Medvegja në ditët tona/18
Diskriminimi në lëmin e punësimit, pushimi i puntorëve shqiptarë nga puna gjatë bombardimit dhe pengimi i kthimit në punë të punëtorëve që kanë ikur në kohën e intervenimit të NATO-s janë problemet themelore me të cilat ballafaqohen shqiptarët etnik në Preshevë dhe Bujanovc. Për këtë arsye shumica dërmmuese e shqiptarëve punojnë në sektorin privat ose merren me bujqësi.
Të dhënat për zhvillimin ekonomik
Të dhënat për zhvillimin ekonomik dhe punësinë janë shqet;suese. Instituti G-17 thotë se në periudhën 1988-1998 në Serbi më së shumti ka stagnuar komuna e Preshevës. Të ardhurat për banor në këte komunë të pazhvilluar në vitin 1998 kanë qenë 370 dollarë, ndërkohë që mesatarja e Serbisë ishte 1700 dollarë. Pjesëmarja e sektorit privat në të ardhura gjatë kësaj periudhe në Preshevë është rritut nga 18 në 52,2%, kurse në Bujanovc nga 17,3 në 35, 2%.
Komuna e Bujanocit
Në këtë komunë ka më shumë të punësuar se sa të papunësuar. Të dhënat e pushtetit komunal flasin për 6.000 të punësuar dhe 4.385 të papunësuar. Sipas raporteve thuhet se numri i të paraqiturve në Entin e tregut të punës është rritur në 4.600. Vlerësohet se numri i përgjithshëm i të papunësuarve, së bashku me ata që janë të lajmëruar në Ent, është 10.000. Prej këtij numri 70% janë shqiptarë. Pozitat udhëheqse në ndermarrjet krysore publike (PTT, Telekomi, Elektrodistribuimi, Ndermarrja publike komunale) kanë serbët. Në ndermarrjet shoqërore (fabrika e ujit mineral, fabrika e duhanit, fabrika e akumulatorëve”Svetlost” dhe repartet e Simpo-s) situata është e njejtë. Numri i të punësuarve të pakicave etnike është i vogël në krahasim me numrin e përgjithshëm të të punësuarve. Në fabrikën e ujit mineral”Heba” prej 460 të punësuar, rreth 95% janë serbë.
Numëri edhe ashtu i vogël i të punësuarve është zvogluar për shkak të pushimit të tyre nga puna. Rasti më njohur të largimit të punëtorëve nga puna është një repart i fabrikës “Simpo” gjatë vitit 1999. Përfaqsuesi i Këshillit për të drejtar e njeriut thotë se vetëm gjatë vitit 1999 nga puna janë larguar 80 shqiptarë. Vetëm nga fshati Lluçan 6 (Nijazi Ramadani, Fatmir Sherifi, Qani Hasani, Fatmir Xhelili, Ramiz Sabedini dhe Muzafer Nuhiu. Puntorët e paditën fabrikën“Simpo” dhe procedura është në vazhdim. Pas përfundimit të konflikteve në vitin 2001, drejtori i ka thirrë këta puntorë që të kthehen në punë, por me kusht që ta tërheqin padinë. Të gjithë këte e kanë refuzuar. Momentalisht në fshatin e tyre Lluçan ka 15 të punsuar, prej të cilëve tetë punojnë në arsim.
Ruzhdi Fejzullahi nga Tërnoci i Madh, një nga puntorët e “Simpos” në Bujanoc, rastin e vet kështu e përshkruan: “Në ditën kur filluan bombardimet në repartin ku kamë punuar unë ishin të punsuar 53 shqiptarë. Ditën tjetër, më 25 mars 1999, ne 45 jemi larguar pa aryetim. Disa ditë më vonë, më 1 prill 1999 kam ardhur për rrogë, ndërsa më 15 prill për regres. Asnjë herë nuk i kam marrë paratë, ndërsa për herën e fundit kur isha në atje, në afësi të fabrikës, në një veturë të markës “Ford Taunus” ishte i ulur një polic me automat. Kur i kam pyetur të punësuarit kur duhet të lajmërohem, ai polic e drejtoi automatin në drejtimin tim duke mu kërcnuar më tha “A dëshiron që unë të tregoj kur të lajmërohesh”. Nga ajo ditë unë nuk kam shkuar dhe as pyetur për rrogë”
Fatmir Nebiu (1958), Xhemile Nevzadi(1958), Faik Agushi(1963), Makfire Ajeti (1959) dhe 4 puntorë të tjerë të OP “7 korriku” nga Presheva, për shkak të pasigurisë së përgjithshme gjatë mombardimit të NATO-s në vitin 1999 nuk kan ardhur në punë. Pesë prej tyre tani dëshirojnë që të kthehen në punë, por edhe krahas të premtimeve nga ana e drejtorit, kjo ende nuk ka ndodhur. Ata me postë i kan marrë librezat e punës, pa vendim për ndërprerjen e marrëdhënies së punës.
Fshatrat Dobrosin, Konjçul dhe Tërnoc i Madh nuk kanë të punësuar në ndermarrjet shoqërore e publike në këtë komunë. Banorët e fshatrave, të cilët në asnjë mënyrë nuk janë prekur nga konfliktet e armatosura, gjithashtu nuk kanë të punësuar në ekonominë e komunës së Bujanocit. Në fshatin Smolicë, prej 1.500 banorëve vetëm katër janë të punësuar si mësues të fshatit. Personi i pestë, i cili ka punuar në ndermarrjen “Svetlost” është larguar nga puna gjtë vitit 1999. Sipas fjalëve të shqiptarëve lokal, gjatë dekadës së fundit krahas serbëve lokal janë në ndërmarrjet shoqërore janë punësuar kryesisht serbët e komunave fqinje.
Komuna e Preshevës
Në Preshevë janë të punësuar 2.408 banorë, ndërsa zyrtarisht të papunë janë 4.306. Duke marrë parashysh që shqiptarët kryesisht nuk paraqitën në Entin pët tregun e punës, përfaqsuesit shqiptarë vlerësojnë se në Preshevë ka 19.000 të papunë.
Drejtorët e ndërmarrjeve publike PTT dhe Telekom, si dhe shumica e ndërmarrjeve shoqërore (fabrika e plastikës, shtypshkronja “Grafofleks”, fabrika e gëlqerës “Buduqnost”, fabrika e qelqit “Kristal”janë të nacionalitetit serb. Në ndermarrjen publike komunale, elektrodistribuim, industrinë ushqimore”Bratstvo” dhe fabrikën “Metal” drejtorët janë shqiptarë. Për ndryshim nga Bujanoci, numri i i shqiptarëve dhe romëve me përqidje është më i madh, por nuk i përgjigjet strukturës etnike të banorëve. Në “Galofekx”, fabrikë e plastikës punojnë rreth 50% të shqiptarëve.
Fabrika e duhanit, përkatësisht në repartin që ekziston në Preshevë, ka të punësuar 78 punëtorë, prej tyre 29 janë shqiptarë (37,17%) dhe vetëm një rom (1,28). Në muajët kur paraqitet nevoja për punën sezonale, në fabikë prej 100 deri 120 të punësuar. Punëtorët sezonal rreth 70% të rasteve janë serbë. Këshilli drejtues ka 5 anëtarë (3 serbë dhe 2 shqiptarë), ndërsa drejtor i ndërmarrjes është serb.
Prej 2.000 banorëve nga fshati Cërnoticë , vetëm 20 punojnë sektorin shoqëror. Fshati Rahovicë që numron 6.000 banorë ka vetëm 100 të punësuar. Fshati Miratovc , i cili i dyti me madhsi me 5.000 banorë ka 60 të punësuar, ndërsa në Norç me 1.500 banorë në sektorin shoqëror punojnë 50 banorë. Në fshatin e përzier etnik Relan jetojnë rreth 200 familje me rreth 1.500 anëtarë. Një e katërta e familejeve janë të nacionalitetit serb. Në sektorin shoqëror janë të punësuar 110 banorë, prej tyre 75 serbë dhe 35 shqiptarë. Në Bushtrajë jotojnë 180 familje, prej tyre një e treta janë të nacionalitetit serb. Prej 900 shqiptarëve etnik sa jetojnë në këtë fshat, janë të punësuar 10, ndërsa prej rreth 200 serbëve janë të punësuar 40.
Forcave ushtarake dhe policore në objektet ekonomike
Problem i veçantë në Preshevë paraqet stacionimi i forcave ushtarake dhe policore në objektet ekonomike. Shembullin, të cilin shqiptarët vazhdimisht e theksojnë është fabrika e këpucave “Eukofleks” ku punonin rreth 210 punëtorë, prej tyre mbi 80% të shqiptarëve. Trupi Koordinues disa herë ka vazdhuar afatin për largimin e ushtrisë nga ky objekt. Ushtria përfundimisht është tërhequr më 15 prill të vitit 2002. Ushtria dhe policia, gjithashtu, gjinden edhe në sallën e ndërmarrjes “Elektrokontakt”,në Qendrën e Kooperativës Bujqësore Presheva dhe motelin privat “Azizi”. Pjesë e planit të Qeverisë Republikane dhe asaj Federative, i cili ka të bëjë me “harmonizimin e përbërjes nacionale të udhëheqësve” në ekonomi, qeverisje lokale, jurispodencë dhe fusha tjera me rëndësi nuk është zbatuar, ndërsa nuk janë marrë as hapat për realizimin e tij. Pjesëtarët e pakicave edhe më tutje nuk kanë ndikim në zhvillimin ekonomik të komunave ku ata jetojnë.
< 17 |
faqe - 18 - |
19 > |