Tokajon

Planeti Toka
      Çka d.m.th planet?
        Trupat qiellor që sillen rreth yjeve quhen planete. Toka jonë është një trup i till qiellorl që sillet rreth e rrotull diellit - një yll i madhësisë mesatare.
A bënë të hapet një tunel anë e përtej?
redakto
        Gjithçka bënë, kur është e mundshme të arrihet. Sot për sot, për ne, zhbirimi i bërthamës së tokës është i pamundshëm edhe po të kishte mjete zhbiruese aq të gjata - ato duhej të ishin mbi 5500 kilometra. Bira më e thellë e zhbiruar deri më tani është bërë nën mbikëqyrjen e shkencëtarëve rusë, në siujdhesën Kola. Që nga viti 1970, kur kanë filluar të punojnë e deri më tani, punëtorët kanë arritur në një thellësi deri në 12 km. Është paraparë që të vazhdohet deri në kilometrin e pesëmbëdhjetë.
E po, uji?
redakto
        Uji mbulon sipërfaqen e tokës dhe atë 71% të sipërfaqes. Pjesa më e madhe e ujit shtrihet në oqeane, në formë të akullndejeve si dhe avull në atmosferë. Gjithë hapësira që zë uji në planet ekspertët dhe shkencëtarë e quajnë Hidrosferë.
Po çka është atëherë biosfera?
redakto
        Me Biosferë shkencëtarët kuptojnë hapësirën që bota e gjallesave, gjegjësisht ajo hapësirë e planetit të cilën e zë ajri, uji dhe dheu. Në këtë hapësirë jetojnë kafshët, bimët dhe gjitha llojet e gjallesave si për shembull thermi-organizmat. Hapësirë të tillë me jetë ka vetëm toka jonë - së paku ndër planetët e sistemit diellorë.
Ku është korja më e trashë?
redakto
        Përfundi kontinenteve. Në këtë pjesë mund të hasen trashësia mesatare nga 30 deri në 40 kilometra. Përfundi oqeaneve është shumë më e hollë nga 6 deri në 8 kilometra. Korja e tokës dhe shtresa për fundi saj nga ekspertet dhe shkencëtarët quhet Litosferë - shtresë e ngurtë.
Ku janë gjetur gurët më të vjetër?
redakto
        Në Kanada. Më 1984, në pjesën veriore të Kanadës është gjetur sasi e ngurosur shumë e vjetër. Shkencëtarët janë të mendimit që ajo është diku 3,9 miliard vite e vjetër. Sasi tjetër e ngurosur edhe më e vjetër se kjo, është gjetur më 1991 në shkretëtirën kineze. Kjo sasi e ngurosur para 3,5 miliard viteve është pjesë e një meteoriti të rënë në tokë. Si duket metroidi ishte pjesë e një asteroidi, i cili është krijuar në kohë të njëjtë me tokën. Më këtë copat e tij duhet të ishin 4,5 miliard vite të vjetra dhe sasia më e vjetër e ngurosur e gjetur në tokë.
Kur më plotësohet dëshira?
redakto
        Në netët e errëta - gjasat janë më të mëdha. Në këto net mund të shohësh se si pas metroiteve në qiell shkon një vijë drite. Kjo vijë drite krijohet nga copa të ngurosura të madhësisë së gurëve të lumit të cilat bien nga qielli në tokë. Si shkak i ndriçimit është hyrja në atmosferën e tokës, aty nga rezistenca e ajrit ata digjen në gaca të zjarrta. Nga njëherë brenda një ore, nga qielli "plotësohen 100 dëshira".
Ku është gjetur metroidi më i madh?
redakto
        Metroidët janë aq të mëdhenj sa që ja arrijnë të depërtojnë atmosferën dhe të bien mbi sipërfaqen e tokës. Deri më tani, metroidi me madhësi më të madhe është gjetur në Namibi, në vitin 1920. Ky metroid ka gjatësi mbi dy metra dhe peshon gati 60 tonelata. si duket në të kalurën e largët, toka është goditur nga metroid edhe më të mëdhenj.
Çka ka në meteorit?
redakto
        Për nga masa përbërëse e meteoritëve, ata ndahen në dy lloje kryesore: Meteorit guri - copa të ngurta e të shkëputura nga asteroidet si shkak i ndeshjeve në gjithësi, dhe Meteorit hekuri - masë e hekurit apo masë e përzier nga xehja e hekurit-nikelit. Ky lloji i fundit, në raste të rralla në përbërje të vetë ka dhe dyoksid-karbon. Përndryshe meteoritët nuk kanë ndryshuar përbërësit që nga krijimi i sistemit diellor.
Çka është varri i meteoritit?
redakto
        Varri i meteoritit apo si thonë shkencëtarët krateri i meteoritit është gropa ku pushon meteoriti mbi sipërfaqen e tokës. Gropa të tilla ka anë e mbanë planetit tonë. Kështu një gropë e tillë në njësinë federale amerikane Arizona, ka një diametër prej 1,5 kilometrave. Kjo gropë duket të jetë krijuar nga një gjyle meteoriti me peshë prej dy milion tonëve.
Çka ka ndodhë në vitin 1908?
redakto
        Më 30 qershor 1908, në Siberi, është regjistruar një eksplodim i madh, valët e shtypjes së krijuar nga i cili janë ndierë 1000 kilometra nga epiqendra. Këto valë kanë përdhosur pyje të tëra. Sipas mendimit dominues ndër shkencëtarët këto valë të shtypjes kanë ardhë si pasojë e fluturimit të një komete afër tokës.
Bjeshkët e vjetra, a janë të vjetra sa toka?
redakto
        Toka jonë është 4,6 miliard vjeçare, mirëpo masë të ngurosur nga kjo kohë ende nuk kemi mundur të gjejmë. Bjeshkët e para janë zhdukur plotësisht nga erozioni.
Çka është gjeografia?
redakto
       Gjeografia është një kënd i gjuhës ku gjërat dhe ndodhitë që kanë të bëjnë me vetit e tokës emërtohen e klasifikohen sipas një logjike të caktuar. Me një fjalë gjeografia është një shkencë që merret me vetit e tokës. Gjeografët studiojnë hapësirën e tokës dhe lidhjet e saj me njeriun, kafshët dhe bimët. Kërkohen njohuri për lumenj e shkretëtira, për ndërtimin e qyteteve e ndryshimet e sipërfaqes së tokës nga dora e njeriut e nga vetë natyra. Lëmi të posaçme të saj janë vegjetacioni (përhapja e bimëve) apo hartimi i oqeaneve, shkenca mbi detin dhe sipërfaqen nën det.
Si punojnë gjeografët?
redakto
        Ata udhëtojnë shumë nëpër botë, bëjnë kërkime për format mbi sipërfaqe, pyesin njerëzit për mënyrat e jetesës së tyre, dhe shënimet e mbledhura i hartojnë në letër. Gjeografët gjatë punës së tyre shfrytëzojnë edhe mjete teknike si për shembull fotografi të bëra nga fluturimi e sipër, satelitët apo radarët e ndryshëm. Me këto mjete ata bëjnë matjet e tyre të cilat na paraqesin neve në harta dhe hartime të tyre mbi tokën. Po ashtu gjeografët vinë në pyetje në zgjerimin e qyteteve. Me ndihmën e hartave të tyre inxhinierët marrin vendime të rëndësishme.
Kush ishte i pari gjeograf?
redakto
        Kush ishte i pari gjeograf? Po kur e marrim se gjeografia është një shkencë, pra ka një logjikë të caktuar, atëherë gjeografët e parë duket të vijnë nga Greqia antike. Këta që para 2500 viteve filluan të punonin në këtë drejtim. Fjala gjeografi vije nga greqishtja e lashtë dhe d.m.th "hartimi i tokës". Grekët e lashtë gjatë udhëtimeve të tyre shkruanin hartime në të cilat bënin përshkrimin e vendeve që i vizitonin dhe përshkrimin e njerëzve që jetonin në ato vende.
Kush ishte gjeografi më i madh në antikë?
redakto
        Me kalimin e kohës përshkrimet e bëra në hartime filluan të njehsohen. Kështu hartimet tani i bënin më shumë gjeografët. Ndër këta gjeografë, në kohën antike, më i njohuri ishte gjeografi Ptolimeu i Aleksandrisë. Hartat e botës që i kishte përpiluar Ptolimeu dy shekuj para erës sonë, janë përdorur për disa shekuj pas vdekjes së tij. Sido që të jetë kënë, këto harta nuk kanë qenë të sakta por logjiken e sodit.
Kur e kanë matë tokën?
redakto
        Kurrë. Por, kanë paraqitur parallogarit. Kështu diku 200 vite para erës sonë, i dituri i Greqisë së lashtë, Eratosteni e parallogariti se sa larg është rreth e rrotull tokës. Ai parallogarit i bëri duke u bazuar që rrezet e dielli binin nën kënde të ndryshme në vende të ndryshme largësinë e të cilave e dinte. Nga ky dallim i këndeve me ndihmën e logjikës gjeometrike ai nxori se largësia duhej të ishte 252 000 stadiume (diku 46 000 kilometra). Parallogaritë që kemi sot thonë se kjo largësi është 40 075 kilometra.
Kur janë dalë hartat e para?
redakto
        Copa në të cilat njerëzit kanë vizatuar vendbanimet e tyre duket që i kanë bërë që para 5000 viteve. Në rërë me siguri edhe më parë. Në një pllakë lloçi babilonase, e vjetër diku 2500, e gjetur në Irakun e sotshëm, është e vizatuar një lumë me male për anash tij. Po në atë kohë, edhe egjiptianët përpilonin harta. Nili vërshonte sipërfaqet e arave e ndryshonte atë, për këtë egjiptianët ishin të detyruar të përpilonin harta.
Cili shpiku gjatësinë e gjerësinë gjeografike?
redakto
        Kur shikojmë hartat, shohim që mbi to është e vizatuar një rrjetë. Vijat e rrathëve të rrjetës, nga perëndimi shkojnë në lindje dhe nga veriu në jug. Gjeografët këto i quajnë paralele dhe meridianë. Me ndihmën e këtyre vijave gjatë studimit lehtësohet gjetja e një vendi të caktuar në hartë. A po, i pari ishte Ptolemeu. Ai hartave në punimet e tij, ju vizatonte rrjeta të tilla të cilat pasqyronin gjerësinë e gjatësinë gjeografike.
Po çka paraqesin këto gjatësi e gjerësi?
redakto
        Një shkallë () në hartë është një pesë prej 360 pjesëve të tokës ( e tokës ose 1/360 e tokës). Paralelet d.m.th vijat e gjatësisë, lidhin polet ndërsa meridianët shkojnë duke u zvogëluar dhe janë paralel me ekuatorin - deri te polet.
Çka është shkalla e hartës?
redakto
        Harta është copë e vogël letre e cila pasqyron një copë të madhe toke. Ajo për të pasqyruar sa më saktë duhet të jetë besnike ndaj përmasave të origjinalit. Për të arritur këtë, shkencëtarët kanë njehsuar shkallën e hartës. Nëse dëshirojmë të përpilojmë një hartë gjeografike së pari duhet të kem parasysh shkallën e saj. Kjo krijohet duke marrë p.sh.: 75 kilometra të natyrës për 1 centimetër të hartës. Dhe këtë shkallë e shkruajmë në hartë si 1:75 000 000. Kështu lexuesi i hartës e ka lehtë të kuptojë. Për ndryshe, një hartë me përmasa natyrore do të ishte shumë e madhe.

Pjesa: I-rë · II-të · III-të · IV-të · V-të


  • Meteroidi është një copë guri apo metali nga gjithësia, i cili gjatë hyrjes në atmosferën e tokës nuk digjet plotësisht dhe ja arrin të bie në sipërfaqen e tokës.


Pjesa: I-rë · II-të · III-të · IV-të · V-të