Vitviteja/Komiteti i Stambollit
NË ENCIKLOPEDI
1876
redakto- 23 dhjetor : Sultan Abdylhamidi shpall kushtetuten e Perandoris, e cila ishte hartuar nga veprimtarët e Bashkimit të Ri Osman. [1]
1877
redakto- Në ballë të Lëvizjes Kombëtare do të vihet Komiteti Qëndror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare, ose siç u quajt shkurtimisht Komiteti i Stambollit në krye me Abdyl bej Frashërin(dhjetor 1877).[2]
- Fjodor Dostojevski, shkruan, se “Një gjigand si Rusia duhet më në fund të dalë nga ajo dhoma e ngushtë ku koka ia godet tavanin, për të lëshuar shtatin në botën e gjerë dhe për të thithur ajrin e lirë të deteve dhe të oqeaneve”.
- 24 prill : Rusia i shpall luftë Perandoris së mundur të Sulltanit.[1]
1878
redaktojanar
redakto- janar : Aëtari i komitetit Vaso Pasha gjendet në Kosovë si këshilltar pranë valiut të Kosovës.[3] Në janarë, në Prishtinë, takohet me gjeneralin Klyzëre, një nga udhëheqësit e Komunës së Parisit.[4]
- 23 janar : Sipas dr. Jovan Haxhí - Vasileviqit, veprimet shqiptare për themelimin e Lidhjes Gjithëshqiptare, e njohur me emrin Lidhja Shqiptare e Prizrenit dolën në shesh në Vilajetin e Kosovës dhe në Vilajetin e Manastirit përnjëherë pas lidhjes së marrëveshjes serbo-turke të datës 23 janar 1878. Aso kohe u shtruan kërkesat që "Lidhja shqiptare të formohet sa më shpejt". [1]
shkurt
redakto- 13 shkurt : Sulltani botërishtë merr vendimin për shpërndarjen e Parlamentit Osman. Vendim i cili hynë në fuqi dhe zbatohet në po këtë kohë.[1]
mars
redakto- 3 mars: Me Traktatin e Shën Stefanint, botërishtë merr fund lufta në mes Rusisë dhe Perandorisë Osmane (ana e Sulltanit).[1]
- 30 mars: Parlamentari Muderris Ymer Efendi Prizreni e nënshkroi, më 30 mars 1878, Memorandumin drejtuar Konferencës së Shën-Stefanit, në emër të Vilajetit të Kosovës.[1]
- mes viti : Në emër të popullit shqiptar, si anëtar i Komitetit të Stambollit, Vaso Pasha i shkruanë një përkujtesë ambasadës britanike në Stamboll. "Po lind një çështje e re, çështja shqiptare".[4]
prill
redakto- 1 prill: Përfaqësuesi i Londrës në Stamboll, H. H. Layard, i shkroi Anglisë, se shqiptarët e shikojnë “autonominë' si një ilaç, i cili mund të përdorej kundër të gjitha padrejtësive". ndaj “rënia e pushtetit turk nuk do të jetë përfundimi, por fillimi i Çështjes Lindore”.[1]
- Në Stamboll anëtari i komitetit Vaso Pasha, boton në frëngjishte : Alfabeti latin i zbatuar në gjuhën shqipe («L'alphabet latin appliqué à la langue albanaise, Constatinople. Imperimeri du "Couttier d'Orient", 1878 ). [4][5]
maj
redakto- 4 maj: Në Prizren arrinë 30 delegatët e parë të Lidhjes - qëllimi : kunsërshtimi i Traktatit të Shën Stefanit. [1]
- 4 maj: Konsulli frëng në Shkodër, informon për nismën e formimit të Lidhjes Shqiptare.[1]
- 23 maj: Mbahet kuvendimi i parë shqiparë - Sipas thënieve të Haxhí Jovan Vasileviq, të bëra më 1909 : “Shqiptarët kuvendimin e vet të parë e kanë mbajtur më 23 maj”.[1]
- 24 maj : me ftesen e Ymer Prizrenit mbahet Kuvendi i Lidhjes. Kuvendi miraton vendimin për mbledhjen e kontributit në para, në lartësinë 10 grosh për kokë të banorit, për mobilizimin e 15 mijë ushtarëve.[1]
- 27 maj: konsulli vjenez në Shkodër, Lippich, informon Vjenën se thirrjen dhe përkujdesjen për Kuvendin Gjithëshqiptar në Prizren ka marrë mbi vete një "Komision i Ngushtë" i patriotëve nga Prizreni dhe Gjakova në krye me Myderriz Ymer Prizrenin. (spjegim i M.P:Fjala është për veprimtarët dhe drejtuesit e organizatës “Lidhja”_ “Besëlidhja” të prillit të vitit 1877.[1]
- 30 maj : Komiteti shpall në Stamboll një proklamatë.[4]
qershor
redakto- 4 qershor : Tubimi për themelimin e Lidhjes në Bajrakli Xhami.[1]
- 5 qershor : Seanca e parë e Lidhjes - sipas Kliment Xhambazovski edhe ngritja nga themelet.[1]
- 4-18 qershor : Mahen tubimet e fshehta (Sipas thënieve të Haxhí Jovan Vasileviq)[1]
- 10 qershor : instucionalizohet Lidhja Shqiptare e Prizrenit si Lidhje Gjithëshqiptare.[1]
- 17 qershor : përfaqësuesi francez në Shkodër informon Parisin se : "“Lidhja, që formohej nga banorët myslimanë të Shqipërsisë së Sipërme kundër çdo lëshimi ndaj Malit të Zi, është sot një fakt i kryer. Delegatët nga të gjitha rrethet janë mbledhur në Prizren dhe po krijojnë Komitetin Qendror”.[1]
- 18 qershor : Kuvendi i Lidhjes aprovoi dy dokumentet juridike themelore të saj: Rregulla organike (Suret-i Kararname) me 16 nene dhe Udhëzimet ushtarake (Talimat) me 14 pika.[1]
- 18 qershor : Konsulli vjenez, Lippih, në Shkodër, informon Vjenën se: "shqiptarët e Kosovës gjetën rrugën e drejtë kur iu përveshën formimit të Lidhjes Popullore. Ata deklaruan se në rastin ekstrem do të udhëhiqeshin nga parimi i mbështetjes në forcat e tyre. Ky parim i dha një nxitje të mëtejshme idesë që është bërë shumë popullore në Shqipëri".[1]
- 20 qershor : Komiteti i drejton memorandumin ministrit të Punëve të Jashtme të Austro Hungarisë, kontit Andrash. Duket se është i shkruar nga Pashko Vasa[4][6]
- 23 qershor : Këshilli i Ministrave të Perandorisë Osmane aprovoi vendimin për internimin e Haxhí Ymer Prizrenit dhe të Shuaip agë Spahisë, “së bashku me pesë anëtarë të tjerë që përcaktohen me emra” dhe vendimin për kahet e veprimet që duheshin kryer për krijimin e “Vilajetit të bashkuar të Rumelisë”.[1]
gusht
redakto- 3 gusht : Këshilli i Qendror i Lidhjes autorizon Sheh Mustafë Tetovën - "nji njeri me influencë në Stamboll dhe personalisht të mirrte mendimin e kryeministrit se çka do të ndërmerrte Porta e Lartë për të parandaluar copëtimin e Shqipërisë sipas Traktatit të Berlinit.[1]
- 5 gusht : Këshilli Qendror i Lidhjes "qiti kushtrimin për me u-mbledhë ushtarë në të gjithë Shqipnin".[1]
- 14 gusht : Këshilli Ushtarak i Lidhjes, sipas gazetës Narodni list të 14 gushtit 1880, dhe pikërisht myderrizi Haxhí Ymer Prizreni kumtoi se nuk e njeh më Qeverinë e Stambollit dhe se “Lidhja u shpall luftë armiqve të Shqipërisë”.[1]
- 17 gusht : Në Prizren arrinë valiu i Kosovës, Hafiz Pasha.[1]
- 20 gusht : Mutesarrifi (prefekti) i Prizrenit informon valiun e Manastirit, se ishte bërë një riorganizim në Lidhjen Shqiptare, duke përfshirë edhe riorganizimin e Komitetit Drejtues të Lidhjes, në krye të të cilit qëndronte myderrizi Haxhí Ymer Prizreni, kurse posti i Nënkryetarit të Lidhjes i ishte besuar Shuaip agë Spahisë, i cili e kishte edhe postin e Kryetarit të Komitetit të Degës së Lidhjes Shqiptare në Prizren.[1]
- 25 gusht : Në Prizren, nga Stambolli arrinë Mehmet Ali pashë Maxharrit, alias Charles De Troaes, me prejardhje frënge, përfaqësues i Perandorisë Osmane në Kongresin e Berlinit. I dërguar nga Sulltani dhe Porta e Lartë "si dhëndër i shqiptarëve" (dhëndër i Begollajve të Pejës).[1]
- 26 gusht : Ymer Prizreni thrret mbledhjen e Kuvendit (Fetfasë) për legjitimitetin e luftës shqiptare për mbrojtjen e tërësisë së Shqipërisë në të cilën theksohet: "Çdo shqiptar asht i detyrueshëm me luftue kundër ushtrisë turke, mbasi Turkija don me ja lëshue tokën shqiptare shkjaut."[1]
- 27 gusht : sipas konsullit vjenez, Jelinek : Mehmet Ali Pasha shkoi në Selinë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në Bajrakli Medrese. Kërkoi nga Ymer Prizreni dhe bashkëpunëtorët e tij në Komitetin Drejtues (Komiteti i Shpëtimit Kombëtar) të Lidhjes, të heqnin dorë nga pengesat shqiptare për dorëzimin e viseve të Plavës dhe të Gucisë Malit të Zi.[1]
- 31 gusht : sipas Ahmet Koronicës, "Komisioni", vepronte sipas udhëzimeve të Komiteti Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare - Komitetit të Stambollit. (spjegim i M.P: studiuesi Kristo Frashëri e quan "Komision organizator të Kuvendit" të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.)[1]
shtator
redakto- 2 shtator : Gazeta austro-hugareze Pester Lloyd, lëshonë një artikull informues të korospondenit të saj në Prizren, në të cilin ndër tjera thuhet: "Me datën 26 gusht, ndodhi këtu një ngjarje me rëndësi. Xhonturku i quajtur Omer Efendi, i cili me gjak i takon fisit shqiptar, i tuboi rreth vetes krerët e Lidhjes dhe i bëri me dije se në Stamboll “frankët” (evropianët - M.P.) me të holla po qeverisin, kurse Sulltani është vetëm vegël e ministrave të vet të korroptuar nga Evropa. Me Astro-Hungarinë, me atë shtet gllabëronjës, në vend se të luftojë, është duke bërë marrëveshje, kurse Greqisë do t’ia lëshojë vendet më të bukura të Shqipërisë (...)”. “deputet fanatik nga Stambolli”, i cili para delegatëve kishte konstatuar: ”Nuk ka më qeveri turkemuhamediane” dhe “i kishte nxitur bashkatdhetarët e vet që frenjtë e fatit të popullit t’i marrin në duart e veta. Në atë moment e merr fjalën Abdullah Nesimi (Dreni), fisnik nga Gjakova, e renditi fakte të cilat aludonin për shkëputjen e Shqipërisë nga Porta...”.(...)”Kush i njeh shqiptarët mirë, ashtu sikur korrespondenti Juaj - kjo do të thotë shkëputje e atij populli nga qeveria e dobët dhe e korruptuar e Stambollit. Kryengritja shqiptare do të shpërthejë në momentin e parë, porsa të cënohen interesat shqiptare”. (...) “Lidhja tashti është sundimtarja e Shqipërisë prej Janinës deri në kufijtë e Malit të Zi”, dhe se në krye të saj qëndrojnë “hoxhallarët fanatikë, të cilët plotësisht i kanë përvetësuar të rinjtë” dhe, “mjerisht, duhet të pranojmë se në Shqipëri më nuk sundon Qeveria e Stambollit, por Lidhja...!”. [1]
- 11 shtator : përfaqësuesi i Parisit në Stamboll, rreth vrasjes së Pashës ndër të tjera informon se: ”Në Shqipëri lëvizja u bë kombëtare. Të gjithë janë nën armë, që nga i riu e deri te plaku pa dallim feje...!”. [1]
- 13 shtator : përfaqësuesi i Rusisë në Stamboll, ja pranon përfaqësuesit të Francës në Stamboll se: ”Kongresi i Berlinit nuk e parashikoi këtë kombësi (shqiptare) të re, sepse ai e copëtoi Shqipërinë me lehtësi të madhe, duke i dhënë secilit që kërkonte ose të deshironte nga një copë...”. [1]
- 14 shtator : Gazeta zagrebase Obzor shkruan se: “Vendimi për Themelimin e Lidhjes (së Prizrenit) u mor në Stamboll nga intelektualë shqiptarë që mbanin pozita të rëndësishme në administratë, në kulturë, në ushtri dhe në xhandarmëri: nga pashallarë dhe deputetë shqiptarë me influnecë në jetën e Portës”.[1]
- 16 shtator : përfaqësuesi frëng në Shkodër informon se : Komiteti Qendror i Lidhjes, refuzoi këshillat, sugjerimet dhe direktivat e Portës të shprehura përmes Charles de Troaes. [1] “Lidhja Shhqiptare frymon në Prizren, ku lindi fryma revolucionare”.[1]
nëntor
redakto- 11 nëntor : valiu i Kosovës, informon Ministrinë e Luftës në Stamboll se “Jemi informuar se para se të merret leja nga Qendra e Organizatës së Lidhjes së Prizrenit nuk mund të zbatohen kurrfarë masash, lidhur me çështjen e mobilizimit dhe të grumbullimit të rezervave”. Së këndejmi, përfundonte ai, “nuk jemi optimistë se mund të arrihet zhdukja e të gjitha këtyre veprimeve, lëvizjeve para se të shkatërrohet qendra e Organizatës së Lidhjes së Prizrenit. Kjo mund të arrihet vetëm me përdorimin e një force të madhe shtypëse!”[1]
- 26 nëntor : Me ndihmen ushtarake dhe mjeteve spiunazhi të fuqive vendim marrëse shkëputet Ulqini nga trojet e Lidhjes.[1]
- 27 nëntor : Mbahet Kuvendi i Lidhjes i thirrur nga Sheh Mustafë Tetova.[1] (HZ:në të cilin ndodhin disa ndryshime)
dhjetor
redakto- fillim : Në vend të kryetarit të deri atëhershëm të Lidhjes, Sheh Mustafë Tetovës me ndikimin e Haxhi Prizrenit për kryetar emërohet mirmiran (kolonel) Ilijaz pashë Dibra.[1]
- 6 dhjetori : Gazeta Zastava ndër të tjera shkruan citatin: ”Ne Shqiptarët e Shqipërisë së Epërme po e shohim se është nevoja e domosdoshme të formohet Shqipëria e Lirë (...). Ky është mendim i shqiptarëve”.[1] dhe në numrin 21 të këtij viti shkruan : Më 2 shkurt 1879, Myderriz Ymer Prizreni, mbajti Kuvendin e Krerëve dhe të Degëve të Lidhjes, në të cilin morën pjesë “42 shqiptarë të shkëlqyeshëm”. Kuvendi u mblodh nën pretekstin kinse për të protestuar kundër arrestimit të Said Beut tëTherandës,“Prijësit të Partisë Liridashëse”, por, në fakt, nga Porta u kërkua të urdhëronte konvokimin e Kuvendit Shqiptar për hartimin e Kushtetutës për autonominë e Shqipërisë. [1]
1879
redakto- 21 mars : Lidhja Shqiptare e Prizrenit informon Porten e lartë me një letër të nëshkruar nga Ruhiu (Sheh Mustafë Tetova) - Kryetar i Lidhjes së Prizrenit, Ymeri (Prizreni) - përfaqësues i Sanxhakut të Prizrenit, dhe përfaqësuesit e sanxhaqeve të Shkupit, të Dibrës, të Gjakovës, të Prishtinës, të Mitrovicës, të Pejës etj. ndër tjera në letër thuhet se : ”Lidhja ka ndërmarrë masat e duhura për mbrojtjen e bijve të Atdheut të saj, fëmijët, nipat dhe pasardhësit e tyre dhe për këtë qëllim do ta derdhë edhe pikën e fundit të gjakut”.[1]
- 10 qershor : Përfaqësuesi i Gjermanisë në Stamboll informon Berlinin, se "Turqia do të shuajë me armë Lëvizjen shqiptare".[1]
- 16 qershor : Gazeta Obzor ndër të tjera shkruan: “Shqiptarët më në fund po ngriten nga të vdekurit dhe po e kujtojnë kreshnikun Skënderbe - Gjergj Kastriotin, duke nxjerrë para Evropës çështjen e tyre. Ata mendojnë për autonominë e atdheut të tyre shkëmbor”.[1]
- 20 qershor: gazeta Narodni glasnik merret me letren e Lidhjes dërguar portës së lartë më 21 mars 1979 dhe ndër të tjera shkruan : "Lëvizja shqiptare e lëkundi pushtetin turk dhe i drejtohet forcës së vet ushtarake kundër austriakëve".[1]
- 3 tetor : mbahet Kuvendi i Përgjithëshem i Lidhjes (synimi : "Vilajeti Shqiptar" - Principata Shqiptare nën sovranitetin e Sulltanit e me kryeqytetin në Manastir.)[1] Marrin pjesë 48 delegatë.[1] Shkarkohet Sheh Mustafë Tetovën nga posti i kryetarit të Lidhjes. Kryetar i Lidhjes emrohet Ymer Prizreni që deri atëher kishte postin e kryetarit të Këshillit Drejtues.[1]
- 7 tetor : Kuvendin e Përgjithëshem të Lidhjes të mbajtur më 3 tetor 1979, konsulli rus, Jastrebov, e quan "Kuvend Popullor Shqiptar".[1]
- 12 tetor : Në Stamboll themelohet "Shoqëria e të shtypurit Shronja Shqipe". Njëri nga themeluesit e saj ishte edhe Pashko Vasa, Militonin bashkë me të Sami Frashëri dhe Jani Vretoja. Kryetar i saj u zgjodh Sami Frashëri.[4]
- "Shoqëria e të shtypurit Shronja Shqipe" nxierr "Allfabetare"-n, si organ i sajë.[4]
- 9 dhjetor : Komiteti Qendror i Lidhejs Shqiptare dërgon në Plavë Jusuf Agën të informonte Muhtar Pashën se:“Lidhja më nuk i aprovon urdhrat e Portës”.[4]
1880
redakto- 3 janar : Rreth zgjerimit tëë Lidhjes gazeta e Zarës, Narodni list ndër të tjera shkrun se: "Selia e Lidhjes së Prizrenit qëndron aty ku dëgjohet zëri shqiptar".[1]
- l0 janar : Lidhja i dërgon Programin e Ri të kërkesave valiut të Kosovës në Prishtin. Në të ndër të tjera thuhet: [1]
- 16 shkurt : Gazeta I foni tis Alvanias e Anastas Kulluriotit, njofton për Programin e Ri të Lidhjes.[1]
- Në Bukuresht themelohet Deg' e shoqërisë së Stambollit për vivlla shqipe që në vitin 1884 do të marrë emrin Drita sipas gazetës shqipe që po këtë vit kishte filluar të dilte në Stamboll. E regjistruar pran administrates së Rumenisë si shqoqëri si shoqëri kulturore, sipas statutit të parë të saj.[7]
- 5 mars : Rreth kompenzimeve të ofruara nga Porta e lartë dhe kundërshtimit të Lidhjes gazeta Obzor ndër të tjera shkruan: “Shih ngatërresat, edhe ato janë toka me shqiptarë”, kurse nga Lidhja Shqiptare njoftonin se ajo me Traktatin e Berlinit "nuk ka marrë mbi vete asgjë dhe nuk pranon kurrfarë tërheqje nga vendet e veta”.[1]
- 17 mars : gazeta e Zarës, Narodni list njofton për mbajtjen e Kuendit të Lidhjes në Guci dhe qëndrimit të saj për mbrojtje me gjakë të vendeve të banuara me shqiptar .[1]
- mesi i marsit : krahu i njohur në histori si radikal i Lidhjes me përfaqsuesit Sylejman Vokshi, Ali Ibra, Haxhí Jonuzi në fshatin Rakoc të Gjakovës thirrë Kuvendin e Lidhjes dhe i kërcnohet Ahmet Muhtar Pashës se do të marshonin në Prizren me 8 000 veta, nëse ky nuk do t’i hapte udhë administratës shqiptare në Prizren e gjetkë. [1]
- 1 prill: Ahmet Muhtar Pasha, konstaton se: Traktati i Shën-Stefanit nxiti krijimin e Lidhjes Shqiptare.[1]
- 1 prill: Ahmet Muhtar Pasha njofton Stambollin se:[1]
- 2 (14) maj : Lidhja e ndjekë Ahmet Hilmi Pashën nga posti i mytesarrifit të Prizrenit dhe në vend të tij vë prefekt Shuaip agë Fejzullah – Spahiun (Perollin) dhe i jepë këtij të fundit titullin Pashë me të cilën shënohej përmbysja e administrates osmane të deriatëhershme.[1] (HZ: Bashkësia e fuqive e shehë si hapë të pa llogaritëshem, si hapë të njerzve të vegjël që bie në kundërshtim me planet e të gjithëve).
- 13 maj : gazeta El-ahram ndër të tjera shkruan : “Traktati i Berlinit ishte fillimi i problemit të Lindjes, e jo mbarimi i tij” dhe se “një popull i cili kërkon pavarësinë dhe është në gjendje të sakrifikojë çdo gjë është e pamundshme të lihet anash para se të ngopet toka me gjak; shqiptarët nuk janë më ata të djeshmit, ata janë zgjuar dhe janë më të pjekur"[1]
- 4 maj : gazeta Obzor ndër të tjera shkruan: “Shqipëria është duke ecur në rrugën e shkëputjes nga trupi turk për t’u shndërruar në shtet të pavarur”.[1]
qershor
redakto- 2 qershor : Valiu i Manastirit, Ahmet Muhtar Pasha, dërgon një telegram në të cilin bëhet e njohur se : Lidhja Shqiptare kishte depërtuar në të gjitha mekanizmat shtetërore osmane në tokat shqiptare: administratë, gjyqe, ushtri, polici dhe se Komiteti Qendror i Lidhjes ishte pushtet ekzekutiv e faktik në Shqipëri.[1]
- 9 qershor : Konsulli vjenez në Prizren, Valdhart informon për kokëfortësin e paris së Lidhjes ndër të cilët vihet në shënjestër Ymer Prizeni për punë prapa shpinës së Ahmet Muhtar Pashës .[1]
- 12 qershor : Konsulli i Anglisë në Prizren, informon Londrën se: “Iniciator dhe organizator i rezistencës në Prizren kundër Mehmed Ali Pashës dhe njëri ndër nxitësit e vrasjes së tij në Gjakovë ishte Kryetari i Degës së Lidhjes së Prizrenit, Haxhí Ymer Prizreni”.[1]
- 12 qershor fillon propaganda ndaj gjithë ,njerzëve të vegjël.[1]
- 12 qershor : valiu i Manastirit, Ahmet Muhtar Pasha, njofton dhe i sygjeron Portë së Lartë : se Komiteti Qendror i Lidhjes në Prizren, "nëpërmjet Degës së tij (...), është duke bërë presion në mënyrë demagogjike në popullsinë e vendit” dhe pretendon “që të gjitha viset e Shqipërisë të vihen nën një qeverisje unike dhe gradualisht të marrin formën e një shteti autonom. Bile, për t’i realizuar këto qëllime, kanë filluar parapërgatitjet duke ndërmarrë masa që prej tashit të organizojnë ushtrinë dhe format e tjera...”. Për ta ndalur këtë aktivitet, valiu i Manastirit propozonte: “Të zihen kryetarët e Komitetit të lartpërmendur si dhe të degës së tij, siç janë: Haxhí Ymer Efendiu, Shuaip Aga, prej anëtarëve Dervish Beu, Halim Qerqizi, Jonuz Efendiu, Rexhep Aga dhe Daut Spahiu - Gjakovari dhe të gjithë të internohen në vende të largëta dhe të ndryshme!” [1]
- 15 qershor Mutesarrifi Osman i Prizrenit, shehë të zbatueshme sygjerimet e Amet Muhtar Pashës të brë më 12 qershorë. Së paku sa i përket arrestimit të të cituarve, mirëpo kërkon përforcime ushtarake - kavaleri dhe këmbësori. [1]
korrik
redakto- 15 korrik : zyrtari anglez në Shkodër bënë të ditur se për çështjen e Ulqinit : Lidhja Shqiptare ka thirrur "Kuvendin e Përgjithshëm të Lidhjes për një datë të shpejtë, dhe delegatët u emëruan nga shumica e kazave, dhe janë në rrugë për në atë vend të takimit”. [1]
- 17 korrik : Ymer Prizreni i shkron ultimatum valiut të Kosovës, një letër shumë interesante për marrëdhëniet me ato vise, vërtet shumë të rëndësishme, me të cilën nuk kërkonte as më pak e as më shumë sesa tërë pajisjen ushtarake e cila gjendet në Prishtinë, në Mitrovicë dhe në Shkup t’ia dorëzojë ‘Lidhjes së Madhe’. Kjo kërkesë është bërë aq më vendosmëri, saqë Ymer Efendiu nuk ka ngurruar të shtojë edhe atë: ‘Nëse qeveritari në fjalë për tetëmbëdhjetë ditë nuk e plotëson atë kërkesë, Ushtria e Lidhjes do të vijë vetë për armë dhe municion, të cilat asaj i duhen”.[8]
- 20 korrik : Ymer Prizreni pretë delegatët që i kishte kërkuar Valiut të Kosovës më datën 17 korrik.[9]
- 21 korrik : konsullit austro-hungarez, Valdhart njofton se "në Prizren arritën 100 përfaqësues të degëve të Lidhjes".[1]
- 22 korrik : Mbahet Kuvendi i Lidhjes. [1]. Kuvendin prej 104 anëtarësh Ymeri, më date 22, e njohtoi se ka vendosur të rekrutojë 18 mijë veta nën Flamurin e Lirisë. Delegatët janë të detyruar që në afatin më të shkurtër t’i caktojnë aq veta sa kërkohen nga secili rreth. Për armë është kujdesur vet (HZ:Ymer Prizreni), aq sa duhet. Pastaj vuri në spikamë se valiu i Prishtinës armët dhe municionin e përgatitur tani shpejt do t’ia dorëzojë “Lidhjes së Madhe”. As për të holla nuk do të shfaqet nevoja (...). Në fund, deputetëve u solli ta nënshkruajnë njëfarë “Deklarate”, me të cilën sikur u shpallë luftë armiqve evropianë të Shqipërisë”.[10]
- 23 korrik : Politische correspondenz e Vjenës njofton bujshëm për Kuvendin e Lidhjes të mbajtur më 22 korrik 1880.[1]
- 24 korrik : Politische correspondenz e Vjenës ndër tjera raporton : "I quajturi Kuvendi i Madh i Prizrenit nxori në shesh figurën e Haxhi Ymer Efendisë për udhëheqës..." [1]
gusht
redakto- 3 gusht : gazera në greqisht Ora njofton bujshëm për Kuvendin e Lidhjes të mbajtur më 22 korrik 1880.[1] ndër tjra shkruhet : në Prizren, në Kosovë e në Shqipëri, "Situata e përgjithshme nga dita në ditë është më e rëndë; rendi juridik në një të ardhme të afërt po kërcënohet dhe se frika për rreziqet ekstreme nga çasti në çast po vërehet e arsyetohet" dhe citonte pjesë nga raporti i 24 korrikut 1880 për "Pol. Correspondenz".[1]
- 14 gusht : gazeta në serbisht Narodni list njofton bujshëm për Kuvendin e Lidhjes të mbajtur më 22 korrik 1880.[1]
- 21 gusht : valiu i Manastirit i shkruan Ministrisë në Stamboll se “ndonjë përçarje tjetër që dëshirohet të ndodhë në Prizren në dëm të Komitetit të Lidhjes nuk besojmë se do të mund të ketë. Prandaj tani ka ardhur koha të thellohet kjo përçarje dhe të sigurohen mjetet për ta mposhtur Lidhjen”.[1]
dhjetor
redakto- 8 dhjetor : gazeta e Zarës, Srpski list shtjellon jehonë e veprimtarisë së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në përmbushjen e Rezolutës së Kuvendit të Përgjithshëm të Lidhjes, të 22 korrikut 1880, dhe Kërkesës që ai Kuvend ia kishte drejtuar Sulltanit, dhe ndër tjera shkruan : "Nuk është plotësisht e mundshme të vihet në spikamë lajmi serioz, të cilin në telegram po jua dërgoj edhe sipas të cilit Kryesia e shqiptarëve në Prizren ka vendosur të flakë nga populli i vet edhe vulën e fundit të sundimit të Sulltanit."[1]
- 18 dhjetor : Organi (gazeta) kroat Obzor, se Prizreni është qendër administrative dhe ushtarake e Shqipërisë nën udhëheqjen dhe komandën supreme të myderriz Haxhí Ymer Prizrenit: “Luftërat e Gjergj Kastriotit e kanë larguar fuqinë e Turqisë nga Shqipëria, kurse Lëvizja e sotme (...) synon të dëbojë Greqinë etj (...). Qendër e kësaj Lëvizjeje nuk është Shkodra, as Janina, por është Prizreni”. Së këndejmi, “Prizreni - Krujë e viteve të Skënderbeut” - kisha konstatuar qysh më 1978.[1]
- 27 dhjetor : Dervish Pasha, kostaton se “Në vise të Gegërisë ka lindur ideja e bashkimit”, .[1]
1881
redakto- janar : bëhet riorganizimi i Lidhjes. U formua Komiteti i Ri Qendror i Prizrenit, i cili e shpalli “Qeverinë e Përkohshme” të Shqipërisë, të cilën Sami Frashri e quajti “Kuvernë e Përdorme”, në krye të së cilës, sipas studiuesit osman, Sylejman Kylçe, u vu “aktivisti i shquar i Lidhjes, Sheh Ymer Prizreni”, i cili i mori në duart e veta Qeverinë dhe Lidhjen.[1]
- shkurt: Abdyl Frashëri viziton qytete e Kosovës.[1]
- shkurt : Komiteti Qendror i Lidhjes së Prizrenit, përkatësisht “Kuverna e Përdorme” e formoi një njësi ushtarake elite prej “tetë mijë vetësh t’armatosun, e përbame prej burrash mâ trima të Shqipnis”. Ishin këta kryesisht malësorë nga viset e Gjakovës, të Lumës e të Fandës, nën komandën e kreut të Gashit, Ali Ibrahimit - Ibrës, Haxhí Jonuzit, kryetar i Gjykatës tregtare të Prizrenit dhe Sylejman agë Vokshit, tashti më i dëshmuar si komandant energjik i forcave më elite të Komitetit Qendror të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. “Këta u-betunë në nji mbledhje: 1) Me dhanë jetën për Shqipni, 2) me i prishë gjithë ata që do t’a thyjshin Besën shqiptare, 3) me e shtrëngue qeverinë e Stambollit që në Prizren, Gjakovë e Lumë t’i heki gjyqtarët e këqij e t’i zavendsojë ata me të ndershëm”.[1]
- 12 shkurt : Sulltani fletë për “një flamur të veçantë karakteristik”, në fjalë është Flamuri i Skëndërbeut në pamje identike me shqiponjën e “stampuar” në mure të Kalasë së Krujës.[1]
- 19 shkurt : gazeta Narodni list e Zarës, ndër tjera shktuan: "Shqipëria dëshiron pozitë autonome!". [1]
- Botohet artikulli serbisht me fototografi të antarve themelues të Lidhjes së Prizrenit të tubuar më 4 qershor 1878. Në artikull thuhet se "Aty janë tubuar pasardhësit trima të Gjergj Kastriotit, ndërsa serioziteti, me të cilin dëgjojnë hoxhën fjalëmbajtës, na bënë të bindemi se ata i kanë shtyrë të tubohen rrethanat e rëndësishme. S’ka dyshim se ky tubim paralajmëron ngjarje të rëndësishme të cilat shpejt do të marrin dhenë e do të përhapen në botë gjerësisht si simptome të fuqisë jetësore të popullit shqiptar, rreth të cilit Evropa nuk tregoi kurrfarë kujdesi që nga rënia e Krujës e gjer në ditët e sotme".[1]
- fund marsi: Ymer Prizreni shpallon punen e tij për pavarsi.[1]
- 28 mars : Bëhet prerja e lidhjes telegrafike të Prizrenit. Lidhja merr në duar telekomunikimin në trojet e saja.[1]
- 1 prill: Myderriz Ymer Prizreni nëMemorandumin e 15 prillit 1881, për Sulltanin dhe përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha në Stamboll, konstatonte: “… qe katër vjet jemi bashkuar dhe e kemi formuar Lidhjen tonë…”[1]
- 2 prill : gazeta Narodni list ndër tjera tregon se: Lidhja Shqiptare e Prizrenit ka ngritur në Prizren Qeverinë e vet të plotë, në krye me mutesarrifin Shaip Agë – Spahiun – Perollin. Të gjithë nëpunësit i ka vendosur Lidhja dhe të gjitha tatimet mblidhen për Lidhjen, e cila do të ftojë Sulltanin të emëronte kryetarin, i cili këtu do të sundojë në emër të tij. "Nëse Turqia nuk e plotëson këtë kërkesë, Lidhja është e gatshme të shpallë pavarësinë e Shqipërisë”. [1]
- 3 prill : gazeta serbe Istok, duke pasqyruar revoltën shqiptare pas arrestimit të anëtarëve të Degës së Lidhjes në Shkup, shkroi: “Shqipëria u ngrit në këmbë përsëri.”[1]
- 5 prill : Sylejman agë Vokshi dhe dy myderrizët gjakovarë: Hasan Efendi Shllaku dhe Ali Efendiu e lanë Prizrenin dhe shkuan në Gjakovë, për t’u vu në krye të malësorëve për Frontin e Ferizajt.[1]
- 7 prill : Këshillit Qendror të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Shuaip agë Spahiu, me kompetencën e Kryetarit të “Qeverisë së Pavarur” të Shqipërisë, dha “kushtrimin që meshkujt prej 17 vjeç të rrokshin armët e të shkoshin në Shtime për me luftue, me mbrojtë atdheun!”[1]
- 15 prill : Komiteti Qendror i Lidhjes së Prizrenit i dërgon Sulltanit një Memorandum - fajësohet qeveria osmane, e cila, qysh nga shtypja e Revolucionit Borgjez Osman të vitit 1876, me administrim joadekuat prodhoi një “gjendje kaotike” në të gjitha viset e Turqisë Evropiane - Rumelisë. [1]
- 21 prill : Dervish Pasha me ushtri delë në Qafë të Dulës, nga ku me artileri mund të atakonte Prizrenin. Ymeri Prizreni merr vendim të tërhiqej së bashku me njësinë që siguronte Komitetin Qendror të Lidhjes, të përbërë prej rreth 500 luftëtarësh. Ata ju bashkuan forcave të Sylejman agë Vokshit – Ali Ibrës në Malësi të Gjakovës.[1]
- 30 prill : i shoqëruar prej njerëzve besnikë, Myderriz Haxhí Ymer Efendi Prizreni u nis në drejtim të Durrësit. Fillimisht kaloi në fshatin Bytyç të Kazasë së Pukës, në vartësi të Vilajetit të Shkodrës, dhe u vendos ilegalisht në shtëpinë e imamit Mahmud Efendiut, i cili do të organizojë lidhjen për përcjelljen e sigurt të Haxhí Ymerit deri në Shkodër.[1]
maj
redakto- 1 maj : Zaptohet Abdyl Frashëri.[1]
- 12 maj : Ymer Prizreni duket të ketë kaluar nëpër rrethinën e Pukës.[1]
- 12-18 maj : Ymer Prizreni bunë në shtëpi të Jusuf Efendi Golemit në Shkodër.[1]
- 6/18 maj : rreth orës 17.15 sipas agjendëve cërnagor, Ymer Prizreni kalon nga Shkodra në Ulqin. [1]
- 7/19 maj : Vojvoda Masho Verbica nga Cetinja, më 7/19 maj 1881, informonte Vojvodën Sima Popoviq në Ulqin se “Ka ardhur këtu nga Prizreni popi Jovan Popoviq, prift prizrenas i ndjekur prej Dervish Pashës. Ai është ndjekur për shkak se e ka ndihmuar (për arratisje) Ymer Efendinë. Ai e njeh Ymer Efendinë dhe e lavdëron se është njeri i mirë dhe i mençur, dhe se me të vërtetë nuk qëndron në kurrfarë marrëdhëniesh të fshehta me Dervish Pashën. Sipas thënies të të përmendurit Popoviq, familja e Ymer Efendisë është internuar nga Prizreni në Manastir, e ndoshta në Selanik.”[1]
- 18 maj : Ymer Prizreni ja arrin të kaloi në Ulqin (nën administratë të huaj)[1]
qershor
redakto- 14 qeshor: nënkonsulli austrohungarez në Shkup i shkruan Vjenës rreth Ymer Prizrenit “Përkundër thirrjeve të njëpasnjëshme të (Dervish) Pashës që të kthehet në Prizren, ai arriti të qëndrojë i fshehur në këto male” të Malësisë së Gjakovës dhe “më vonë filluan reprezaljet për ta shtrënguar të paraqitet te Mareshali”, Dervish Pasha, e së fundi duke ia “arrestuar familjen për t’ia dërguar në Stamboll”.[1]
1884
redakto- Deg' e shoqërisë së Stambollit për vivlla shqipe e themeluar më 1880 ndërron emrin në Drita - sipas gazetës shqipe që dilte në Stamboll. [7]
1885
redakto- 29 shtator - 30 dhjetor : Sylemon Vokshi dhe burrat e tij gjykohen nga gjyqi osman.[1]
- 3 tetorit : Abdyl Shollo paraqitet dëshmitar në gjykimin e Sylemon Vokshit ku ndër të tjera thotë: “Po ky, Sylejman Vokshi, ka qenë vegla më aktive e veprimtarisë antiqeveritare e të mallkuar të Myderriz Haxhí Ymer Efendiut, që njihet njëri nga eksponentët më të mëdhenj të ish- Lidhjes, që sot ndodhet i arratisur në Mal të Zi. Shkurt, Sylejman Vokshi pat marrë mësim nga i arratisuri Haxhí Ymer Efendiu, që të mos i bindet qeverisë perandorake dhe t’ia prishë vazhdimisht qetësinë e rendin (publik); qysh nga ajo kohë ai, pa pushuar as edhe një çast, ka kryer lloj-lloj nxitjesh dhe intrigash antishtetërore si edhe veprime (të tjera) kryengritëse në çdo anë të mbarë Gegërisë dhe ka qenë prej kohësh kryetar i krerëve të rebelëve”.[1]
1886
redakto- 1 qershor : konzuli i përgjitshem austro-hungarez në trojet shqiptare me seli në Shkodër informon Kontin Kalnoky në Vjenë se : që nga tetori 1885 po zhvilloheshin veprimtari organizuese “në lidhje me projektin e kryengritjes së Shqipërisë së Mesme” kundër Perandorisë Osmane.[1] “Përsa i përket Z. Mitzakis, Mustafa Asim Pashaj më siguroi se ai nuk sjell të holla vetëm prej Malit të Zi në Shkodër por edhe prej këndej atje, se në Shkodër, u kishte bërë dhurata në të holla shumë personave të ndryshëm që nuk janë zbuluar ende dhe se kishte vënë kontakt me një hoxhë prej Ulqini me emrin Salih Efendi (Hylja), që njihej i dyshimtë, për të bindur me dijen e Cetinjës, ish - kryetarin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Shehun Omer Efendi, që qe arratisur n’Ulqin, për të marrë pjesë në lëvizjen që pritej dhe për të influencuar bashkatdhetarët e tij të ngushtë në Dibër, Tetovë, Lumë etj.” Konsulli Lippick e përmbylli informatën me konstatimin se: “Adjutanti i Sulltanit, Ferik Sulejman Pashaj, i cili tash së fundi është pritur të vijë prej Cetinje këtu (në Shkodër), duhet të ketë urdhër në lidhje me komplotin e dështuar, me ankesat kundrejt Mustafa Pashajt, me grindjen e tij me Jusuf Zija pashën etj.” [1]
- Shtypshkronja Drita merr emrin Diturija [si duket për shkaqe fesati shiko kohën saktësisht të kësaj dhe të themelimit të shoqërisë Drita (e Naços) H.Zh.].[7]
1894
redakto1896
redakto- Në Sofje, Bullgari, themelohet shoqëria e shqiptarëve të Sofjes Dëshira[7]
1897
redakto- Themelohet shoqëria shqiptare-rumune Ndihma - Ajutorul - shoqëri mirëbërse.[7]
- Faik Konica fillon botimin e revistës së tij Abania. Njëherë në Bruksel e më vonë në Londër.[7]
- Aselmo Lorekios fillon botimin e revistës së tij në Katanxaro, La Nazione Albánese.[7]
- Në Sofje fillon të botohet Kalendai kombiar.[7]
- Në Bukuresht, Vissar Dodani dhe Jorgji Meksi fillojnë botimin e gazetës së tyre Yll' i Shqipërisë[7]
1899
redakto1900
redakto- Në Bukuresht, të rinjët Dervish Hima dhe Jashar Erbara fillojnë botimin e gazetës së tyre Indivendeta Albánie´.[7]
1909
redakto- Haxhí Jovan Vasileviq thotë se: “Shqiptarët kuvendimin e vet të parë e kanë mbajtur më 23 maj”, “në Bajrakli Xhaminë e njohur, për faktin se myderrizi i asaj xhamie ishte edhe kryetari i përkohshëm i Lidhjes së Prizrenit. Mbledhjet e Kongresit kanë qenë të fshehta dhe askujt, përveç delegatëve dhe të ftuarve të posaçëm nga Prizreni dhe rrethina, nuk i është lejuar hyrja. Mbledhjet kanë zgjatur dy javë të plota dhe janë mbajtur për çdo ditë”.[1]
- 31 mars : Më 31 mars 1909 në Turqi shpërtheu grushteti. Nxitës i këtij grushteti u shpall Ismail Qemaili, kështu që filloi fushata kundër tij. Për ta "kompromintuar" Ismai Qemailin, Komanda e Divizionit të Janinës i ftoi të gjithë shqiptarët në klubin "Bashkimi" dhe u foli për ngjarjet e 31 marsit, duke theksuar se shkaktar i tyre ishte Ismail Qemaili, të cilën e cilësoi si "tradhtar të revulucionit turk" . [11]
1910
redakto- Bije kabineti turk në perandorin Osmane.[11]
- ↑ 1,000 1,001 1,002 1,003 1,004 1,005 1,006 1,007 1,008 1,009 1,010 1,011 1,012 1,013 1,014 1,015 1,016 1,017 1,018 1,019 1,020 1,021 1,022 1,023 1,024 1,025 1,026 1,027 1,028 1,029 1,030 1,031 1,032 1,033 1,034 1,035 1,036 1,037 1,038 1,039 1,040 1,041 1,042 1,043 1,044 1,045 1,046 1,047 1,048 1,049 1,050 1,051 1,052 1,053 1,054 1,055 1,056 1,057 1,058 1,059 1,060 1,061 1,062 1,063 1,064 1,065 1,066 1,067 1,068 1,069 1,070 1,071 1,072 1,073 1,074 1,075 1,076 1,077 1,078 1,079 1,080 1,081 1,082 1,083 1,084 1,085 1,086 1,087 1,088 1,089 1,090 1,091 1,092 1,093 1,094 1,095 1,096 1,097 1,098 1,099 1,100 1,101 1,102 1,103 1,104 1,105 Muhamet Piraku: (Teksti shqip i rezimesë anglisht të veprës : Myderris Ymer Prizreni - Ora, Zemra dhe Shpirti i Lidhjes Shqiptare 1877-1887, Prishtinë, 2005, fq. 522) në Me rastin e 130 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit marr nga :http://www.sa-kra.ch/literatur2.htm
- ↑ Ramiz Abdyli : KRAHINA E SHKUPIT NË EPOKËN E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT 1878-1881 {Me rastin e 125 vjetorit} nxierr nga : http://www.lajmet.com
- ↑ .A.Dozon. "Manuel de la langue schipe ou albanaise". Paris, 1879, fq. 336.
- ↑ 4,0 4,1 4,2 4,3 4,4 4,5 4,6 4,7 Vehbi Bala : PASHKO VASA - portret-monografi, botuar në : Pashko Vasa VEPRA 4, Rilindja, Prishtinë 1989.
- ↑ L'alphabet latin appliqué à la langue albanaise, Constatinople. Imperimeri du "Couttier d'Orient", 1878
- ↑ E përkohshmja "Djalëria", viti X, vëllimi II, nr. 8, qershor 1929.
- ↑ 7,00 7,01 7,02 7,03 7,04 7,05 7,06 7,07 7,08 7,09 7,10 7,11 7,12 7,13 7,14 Rexhep Qosja : ASDRENI Jeta dhe vepra e tij - monografi, botimi i dytë. RILINDJA Redaksia e botimeve, Prishtinë 1987.
- ↑ Vitviteja/Komiteti i Stambollit/Politische correspondenz e 23 korrikut 1880
- ↑ Vitviteja/Komiteti i Stambollit/Politische correspondenz e 23 korrikut 1880
- ↑ Vitviteja/Komiteti i Stambollit/Politische correspondenz e 23 korrikut 1880
- ↑ 11,0 11,1 Ali Asllani, so ju flas si babagjysh, Vlora Vlora! Almanak letrar, Vlorë 1963, nr.4 nxjerr ngaKajtaz Rrecaj : Ali Asllani, VEPRA 2 fq.136-137, Redaksia e botimeve "RILINDJA" , Prishtinë 1984.