Jeni duke lexuar pjesë nga libri në punim e sipër:
Interneti allashqiptarçe
Shkalla
Paranjohuri
Hyrje (000)
Veglat elektronike (100)
Veglat informatike (200)
Veglat e vizatuara (300)
Fjalori i termeve të huaja (400)
Hypertext Markup Language HTML (420)
1. Elementet dhe shprehja "Tag"
2. Hijesimi i elementeve
3. Atributet e tagëve
4. Parësi
1. Skela e një regjistri HTML
2. Skela e një regjistri XHTML
3. Deklarimi i tipit të dokumentit
1. Në përgjithësi për shenjat në HTML
2. Germat e veçuara të shqipes
3. Shenja e monedhës Euro në HTML
4. Shenjat vetjake të gjuhës HTML
1. Në përgjithësi për ngjyrat në HTML
2. Të dhënat RGB për ngjyrat
3. Emrat për 16 ngjyrat themelore
4. Emrat e ngjyrave te "Netscape"
1. Në përgjithësi për dëftimet në HTML
2. Dëftimi i plotë URI
3. Dëftimi absolut i brendëshëm, relativ me bazën URI
4. Dëftimi relativ i brendëshëm, relativ me bazën URI
1. Hapësirat e padukshme për interpretim
2. Fjala e autorit
1. Emrat sipas makinës shërbyese
2. Emrat sipas përputhshmërisë
3. Prapashtesat e regjistrave
4. Emrat "default" sipas shërbyesit
1. Shpartallimi i përmbajtjes dhe shpërndarja e informacioneve
2. Organizimi i projektit, i amzës dhe i fletëve
1. Njohuri të përgjithshme
2. Kujdes, regjistrat intepretohen
3. Kujdes, regjistrat shfaqen
4. Kujdes nga tjetërsimi i elementeve
5. Kujdes me dëftimet e rrejshme
6. Përdorimi me vend i vizatimeve
Amza në gjuhen shqipe (500)
Mjeshtri thotë ... (1000)
Veçorit e tekstit
redakto
Elementet dhe shprehja "Tag"
redakto
Regjistrat HTML përbëhen nga teksti. Me qëllim të veçimit të tekstit përdoren shenjat normale ekzistuese.
Përmbajtja e regjistrave HTML qëndron në elementet e HTML-së. Elementet e HTML-së, "hijesohen" me të ashtuquajturit Tag[1]. Po thuaj se gjitha elementet e HTML-së, shënohen nën hijen e një tagu udhëheqës dhe një tagu përmbyllës. Përmbajtja mes tyre është fusha e vlefshmërisë së elementit përkatës. Tagët shënohen brenda shenjës më e vogël dhe asaj më e madhe.
Shembull:
HTML-gjuha e Uebit
Shpjegim
Ky shembull tregon një Titull të rendit të 1-rë. Tagu
sinjalizon që në vazhdim pason titulli i rendit 1-rë (h=heading=titulli). Tagu përmbyllës
sinjalizon fundin e titullit. Tagu përmbyllës fillon me shenjën më e vogël dhe një vizë e pjerrët ndarëse "</".
Vini re!
Për deri sa në HTML-në e vjetër nuk ka rëndësi shkrimi me të vogla apo me të mëdha (p.sh. shënimi:
është njëjtë me
), në variantet e reja të HTML-së dhe në XHTML, elementet duhen të shkruhen me shenja të vogla. Për këtë do të ishte e udhës që emrat e elementeve të shkruhen gjithnjë me shkronja të vogla, pa marrë parasysh se regjistri është duke u përpiluar për HTML apo XTML.
Por ka edhe elemente që mund të qëndrojnë të vetmuara apo të cilat i quajnë elemente me tag standalone, kjo d.m.th janë elemente që nuk kanë përmbajtje dhe përbëhen vetëm një tag në vend të tagut udhëheqës dhe ati përmbyllës.
Shembull:
Një radhë, fjali me një ndërprerje manuale
radha tjetër vazhduese e fjalisë.
Shpjegim:
Në fund të radhës së parë të fjalisë
, sinjalizon që duhet të futet një ndërprerje manuale fjalës (br=break=ndërprerje)
Vini re!
Për të kënaqur rregullat e përpilimit në XHTM, është e udhës që të merret parasysh shënimi i tagëve standalone, sipas rregullave në vend të shënimit
duhet shënuar
. Pra, emrin e elementit me një vizë thyese. Mënyra tjera të zëvendësimit të shënimit janë
- pra një element me tagun udhëheqës dhe atë përmbyllës por pa përmbajtje. Për më tepër në pjesën XHTML dhe HTML.
Hijesimi i elementeve
redakto
Elementet mund të futen nën hijen e njëri tjetrit. Në Këtë mënyrë arrihet një strukturë. Regjistrat kompleks të HTML-së, kanë elemente të shumta të hijesuara. Për këtë profesionistët flasin për Hijesimin e strukturuar.
Shembull:
HTML- gjuha e Uebit
Shpjegim:
Elementi i qëndron për italic (=tekst kursiv). Teksti në mes të  dhe  do të interpretohet si kursiv (tekst i pjerrët) i varur nga arti i caktuar i shkrimit dhe madhësia e tij për titullin e rendit 1-rë.
Atributet e tagëve
redakto
Tagët udhëheqës dhe tagët standalone mund të marrin vlera shtesë.
Shembull:
HTML - gjuha e Uebit
Shpjegim:
Nëpërmjet atributit d.m.th vlerës shtesë të tagut align="center" arrihet që teksti të shtrihet në qendër (align=shtrirja, center=qendër).
Në elementet e HTML-së ka këto lloje të atributeve :
• Atribute që pranojnë vlera të përkufizuara p.sh. te
(Titull i rendit 1-rë i shtrirë në qendër - këtu janë të lejuara vetëm vlerat e paracaktuara left, center, right dhe justify)
• Atribute që pranojnë vlera të pa përkufizuara por që presin lloje të caktuara të të dhënave ose lidhje të caktuar, p.sh <style type="text/css"> (përkufizimi i fushës për Stailshits - këtu si vlerë pritet si vlera që vije nga tipat e ashtuquajtura Mime, Tipa të njohura për formën e ndërtimit tip/nëntip. Ose
(Tabelë me ramë të trashë të matur me pikëza "px" - këtu pritet vlera e dhënë me numra.)
• Atribute që pranojnë vlera të lira nga çdo përkufizim i më tejshëm, p.sh.
- këtu si vlerë mund të futet çdo tekst.
. Për më tepër rreth kësaj shijo XHTML dhe HTML
Edhe pse shikuar nga ana e standardit të HTML-së, shënimi pa thonjëza i vlerave për atribute është i lejuar, është mirë që kjo mundësi të mos përdorët. Shënimi nën thonjëza ' ose " zvogëlon gjasat e gabimeve gjatë përpilimit. Këto dy lloje të thonjëzave, brenda regjistrave të HTML-it mund të i përdorni sipas dëshirës. Kryesorja është që thonjaz hapëse për verën e atributit duhet të jetë e llojit të njëjtë me atë mbyllëse. Cilën nga këto dy lloje e zbatoni nuk është me rëndësi.
Sikurse te elementet, po ashtu edhe te emrat e atributeve edhe tek versionet e më pashme të HTML-it por edhe të rejat vlejnë rregullat e shënimit me shenja të vogla ose të mëdha. Por duhet kujdes në XHTML, aty emrat e atributeve duhet të shënohen gjithnjë në shenja të vogla. Ndërsa sa i përket shënimit të vlerave të dhëna ajo varret nga lloji i vlerës.
Përpos atributeve që mund të paraqiten te elemente të veçanta të HTML-së, ekzistojnë edhe disa atribute të ashtuquajtura Atribute universale të cilat janë të lejuara në shumicën ose në gjitha elementet e HTML-së
Shembull:
Teksti
Shpjegim:
Shembulli nëpërmjet tagut
dhe
përkufizon një paragraf. Përbrenda tagut udhëheqës
është shënuar atributi universal id. Nëpërmjet këtij atributi të përgjithshëm, çdo element i regjistrit mund të merr emrin e vetë të veçantë. Veçori tjera të atributeve të përgjithshëm i gjeni në pjesën Atributet universale.
Parësi i HTML-së
redakto
Nën shprehjen parësit e HTML-së kuptohen produkte të softuerit të cilat janë në gjendje të kuptojnë veçorit e gjuhës HTML dhe të i interpretojnë tekstet sipas strukturës së siatkse së gjuhës HTML. Çdo shfletues i internetit ka të integruar në vete një parës të HTML-së, ashtu që jetë në gjendje të veprojë me HTML. Fatkeqësisht këta parës në shumicën e fletëve të plasura në internet, veçorit e tekstit i shohin me gabime sintaksore. Këto gabime shpesh janë të vogla dhe nuk janë të rënda, mirëpo në internet ka dhe fleta të tilla që nuk e meritojnë as para fjalën sepse kanë strukturë të tekstit sipas rregullave të vrazhda. Parësit e rreptë që i kontrollojnë rregullat e veçorive të HTML-ës kur shohin struktura jashtë rregullave zakonisht e ndërpresin interpretimin dhe shfaqin lajmin për gabim. Mirëpo shfletuesit me parës të tillë rigorozë nuk kanë gjasa të vërteta në treg sepse po thuaj se nuk do të pranonin të interpretonin asnjë fletë të internetit. Për këtë, parsit e shfletuesve që qarkullojnë në treg janë tolerant sa që përpijnë gjithçka dhe shpesh edhe atë që nuk e ka paramendua autori i fletës. Për këtë art dallohen parsit e shfletuesit Internet Explora. Në njërën anë IE-së kjo i ka sjellë nam si zotërues më i miri i HTML-së dhe në anën tjetër nga profesionistët e HTML-së namin si shkatërrues dhe përhapës i nëpërkëmbjes së kodimit të HTML-së.
Duke pasur parasysh rritje e ndërlidhjeve të gjuhëve, pra të HTML-së në lidhje me CSS, JavaScript, PHP etj. çdo ditë e më shumë ndihet nevoja e respektimit të sintaksës së HTML-së. Këto rregulla dhe përshkrimet e shkurta për to gjenden në pjesën HTML - Referencat.
Për të vërtetuar respektimin e rregullave në fletët që i përpiloni mund të përdorni të ashtuquajturit Validator. Validatori e lexon fletën në tërësi, vije në përfundim se cili tip i dokumentit është dhënë për fletën, dhe pastaj me rreptësi provon respektimin e rregullave.
Oferta më e vjetër është ajo e W3C: (ang.) http://validator.w3.org/ . Aty për të provuar mund të ngarkoni regjistra nga kompjuteri i juaj ose shënoni adresë të arritshme në internet.
Një alternativ ofron SELFHTML nën adresën (gjer.) http://validator.de.selfhtml.org/ . Një shërbim në gjuhen gjermane, që ka po të njëjtat mundësi dhe në rast gabimi jep lidhje direkt për tek Dokumentacioni SELFHTML, ashtu që mund të lexoni se për ç'farë gabim flitet.
1. Nga këtu e tutje kjo shprehje merret si trung i fjalës dhe lakohet si në gjuhën shqipe
< 420
faqe
- 421 -
422 >