- Trupat qiellor që sillen rreth yjeve quhen planete. Toka jonë është një trup i till qiellorl që sillet rreth e rrotull diellit - një yll i madhësisë mesatare.
Kur është bërë hartimi i Amerikës?
redakto
- Hartimi i lirë apo hartimi gjeografik (sipas logjikes së gjeografëve}, i kontinentit të Amerikës, nga evropianët deri në kohën para vitit 1500 nuk ka ekzistuar. Amerika ishte e panjohur deri kur Kolumbo dhe detarë tjerë në vitin 1492 ja arritën të kapërcejnë oqeanin atlantik. Pas kësaj menjëherë u dhanë pas tyre përpiluesit e hartave për të bërë hartimin gjeografik të Amerikës.
Pse harta e antike e turbullojë mendjen e Kolumbos?
redakto
- Harta që kishte përpiluar Ptolimeu në mes të Evropës dhe Kinës, tregonte një det të ngushtë. Kur Kolumbo hyri në brendi të sipërfaqes së detit më 1492, duke menduar të kapërcente këtë det të ngushtë e kështu të mbërrinte në brigjet e Kinës, ai para veti pa diçka tjetër.
Kur doli harta e parë detare?
redakto
- Hartat e para detare filluan të përpilohen në shekullin e XII-të, në Evropë. Ato harta tregonin brigjet e Mesdheut me një saktësi të madhe. Në to ishin të dukshme siujdhesat dhe gjiret. Lidhjet e portave detare ishin të paraqitura me ndihmën e vijave që krijonin një rrjetë. Në bazë të këtij rrjeti detarë detarët lundronin dhe gjenin portat në brigjet Mesdheut.
Si paraqiten gropat e kodrat në hartë?
redakto
- Lartësitë dhe thellësitë është paksa vështirë të paraqiten në letër. Mirëpo me marrëveshje ndërmjet njerëzve edhe kjo është e mundshme. Kështu sipas marrëveshjes përdoren sasi të ngjyrave që simbolizojnë lartësira të caktuara, apo vizatohen izobaret e izotopet për të cilat më tepër ju njofton "Gjeograf eksperti".
Pse ekspert e pse shkencëtarë?
redakto
- Ekspertët janë në varësi të njeriut, shkencëtarët në varësi të vullnetit të tyre. Fundi-fundit që të dytë janë nën shërbimin e njerizimit.
Çka është projektimi i hartës?
redakto
- Paraqitja e sipërfaqes tri anësore si është në natyrë, në një fletë të rrafshët është pak si punë e vështirë - do mjeshtri. Mënyra se si gjeografë bëjnë këtë paraqitje thirret projektim i hartave. Për këtë qëllim gjeografët janë specializuar në një këndë të gjeografisë dhe kanë formuar logjiken e tyre të bazuar në shkencën e gjeografisë. Ky këndë tani është një shkencë në vete.
- Ekspert Gjeografi na shkruan: Hartografia është shkencë e cila merret me përpilimin, leximin dhe emërtimin e hartave. Faleminderit Ekspert. Përpiluesit e hartave në ditët tona, përdorin mjete ndihmëse të përsosura, ndër të tjera fotosatelit dhe kompjuterë të shpejtë. Për të arritur saktësi sa më të madhe, anë e mbanë botës janë hapur projekte ku përdoruesit e internetit e fusin makinën e tyre në shërbim të ndërmarrjeve të tilla.
Çka është projektimi Merkator
redakto
- Projektimi cilindrik apo Merkatorë është mënyrë e përpilimit të hartave. Kjo mënyrë zbatohet nëse bëhet pasqyrimi i globit në një fletë që i kemi japë më parë formën cilindrike. Hartat e përpiluara me këtë metodë, na tregojnë drejtimin e saktë nga një vend në tjetrin. Kjo arrihet duke paraqitur kënd drejta paralelet gjeografike. Me ndihmën e këtyre hartave, detarët lundrojnë saktësisht në vijën detare të zgjedhur. Emri Merkator si duket vije flameni Gerardus Merkator (Gerardus Mercator 1512-1594) - edhe pse ky nuk e ka ç’pikur. Kjo mënyrë përdoret shpesh për hartat e botës.
Si pasqyrohet toka me përmasa reale në letër?
redakto
- Unë mendojë që pasqyrimi mund të bëhet nëpërmjet thjerrëzave - ngjashëm si tekë fotoaparati i dorës. I vetmi ndryshim duhet të jetë se thjerrëzën e fotoaparatit të dorës e lëvizë njeriu drejtë për drejtë, atë të makinës së satelitit njeriu duhet që së pari të komandojë makinën e satelitit në vendin e duhur dhe pastaj të merr në cakë dhe të shkrepë. Por edhe pa satelit njerëzit kanë gjetur zgjidhje. Kanë marrë një sferë të ndrydhur, po si planeti. Po nëse e merr një portokall dhe fillon të vizatosh kopjen e hartës së letrës do të mendosh që diçka nuk është në rregull. Disa veti janë pasqyrime reale, disa të shtrembëruara edhe pse mua më duket që planeti ynë është fotogjen.
- Kryesisht duke u bazuar nga të dhënat e regjistruara, nga fluturimi e sipër ose sateliti. Fotografitë e tilla japin të dhëna themelore për vendet dhe detet. Deri në vitet e shtatëdhjeta për shembull, vetëm një çerekë i sipërfaqes së Perusë ka qenë i regjistruar në hartat e saktësisë së lartë. Fotosatelitët, një punë të tillë e përfundojnë brenda tre minutave. Risia në këtë drejtim është përpilimi i hartave tri hapësinore vizuale që na paraqesin gjendjen me saktësi deri në 10 kilometra brenda ditës (ndoshta edhe orës). Për këtë qëllim përdorën radarët me rreze të ndryshme dhe për llogaritjen e përpunimin e të dhënave të nxjerra, përdoren kompjuterë gjigantë ose të vegjël të lidhur ndërmjet veti në lidhje vektoriale - një makinë e tillë harxhon rrymë sa banorët e Nju Jorkut, paramendo problemin e ajrosjes.
Pse Grinlanda është aq e madhe?
redakto
- Në hartat e përpiluara me projektimin cilindrik, paralelet nuk "tubohen" si në glob. Për këtë arsye poli gjeografikë, që në realitet duhej të ishte një pikë e fiksuar, del aq e gjatë sa vetë harta. Për këtë arsye duke i ikur vijës së ekuatorit vije duke u dëftuar kjo veti, dhe kur i afrohemi poleve shohim se sipërfaqja e Grënadës është pasqyruar shumë më e madhe në krahasim me përmasat reale. Ajo na pasqyrohet ashtu që njeriu fiton përshtypjen që Grënada është e madhe sa Amerika veriore.
Pse emrat e vendeve nuk janë të njehsuar?
redakto
- Brenda gjuhës shqipe, emrat e vendeve janë të njehsuar. Disa emra të rrallë, neve nuk na ka ra të i lexojmë dhe për këtë nganjëherë i ngatërrojmë. Jashtë gjuhës tonë vlejnë rregulla tjera. Secili popull ka emrat e vetë për vendet. P.sh qyteti Vjena në anglisht shkruhet Vienna, gjermanisht Wien, frëngjisht Vienne dhe hungarisht Becs. Këto ndryshime vijën nga se udhëtarët e parë në vende të panjohura, për të ditur emrat e vendeve i kanë pyetur vendasit. Zakonisht të huajt e kanë vështirë të flasin atë që kanë dëgjuar nga vendasit, e lëre më të shkruajnë tinguj që në gjuhen e tyre ndoshta nuk ekzistojnë. Disa vende në gjuhën e vendasve kanë kuptime të çuditshme, si p.sh. përgjigjen e vendasit : "nga vjen". Për njësimin e emrave të vendeve, e që ekspertet përdorin shprehjen standardizimin e toponimeve janë duke bërë përpjekje organizata të ndryshme si bie fjala Shoqëria Mbretërore e Gjeografëve në Britani e Madhe (ang.:Royal Geographic Society).
Pse mendonin se toka është një rrafsh?
redakto
- Moti, shumë njerëzi kanë besu vetëm atë çka kanë pa me sy. Kështu ata edhe besonin që toka është krejt rrafsh - një rriskë, rreth së cilit barkat lundrojnë. Po nëse barkat shkonin më larg se skajet e rriskës atëherë binin në humnerë. Grekët e lashtë dhe kinezët që në antikë e kishin kuptuar që toka është e rrumbullakët. Si duket ata kanë besuar si të tjerët - atë që kanë parë me sy. Kur vëzhgohen anijet që i afrohen bregdetit në horizont, së pari duket shtylla e anijes, pastaj vije duke u dëftuar barku i anijes.
- Atlasi është një libër i hartave - përmbledhje e hartave. Emri Atlas për këtë libër është popullarizuar ndër gjeografët evropian në shekullin e XVI-të. Në faqet e librave të tillë, të asaj kohe, shpesh paraqitej vizatimi i të lanutit nga Ati (Atlasit) - si figurë nga mitologjia e grekëve të lashtë. Sipas legjendës i lanuni nga Ati (Zoti) ishte mallkuar që të bartë qiellin mbi supe. Pa mitologji i bije shkurt Ati im ma ka lënë e tashti ti merre e vazhdo pasi që të ka ardhë dita, mos pyet kush është ky në fotografi.
Ku është dallimi në mes të hartave fizike dhe hartave politike?
redakto
- Harta fizike paraqet vetitë fizike të Tokës (apo një pjese të sajë) si bie fjala, lumenjtë, malet, vijën bregdetare. Në hartat politike paraqitet kufiri i shteteve veç-veç dhe qytetet më të rëndësishme.
|
Pjesa: I-rë · II-të · III-të · IV-të · V-të
|