Zgjedhjet lokale



Përfaqësuesit e shqiptarëve dhe Qeverisë Republikane janë pajtuar se është e domosdoshme që sa më shpejtë të organizohen zgjedhjt lokale ne komunat Medvegjë dhe Bujanoc. Pushteti në Serbi ka kërkuar që zgjedhjet të mbahen edhe në komunën e Preshevës, ndërsa përfaqësuesit e shqiptarëve e kundërshtuan këtë me arsyetim se ne këtë komunë pjesëmarja e të gjitha bashësive me kryerjen e pushtetit publikështë është në proporcion me pjesëmarjen e tyre me numrin e përgjithshëm te banorëve.


Zgjedhjet lokale ne Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në vitin 2002

Zgjedhjet në komunat në jug te Serbisë duheshin të mbahen pas shpalljes së rezultateve të regjitrimit të vitit 2002, dhe të bëhen regjistrat e ri zgjedhor. Marrëveshja mbi parimet themelore për zgjedhjet e parakohëshme është nënshkruar më 18 mars të vitit 2002. Qeveria e Republikës së Serbisë ka shpërndarë Kuvendet Komunale të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës më 13 qershor 2002. Ne vend të Komunave lokale janë emëuar Këshillet Ekzekutive të përkohëshme. Në Bujanoc në Këshill ishin 6 shqiptarë, 5 serbë dhe 1 rom. Në Preshevë 10 shqiptarë dhe dy serbë. Në Medvegjë 8 serbë dhe 4 shqiptarë. Këto Këshilla i kanë formuar Komisionet komunale shumënacionale zgjedhore.

Zgjedhjet në të tri komunat janë caktuar që të mbahen më 28 korrik të vitit 2002. Me ligjin e ri për zgjedhjet lokale, të miratuar më 13 qershor të vitit 2002, është parashikuar që i gjithë teritori i komunës të jetë një njësi zgjedhore, ndërsa cenzusi për hyrjen në kuvendin lokal ishte 3% të votave të fituara. Ekziston edhe obligimi që në listat e kandidatëve për këshilltar të ketë së paku 30% të femrave.

Aktivitete parazgjedhore

Gjatë aktiviteteve parazgjedhore, politikanët dhe aktivistët nga të tri bashkësi nacionale në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ishin të drejtuar në pjesëtarët e bashkësisë së tyre.

Shqiptarët kanë krijuar edhe një parti të re - Partinë për prosperitet demokratik(PPD). Partia për bashkimin demokratik të shqiptarve(PBDSH) për herë të parë ka marrë pjesë në zgjedhjet në Bujanoc. Këto dy parti kanë marrë pjesë në zgjedhje në komunat Preshevë dhe Bujanovc, ndërsa partia më e madhe shqiptare- Partia e Veprimit Demokratik i ka paraqitur listat në të trija komunat.

Bashkësia nacionale e romëve ka dalë ne zgjedhje në komunat Preshevë dhe Bujanovc. Në Bujanovc kandidatët romë kanë qenë të propozuar në listat e Partisë së Unitetit të Romëve dhe grupit të qytetarëve.

Partitë serbe në shumicën e rasteve janë paraqitur në listat e përbashkëta si Koalicioni për Preshevë, Koalicioni për Bujanovc dhe Koalicioni për Medvegjë. Boshti i këtyre koalicioneve kanë qenë partitë e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS). Në Preshevë vetëm DOS-i ka pasur një listë me kandidatë serbë, kurse në Bujanoc ka dal në zgjedhje edhe koalicioni “Opstanak” që përbëhej nga Partia Radikale Serbe dhe Lëvizja Serbe e Përtëritjes, si edhe tri grupe qytetarësh. Krahas Koalicionit për Medvegjë, në Medvegjë kanë paraqitur listat edhe SRS, DSS, SD, SPS, SPO dhe një grup qytetarësh.

Në komunën e Preshevës( 28.000 zgjedhës të regjistruar) janë zgjedhur 38 këshilltar, kurse në Bujanovc që ka pasur 37.059 zgjedhës të regjistruar janë zgjedhur 41 këshilltarë. Përfaqsuesit shqiptar kanë vlerësuar se prej tyre rreth 18.500 kanë qenë shqiptarë dhe 300 romë. Rreth 10.000 zgjedhës te komunës së Medvegjës kanë zgjedhur 35 këshilltarë.

Duke qenë se sipas Ligjit të ri për vetëqeverisje lokale kryetarët e kuvendeve te Komunës kanë autorizime të gjëra, është përcaktuar që ata të zgjidhen në zgjedhjet e dertëpërdrejta. Për kryetar të KK të Preshevës janë propozuar 3 kandidatë, që të gjithë shqiptarë - Riza Halimi ( PVD ), Rrahim Zylfiu (PBDSH) dhe Abedin Selimi ( grupi i qytetarëve). Për kryetar të komunës së Bujanovcit janë kandiduar Nagip Arifi (PVD) dhe Novica Manojlloviq( Koalicioni për Bujanovc). Për kryetar të KK, Medvegjë janë paraqitur 3 kandidatë, që të tre serbë: Sllobodan Drashkoviq (Koalicioni për Medvegjë). Zhivko Doderoviq (SPO) dhe Zoran Marinkoviq ( grupi i qytetarëve).

OSBE-ja në teren

Zyra për institucine demokratike dhe të drejta njerzore e OSBE-së dhe Kongresi i autoriteteve lokale dhe rajonale i Këshillit të Europës, më 8 qershor kanë vendosur misionin ndërkombëtar për vëzhgimin e zgjedhjeve (MNVZ) që përbëhej nga 4 ekspertë elektoralë dhe 110 vëzhgues me afat të shkurtë. Më së shumti vërejtje rreth procesit të zgjedhjeve , drejtuar Misionit, iu referoheshin listave të zgjedhësve.

Në fushatën parazgjedhore, të gjithë kandidatët kanë theksuar rëndësinë e zhvillimit ekonomik të rajonit. Bashkësia shqiptare në Bujanoc në paraqitjen e kandidatit unik (Novica Manojloviq) promovoi tezën se me këto zgjedhje mbrohet “interesi nacionalë” . Gjithashtu, vërehet se pushteti në Serbi dhe Trupi koordinues gjatë fushatës në mënyrë të dukshme kanë promovuar këtëkandidat. Nga ana tjetër, kandidati shqiptar Arifi ka theksuar se nëqoftë se fiton do të jetë kandidat i të gjithë qytetarëve”. Në paraqitjen e e fundit zgjedhor në televizionin lokal të Vrajës, më 26 korrik të vitit 2002, kandidati i koalicionit për Bujanocin, Manojlloviq nuk u është drejtuar me asnjë fjalë zgjedhësve shqiptarë, e as që ka folur për problemet që janë karakteristike për bashkësinë shqiptare dhe vendbanimet. Ai megjithatë tha se dëshiron t’ i zgjidhë problemet e natyrës ekonomike, në mënyrë që do të “hapë vende të reja të punës në Bujanoc për njerëzit që kanë ardhur nga Piroti, Nishi dhe qyteteve të tjera nga Serbia”.

Rrjedha e zgjedhjeve

Zgjedhjet e mbajtura më 29 korrik të vitit 2002 në të trija komunat kanë kaluar pa incidente të mëdha dhe në pajtim me standardet ndërkombëtare. Këtë konstatim e ka dhëne edhe Misioni Ndërkombëtar për Vëzhgimin e Zgjedhjeve, duke theksuar se janë të nevojshme përmirsime të mëtejshme, veçanërisht në hartimin e listave zgjedhore. Numri më i madh i vërjtjeve ishte lidhur me pamundësinë e votimit të personave , të cilët nuk ishin regjistruar në listat zgjedhore dhe fshehtësinë e pamjaftuar të procesit të votimit.

Në zgjedhje, nga tri bashkësitë etnike, kanë dalur shumë me pak votues se që kanë paraparë përfaqësuesit e tyre. Edhe pse gjatë fushatës është folur për “Zgjedhjet vendimtare “, në Bujanoc votuan rreth 60% të zgjedhësve serb dhe shqiptarë, dhe nje numër i vogël i romëve, kështu që bashësia rome nuk e ka fiatuar asnje vend këshilltari. Në Preshevë ne zgjedhje kanë dalur rreth 22 %, ndërsa në Medvegjë rreth 43% të zgjedhësve të regjistruar.

Për shkak të numrit të madh të zgjedhësve, në disa vendvotime, votimet kanë vazhduar edhe pas orës 20,oo. Vendvotimi nr. 59 në Bujanoc me 2.468 zgjedhës të regjistruar ishte i hapur prej orës 5,oo të mengjesit. Situata e tillë ishte edhe në vendvotimet në Trnoc të Madh ku votimi ka vazhduar edhe pas mesnatës. Në këto vendvotime kanë votuar kryesisht shqiptarët.

Rezultatet e zgjedhjeve dhe periudha paszgjedhore

Në Preshevë për kryetar të Kuvendit të komunës është zgjedhur kandidati PVD Riza Halimi. Ai u zgjodhë në rrethin e dytë, me ç’rast dolën 10.780 zgjedhës, ose 58,8%, ndërsa për kundërkandidatin e tij Rrahim Zylfiun nga PBDSH – 4l,2%. Numrin më të madh të vendeve të këshilltarëve ka fituar PVD (19), pastaj partitë tjera të shqiptarëve PBDSH (11) dhe PPD, ndërsa koalicioni serb për Preshevën fitoi 3 mandate. Romët nuk kanë asnjë këshilltar.

Seanca konstituive e Kuvendit të komunës Preshevë u mbajt me 22 gusht të vitit 2002. Për nënkryetar të Kuvendit u zgjodhë Çasllav Angjellkoviq, serb i koalicionit për Preshevën dhe është vendosur që numri i anëtarëve i Këshillit ekzekutiv të rritet prej 7 në 11. Të pakënaqur me zhvillimin e ngjarjeve, këshillatët e dy partive tjera shqiptare janë larguar nga Kuvendi.

Në Medvegj për kryetar të Kuvendit të komunës u zgjodhë Sllobodan Drashkoviq, kandidat i koalicionit për Medvegjën, e cila ka fituar shumicën (11) të vendeve të këshilltarëve. Partia Shqiptare PVD ka fituar 6 vende (17,l4%). Pastaj SPS (7), DSS (6), SPO (3) dhe SRS (2). Mbledhja konstituive e KK Medvegjë u mbajt me 17 gusht të vitit 2002.

Rezultatet e para të zgjedhjeve tregonin se tri partitë shiptare fituan së bashku shumicën e vendeve të këshilltarëve – 24 prej gjithësej 4l. Gjithashtu, se kandidati për kryetar të Kuvendit të komunës Nagip Arifi (PVD) fitoi 5l,22% të votave, ndërsa kundërkandiati i tij Novica Manojlloviq rreth 48% të votave.

Gjatë kohës së përmbledhjes së rezultateve të votimit, para ndërtesës së Kuvendit të komunës në Bujanoc filluan protestat e sërbeve, të cilët kundërshtuan për shkak të “parregullësive në zgjedhje”. Ata Shprehën paknaqësinë për shkak se për kryetar te Kuvendit të komunës është zgjedhur shqiptar dhe për shkak se partitë shqiptare do të kenë më shumë këshilltarë se sa sërbët.

Për rezultatet e zgjedhjeve e kanë fajsuar trupin koordinuar qeveritar. Gjatë protestave kanë marrë nënshkrime për përsëritjen e zgjedhjeve në të gjitha vendvotimet si dhe shkarkimin e Nebojsha Qoviqit nga posti i kryetarit të trupit koordinues. Koalicioni për Bujanoc dhe DOS janë rezervuar nga këto protesta, ndërsa DSS më vonë për shkak pjesëmarrjes së anëtarëve të tyre në protesta, kanë shpërndarë këtë këshill lokal.

Komisioni komunal zgjedhor i ka anuluar zgjedhjet në 11 vendvotime – 3 në Tërnoc të Madh, 2 në Bujanoc dhe nga 1 në fshatrat Letovicë, Luçan, Bilaç, Nesallc, Dobrosin, Breznicë. Përveç në Bilaç, në të gjitha vendet tjera në listat zgjedhore kanë qenë kryesisht shqiptarët.

Në këto zgjedhje, zgjedhjet janë përsëritur më 11 gusht. Pastaj koalicioni për Bujanoc ka dërguar 14, ndërsa PVD 2 ankesa në vendimet e Komisionit zgjedhor komunal. Gjykata komunale në Bujanoc më 18 gusht të vitit 2002 këto ankesa i ka refuzuar. Për shkak të parregullësive, zgjedhjet më 25 gusht të vitit 2002 për herë të tretë janë përsëritur në dy vendvotime ( fshatrat: Nesallc dhe Bilaç).

Më pastaj janë kumtuar rezultatet përfundimtare për komunën e Bujanovcit, sipas të cilave prej 37.058 zgjedhësve të regjistruar kanë votuar gjith;sej 21.434. Kandidati për kryetar të KK, Novica Manojlloviq, mori 9.720(43,35%) vota, ndërsa Nagip Arifi 11.399(53,18%) vota. Partitë e shqiptarëve kanë fituar 23 vende në parlamentin lokal( PVD(16), PPD(5), PBDSH(2) vende, kurse partitë serbe 18 vende(koalicioni për Bujanovc 12, Koalicioni” Opstanak” 5 dhe kandidati i grupit të qytetarëve Trajko Trajkoviq 1).


< 16
faqe
- 17 -

18 >