... përsëri protesta ...



Parashtresë trupit Koordinues

Këshilli për drejta të njëriut në Bujanoc , prej 21. dhjetorit të vitit 2000 ka filluar të dërgoi parashtresë trupit Koordinues të Qeverisë së republikës së Serbisë dhe Qeverisë së RSJ për komuna Preshevë ,Bujanoc dhe Medvegjë. Deri më sot, këtijë trupi i është drejtuar më tepër së 120 parashtresat të cilat përmbajnë ankesat e qytetarëve në sjelljet e pjestarëve të policisë, ushtrisë dhe organëve shtetërore.

Përgjigjet e para, të trupit koordinuesë, kanë arritur katër muaj pas se drejtuaripër herë të parë Këshillit për drejta të njeriut këtij organi, Atëherë janë dërguar përgjigjjet në 24 prej 61 parashtresave të parashtruara. Me secilën përgjigje është derguar edhe raporti mbi kontrollën e të dhënave në lidhje më parashtresën, dhe masat të cilat janë ndermar. Gjithashtu është thënë se procesi i kontrollit të dhënave nga parashtresat tjera është në rrjedhë. Në periudhë pas kësaj kanë arritur edhe 9 përgjigje. Nga marsi i vitit 2002 Këshilli për drejta të njeriut nuk ka marrë as një përgjigje nga trupi Koordinues në parashtresë të parashtruara.

Të gjitha ankesat e Këshillit kanë qenë në lidhje me incidentët në të cilat kanë qenë viktima Shqipëtarët. Nga 33 përgjigjje, 30 kanë qenë në lidhje me incidentët të cilit kanë ndodhur në teritorin e komunës së Bujanocit, e tri tjera në ato në komunën e Preshevës. Dy të tretat e incidentit të cilit janë kontrolluar kanë ngjarë në vendbanime të mëdha ( Bujanoc, Preshevë, Tërnoc i Madhë). Përveç tre rasteve, të gjithë tjerë kanë ngjarë në dhjetor të vitit 2000 ose gjatë vitit 2001.

Shkelejt e të drejtës në jetë

Vetëm një nga përgjigjët e trupit Koordinues ka të bej me ankesën për shkelje të drejtës në jetë. Ky ishtë rasti më parë i përmendur i rrëmbimit të Nebih Nuhiut, pronarit të pompës së benzinës “Neza petrol”, në Preshevë, për të cilin ende do të bëhët fjalë. MPB në përgjigjë të parashtresës e informoi vajzën e të rrëmbuerit, që “ në bazë të të dhënave dhe informatave të grumbulluara është provuar se pjestarët e policisë kanë ngritur, kunder NN kryesit të veprës së rrëmbimit nga neni 64 LPRS, aktpadinë e cila është dërguar prokurorisë publike të Qarkut në Vrajë “Në raport mbi kontrollimët e kryera, janë konfirmuar faktet nga parashtresa dhe ceket se “ pjestarët e policisë ....ndërmarrin masa intenzive operativo-taktike dhe veprime me qellim të zbulimit të Nuhi Nebiut dhe kryesve të kësaj vepre.”

Shkeljet e të dretës në integritet trupor dhe fizik

Njëzet parashtresa në të cilat është përgigjur MPB kanë të bëjnë me shkeljën e të drejtës në integritet fizik dhe psiqik. Ankesat, më të shpeshta kanë qenë në keçtrajtim fizik(8), ofendime dhe sjellje të pahijshme (4) , maltretime (3), kërcnime (3).

MPB konfirmoj të dhënat vetem në një nga këto 9 raste. Në parashtresë të Këshillit në emër të Fehrije Selimit për sjellje të pahijshme të personave me uniformë, MPB është përgjigjur se është  : “konfirmuar se ... dy NN persona në uniformë janë sjellur në menyrë të pahijshme ndaj Fehrije Selimit, duke fishkëlluar dhe duke bërë shenja më dorë”, por edhe se “ ... e njëjta nuk mund të deklarohët që në rastin konkret bëhet fjalë për uniformë policore apo ushtarake, dhe gjithashtu nuk ka mundur të bëj përshkrimin e fytyrave të këtyre përsonave.”

Pa bazë?

Në të gjitha rastët tjera për të dhënat nga parashtresa është thënë që ose nuk “ janë të bazuara” ose “nuk janë të siguruara dëshmit.” Më një rast është thënë se të dhënat nga parashtresa nuk janë të sakta dhe në disa raste se nuk ka deshmi “ Me një rast është thënë që të dhënat nga parashtresa nuk janë te sakta, e ne disa raste nuk ka deshmi “ për shkak se ankuesi është i paarritshëm”Në përgjigje zakonisht konfirmohet se ankuesi ka qenë në kontakt me pjestarët e policisë, por refuzohën pohimët se ka patur shkelje të drejtave. Në gjysmën e rasteve të cekura konstatohët sjellja “ jotaktike” ose “ sjellja joprofesionale “ e policëve ose “ hyrja e tyra në diskutim.” Përveç kësaj qendron që policëve u është tërhekur verejtja apo janë ndermarrë masa diciplinore, por vetëm në një rast është cekur emri i policit, pasi e ka përmendur, i demtuari emrin e tij në parashtresë.

Mjeti shpërthyes në pompen e benzines

Aziz Isufi nga fshati Oraovicë, komuna e Preshevës, është ankuar që në pompën e benzinës pronar i së cilës është ai vet, ka qenë i vendosur mjeti shpërthyes (eksploziv), si dhe që iu ka kërcnuar policija. MPB është përgjigjur që “ në ditën e 23.01.2001 rreth orës 23.30 ...nga ana e NN kryesit, është kryer vepra penale e terorizmit nga neni 125 LP RSJ, në dëm të Aziz Isufit duke e vendosur mjetin eksploziv.” Në konkluzion të raportit qendron që “ në bazë të dhënave të grumbulluara nuk janë të vertetuara indicionët që pjestarët e policisë në rastin konkret kanë marrë pjesë në kryerjen e veprave penale.” MPB ka thënë që është “ konfirmuar që gjatë viteve të kaluar (deri në vitin 2000) kanë ndodhur më shumë raste të sjelljeve joprofesionale dhe tejkalime të autorizimeve nga ana e pjestarëve të policisë. Në këto raste kundër punëtorve përgjegjës janë ndërmarrë masat përkatëse. Posaçërishtë, Azizi e cek që në kohën e fundit nuk ka patur probleme fare as ankesa në punën e pjestarëve të policisë dhe së ëshë bërë fjalë për raste të veçanta”.

Goditje e automjetit me projektil

Kadrush dhe Lokman Alija janë ankuar që vetura i u është goditur me projektil. MPB është pergjigjur se kundër kryesit të panjohur është ngritur aktpadija penale për vepër penale terorizëm. Ndryshe nga të dhënat e parashtresës, në raport pohohet që projektili i shprazur nuk ka ardhur nga drejtimi i Bujanocit. “ Është konfirmuar që me datën 6.02. të vitit 2001 rreth orës 10.45, në hyrje të fshatit Tërnoc i Madh nga drejtimi i Bujanocit, të shtëpijat e para , automjet i udhëtarve me shenja të regjistrimit Vr-504-45 ... është goditur në pjesën e prapme me një projektil armatimit të kambësorisë, të kalibrit NN, i cili e ka shpuar shtytësin, dhe gypi i kukës, kantën plastike dhe amortizerin e majtë.”Në pjesën tjetër të raportit qendron që “me 06.02.të vitit 2001 në rethinën e Bujanocit, kah fshati Tërnoc i Madh, nuk ka patur sulme të armatosura dhe provokime ndaj pjestarëve të policisë as nuk ka patur përdorim të armë të zjarrit.”

Shkelje e të drejtës në pasuri

Në 13 raporte për shkak të parashtresës së Këshillit për drejta të njeriut, MPB është përgjigjur në ankesa të cilat kanë të bëjnë me shkeljën e të drejtës në pasuri – vjedhje ( 5 ), dëmtime (3) dhe marrjë të pasurisë ( 3). Në një rast ankesa ka patur lidhje me atë që policija nuk ka reaguar në paraçitjet e hajnisë nëpër shtepi e në njërën në atë qe polici ka refuzuar që të kthenë parat e huazuara .

Në përpudhje më ligj

Përgjigjët e MPB kryesisht vertetojnë pjesët e parashtresës në të cilat përshkruhet se si ka ardhur deri të shkelja e drejtës në pronë. Por vetëm në dy raste është vertetuar edhe përgjegjësia e policëve. Për katër raste është thënë që policët apo organët e pushtetit kanë vepruar në përpudhje më ligj. Në rastet tjera, MPB ka komunikuar faktet të cilat nuk janë në përpudhje më të dhënat nga parashtresa dhe njëhërit ka mohuar qe në disa raste ka patur shkelje, në të njejtën kohë e të drejtës në integritet fizik dhe trupor. Lartësia e përcaktuar e dëmit më së shpeshti i shmangët atyre nga parashtresa .

Përgjegjësia penale e policit është vertetuar në rastin e Kadri Rashitoviqit, pronarit të lokalit “ Eureka komerc” në Luçanë. Ai është ankuar se lokalin e tij e kanë vjedhur pjestarët e policisë dhe se ia kanë marrë makinat dhe repromaterjalin. Avokati i Rashitoviqit e ka ngritur aktpadinë kundër NN kryesit, e Këshilli për drejta të njeriut parashtresën trypit Koordinues. Në përgjegje në parashtresë , MPB ka cekur se “ para ngritjes së aktpadise dhe parashtresat, e duke vepruar sipas të dhenave operative, pjestarët e policisë e kanë konfirmuar që veprën e cekur penale e kanë bërë Rakiq Zoran, Topaloviq Dragan dhe Jovanoviq Goran, policët e SPB në Beograd, dhe prej të njejtit përkohësisht janë marrë sendët të cilit i përkasin veprës së kryer penale. (...) Pasi deri tani nuk janë gjetur të gjitha sendët të veprës penale vazhdoin të ndërmirën masat dhe veprat e nëvojshme për të gjetur të njejtit dhe për të zbuluar kryesit”. Kundër policëve janë ngritur fletparaqitjet për vepër penale të vjedhjës së rëndë dhe janë larguar nga MPB deri të përfundimi i procesit diciplinor. Në dy raste, ankësat kanë qenë në lidhje me shkelje të cilat i kanë bërë pjestarët e bashkësisë etnike serbe. Në të dy rastët është konstatuar shkelja e të drejtës në pronë, por nuk eshtë vertetuar identiteti i kryesut, siç është cekur në parashtresë .

Në parashtresë të Këshillit për drejta të njeriut për shkak të ankesave të Aslan Kastratit nga Bujanoci cekët llagapi i mashkullit të nacinalitetit serb i cili i ka thuer disa tabla me ve dhe iu ka kërcnuer Kastratit. Pas bisedës me pes deshmitar të cilit të gjithë kanë qenë të nacionalitetit serb, ndërkaq MPB ka thënë se “ NN kryesi, pa arsye dhe shkak, i ka thyer disa tabla me ve të cilat i ka shitur Aslan Kastrati, e pastaj u largua nga vendi i ngjarjës... Në bazë të dhënave të grumbulluara dhe informatave nuk janë siguruar deshmit të cilat do të provjnë që Stoilkoviq Grada është kryes i kësëj kundërvajtjeje... Në procedur të kryer deri me tani, është vertetuar që vlera e gjërave të dëmtuara është 1200 dinarë e jo 100 DM ...Nuk janë të siguruara deshmitë të cilit vertetojnë të dhënat nga parashtresa që qytetarët e rëdhuar nuk kanë ndërmarë gjë që të mbrojnë Asllan Kastratin, duke marrë parasyshë shpëjtësinë ngjarjeve. Edhe pse MPB ka cekur që Stoilkoviqi nuk është kryes i veprës, në përgjigje qendron që “ Stoilkoviq Grada në përpudhje me autorizimet ligjore është ndërmarë masa e vërejtjës.”


< 8
faqe
- 9 -

10 >