Mbaresat e trajtës së shquar

redakto
Njëjës
mashk.
-i, -u
fem.
-a, -ja
Shumës
mashk.-fem.
-t

-i, -u mashkullore njëjës

amerikan-i, gjerman-i, italian-i, zvicerani-i, anglez-i, kinez-i, japonez-i, bullgar-i, rumun-i, çeku-u, grek-u, polak-u.

-a, -ja femërore njëjës

klasë-a, shtëpi-a, nënë-a, gazetë-a, këmishë-a, franceze-francezja, angleze-anglezja, kineze-kinezja, japoneze-japonezja, bullgare-bulgarja, rumune-rumunja, çeke-çekja, greke-grekja, polake-polakja.

-t mashkullore e femërore shumës

amerkianë-t-amerikane-t, gjermanë-t, gjerman-t, italianë-t, italiane-t, francezë-t, franceze-t, anglezë-t, angleze-t, kinezë-t, kineze-t, japonezë-t, japoneze-t, bullgarë-t, bullgare-t, rumunë-t, rumune-t, çekë-t, çeke-t, polakë-t, polake-t, grekë-t, greke-t.

Mbiemrat që tregojnë ngjyra

redakto
gjf.78 gjf.79
Fustani është i kuq. Këmisha është e kuqe.
gjf.80 gjf.81
Fustani është i bardhë. Këmisha është e bardhë.
gjf.82 gjf.83
Fustani është i zi. Këmisha është e zezë.
gjf.84 gjf.85
Fustani është ngjyrë kafe
ose bojëkafe.
Këmisha është ngjyrë kafe
ose bojëkafe.

Fustani është i kaltër.
Fustani është i verdhë.
Fustani është i gjelbërt
ose i blertë.
Fustani është rozë.

Këmisha është e kaltër.
Këmisha është e verdhë.
Këmisha është e gjelbërt
ose e blertë.
Këmisha është rozë.

I bardhë si bora. I kuq si gjaku. I zi si korbi.

Ditët e javës, muajt dhe stinët e vitit

redakto

Viti ka 12 muaj. Ata janë: janari, shkurti, marsi, prilli, maji, qershori, korriku, gushti, shtatori, tetori, nëntori, dhjetori.

Java ka shtatë ditë: e hënë, e martë, e mërkurë, e enjte, e premte, e shtunë, e diel.

Pesë ditët e para të javës janë ditë pune. E shtuna dhe e diela janë ditë pushimi.

Viti ka katër stinë. Ato janë: pranvera, vera, vjeshta, dimri.

Dialog

redakto
Mësuesi: Sa muaj ka viti?
Nxënësi: Dymbëdhjetë, zoti mësues.
Mësuesi: Mirë. Cili është muaji i parë i vitit?
Nxënësi: Muaji i parë është janari.
Mësuesi: Mirë. Po i dyti cili është?
Nxënësi: Shkurti, zoti mësues.
Mësuesi: Mirë, muaji i dytë është shkurti. Po i treti?
Nxënësi: Prilli, zoti mësues.
Mësuesi: Jo e ke gabim, prilli është i katërti. Cili është i treti?
Nxënësi: Marsi.
Mësuesi: Po, ashtu është, marsi është muaji i tretë. Cili është i pesti?
Nxënësi: Muaji i pestë është maji.
Mësuesi: Mirë, po i gjashti?
Nxënësi: Muaji i gjashtë është qershori.
Mësuesi: Pastaj cilët muaj janë?
Arbeni: I shtati, i teti, i nënti, i dhjeti, i njëmbëdhjeti, i dymbëdhjeti.
Mësuesi: Mirë, po cili është i dymbëdhjeti?
Arbeni: Nëntori, zoti mësues.
Mësuesi: Jo, nuk është ashtu, nëntori nuk është i dymbëdhjeti, ai është i njëmbëdhjeti. Cili është i dymbëdhjeti?
Nxënësi: Dhjetori është muaji i dymbëdhjetë.
Mësuesi: Shumë mirë, muaji i dymbëdhjetë është dhjetori.

< 4
faqe
- 5 -

6 >
Jeni duke lexuar pjesë nga libri në punim e sipër:
Gjuha jonë
Shkalla I-rë
kapitullin: Paranjohuri
Alfabeti i gjuhës shqipe
Shenjat e pikësimit
Zanoret
Bashkëtingëlloret
Drejtshqiptimi dhe drejtshktimi
Theksi
Përshëndetje
Numërimi nga 1 - 10
Disa fjalë dhe fjali të thjeshta
Fjalë dhe forma fjalësh
Njëjës dhe shumës
Fjalë dhe forma gramatikore
Përemra
Çfarë ka në klasë?
Fjala një si nyjë
Numërorët
Dialog
Vende, popuj, gjuhë
Mbaresat e trajtës së shquar
Mbiemrat që tregojnë ngjyra
Ditët e javës, muajt dhe stinët e vitit
Dialog
Sa është ora?
Vaktet e ditës
Ora e Elionit
Dialog
Folja ndihmëse jam
Sot, nesër, pasnesër, dje, pardje
Emra farefisnie
Për t'u njohur me shokë dhe miq
Biseda të zakonshme
Dialog
Pjesët e trupit
Trupi i njeriu
Modele fjalish me pjesët e trupit
Forma pohore, pyetëse dhe mohore e foljes jam
Si je?
Ku je? Ku jeni? Ku janë?
Kush je ti, kush është ai (ajo)?

< 4
faqe
- 5 -

6 >