Tokajon

Planeti Toka
      Çka d.m.th planet?
        Trupat qiellor që sillen rreth yjeve quhen planete. Toka jonë është një trup i till qiellorl që sillet rreth e rrotull diellit - një yll i madhësisë mesatare.
Pse sillet toka rreth diellit?
redakto
        Toka dhe planetët tjerë të sistemit diellorë sillen përqark diellit aq afër sa mjafton që të mos bien në të dhe të mos ikin nga ndikimi i forca tërheqëse të diellit. Këto forca "luajnë lojë" - matë e mos këputë.
Sa e kemi diellin larg?
redakto
        Dielli në krahasim me yjet tjerë është afër, vetëm 150 milion kilometra (Prishtinë-Gjakovë 88 km). Merkuri dhe Afërdita janë më afër Diellit.
Çka është boshti i tokës?
redakto
        Nëse e fut lapsin anë e përtej një portokalli, e ke krijuar boshtin e portokallit rreth së cilit do të qarkullojë portokalli. Për tokën lapsi yt është i vogël, dhe natyrisht që nuk ka një gjë të tillë, mirëpo një gjë e tillë është e parafytyruar ashtu si vijëz që lidhë polet drejt për drejtë. Ky bosht, në krahasim me trajektoren nëpër të cilën lëvizë toka gjatë qarkimit të diellit, ka një pjerrtësi prej 23,5 shkallëve.
Çka dita e çka nata?
redakto
        Përderisa Toka qarkullon rreth Diellit ajo rrotullohet edhe rreth boshtit të saj. Gjatë kësaj kohe një faqe e sajë ndriçohet nga diell, njëra mbetet në errësirë. Për shkak të rrotullim të pandërprerë, dita bëhet natë, e nata ditë.
Është toka e veçantë?
redakto
        Për ne është e shenjtë. Në sistemin diellorë është planeti i vetëm në të cilin janë dhënë të mirat për fillimin e jetës. Së paku ashtu besojmë ne.
A po zgjaten ditët në tokë?
redakto
        Po. Çdo ditë që pason, në fakt është më e gjatë se e kaluara. Toka rrotullohet një herë rreth boshtit, brenda 23 orë, 6 minuta e 4,09 sekondave. Këtë kohë e quajnë edhe "ditë ylli". Mirëpo rrotullimi i Tokës ngadalësohet me kalimin e kohës, ashtu që "dita e yllit" (apo dita astronomike) gjithnjë e më shumë zgjatet. Para 100 milion viteve zgjaste 22 orë.

Jo nuk është kështu.Kështu dita dhe nata ndryshojn për nga mënyra e zgjatjes,sepse une kam dëshir me fjet ma shum kështu që mos lodhi fort me ba zbulime sa i përket kësaj.Sorry.!Ju LOVE`rati

Çka janë zonat kohore?
redakto
        Toka sipas parafytyrimit ndahet në 24 zona kohore, të cilat radhiten njëra pas tjetrës me një dallim prej një ore,=. Për pikë fillestare e këtij parafytyrimi është marrë paralelja që kalon nëpër Grinuiç (ang.Greenwich) në Angli. Kur atje ora tregon mesditën në Nju Jork tregon 7 të mëngjesit (7 orë prapa), në Moskë 3 të pasdites (3 orë para). Gjatë udhëtimeve nëpër zonat kohore, udhëtarët i korrigjojnë orët e dorës sipas kohës së zonës përkatës.
Në cilën anë të tokës sundon dita dhe nata më e gjatë?
redakto
        Për shkak të pjerrtësisë së boshtit të Tokës me atë të sistemit diellorë, kohë zgjatja e ditës dhe e natës nuk është e njëjtë. Kështu për ne, në Evropë gjatë verës dita është më e gjatë ndërsa nata më e shkurtë. Po në pjesën më veriore, d.m.th në rrethinën e polit veriorë gjatë kësaj kohe sundon dita për mëse gjashtë muaj. Është ashtu që po thuaj se nuk mund të vërehet fare ndryshimi i ditës nga nata. Po e njëjta ndodhë me natën gjatë dimrit. Ajo sundon këtë anë të sferës për më se gjashtë muaj. Si do që të jetë dita e plot edhe atje mbete 24 orëshe edhe pse kalimi nga dita në natë e nata në ditë për nga ndriçimi nuk mund të dallohet. Po ashtu kjo ngjanë të jetë edhe në rrethinën e polit jugorë. Kur në veri sundon dita, në jugë sundon nata gjysmë vjetore.
Stinët, pse?
redakto
        Pranvera, vera, vjeshta dhe dimri apo tri motrat dhe një vëlla siç e dimë nga përrallat e gjëgjezat, janë stinët e vitit apo më mirë të themi kohë kur Toka gjatë qarkullimit rreth Diellit gjendet në pozita të caktuara. Kjo do të thotë që anët të cilat gjenden përballë diellit gjenden në stinën e verës, anët pranë kësaj gjenden në stinën e pranverës apo të vjeshtës, ndërsa ana e mbetur në stinën e dimrit.






A ka toka magnet?
redakto
        Me siguri po, të shpërndarë vende-vende. Në qendër të tokës është shumë nxehtë. Në bërthamën e tokës edhe magneti e edhe metalet tjera që kanë vetit tërheqëse si magneti shkrihen dhe e humbin atë veti. Kjo do të thotë se ajo në qendër nuk ka magnet si e njohim ne.


Asht e vertet se ne qender toka ka nje magnet te fuqishem pikrieht ktu asht zgjidhja e e rrotullimit te tokes sone kurse kjo thenja me lart s qendron sepse ky qe e ka shkru duhet me dhan faktin se qka qendron mbrapa magnetit


 Te kuptojm se fusha magnetike dhe fusha gravitacionale jan zgjidhja e jetes ne univerz. Duke shfytzu kete fenomen planetet dhe   yjzit  (edhe dielli yne) vallzojn ne univerz . B morina
Fushë magnetike pa magnet!
redakto
        Planeti ynë sillet si një dinamo. Gjatë lëvizjeve në brendinë e saj krijohen rrymime të elektroneve. Pra, rryma elektrike e cila krijon një fushë magnetike me polin verior dhe polin jugorë - ngjashëm me magnetin që e njohim ne. Këtë fushë magnetik gjeografët e masin në periudha të rregullta kohore (çdo 5-10 vite).
Çfarë hapësire mbulon kjo fushë?
redakto
        Po e mbulon Tokën dhe e tejkalon atë, duke depërtuar në brendi të gjithësisë diku rreth 60 000 kilometra. Po si planeti ynë, edhe trupat tjerë qiellorë si yjet e planetët tjerë kanë fushat e tyre magnetike.
Ku gjendet ujdhesa e magnetit?
redakto
        Para bregdetit të njësisë shtetërore australiane Queensland (lexo: Kuinslend). Zbuluesi i saj James Cook (lexo: Xhemës Kuk) e pagëzojë me këtë emër në vitin 1770. Ai kishte vendosur për këtë pasi që kishte menduar gabimisht se xehet e hekurit shkaktonin shmangien në mes vijës detare në hartë dhe busullës së anijes.
Ku ndodhet poli magnetik?
redakto
        Si pasojë e ndryshimeve në fushën magnetike të tokës edhe vendndodhja e polit magnetik ndryshon. Në kohën tonë, polet magnetike gjenden afër poleve gjeografike të tokës. Poli magnetik veriorë ndodhet në pjesën veriore të Kanadës ndërsa ai jugorë ndodhet në kontinentin antarktikë. Kjo nuk ishte gjithnjë kështu. Bie fjala, para 450 milion viteve, poli magnetik jugor ndodhej, krejt diku tjetër - në shkretëtirën e sodit që ne e quajmë Sahara.
Mund të i ndërrojnë polet vendet ndërmjet veti?
redakto
        Polet e shufrës së magnetit mbesin gjithnjë në krahë të njëjtë. Kjo nuk vlen për polet magnetike të tokës. Për dallim, polet magnetike të tokës i ndërrojnë vendet ndërmjet veti çdo 200 000 deri 300 000 vite. Mendohet se shkaktare e këtij ndërrimi janë lëvizjet e brendshme dhe atë ndryshmet në mes të rrotullimeve të ngadalshme të bërthamës dhe rrotullimeve më të shpejta të mantelit të tokës.
D.m.th dielli po e ngrehka tokën si me magnet!
redakto
        Kështu mendonte edhe një mjekë i mbretëreshës së Britanisë së Madhe. Mjeku i quajtur William Gilbert (1540-1603) (lexo: Uiliam Gilbert) që i shërbente mbretëreshës Elizabetes së parë, ishte shumë i interesuar për fushën magnetike. Kështu ai erdh në përfundim se toka është një magnet i madh (çka edhe është e vërtet) dhe lëvizte për rreth diellit nga forcat e fushës magnetike të diellit (çka nuk është e vërtet).
Çka tregon akrepi i busullës?
redakto
        Akrepi i busullës, në të vërtet nuk e tregon polin veriorë gjeografikë por vetë polin veriorë magnetikë të tokës. Në mes të këtyre dy poleve janë dallime të mëdha matëse për ditët tona.
Çka ka brenda tokës?
redakto
        Tokën tonë e formojnë gurët dhe shtresat e metaleve. Në anën e jashtme të sferës së ndrydhur, ndodhet shtresa e hollë e korës së tokës. Ajo është vetëm 6 deri 40 kilometra e trashë. Përfund saj gjendet shtesa tjetër 2600 kilometra e trashë. Shtresa me radhë, e quajtur membrana e bërthamës është diku rreth 2000 kilometra e trashë dhe vetë bërthama e tokës është 1300 kilometra e trashë. Pra bërthama fillon nga thellësia rreth 2 900 km dhe diametri i saj është rreth 7 000 km. Kryesisht përbëhet nga hekuri dhe nikeli (NiFe).
A është toka e ngurtë?
redakto
        Shtresa-shtresa. Korja e sajë është e ngurtë dhe përbëhet nga gurët. Duke u thelluar në shtresën pasuese fillon të rritet temperatura, çka d.m.th edhe substanca që gjendet aty është në gjendje agregate të pjesërisht të shkrirë. Kjo gjendje e substancave fillon të kalojë në gjendje të lëngët plotësisht me fillimin e shtresës së membranës së bërthamës, e në të cilën sundojnë temperaturat nga 2200 deri 5000 gradë. Nxehtë. Krejt në brendi të bërthamës gjendet një top i zjarrtë. Ky top është i ndrydhur aq shumë sa që edhe përkundër nxehtësisë aq të madhe ai ka një strukturë të fortë.

Pjesa: I-rë · II-të · III-të · IV-të · V-të


  • Nga fotografit e satelitit mund të shihet se në gjysmë sferën në veri, shtrihet pjesa më e madhe e azisë si dhe amerika veriore e evropa. Në gjysmë sferën që ndodhet në jug, shtrihen afrika jugore, australia dhe pjesa më e madhe e amerikës jugore.
  • Në pole është më ftohtë, përshkakë se rrezet e diellit në pole bien nën një këndë shumë më të ngushtë se sa në ekuatorë.
  • Një ditë e plotë është koha që i nevojitet tokës për t´u rrotulluar dhe mbyllur një qarkë rreth boshtit të vetë. Për një muaj hëne (diku 28 ditë), hëna bënë një qarkë rreth tokës dhe brenda një viti, toka bënë një qarkë rreth diellit.
  • Pranvera dhe vjeshta, që të dyjat fillojnë të datë kur dita dhe nata janë të barabarta. Kur dielli e kapërcenë ekuatorin. Nga marsi deri në shtatorë, dielli gjendet në anën veriore të ekuarorit.
  • Fusha magnetike e tokës depërtonë disa mija kilometra në gjithësi. Edhe kjo fushë ka po si mageti polin veriorë dhe polin jugorë.
  • Ndryshimin ndërmjet polit verior gjeografik dhe ati magnetik shkencëtarët dhe ekspertët e quajnë Deklinacion.
Pjesa: I-rë · II-të · III-të · IV-të · V-të