Vitviteja/Komiteti i Stambollit/Programi i Lidhjes më 10 janar 1880
Vini Re! Pjesa e më poshtme mund të mos jetë e plotë:
"Interesat më jetike të shqiptarëve duan zhvillimin politik dhe kombëtar të vendit të tyre; por, siç tregon përvoja shumëshekullore, ky zhvillim është i pamundshëm në gjendjen e sotme, nga e cila del një dobësi aq e rrezikshme, saqë armiqtë e shqiptarëve e mbajnë atë pothuaj si një nxitje. Rrjedhimi i kësaj së keqeje është humbja e vendeve në të mirë të Serbisë dhe të Malit të Zi. Shqiptarët janë të mendimit se vetë interesi i Portës e detyron atë të marrë parasysh dëshirat e tyre të ligjshme. Pra, kombi kërkon: 1) bashkimin e të gjitha vilajeteve të Shqipërisë së Sipërme dhe të Poshtme në një vilajet të vetëm nën administrimin e një veziri; 2) formimin e një asambleje kombëtare, e cila të ketë edhe disa të drejta legjislative; 3) formimi i një këshilli të zgjedhur pranë vezirit; 4) caktim të njëhershëm të taksave; 5) ushtria shqiptare të qëndrojë në vatrat e saj dhe në kohë paqeje të ketë për detyrë ruajtjen e rendit, siç bëhet në Rumelinë Lindore."