Emra farefisnie

redakto

Ky është Toni kurse ky është zoti Shkoza. Zoti Shkoza është i ati (baba) i Tonit. Toni është i biri (ose djali) i zotit Shkoza.

Toni është i ri, krse babai i Tonit është plak.

Kjo është zonja Shkoza. Zonja Shkoza është e ëma (nëna) e Tonit. Toni është i biri i zonjës dhe i zotit Shkoza.

Ky është Ilir Shkoza. Iliri është vëllai i Tonit. Toni dhe Illiri janë vëllezër.

Kjo është Miranda Shkoza. Miranda është motrae Tonit dhe e Ilirit.

Kjo është Delina Shkoza. Delina është nusja e Toni Shkozës. Ajo është e reja e zotit dhe zonjës Shkoza dhe kunata e Ilirit. Iliri është kunati i Delinës.

Zoti dhe zonja Shkoza janë vjehrri dhe vjehrra e Delinës. fëmijët e Tonit dhe të Delinës janë nipër dhe mbesa të zotit e zonjës Shkoza.

Për t'u njohur me shokë dhe miq

redakto
Toni : Mirëdita zotëri (zonjë, zonjushë)!
Iliri: Mirëdita!
Toni : Le të njihemi. Une jam Toni Shkoza.
Iliri: Gëzohem ose Gëzohem shumë. Unë jam Ilir Guri. Kjo është motra ime, Blerta.
Toni : Gëzohem shumë që ju njoh. Si jeni zoti Guri?
Iliri: Mirë, faleminderit, po ju?
Toni : Shumë mirë.
Altini : Kush jeni ju, zotëri (zonjë, zonjushë)?
Blerimi: Jam Blerim Lumi, student në Universitetin e Shkodrës.
Altini : Gëzohem. Unë jam Altin Vora, mësues i gjuhës shqipe.
Blerimi: Gëzohem që ju njoha, profesor.
Altini : Nuk jam profesor, jam mësues i thjeshtë.

Biseda të zakonshme

redakto
-Beni, ky është Artani, shoku im.
-Artan, kjo është Blerta, shoqja ime.
-Mirëdita ose Tungjateta, unë jam Beni.
-Mirëdita, unë jam Arta.
-Si jeni?
-Mirë, faleminderit, po ju? Mirë?

Dialog

redakto
- Kush është ajo?
- Ajo është Arta.
- Motra jot është?
- Jo, nuk është motra ime.
- Atëherë e ke mike?
- Jo, tani është e fejuara ime.
- Nga është ajo?
- Nga Shkodra.
- Studente është?
- Jo, tani është mjeke.
- Shumë mirë, urime.
- Faleminderit.

< 7
faqe
- 8 -

9 >
Jeni duke lexuar pjesë nga libri në punim e sipër:
Gjuha jonë
Shkalla I-rë
kapitullin: Paranjohuri
Alfabeti i gjuhës shqipe
Shenjat e pikësimit
Zanoret
Bashkëtingëlloret
Drejtshqiptimi dhe drejtshktimi
Theksi
Përshëndetje
Numërimi nga 1 - 10
Disa fjalë dhe fjali të thjeshta
Fjalë dhe forma fjalësh
Njëjës dhe shumës
Fjalë dhe forma gramatikore
Përemra
Çfarë ka në klasë?
Fjala një si nyjë
Numërorët
Dialog
Vende, popuj, gjuhë
Mbaresat e trajtës së shquar
Mbiemrat që tregojnë ngjyra
Ditët e javës, muajt dhe stinët e vitit
Dialog
Sa është ora?
Vaktet e ditës
Ora e Elionit
Dialog
Folja ndihmëse jam
Sot, nesër, pasnesër, dje, pardje
Emra farefisnie
Për t'u njohur me shokë dhe miq
Biseda të zakonshme
Dialog
Pjesët e trupit
Trupi i njeriu
Modele fjalish me pjesët e trupit
Forma pohore, pyetëse dhe mohore e foljes jam
Si je?
Ku je? Ku jeni? Ku janë?
Kush je ti, kush është ai (ajo)?

< 7
faqe
- 8 -

9 >