Popullësia



FDH nuk ka mundur të arrijë deri të dhënat e sakta mbi numrin e tanishëm dhe strukturën etnike të popullatës, prandaj ka qenë i drejtuar në konkluzione indirekte. Regjistrimi i vitit 1981 Regjistrimi i popullësisë , i vitit 1981, të cilën e bëri enti për statistikë në teritorin e tërë ish Jugosllavisë, ishte i fundit i cili i solli të dhënat e sakta mbi numrin e banorëve në Serbi. Sipas atij regjistrimi, në komunën e Bujanocit kanë jetuar 46.689 banorë. Prej tyre më teper se 55% kanë qenë Shqipëtar ( 25.848), Serb reth 34% (15.914), Romë afër 9% ( 4.130). Në vetë qytetin Bujanoc kanë jetuar numer gati i njejtë i serbve, shqipëtarve dhe romëve.

Pos këtij qyteti, i vetmi vend ku ka qenë numri i Serbëve dhe Shqipëtarve i njejtë ka qenë fshati Osllarë. Vendbanimet tjera kanë qenë gati monoetnike. Prej 59 vendbanimeve në komunë, 36 kanë qenë fshatra me banorë Serb. As njëra prej tyre, megjithatë, nuk ka patur më shumë se 900 banorë, gjërsa në fshatin më të madhë Tërnovc i Madhë, ka banuar 6336 banorë

Komuna e Preshevës ka patur 33.948 banorë. Shumica, mbi 85% (28.961) ishin Shqipëtarë, mbi 12% (4.204) Serbë dhe mbi 1% (433) Romë. Nga 35 vendbanime në këte komunë gjashtë (në mesin e tyre edhe Presheva) ishin etnikisht të përziera, por Shqiptarët ishin shumicë prej mbi 82%. Katër vendbanime ishin të banuara vetëm me popullatë serbe, ndëra 25 me popullatë shqipëtare.

Nga 17.219 banorë të komunës së Medvegjës, Serbë dhe Malazezë ishin rreth 65% (11.354), Shqiptarë rreth 32% (5.509) dhe Romë rreth gjysmë përqindi ( 83). Nga 44 vendbanime në komunë, vetem tri vendbanime kanë patur 1000 banor. Tri të katërtat e vendbanimeve ishin të banuara kryesishtë me serb dhe malëzezë. Qyteti i Medvegjës dhe dy vendbanime tjera ishin etnikishtë të përziera por me shumicë serbe. Shqipëtarët ishin shumicë në tetë vendbanime. Në të tri komunat Romët kanë jetuar kryesisht në qytete

Vlersimi i vitit 1991, Rexhistrimin e përgjithëshem i zbatuar në vitin 1991 e kanë bojkotuar shqipëtarët në Kosovë, Preshevë, Bujanoc dhe Medvegje. Vlersimet për numrin e popullatës shqipëtare janë bërë në bazë të regjistrimit të vitit 1981. Sipas tyre, në komunën e Bujanocit ishin 49.238 banorë, prej tyre reth 30% Serb (14,660), 60% Shqipëtar (29.588), dhe diç më pak se 9% Romë. (4.408). Është vlersuar se në komunën e Preshevës kanë jetuar 38.943 banorë, prej tyre reth 90% Shqipëtar ( 34.992), 8% Serb ( 3.206 ) dhe 1,29 % Romë (505). Enti federativ për statistikë nuk i ka publikuar vlersimet për komunën e Medvegjës, por vetem rezulltatët e regjistrimit sipas të cilëve në këtë komunë ishin 13.368 banorë, prej tyre 9.205 Serb dhe Malazezë dhe 3832 Shqipëtar.

Popullsia prej vitit 1999 deri në mes të vitit 2001 për shkak të konflikteve të armatoura dhe frikës për siguri, popullata shqipëtare nga komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës tri herë janë larguar nga shtepitë e tyre. Vala e parë ishtë gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, kur nga ky teritor është larguar një e treta e Shqipëtarve. Vetem nga komuna e Preshevës kanë ikur rreth 20. 000 .

Pjesa më e madhe e popullatës shqipetare pas bombardimeve janë kthyer nëpër shtëpitë e tyre, por jo të gjithë. Sipas raporteve të organizatave ndërkombëtare, në Kosovë në shtator të vitit 1999 ishin 3.227 persona të zhvendosur nga këto tri komuna. Në Maqedoni, në fund të tetorit të vitit 1999 ishin reth 3.000 të ikur nga Presheva dhe Bujanoci. Vala e dytë e shpërnguljeve filloi në vitin 2000. Në fillim të konflikteve ndërmjet forcave të sigurimit dhe UÇPMB-së, nërmjet shkurtit dhe qershorit të vitit 2000, rreth 900 familje i kanë lëshuar shtëpitë e tyre. Intensifikimi i konflikteve në nëntor të njejtit vitë ka shkaktuar shpërnguljen e rreth 10.000 Shqipëtarve. Pjesa më e madhe e tyre ështe strehuar në Kosovë, në komunën e Gjilanit. Shpëngulja ka vazhduar edhe gjatë vitit 2001. Ne fund të muajit maj, gjatë valës së tretë të shpërnguljeve nga Presheva dhe Bujanoci, në Kosovë ishin 14.000 të zhvendosur nga ky teritor.

Kthimi më i rëndsishëm dhe i qëndrueshëm i popullatës shqipëtare, në menyrë të pavarur ose me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare ka ndodhur në mes të vitit 2001. Organizatat ndërkombëtare vlerësojnë se në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc pas përfundimit të konflikteve janë kthyer gjithësej rreth 5.300 Shqipëtarë. Përfaqsuesit e Trupit Koordinues qeveritar theksojnë se ky numër ështe 8.346. Në komunën e Preshevës deri në muajin tetor të vitit 2001 janë kthyer 1.263 persona të zhvendosur, derisa 400 janë ende në Kosovë.

Nëpër fshatra në veri të skajshme të komunës së Bujanocit, i cili është i njohur me emrin Malesia Bujanoc( fshatrat Zarbinc, Pribovc, Ravno Buçje, Suharn, Novo sellë) prej 247 familjeve të ikura, nga qershori deri në mes të shtatorit të vitit 2001 janë kthyer vetëm 90. Në komunën e Medvegjës pas shpërnguljes kanë mbetur rreth 300 shqipëtarë, por pas përfundimit të konflikteve janë kthyer edhe reth 400.

Gjatë vitit 2002 nuk ka ndodhur kthimi masiv i shqipëtarve të mbetur. Ata me ndihmën e e organizatave ndërkombëtare i vizituan shtëpitë e tyre, por shumica nuk mund të vendosin për tu kthyer. Numëri i saktë i shqiptarëve të zhvendosur intern, të cilët edhe më tutje janë në Kosovë, duhet të jetë i njohur pas publikimit të rezultateve të regjistrimit të popullsisë në Serbi, në kuadër të se cilit është kryer edhe regjistrimi i të zhvendosurve intern nga këto tri komuna.

Vlerësimi për vitin 2001 Sipas vlerësimeve të organizatave ndërkombtare, në vitin 2001 numëri i përgjithshëm i banorëve të komunës së Preshevës ka qenë 46.000, prej të cilit rreth 92 % ishin shqiptarë, 7 % serbë dhe 1 % romë. Në Bujanoc kanë jetuar 49.000 banorë ( 50 % shqiptarë, 36 % serbë dhe 14 % romë), ndërsa komuna e Medvegjës ka patur 13.500 banorë ( 67% Serbë. 32 % Shqipëtarë, 1 % Romë).

Regjistrimi i vitit 2002 Të dhënat zyrtare nga ky regjistrim i kryer në Serbi në prill të vitit 2002, ende nuk janë të shpallura. Regjistrimi për komuna Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka qenë i rëndësishëm dhe si parakusht për përpilimin e regjistrave zgjedhore për zgjedhjet lokale në korrik të vitit 2002. Komuniteti shqipëtarë ka marrë pjesë në përgatitje , por pjesëmarrja e shqipëtarve në regjistrim ka qenë e pasigurtë. Ata kanë kërkuar që në Kosovë të regjistrohen të gjithë shqiptarët të zhvendosur intern nga këto komuna si dhe që përfaqsuesit e OSBE të jenë prezent gjatë regjistrimit në teren. Në fund regjistrimi është kryer në formularë të veqanta, me pjesëmarrjen e ekipeve, ku mernin pjesë nje shqipëtarë dhe një serbë, dhe me prezencën dhe angazhimin e përfaqsuesve të OSBE, të cilët kanë shfrytzuar edhe bazen e të dhënave në Prishtinë për regjistrimin e personave të zhvedosur internë.

Të dhënat e vetme zyrtare lidhur me regjistrimin i ka kumtuar Rasim Laji, ministër federativ për bashkësitë nacionale dhe etnike. Ai me rastin e vizitës së Medvegjës ka thëne se në këtë komunë ka 11.823 banorë, prej tyre rreth 30% janë Shqipëtarë. Pas zgjedhjeve lokale të cilat janë mbajtur me 28. qershor të vitit 2002, nënkryetari i Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe kryetari i Trupit Koordinusë i Qeverisë Nebojsha Qoviq ka deklaruar që « Shqipëtarë ka definitivishtë më tepër se Serbë dhe se nuk duhet të krijohën iluzione që Serb ka më teper kur më të vertetë nuk ka aq shumë.» Kjo ishte dekleratë e parë e perfaqësuesit të pushtetit i cili flet për numer të banorve serb dhe shqipëtar në Bujanoc.


Hyrje
faqe
- 1 -

2 >