Vitviteja/Komiteti i Stambollit/Letra e C.St. John e datës 12 qershor 1880
Vini Re! Përmbajtja e letrës është marr klotë. Si do që të jetë me këtë fillon demaskimi masiv i "bashkpuntorve" të tyre nga fuqit vendimarrëse të cilët zakonisht në popull njihen si njerz të popullit apo njerzë të vegjël për fuqitë vendimarrëse. Situat e zakonshme në politikat ndërkombtare kur përfaqësues të tyre shprehin mendimin e vërtet të popullit.
Letra e konsullit anglez në Prizren, C.St. John, të datës 12 qershor 1880, për kontin Granville, në të cilën thuhej:
“Im Lord, Tani pata rastin t’i raportojë Shkelqësisë Suaj se personi i quajtur Haxhí Ymer Efendiu është duke ushtruar influencë të madhe në Prizren. Ky njeri tani është bërë një ‘diktator’, duke marrë pjesë aktive në punët publike, politike dhe gjyqësore. Mutesarrifi, i cili sa për sy e faqe e përfaqëson Qeverinë, është mënjanuar krejtësisht. Qysh në fillim të vitit ai më kishte lënë një përshtypje si një shpifës i madh e tradhtar dhe nxitës i vrasjes së Mehmet Aliut, të cilin donte ta arratiste herët a vonë. Është për t’u çuditur se ai jo vetëm që mbeti i patrazuar, por i mor të gjitha punët e administratës në duart e veta dhe është në marrëveshje direkte me administratën lokale. Policia udhëzimet i merr nga ai, dhe, për shkak të dëshirës e kënaqësisë së tij, funksionarët e mëdhenj u shkarkuan nga shërbimi publik pa ndonjë arsye të caktuar, ose pa paralajmërim. Ndonëse nuk mbante asnjë pozitë zyrtare, përveç asaj të mësuesit, ai korrespondonte me shifër kahdo që donte. U përpoqa ta kuptojë natyrën e lidhjes së tij me Qeverinë, si edhe detyrat që duhet t’i kryente. Ata të cilët nuk janë në partinë e tij dhe që përfaqësojnë pjesën më të madhe të banorëve e përshkruajnë pozitën e tij si të jashtëzakonshme dhe të pajustifikueshme, kurse idhtarët e tij, të krijuar me karakter shumë të ulët, e bëjnë atë si prijatar ekzekutiv për mirëmbajtjen e qetësisë dhe për administrimin e drejtësisë (...). Prandaj, është e qartë se Qeveria është duke e angazhuar atë për t’i vazhduar intrigat në mënyrë që t’i prishë vendimet e Evropës (...)”. Më tutje, diplomati anglez, konstatonte me tendencë të qartë antishqiptare se, nëse Turqia e justifikon kundërshtimin e shqiptarëve me patriotizmin e tyre, kjo “nuk duhet të pranohet”!? - sepse cilësi të tilla nuk ka në këtë pjesë të Shqipërisë, përpos “në mendimet e një grupi fanatikësh, të udhëhequr nga Haxhí Ymer Efendiu, të cilët e kanë formuar të ashtuquajturën “Lidhja Shqiptare,” e cila, në realitet, nuk posedon asnjë vitalitet, përveç asaj çka rrjedh nga Qeveria, nga e cila, kohë pas kohe, shihet veprimi i mekanizmit të saj si dhe dëshira për një besnikëri të mirë”.