Dëmet materiale



Pasurija e dëmtuar gjatë konfliktit

Gjatë konfrontimeve të armatosura në komuna të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kanë pasuar shtëpitë dhe pasurija tjetër e qytetarëve. Dëmtimët kanë qenë, më së shpeshti, pasoje e veprimeve të armatosura, por deri te ato është ardhur edhe gjatë qendrimit të formacioneve të armatosura nëpër shtëpi dhe objektët ndihmëse. Ka patur edhe raste të plaçkitjës së gjërave të shtëpisë. Disa dëmtime janë pasojë e kalimeve të pakujdeshme të automjeteve të ushtrisë dhe policisë apo sjelljeve të tyre të pamatura.

Në plan dhe program për zgjithjën e krizës në komunën e Bujanocit , dhe Medvegjës problemi i pasurisë është në kapitull “ Revitalizimi ekonomik dhe socijal dhe zhvillimi i regjionit. “ Në to është paraparë ndërtimi i rrjetiti rrugor, të ujësjellsit, elektrik, dhe rrjeti i telefonave në të gjitha fshatra, regjistrimi dhe reparimi i shtëpive për shkak të kthimit të shqipëtarve të ikur dhe reparimi i 527 objekteve të banimit të sërbve, për vendosje të përkohshme të 2300 persona të zhvendosur nga Kosova dhe Metohija. Kjo pjesë e planit realizohët në menyrë më të ngadalshme. Në dy muajt e parë nga nënshkrimi, është realizuar vetëm rreth 5% të planit , pas tetë muajsh diku rreth 30 %, deri sa realizimi i tërsishëm parashikohët për tri vite. Pasi kompenzimi i drejtë i pasurisë dhe reparimi i shtëpive janë parakushtë i kthimit të personave të zhvendosur, FDH mendon që dinamika e tillë është e papranueshme.

Shkelje e të drejtës në pasuri në komunën e Bujanocit

Shkelje më të shumta e të drejtës në pasuri në Komunën e Bujanocit ka patur nëpër fshatra të cilatë kanë qenë në vetë hyrjën e ZTS, siç janë Luçanë, Turijë dhe Nesalcë. Ndërkaq, shkelja e të drejtës në pasuri ka patur edhe në thëlsi të ZTS në fshatra Pribovcë, Novo sellë, Zarbincë, Konçul. Në disa raste janë formuar komisione me detyrë që të hulumtojnë dëminë e krijuar, e në to kanë marrë pjesë dhe përfaqësuesitë e Shqipëtarve lokal pasurija e të cilëve ka qenë e dëmtuar.

Në reonin i cili quhët Malësija, Bujanoc, gjërsishtë fshatrat malore Zarbincë, ( Pribocë, Çar, Ravno Buëje, Novo sellë, ) më shumë shtepi janë dëmtuar, gjërsa gjësëndët të cilat gjindëshin nëpër shtëpi janë të plaçkitura ose shkatëruara. Pasi e ka vizituar, hulumtuesi i i FDH fshatin Pribocë, pas përfundimit të konfliktit, kanë qenë të dukshme dëmët nëpër shtëpi, të bëra në kohërat e ndryshme. Në shumicën kanë qenë të shkruara grafitët. Shtëpitë e Hafiz Musliut, Shaban Rexhepit dhe Imer Musliut gati në të njejtën menyrë janë të dëmtuara.

“ Në Pribocë kamë lindur dhe këtu jetojë tërë jetën time. Gjatë konfliktit të ushtrisë dhe UÇPMB/së kamë qenë në Pribocë, në shtëpinë time. Familja imë është larguar në Kosovë, por une kamë qendruar këtu. Pasi ka filluar UÇPMB-ja të tërhqët nga fshati, unë kamë shkuar në Kosovë në Gjilanë. Kjo ka ndodhur më 22. maj të vitit 2001. Shtëpija të cilën e shiqoni atëherë ka qenë në gjendje normale. Brenda ka patur mobilje dhe pasi jamë nisur e kamë kyçur derën me çelës. Kamë ndigjuar që ushtrija ka hyrë ditën tjetër, me 23. maj të vitit 2001. Sot është hera e parë që e vizitoj shtëpinë prej se kamë shkuar. Të gjitha janë të shkatruara- gjërat të cilat kanë qenë brenda, duert dritarët janë tërsishtë të shkatruara. Sa po shoh, shtalla ime karshi shtëpisë nuk është e shkatruar. Unë deshiroj të kthehëm në Pribovcë dhe për këtë kamë ardhur. Jamë i zëmëruar dhe kërkojë që shtetë këtë të ma kompëzoj.”

Shtëpija e Hafiz Musliut në hyrje të Pribovcit, në anë të majtë të rrugës, e ka përdhesën dhe katin. Të gjitha dyert dhe dritarët në shtëpi kanë qenë tërsishtë të thyera, brenda kanë qenë gjërat e shpërndara dhe mbeturinat e ushqimit. Në disa vende në shtëpi është kryer nevoja. Në shtëpi ka shkruar UÇPMB dhe disa grafite në gjuhën shqipe. Para shtëpisë , në tokë ka qenë pjesë e uniformës fare pa shënja.

Shtëpija e Shaban Rexhepit, i cili e ka braktisur Pribovcin në vitin 1999 ka qenë e dëmtuar në të njejtën masë. Në te kanë qenë të dukshëm grafitët “Nikšicani « dhe « Per mretin dhe mëmëdhe « 

Në fshatin Luçanë policija gjatë konfliktit të vitit 2000 dhe 2001 ka shfrytëzuar 21 shtëpi të banorëve në të cilat kanë jetuar 160 njerëz. Gjatë tërhekjës së ushtrisë dhe policisë nga këto shtëpi, është bërë pranim dorëzimi me shkrim më 24. prill të vitit 2001. Ndërkaq pas pak po të njëjtën ditë shtëpitë janë të demoluara dhe të plaçkitura. Pasi e trupi Koordinues e dënoj këtë vepër, është bërë hetimi. Pas asaj është deklaruar që kryesit janë suspenduar dhe se kundër tyre është ngritur procedura diciplinore. Emrat dhe numri i kryesve nuk janë treguar.Sekretari i BL Luçanë Enver Hetemi ka deklaruar FDH që dëmë është vlersuar disa herë.

UEMM dhe UNHCR konstatojnë dëmin

« Komisijoni i parë zyrtar i cili i ka viztuar këto shtëpi ka qenë i përbërë nga përfaçësuesit e bashkësisë ndërkombëtare UEMM dhe UNHCR. Ata i kanë shiquar shtëpitë sipërfaqësisht dhe e kanë konstatuar dëmin. Më vonë, pasi është qetsuar situata , ka ardhur komisioni i ri. Atë e bënin njërëzit në uniformë. Kanë patur kamera, kanë përpiluar procesverbale për të gjitha objektët , kanë fotografuar. Pas tyre në teren ka dalur dhe komisioni i tretë në të cilin ishin përfaçësuesi i MPB të komunës së Bujanocit dhe përfaçësuesi i bashkësisë tonë lokale. Banorët kanë qenë më së shumti të kënaqur me punën e komisjonit të fundit pasi secili prej të demtuarve e ka dhënë dekleratën në lidhje më gjërat dhe e ka dhënë vlersimin e vet të gjëravë. Në disa raste vlera e gjërave është zvogluar , prandaj katër familje kanë dhënë dekleratën që nuk pajtohën me lartësine ë dëmit të vlersuar.”

Deri me 28 tetor të vitit 2001, shtatë nga 21 familje ka marrë dëmshperblim. Vlarat janë sjellë prej 4000 deri në 21.000 marka gjermane ( prej 2000 deri 10.500 eura ) Në dy raste pronarët kanë ngritur procedurën gjygjësore për shkak të larësisë së vlerës së dëmit. Sipas të dhënave të Këshillit për drejta të njeriut në Bujanoc pagesat kanë vazhduar dhe gjatë nëntorit të, e gjatë vitit 2002 gati të gjithë banorët kanë marrë para. Në raste ku është ngritur procedura gjygjësore kompenzimet ende nuk janë të paguara.

Në rastin e Qenan Kurteshit, pronarit të kompanisë private “ Gold commerce “ nga Bujanoci, MPB ka pranuar të paguan 60.000.00 ( reth 1.000 eura ) si dëmshpërblim për pasurin e shkatëruar gjatë konflikteve të armatosura. Januz Sabedini nga fshati Kurbal ( komuna e Preshevës ) si dëmshpërblim ka marrë 79.000,00 dinarë ( redh 1.300). Ilmi Memeti nga fshati Oslarë, është informuar, ndërkaq që ende nuk janë provuar të gjitha të dhënat relevante mbi lartësinë e dëmit të krijuar gjatë qendrimit të pjestarëve të UJ nga 24. marsi e deri me 15. prill të vitit 1999.

Në fshatin Tërnoc i Madhë shumë shtëpi kanë qenë të shkatëruara, të plaçkitura ose të demoluara. Gjatë vizitës së UNHCR në këtë fshatë në gushtë të vitit 2001. së bashku me pronarë është bërë vlerësimi kornizë i dëmit dhe është e përcaktuar larësija dhe lloji i ndihmës më të nevojshme për të patur mundësi që banorët të jetoinë nepër shtepi të tyre. Të njejtën ditë në fshat është kthyer dhe Shefqet Berisha (1942) më bashkshortën.

“ Kamë ardhur sot duke menduar që menjihërë të mbetëm këty. Por tani po e shohë që kjo është e pamundur. Shtëpinë e kamë lënë me tërë mobilet, në stallë kanë mbetur lopët dhe vetëm me dy qanta kamë shkuar në Kosovë. Si po e shihni tani në shtëpi nuk ka asgjë.Madje edhe murrët janë diku të dëmtuara. Nuk ka dyer, dritare, pjesë të kulmit, dhe të gjitha që kanë qenë në shtëpi janë plaqëkitur.”

Në shtëpi ka mbetur vetëm pjesa e regallit në të cilin janë të vizatuara motivët nga stema e sërbve, e në dhomë janë të dukshme mbeturinat e ushqimit, konzerva dhe gërzhola ( kapsollë). Në dy vende në murr janë shpuar vrimat për snajper, e në kuzhinë është kryer nevoja. Në oborr të shtëpisë kanë qenë të shpërndara enët e kuzhinës.

Shtëpija dykatëshe e Sabri Jakupit nga i njejtë fshat ka qënë gjithashtu tërsishtë e demoluar dhe e plaçkitur. Në katin ë eperm të shtëpisë janë parë dhe gjurmët e zjarrit më të vogël. Lokali në të cilin ka qenë punëtoria, e cila gjindët në përdhesë të kësaj shtëpije, ka qenë i demoluar, aparatët me më vlerë i kanë marr me vete, e pjesët i kanë thyer.

Banorët e Tërnocit të Vogël kryesishtë janë marrë me bujqësi, e cila iu është pamundësuar tani për shkak të minave. Në kohë kur janë larguar nga fshati, në shtëpi e kanë lënë bagëtinë e braktisur. Deri në ditën e sotme nuk kanë mundur në tërsi të përtërijnë shtëpitë e tyre. Pozita gjeografike e fshatit rrëndonë edhe më tepër situatën e tyre.

Dëmet në pasuri në komunën e Preshevës. Pasuria e qytetarëve në komunën e Preshevës ka qenë e dëmtuar për shkak të veprimeve të luftës, por është edhe e plaçkitur, demoluar dhe e shkatëruar.Dëmët më të mëdha janë nëper fshatra të cilat kanë qenë fushë e konfrontimeve (Orahovicë, Shushaja e eperm ), si dhe në fshatra malore në ZTS , në të cilat banorët kthehën më ngadalë ( Cerevajkë, Sefer, Depçe,Magjerë).


Në mahallë UkMemeti, në fshatin Depçe janë kthyer të gjitha 22 familje të cilat kanë jetuar aty. Ndërkaq, shtatë familje ende jetojnë nën tenda. UNHCR-i ka ndertuar objekte të reja për pesë familje. Dy familje dimrin e kaluar kanë qendruar nën tenda.

Në fshatin fqinjë Buhiq, Halit Hajrullahu me familjen e vetë katër anëtarëshe gjatë dimrit ka qenë nën tenda. Në dekleratë të dhënë FDH, në janarë të vitit 2002, ka thënë se nuk ka marrë dëmshperblim për shtëpinë e dëmtuar dhe se prej nëntorit të vitit 2001 nuk ka marrë fare ndihmë humanitare.

Këshillit për drejta të njeriut në Bujanoc, pas ngjarjës në Oraovicë, në majë të vitit 2001, janë lajmëruar 25 qytetarë të cilit janë ankuar në shkelje të pasurisë – demët në shtëpi dhe objektë ndihmës për shkakë të veprimeve të armatosura osë levizjeve të automjeteve ushtarake. Hymbja e gjërave tehnike, parave, dhe gjërave më vlerë, gjithashtu është paraçitur pas kontrollit të shtëpive në Oraovicë. Kryesit nuk janë gjetur.

Në fshatin Shushajë e Eperm në të cilin jetojnë 10 familje, shtëpija familjare e Zejdi Eminit në të cilën jetojnë 11 anëtarë , dhe shtëpija e Naser mehmetit familja e të cilit ka 9 anëtarë, kanë pësuar dëmtime të rënda. Sipas vendit të dëmtimit mund të konkludohët që projektilët të cilit i kanë dëmtuar shtëpitë kanë ardhur nga pozita në të cilën kanë qenë forcat serbe. I vetmi banorë i cili tërë kohën e konfrontimeve ka qenë në fshat Bejzad Haliti deshmon FDH-e :

“ Njërëzit nga të gjitha shtëpitë të fshatit kanë shkuar në Kosovë, vetëm unë kamë mbetur në fshat. Mezi me ka nxerur nga fshati me 21 maj, Kryqi i kuq pasi në ditët përparëshme është gjuajtue me armë zjarri. Der më ditën kur jamë larguar nga fshati, të gjitha shtëpitë kanë qenë në regull dhe në to as kush nuk ka hyrë. Ndërkaq, pasi jamë kthyer, e kamë parë kamionin me cerade në oborr të fqiut Memetit. Pasi u nisa të shiqojë, duke menduar që ndoshta ai është kthyer. Nga shtëpia kanë dalur dy persona në uniforma kamuflluese, mendoj që kanë qenë njësi specijale. Më thanë që kanë “ardhur në teren” dhe menjëherë janë ulur në kamionë dhe kanë shkuar. Nuk kamë patur mundësi të shohë, a ka gjë në kamion, por kamë parë që shtëpia është e thyer dhe se disa gjëra mungojnë. Pas 3-4 orësh nga drejtimi i fshatit Rajincë ka ardhur kamioni i ngjajshëm. Ndërkaq kur erdhi une isha para shtëpisë, dhe jamë i sigurt se më kanë hetuar. Kamioni pastaj, vetëm është kthyer dhe vazhdoj në drejtim nga i cili erdhi. “

Shkelje e drejtës në pronë nga gjysma e vitit 2001

Në zonën e qytetit Preshevë gjindet moteli “Azizi”, pronar i së cilës është Lutfi Azizi nga Presheva. Në motel që nga viti 1999 janë të stacionuara njësitë speciale të policisë. Në shtëpin private, e cila gjindet afër motelit gjithashtu gjendëshim policia. Policia speciale është vendosur në Shtëpin e rinisë në BL “Stacioni hekurudhor”, ku jeton shumica e sërbëve nga komuna e Preshevës.

Pas të shtënave në fshatin Ranatovc në shtatorë të vitit 2001 shtatë familje Arifi me tërsisht 50 antarë, i kanë braktisur shtëpitë e tyre. Shtëpitë e tyre të braktisura pas një muaji ishin të demoluara dhe të plaçkitura. Sipas fjalëve të oficerit të UJ gjatë mbledhjes me përfaqësuesit e fshatit të Preshevës, Karadak në to është gjetur “ armatim dhe sanitet ndërsa shtëpitë i kanë thyer bandat nga Kosova.”

Pamundësia e shfytëzimit të drejtës në pronë posaqërisht është e theksuar te shqipëtarët të cilët posedojnë tokën në afërsi të kufirit me Republikën e Maqedonisë. Muhamet Ramadani (1967) nga fshati Miratovc, komuna Preshevë ka tri parcella të ndryshme por marrja me bujqësi është rënduar apo pamundsuar.

“Parcella e parë gjindet në vendin që quhet Kroni i Canit. Edhe pse ky vend ishte një kilometër larg prej kufirit na bëjnëtë pamundshëm që të punojmë pasi është, nënthojza afër kufirit. Parcella e dytë është afër shtëpisë time në vendin e quajtur Bregu i Cakanocës. Edhe pse na duhet 5 minuta deri aty nuk na lejojnë që të shkojmë në atë drejtim pasi aty janë të stacionuar ushtarët, prandaj duhet të shkojmë përeth. Në parcellën e tretë deri vonë ka qenë e vendosur baraka tani më ajo barak nuk është por kanë mbetur istikamat. Ju drejtova komisionit për konpenzimin e dëmit por përgjegjje nuk patë”

Remzi Murati nga fshati Stanec (komuna Preshev) së bashku me tre vëllëzër, ka tërsisht 8 hektarë tokë. Ai pohon që pjestarët e UJ nuk e lejojnë ta shfrytëzoj pasurinë: “ me arsyetim se e kemi të ngaluar të lëvizim nëpër pyll.” Sipas fjalëve të tij pjestarët e UJ kanë shfrytëzuar drunjt e tij dhe gurët e thyer për ndërtimin e rrugës edhe pse për atë nuk e kan patur lejën e tij.

Shtëpija e familës Aziri nga fshati Depçe komuna (preshev) është demoluar rreth 24 shkurti të vitit 2002. Gjatë mbledhjes së banorëve të këtij fshati dhe fshatrave të rrethit me përfaqësuesit e UJ, oficiri prezent ka thënë që ka parë se çkishte ndodhur dhe se njerëzit të cilit e kanë bërë atë nuk kanë bartur uniforma ushtarake. Ai kishte përmendur se në njejtin teren ka vepruar edhe policia.

Qytetarët janë ankuar edhe në marrjen e pasuris së tundshme (veturat traktorat kamionat) gjatë zgjatjes së gjendjes së luftës në vitin 1999. Në shumicën e rasteve veturat nuk janë kthyer me arsyetim se ishin shkatrruar gjatë veprimeve të luftës. Në njërin rastë MPB-ja ka informuar që “për shkat të veprimeve të luftës traktori i evidentuar nga ana e MPB Vrajë është dhënë në shfrytëzim dhe përdorim DP poloprodukt. Pronari mund të tërheq traktorin kontsetues. Në njërën kërkesë e MPB kërkon nga i dëmtuari që të parashtron aktpadinë penale kundër personit i cili në mënyrë të paligjshme e ka përvetësuar automjetin


< 9
faqe
- 10 -

11 >