë të drejta mbi përdorim e tyre ka.

Ofroni mundësin për njoftim me përdoruesin

Mundësin, që nga zhvilluesit shpesh quhet Feedback, e krijoni duke dëftuar E-mail adresën ose duke shfaqur ndonjë formular të caktuar.


< 426
faqe
- 427 -

428 >