Tokajon

Ujë e lumë
      Çka është lumi ?
Si studiohet përfundi detit?
redakto
       Studimi i nën detit dhe nën oqeanit, mund të bëhet në disa metoda. Kështu janë të njohura metoda e Jehonës - tingull i lëshuar nga anijet, metoda e zhbirimit si dhe metoda e zhytjes. Kuptohet që këto studime janë të kushtueshme. Për shembull, për metodën e zhytjes duhet të përdoren barka zhytëse që ne zakonisht i quajmë nëndetëse.
Ç'është lumi?
redakto
       Ekspert Gjeografi na shkruan:Lumi është rrjedhë e madhe ujore. Nga burimi deri te grykëderdhja në ndonjë lumë tjetër, liqen apo det, lumenjtë e marrin ujin nga përrenjtë dhe burimet dhe me rrjedhjen e tyre formojnë shtratin e lumit.
A mund të shkojë lumi tepërpjetë?
redakto
Si thonë gjeografët kur lumi derdhet në lumë ?
redakto
       Ekspert Gjeografi na shkruan: Vendi ku lumi shkarkon (derdhet ) ujërat në ndonjë lumë tjetër, liqen, det apo oqean quhet grykëderdhje e lumit.
Si rritet lumi?
redakto

Lumi mund te rritet nga shirat ose disa te tjere rriten nga shkrirja e akujve

Çka është rrethina e lumit?
redakto
       Ekspert Gjeografi na shkruan: Jo, por e di çka është: Pellgu i lumit. Pellgu i Lumit është sipërfaqja e tokës, nga e cila të gjitha rrjedhat sipërfaqësore derdhen përmes rrëkeve, lumenjve ose liqeneve në det, grykëderdhje apo deltë.
Ku përfundon lumi?
redakto
        Ekspert Gjeografi na shkruan: Lumi përfundon aty ku derdhet në ndonjë lum tjetër apo në liqe ose det.


Ç'është delta e lumit?
redakto

Delte eshte siperfaqja me depozitime dherash ose te tjera materiale ne grykederdhjen e nje lumi.

Pse disa delta të lumenjve janë më të mëdha?
redakto
Pse "gjarpërojë" lumenjtë?
redakto
       Ekspert Gjeografi na shkruan: Bërrylat shumë të lakuar të shtratit lumor, që shfaqen tek lumenjtë rrafshinorë, të cilët kanë rënie të vogël dhe luginë të gjerë, ku, përshkak të zvoglimit të gërryerjes në thellësi-vertikalisht dhe rritjes së gërryerjes anësorë- horizontale, lumi shpesh gjarpëron në rrafshine tij dhe krijon brryla të mëdhenj ose të vegjel shumë të lakuar (dredha). Mendrat krijohen për shkak të përplasjes së amës së lumit herë në njërin herë në bregun tjetër, duke gërryer vazhdimisht anën e lugët të harkut dhe, nganjëherë, duke e shkëputur tërësisht nga shtrati lumor.
Si rritet shpejtësia e ujit të lumit?
redakto
Çka është dega e vdekur e lumit?
redakto
Çka është hapësira e vërshimit të lumit?
redakto
Çfare janë "Kanionet"?
redakto

Kanionet jane lugina lumore te ngushta, te gjata dhe shume te thella.

Cili është lumi më i gjatë?
redakto
       Ekspert Gjeografi na shkruan: Nili (arabisht: النيل an-nīl), në Afrikë, është lumi më i gjatë në Afrikë dhe në botë. Lumin Nil e përbëjnë Nili i bardhë dhe Nili i Kaltër. Lumi ka gjatësi prej 6 672 km.
Cili është lumë i ynë më i gjatë ?
redakto
       Ekspert Gjeografi na shkruan: Lumi Drin është lumi më i gjatë i trojeve shqiptare. Ai derdhet në Detin Adriatik, afër Lezhës dhe ne lumin e Bunës, degë qe u formua pas një përmbytjeje në shekullin e 19. Drini formohet afër qytetit të Kukësit me bashkimin e dy degëve kryesore të tij: Drinit të Bardhë që buron afër Pejës, Kosovë dhe Drinit të Zi që buron në Shën Naum, Maqedoni.
A mund të shkojë lumi tepërpjetë?
redakto
Sa depërton uji i lumit në det?
redakto
       Ekspert Gjeografi na shkruan: Prurje maksimale lumit Amazona në grykëderdhje arrin 300 000 m kub ujë në sekondë. Kjo sasi e madhe e ujit të ëmbël shkakton fenomenin e rrjedhës së ujit të ëmbël deri 400 km largësi nga grykëderdhje.
Sa i moçëm është uji i pijshëm?
redakto
        Lumenjtë hynë në qarkun e ujit të tokës. Uji që ne e pimë, është së paku tre miliard vite i moçëm. Në atë kohë, për herë të parë filluan reshjet e shiut në tokë. Po nga ajo kohë qarkullimi i ujit të tokës nuk është ndalur dhe uji që pimë ne sjellët brenda këtij qarku. Nëse e zë ujin në pika të caktuara të këtij qarku ai mund të freskojë mendjen.

Pjesa: I-rë · II-të · III-të · IV-të · V-të · VI-të



Pjesa: I-rë · II-të · III-të · IV-të · V-të · VI-të