Numërorët

redakto
Numërorët
: 7
11 njëmbëdhjetë
12 dymbëdhjetë
13 trembëdhjetë
14 katërmbëdhjetë
15 pesëmbëdhjetë
16 gjashtëmbëdhjetë
17 shtatëmbëdhjetë
18 tetëmbëdhjetë
19 nëntëmbëdhjetë
20 njëzet
21 njëzet e një
22 njëzet e dy
23 njëzet e tre
24 njëzet e katër
25 njëzet e pesë
26 njëzet e gjashtë
27 njëzet e shtatë
28 njëzet e tetë
29 njëzet e nëntë
30 tridhjetë
31 tridhjetë e një
32 tridhjetë e dy
33 tridhjetë e tre
34 tridhjetë e katër
35 tridhjetë e pesë
36 tridhjetë e gjashtë
37 tridhjetë e shtatë
38 tridhjetë e tetë
39 tridhjetë e nëntë
40 dyzet
41 dyzet e një
42 dyzet e dy
43 dyzet e tre
44 dyzet e katër
45 dyzet e pesë
46 dyzet e gjashtë
47 dyzet e shtatë
48 dyzet e tetë
49 dyzet e nëntë
50 pesëdhjetë
60 gjashtëdhjetë
61 gjashtëdhjetë e një
70 shtatëdhjetë
71 shtatëdhjetë e një
80 tetëdhjetë
81 tetëdhjetë e një
90 nëntëdhjetë
91 nëntëdhjetë e një
100 njëqind
101 njëqind e një
102 njëqind e dy
111 njëqind e njëmbëdhjetë
200 dyqind
201 dyqind e një
300 treqind
301 treqind e një
400 katërqind
401 katërqind e një
500 pesëqind
501 pesëqind e një
600 gjashtëqind
601 gjashtëqind e një
700 shtatëqind
701 shtatëqind e një
800 tetëqind
801 tetëqind e një
900 nëntëqind
901 nëntëqind e një
1000 një mijë
1001 një mijë e një
2000 dy mijë
1.000.000 një milion
1.000.000.000 një miliard

Dialog

redakto
Mësuesi: Mirëmëngjes nxënës!
Nxënsi: Mirëmëngjes, zoti mësues!
Mësuesi: Sa është ora?
Arbeni: Ora është tetë.
Mësuesi: Sa nxënës janë në klasë?
Arbeni: Dymbëdhjetë.
Mësuesi: Numëroji sa janë.
Arbeni: Një, dy, tre, katër, pesë, gjashtë, shtatë, tetë, nëntë, dhjetë, njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë.
Mësuesi: Mirë, jeni dymbëdhjetë nxënës. Sa janë djem dhe sa janë vajza?
Arbeni: Gjysma, zoti mësues. Ja po i numërojë: një, dy, tre... gjashtë. Janë gjashtë djem dhe gjashtë vajza.
Mësuesi: Numërojë edhe vajzat.
Arbeni: Një, dy, tre...
Mësuesi: Gabim, jo tre, por tri.
Arbeni: Më fal, zotri mësues, ashtu është; për gjinin mashkullore themi tre, kurse për femëroren tri. Tri vajza dhe tre djem.
Mësuesi: Sa bëjnë katër dhe tre?
Arbeni: Shtatë.
Mësuesi: Po, ashtu është, katër dhe tre bëjnë shatë. Sa bëjnë tetë pa dy?
Arbeni: Gjashtë.
Mësuesi: Përsërite!
Arbeni: Tetë pa dy bëjnë gjashtë.

Vende, popuj, gjuhë

redakto
1. Shqipëri, Shqipëria, shqiptar, shqiptare, shqip.
Artani është nga Shqipëria. Artani është shqiptar. Arta është shqiptare. Artani flet shqip. Arta dhe Artani janë shqiptarë dhe flasin shqip.
2. Angli, Anglia, anglez, angleze, anglisht.
Xhoni është nga Anglia. Ai është anglez. Gruaja e Xhonit është angleze. Xhoni dhe Margareti janë anglezë. Ata flasin anglisht.
3. Amerikë, Amerika, amerikan, amerikane, anglisht.
Billi është nga Amerika. Billi është amerikan. Zhaklina është amerikane. Billi dhe Zhaklina janë amerikanë. Ata flasin anglisht.
4. Arabi, Arabia, arab, arabe, arabisht.
Muhamedi është nga Arabia Saudite. Ai është arab. Zyhraja është arabe. Muhamedi dhe Zyhraja janë arabë. Ata flasin arabisht.
5. Çeki, Çekia, çek, çeke, çekisht.
Jarosllavi është na Çekia. Danisha është çeke. Ata janë çekë. Jarosllavi dhe Danisha flasin çekisht.
6. Danimarkë, Danimarka, danez, daneze, danisht.
Bjarneja është nga Danimarka. Ai është danez. Mina është daneze. Bjarneja dhe Mina janë danezë. Ata flasin danisht.
7. Francë, Franca, francez (edhe frëng), franceze, frëngjisht.
Pjer është nga Franca. Pjeri është francezë. Edhe Zhana është nga Franca. Ajo është franceze. Pjeri dhe Zhana janë francezë. Ata flasin frëngjisht.
8. Greqi, Greqia, grek, greke, greqisht.
Menellau është nga Greqia. Menellau është grek. Gruaja e Menellaut, Helena, është greke. Ata janë grekë. Menellau dhe Helena flasin greqisht.
9. Gjermani, Gjermania, gjerman, gjermane, gjermanisht.
Hansi është nga Gjermania. Hansi është gjerman. Hilda është gjermane. Hansi dhe Hilda janë gjermanë. Ata flasin gjermanisht.

< 3
faqe
- 4 -

5 >
Jeni duke lexuar pjesë nga libri në punim e sipër:
Gjuha jonë
Shkalla I-rë
kapitullin: Paranjohuri
Alfabeti i gjuhës shqipe
Shenjat e pikësimit
Zanoret
Bashkëtingëlloret
Drejtshqiptimi dhe drejtshktimi
Theksi
Përshëndetje
Numërimi nga 1 - 10
Disa fjalë dhe fjali të thjeshta
Fjalë dhe forma fjalësh
Njëjës dhe shumës
Fjalë dhe forma gramatikore
Përemra
Çfarë ka në klasë?
Fjala një si nyjë
Numërorët
Dialog
Vende, popuj, gjuhë
Mbaresat e trajtës së shquar
Mbiemrat që tregojnë ngjyra
Ditët e javës, muajt dhe stinët e vitit
Dialog
Sa është ora?
Vaktet e ditës
Ora e Elionit
Dialog
Folja ndihmëse jam
Sot, nesër, pasnesër, dje, pardje
Emra farefisnie
Për t'u njohur me shokë dhe miq
Biseda të zakonshme
Dialog
Pjesët e trupit
Trupi i njeriu
Modele fjalish me pjesët e trupit
Forma pohore, pyetëse dhe mohore e foljes jam
Si je?
Ku je? Ku jeni? Ku janë?
Kush je ti, kush është ai (ajo)?

< 3
faqe
- 4 -

5 >