Medvegja në ditët tona


Historia shqiptare e Toplicës



Në munges të të dhënave pasi që pasardhësit e këtyre viseve ende nuk e kanë marrur veten edhe historia e shkruar shqiptare e Toplicës ështe e mangët. Këtë mangësi e zbusin sado pak shënimet L. Popoviqit kur thotë se:
Derisa familjet shqiptare iknin dhe tërhiqeshin në luginën e lumit të Moravës jugore, nëpër të ftohtë të madh, pran rrugës, nëpër grykën e Gurdulicës deri te Vranja dhe Kumanova , shiheshin fëmijë të hedhur dhe të vdekur dhe pleq të ngrirë. Tërheqja ka qenë tragjike, kuajtë dhe qetë tërhiqnin ngadal qerret nëpër borë, sepse saja ka pasë pak. Disa fëmijë të hudhur, të humbur apo gjysmë të vdekur nga lodhja dhe uria kanë qenë të enjtur dhe të fryrë si tupan, disa vdisnin atëherë kur tanët i ushqenin ose pas ngrënies.[1]

Ndërsa Hajredin Hoxha, shkruan: “ Ekziston lista se vetëm me rastin e arritjës së ushtrisë serbe dhe malazeze në këto vise, në vitin 1912 u vranë 12777 shqiptarë”[2]


Struktura e popullsisë së Toplicës 1912


Toplica ka pasur 18333 banorë, prej të cilëve rrethi i Prokuples ka pasur 10825 banorë, prej tyre 4618 kanë qenë serb, ndërsa pjesa tjetër 6207, kan qenë shqiptarë e turq , rrethi i Kosanicës ka pasur 6708 banorë, prej tyre 577 serbë, 5951 turq e shqiptarë dhe afro 800 çerkezë.[3] “Leskovci gjerë në vitin 1877 ka pasur 900 shtëpi të banuara me 5000 banorë shqiptar të konfesionit musliman.[4] Në Prokuplë me rrethinë ka pasur 2505 shtëpi shqiptare, 2031 shtëpi serbe dhe 24 shtëpi turke. [5] Në Kurshumli ka pasur 1956 shtëpi shqiptare, 638 shtëpi serbe dhe 60 shtëpi rome” [6].

Burim i të dhënave

  1. L. Popoviqit në vepren “ Putovanje po novoj Srbiji ”
  2. Hajredin Hoxha, në Temën e Disertacionit, Lubjanë, 1973, faqe 69,
  3. Nikola P.Iliq “Oslobodjenje juzne Srbije” / citim
  4. Vidosava Nikoliq - Stojanoviq , Leskovac i oslobodjeni predeli ” faqe 143 /citim
  5. Të dhëna nga Jovan Haxhi Vasiljeviq
  6. “ Arnautska Liga ”, Beograd, 1908, faqe 15