Persona të shpërngulur në mënyrë interne dhe refugjatë



Sipas vlersimeve të UNHCR-it, gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 dhe pas, më tepër se 15.000 persona janë shpërngulur nga jugu i Sërbisë

Konfliktet në Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë gjatë vitit 2000-2001

Konfliktet në Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë kanë sjell deri te shpërngulja e re masive banorëve Shqipëtarë, më së shumti nga frika për sigurin personale. Sipas të dhënave të UNHCR-it dhe Komitetit Ndërkombëtarë të Kryqit të Kuq (ICRC), në Kosovë kan ardhur 4.531 të personave të shpërngulur intern nga rajoni i komunës së Preshevës dhe 13.252 persona nga teritori i komunës së Bujanocit. Nga komuna e Medvegjes është shpërngulur gati e tërë popullata shqipëtare në këtë komunë gjatë konflikteve të armatosura kanë mbetur vetëm 300 shqipëtarë. Për shkak të konflikteve në fshatin Rahovicë në maj të vitit 2000 shtëpitë e tyre i kanë braktisur 3000 shqipëtarë nga ky fshat dhe fshati fqinjë Kurbali. Vetëm në një ditë, me 15 maj, 969 persona kanë shkuar në Kosovë. Shumica e shpërngulurve përkosisht janë vendosur në Gjilanë dhe rrethinë. Përfaqsuesit e shqipëtarëve vlersojnë se që nga maji i vitit 1999 deri te ngjarjet në Rahovicë, në maj të vitit 2001 regjionin e Preshevës, Medvegjes dhe Bujanocit e kanë braktisur 25.000 Shqipëtarë.

Kthimi i shqipëtarëve të shpërngulur ka filluar pas përfundimit të konflikteve të armatosura. Kthimit më masiv i kanë parapri vizitat të organizuara të personave të shpërngulur shtëpive të tyre gjatë muajit qershorë të vitit 2001. Në vendime për kthimim kanë ndikuar vlersimi i sigurisë, gjendja në të cilën ishte pasuria e braktisur dhe mundësia për fitim me akitivitete ekonomike. Ndihma e organizatave humanitare për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara dhe sferave tjera të jetës ka rëndësi të madhe.

Sipas të dhënave zyrtare të qeverisë Jugosllave nga 12.500 persona të shpërngulur nga këto 3 komuna në shtëpi janë kthyer deri në fund të vitit 2001 më tepër se 9000 persona. Kthimi është vazhduar edhe gjatë vitit 2002. Logaritet se numri i personave të shpërngulur të cilit janë të vendosur në Kosovë për momentin është më i vogël se 1500. Kryetari i trupit Koordinues të qeverisë Nebojsha Çoviq ka deklaruar me 27 korrik të vitit 2002 që në Kosovë ende janë të vendosur rreth 450 Shqipëtarë të shpërngulur nga komuna e Preshevës dhe Bujanocit.

Fshatrat në rajonin malësis së Bujanocit

Nga frika për siguri personale, të gjithë banorët e Zaribincës dhe fshatrave përreth të cilat i gravitojnë siç janë Çar, Pribovc, Novosellë, Orgjevac dhe Ravno Buçje i kanë braktisur shtëpitë e tyre. Kthimit të organizuar i ka parapri vizita e organizuar e të gjitha fshatrave dhe biseda e banorëve me përfaqsuesit e UNHCR-it, e UMM, UJ dhe MPB. Të kthyerit potencial më së shumti pyetje i kanë parashtru përfaqësuesve të UJ dhe MPB. Kryesisht duke kërkuar garancion të sigurisë dhe premtim që nuk do të ketë malltretim fizik dhe verbal. Garancionet të cilat ishin të dhëna nga ana e përfaqësuesëve të MPB dhe UJ kanë qenë të natyres gjenerale. Ata kanë premtuar që përfaqësuesit e ushtrisë dhe policisë do të sillen në mënyrë të diciplinuar, e nga qytetarët kanë kërku që në raste të incidenteve të drejtohen oficirëve të ushtrisë dhe policisë.

Pos sigurisë, banorët i kanë brengosur edhe dëmtimet në objekte shkollore dhe tjera objekte publike. Gjatë vizitës së parë të banorëve nëpër fshatra, në qershor të vitit 2001, dhe në cilën ka marrë pjesë përfaqsuesi i FDH, pjestrët e UJ nuk kanë qenë më të stacionuar në këto objekte, por gjurmët e shfrytëzimit të tyre kanë qenë të dukshme.Tenki i UJ ka qenë i parkuar pranë murri i shkollës në fshatin zarbincë, e tenda UJ qendronte pranë murit të ambullantës së fshatit. Banorët kanë kërkuar tërheqjën e ushtrisë nga obori i shkollës. Kërkesa ëshë realizuar në fund të vitit 2001, por shkolla nuk ka punuar në vitin shkollor 2000/2001.

Dëmtimët, humbja e pronës, në disa raste dhe gjurmët e qendrimit të formacioneve të armatosura nëepër shtëpi, kanë qenë të dukshëm edhe gjatë vizitës së banorëve fshatit malor Pribovcë në veri të skajshëm të komunës së Bujanocit. Të gjithë banorët janë në gjëndje të rëndë ekonomike, kryesishtë merren me bujqësi dhe blegtori, dhe vështirë që mund të gjejnë mjete për rindërtim. Marrja me bujqësi është e vështërsuar për shkak të numrit të madhë të minave, të cilat janë të vendosura në rethinë.

Sipas të dhënave të afrueshme, deri në 15. tetor të vitit 2001 në fshatin Zarbincë janë kthyer 55 nga 67 familje, në Ravno Buçje 12 nga 60, në Suharno 12 nga 45, në Pribovcë 5 nga 50 dhe në Novo Sellë 6 nga 25 familje. Banorët e fshatit shqioëtar orgjevac, të cilit kryesishtë gjindën në Bujanoc, nuk tregojnë deshirë për tu kthuer meqenëse të gjitha shtëpite e kësaj komune janë të shkatëruara. Gjatë vitit 2002, nuk ka patur kthime të reja të rëndësishme për këto fshatra.

Fshatra tjera në komunën e Bujanocit

Pas zhdukjës së Vladës dhe Persës Miletiq, fshatarëve të vetëm serb, me 20. qershor të vitit 2000 fshati Tërnoc i vogël në kufi me Kosovën e kanë braktisur të gjithë banorët Shqipëtar. Nga 550 banorë, në fshat janë kthuer, deri në mes të muajit qershor të vitit 2001, 135 vetë nga 14 shtëpi prej gjithësejt 62 shtëpive. Problemi kryesor gjatë kthyerjës ka qenë vendosja, duke marrë para sysh që të gjitha shtëpitë kanë qenë pak a shumë të dëmtuara.Është mundur të konkludohët që në shumicën e shtëpive kanë qendruar pjestarët e forcave të armatosura, deri sa nga disa janë ndërmarrë dhe veprime ushtarake. Banorët të cilit kanë mbetur pa bagëti dhe nuk kanë mundësi të merrën me bujqësi shkaku i minave sot në tërsi janë të mvarun nga ndihma humanitare e Kryqit të kuq Ndërkombëtar dhe bashkësisë fetare Islame. Si problem të vetin të madhë paraqesin dhe pamundësinë e realizimit e së drejtës në mbrojtje shendëtsore. Fshati nuk ka ambullantë, dhe vetëm një nga banorët ka veturë të paregjistruar. Banorët kërkojnë çfarë do leje për të patur mundësi që ne raste urgjente të transportohën deri të ambullanta e më afërtë dhe të kalojnë në menyrë të sigurtë punktin policorë ne rrugë nermjet Tërnocit të Madhë dhe të Vogël.

Fshati Nesalcë nga 480 banorë gjatë vitit 2000 e kanë braktisur rreth 60% të banorëve. Deri në fund të qershorit të vitit 2001 në fshat janë kthyer më tepër se 60 familje, e pastaj edhe 15 të mbetur. Situata e ngjajshme është edhe në fshatin Letovicë, ky kthimi ka qenë vetanak por i konsideruëshem. Deri në fund të vitit 2001 në fshat janë kthyer gati të gjitha 200 familje. Kryetari i bashkësisë lokale Letovicë Ekrem Xhemaili ka thënë se ndikimin më të madhë pozitiv ka prezenca e përditëshme e patrolave multietnike policore.

“ Gjatë dy viteve të fundit banorët e këtij fshati kanë duruar maltretime të shpeshta nga ana e policisë. Gjatë vitit 1999, 13 banorë të fshatit tanë janë marrur në pyetje me arsyetim se posedojnë armë. Ata janë të rrahur dhe maltretuar në polici, deri sa Todoroviq Stanko, komandant i policisë në Biljaçë, ende punon në atë vend të punës. Në të njejtin vit ushtarët kanë qendruar në 12 shtëpi në fshatin tonë. Dëmi i cili është bërë kurr nuk ëshë kompenzuar në menyrë adekuate, e komandanti i cili ka ardhur në fshat, majori Vuksanoviqi na ka thënë që “ duhët të jemi të kënaqur”. Problem i madhë është arsimimi i fëmijëve nga fshati jonë. Shkolla e cila egziston në fshatë është katërvjeqare, kështu që më shumë se 70 nxënës udhëtojnë për në Nesalcë. Më tepër se trë muaj nuk kemi patur transport për të shkuar në Letovicë, kështu që kjo më së shumti i ka goditur fëmijët. Gjithashtu këmi kërkuar që mundësishtë bile edhe me mjete tana, të ndërtojmë për fëmijët parashkollor. Problemët me objekte të cilat i nërtonin banorët më vetëkontribut me fshatinë fqinjë Rajincë, e cilat janë tani pronë e ndërmarrjës “ Jugokop” gjithashtu nuk janë të zgjëthur. Të gjitha ato ndërtesa tani më shkatërohën, e banorët janë të gatëshëm që të investojnë të hollat e tyre, për të ndërtuar në fshat një objektë të cilin të gjithë do ta shfrytëzonin, si për shembëll Shtëpi Kulture, dhe të ngjajshme. Problem i madhë është dhe papunësia. I këmi shumë njërëz me shkollim të lartë të cilit janë të papunësuar. Gjatë vitit 1999 disa nga fshatarët e fshatitë tanë janë të nga fabrikat në të cilat kanë punuar, së pari në “Simpo”. Rruga deri në fshat gjithashtu nuk është asfaltuar, edhe pse në masë të madhe kjo është bërë deri në fshatin fqinjë Gromada në të cilin jetonin banorët Serb.

Përveç kësaj banorët, megjithëatë po kthehën dhe deshirojnë të jetojnë dhe të punoinë këtu. Të gjithë ndihën më të sigurtë për shkakë të pranisë së policisë multietnike the tani presin që edhe problemët tjera të zgjithën në menyrë të kënaqshme.

Nga fshati Dobrosin në kufi me Kosovën, i cili ka tërësishtë 1100 banorë ( rreth 120 familje) përkohësishtë kanë shkuar në Kosovë gjatë muajit majë të vitit 2001 nga frika e incidenteve të shumta pas kthimit të ushtrisë dhe policisë në ZTK. Të njejtën verë banorët janë kthyer nëpër shtëpi. Ata, ndërkaç, kërkoinë ndriqimin e vrasjës së vëllazërve Shaqipi, largimin e minave të mbetura, dhe atë që policija të pushoj së bastisuri pa nevojë, dhe të maltreton qytetarët në menyrë verbale të cilit më shumë herë gjatë ditës shkojnë në Kosovë. Banorët theksojnë që gjithnji kanë qenë të lidhur me komunat në Kosovë dhe se askush nga ta kur nuk ka qenë i punësuar në komunën e Bujanocit.

Sipas të dhënave të sekretarit të bshkësisë lokale Konçul, nga fshati i cili ka 1200 banorë,rreth 70% kanë shkuar në Kosovë pas shpërndarjës së UÇPMB/së dhe kthimit të ushtrisë dhe policisë në ketë rajon. Gjatë qershorit të vitit 2001 gati të gjithë janë kthyer nëpër shtëpi.

Komuna e Preshevës

Deri me 19. shtatorë të vitit 2001 në komunën e Preshevës janë kthyer në menyrë të organizuar 1260 persona të shpërngulur intern. Kthimët më masive të organizuara kanë qenë gjatë me 17. dhe 26 korrik të vitit 2001, kur janë kthyer 400 banorë, kryesishtë fshatarë të fshatrave Bujiç, Depçe, Cerevajkë dhe Ilincë. Nën tenda janë të vendosur 29 familje shtëpitë e të ciljëve kanë qenë të demtuara.

Fshatrat në Karadak të Preshevës – Ilincë, Bujiq, Depçe, Cerevajkë dhe Magjerë – në përendim të komunës në pjesën malore pranë kufirit me Kosovë, janë gjetur në ZTS. Banorët e këture fshatrave, pas lajmërimit për kthimin e ushtrisë dhe policisë e kanë braktisur teritorin. Fshatrat kanë mbetur tërsishtë të shprasta, pasi shpërngulje ka patur edhe më parë, gjatë vitit 1999. dhe 2000. Banorët e kanë kushtëzuar kthimin, me dëbimin e forcave policore dhe ushtarake nga ky teritor. Në Bujiq dhe Ilincë forcat e armatosura kanë qenë në shtëpi private gjatë vitit 2001deri sa në shkollën fillore në Ceravajkë, për skaj rrugës Gjilan – Preshevë ka qenë e stacionuar njësija e madhe policore. Në fund të muajit korrik të vitit 2001 policija është shpërngulur nga shkollat dhe shtëpitë private.

Organizatat ndërkombëtare humanitare, në bashkëpunim më pushtetin lokal në Preshevë, e kanë organizuar kthimin e personave të intern të shpërngulur, të cilit kanë qenë kryesishtë në Gjilanin fqinjë në Kosovë.Kthimet individuale janë karakteristike për fshatra në veri të komunës (Shushaja e poshtme dhe e Epërme Crnoticë) si dhe për Oraovicën. Gjatë qershorit të vitit 2001 numri më i madhë i banorëve eka vizituar ose është kthyer në shtëpitë e tyre.

Praksa e mbledhjeve javore të përfaqësuesve të UJ, MPB dhe organizatave ndërkombëtare është një prej masave të mira e cila ndikonë në kthimin e të shpërngulurve. Mbledhjët javore të cilat mbahën në shkollë në Cerevajkë, me përfaqësuesit të fshatit, janë bërë vende ku banorët mund të paraqesin ankesat e tyre në sjellje të ushtrisë dhe të policisë. Ata thonë se kjo i inkurajojnë dhe të shpërngulurit tjerë në kthim. Praktika e mledhjeve javore, ndërkaç, është ndërprerë në korrik të vitit 2002.

Komuna Medvegje

Në komunën e deri tani në menyrë të organizuar, kryesishtë me ndihmen e UNHCR-it, janë kthyer 307 Shqipëtar. Vlerësohët që tani në këtë komun jetojnë rreth 800 Shqipëtarë. Pas kryerjës së zgjedhjëve lokale në korrik të vitit 2002 shefi i trupit Koordinues ka deklaruar që edhe 700 Shqipëtar nga komuna e Medvegjës janë internë të shpërngulur në Kosovë.

Refugjatët nga Republika e Maqedonisë. Sipas të dhënave të UNHCR-it, për shkak të konfliktit në Maqedoni, kanë ikur në Serbi dhe Malë të Zi mbi 8000 Shqipëtar dhe rreth 2000 Maqedonë dhe pjestarë të bashkësive tjera etnike. Numri më i madhë i Shqipëtarëve strehim të përkohëshem ka gjetur në komunën e Preshevës. Në Miratovcë, fshat pranë kufirit me Maqedoni, kanë ardhur rreth 1500 refugjatë, në Çukarkë rreth 200, në Crnotincë rreth 100 dhe tj. Vetëm për një ditë me 25. maj të vitit 2001, në teritorin e komunës së Preshevës kanë ardhur 1500 refugjatë, kryesishtë banorë të fshatit Lojanë të Maqedonisë. Sipas të dhënave të komisarit për refugjatë të komunës së Bujanocit, kthimi i refugjatëve është i lënë pas dore.


< 10
faqe
- 11 -

12 >