Vitviteja/Komiteti i Stambollit/Plani i Lidhjes më datë 27 nëntor

Vini Re! Plani që më vonë merrej si platormë paraqitëse e individëve ka më shumë pika.


1) Të gjitha krahinat e Shqipnis që përmendëm ma sipër duhet të përmblidhen në nji
vilajet dhe qendra të bahet në nji qytet, i cili të jetë në mes të Shqipnisë.
2) Nëpunësit që do të shërbejnë në kët vilajet duhet të dijnë gjuhën shqipe.
3) Arsimi të përhapet në të gjitha anët. Nëpër shkollat të mësohet edhe gjuha shqipe.
4) Të zbatohen ligje të dobishme për Perandorinë e për kombin, ligje kto që do të
përpilohen prej Mbledhjes së përgjithshme që do të mblidhet katër muej në vit në
qendrën e Vilajetit.
5) Nji pjesë e mjaftueshme e t'ardhunave të Vilajetit do të përdoren për punra botore.”