Gjuha jonë/Paranjohuri/9
Pjesët e trupitredaktoTrupi i njeriuredaktoJa një djalë i ri. Ai është sportist. Tani ai është zhveshur. Sportisti ka trup të rregullt. Trupi i tij është i fuqishëm. Ja pjesët e trupit të tij: trungu, koka, duart dhe këmbët. Në kokë ka flokë. Flokët e djalit janë të zinj. Në kokë ka dy sy dhe dy veshë. Ja syri dhe veshi i djathtë i djalit. Në kokë janë hunda dhe goja. Hunda ka dy vrima për të marr frymë. Goja ka brenda gjuhën, dhëmbët dhe dhëmballët. Djali ka gojë të rrumbullakët dhe dhëmbë të bardhë. Ai ka ballë të lartë dhe faqe të kuqe, buzë të trasha, vetulla të zeza, qepalla dhe qerpikë të zinj. Djali ka dy duar dhe dy këmbë të gjata. Ai ka trup të lidhur. Në duar dhe në këmbë ka gishtërinj. Gishtrinjtë kanë thonjë. Ja krahu i majtë dhe krahu i djahtë i djalit. Ai ka llërë të gjërë, kofshë të fuqishme dhe pulpa me muskuj. Djali ka gjoks të drejtë dhe shpatulla të gjera. Ja dhe shpina e djalit. Ai ka kurriz të drejtë dhe mes të ngushtë. Në trupin e njeriut janë organet e rendëshme: zemra, mushkëritë, mëlçia, shpretka, veshkat, stomaku, zorrët, etj. Djali ka trup të hedhur dhe bark të vogël. Ja një skelet i njeriut. Skeleti ka kocka ose eshtra. Ja kafka ose kocka e kokës, ja gjuri dhe kërcinjtë, thembra dhe shputa e këmbës, ja supet dhe sqetullat, ja eshtrat e krahut dhe të parakrahut, ja brinjët dhe ijet. Modele fjalish me pjesët e trupit.redakto
|
| |||||||||||||||
Jeni duke lexuar pjesë nga libri në punim e sipër: | |||||||||||||||
Shkalla I-rë | |||||||||||||||
kapitullin: Paranjohuri | |||||||||||||||
|