Tokajon

Gur e pluhur
      Çka është dheu ?
        Sipërfaqja e korës së tokës në një pjesë të madhe është e mbuluar me dhe - një përzierje e mineraleve e pjesëve organike të cofëtinave e dushkut si dhe ajërti dhe ujit. Shkencëtarët dhe ekspertet kanë bërë sortimin sipas metodave të tyre mbi krijimin e dheut dhe si rezultat i punës së tyre tani kemi disa lloje të dheut.
Janë të shpeshta tërmetet?
redakto
        Jo. Tërmete nuk janë dukuri e shpeshtë. Brenda vitit, Toka godite nga 500 000 tërmete, mirëpo lëkundjet e shkaktuara janë aq të vogla sa që nuk i ndiejmë. Rreth 1000 prej tyre mund të kenë forcën që të shkakton dëme materiale e njerëzore.
Shkencëtarët, mund të i paralajmërojnë?
redakto
        Vështirë. Në të vërtet shkencëtarët kanë të dhëna mbi gjendjen dhe lëvizjet që mund të pasojnë, por paralajmërim siç e kuptojmë ne, jo. Këta studiues që quhen sizmologë, nuk mund të japin me saktësi se ku do të jetë qendra dhe kur do të ndodhë.
Si matet fuqia e tërmeteve?
redakto
       Ekspert Gjeografi na shkruan: Intensiteti i tërmetit varet nga disa faktorë siç janë sasia e energjisë së liruar, nga thellësia e hipoqendrës, largësia e epiqendrës dhe nga ndërtimi i Korës së Tokës. Veprimi i tërmetit mund të tregohet me ndihmën e shkallës së Merkal-Kanakal-Sibergut e cila i ka 12 shkallë që bazohet në pasojat shkatërrimtare të tërmetit.
Si funksionon ky, Saismograf?
redakto
        Këtë, shkruesin që tërheq vija sa herë që toka ja jep izën dhe ndalet kur i toka i thotë mos, shkencëtarët e quajnë Seizmograf. Në të vërtetë shkencëtarët me këtë emër nuk e thërrasin vetëm penën por gjithë aparaturën - matëse dhe paraqitëse. Shpesh, ekspertët krijojnë eksplodime nëntokësore. Nëpërmjet këtyre eksplodimeve krijohen valë shtyrëse. Zakonisht këto valë përdoren për gjurmimin e baseneve të naftës apo për matjen e trashësisë së rrëshqimave të dheut e të akullit. Aparatura është e thjeshtë, një peshë, një pendë dhe regjistruesi. Përgjatë lëkundjes së tokës, pesha në të cilën është kapur shkruesi lëkundet. Këto lëkundje regjistrohen drejtë për drejtë nga shkruesi në letër.
Cilat janë zonat aktive sizmike në Shqipëri?
redakto
        Nga harta duket qartë se Shqipëria ndodhet në një rajon aktiv sizmik me tërmete me intensitet Io=VIII ballë për kushte mesatare të truallit. Nga studimi që është realizuar, sipas inxhinierit Lulzim Shahinajt, zonat aktive sizmike të përcaktuara në Shqipëri janë: Janinë – Adriatik (gjatësore) Shkodër – Mat - Bilisht (gjatësore), Korçë - Peshkopi (gjatësore), Shkodër – Pejë (transversale) Lushnjë – Elbasan–Dibër (transversale) dhe Vlorë-Tepelenë (transversale) veçanërisht zona e Funarit dhe zona e Çermenikës në segmentin Elbasan-Dibër janë edhe epiqendra që kanë një rezonancë të fuqishme dhe për pasojë lëkundjet janë më të fuqishme përreth kësaj zone.
Çka ka ndodhë më 1920 në Elbasan?
redakto
        Në Elbasan në vitin 1920 janë shkatërruar 173 ndërtesa, janë dëmtuar 1790 ndërtesa, janë këputur gjitha minaret e xhamive dhe janë dëmtuar rëndë muret e kalasë. E gjithë kjo kërdi ka ndodhur si shkak i një tërmeti që e ka goditur qytetin e bukur.
Ku ndodhet Varri i Andreut?
redakto
        Varri i Andreut ndodhet në njësinë federale të ShBA-së të quajtur Kaliforni. Është një gropë e madhe gjeologjike, me gjatësi mbi 1200 kilometra. Në këtë gropë, takohen dy pllaka të korës së tokës - pllaka e oqeanit paqësorë me atë të Amerikës veriore. Këto dy plaka lëvizin pranë njëra tjetrës në afërsi - 5-10 centimetra brenda vitit. Në disa pika ngatërrohen ndërmjet veti dhe krijohet një fuqi e madhe e shtypjes. Kur lirohen, godet tërmeti. Si bie fjala në vitet 1906 dhe 1989 në San Francisko.
Pse u popullarizua San Francisko më 1906?
redakto
        Ora pesë sahati, e mëngjesit të tetëmbëdhjetë prillit të vitit 1900 e gjashtë, për 3000 banorë të San Franciskos ka qenë ora e fundit. San Franciskoja ndodhet në pjesën perëndimore të ShBA-së dhe në këtë orë ka qenë e goditur nga tërmeti dhe zjarre shkatërrues pas tij. Anë e mbanë qytetit kanë shpërthyer përçuesit e gazit i cili eksplodonte kur binte ndeshë me përçuesit elektrikë. Tërmeti kishte shkatërruar edhe përçuesit e ujit, pa të cilët luftimi i kaosit ishte i pamundshëm. Para kësaj ore, qyteti kishte diku 350 000 banorë, po thuaj që gjithë këta banorë mbeten pa kulm mbi kokë. Pas shuarjes së zjarreve, zjarrfikësit nën këmbët e tyre kishin gërmadhat e 28 000 ndërtesave të qytetit. Ndoshta tërmeti nuk ishte i vogël mirëpo rrjeta e qytetit e ka ndihmuar shumë fuqinë e tërmetit dhe popullarizimin e qytetit San Francisko të viti 1906.
Çka është Geysir?
redakto
       Ekspert Gjeografi na shkruan: Gejzer!!! Gejzerët janë fenomene të veçanta dhe të rralla natyrore në botë, të cilët paraqesin burime të ujit të nxehtë të cilët shpërthejnë në sipërfaqen e tokës nga brendësia e tokës shpesh edhe në lartësi deri 100 m. Gejzerët kryesisht paraqiten në regjionet vullkanike dhe zakonisht si manifestim postvullkanik. Paraqiten edhe në ato vise ku dikur ka pasur vullkane. Gejzerët krijohen me veprimin e avullit të nxehtë me prejardhje magmatike nga uji i cili gjendet në kanalin e vullkanit. Nxehtësia e brendshme e tokës që ushqen vullkanet, nxeh edhe ujërat e burimeve të nxehta. Uji i ftohtë i nëntokës arrin në gurët e nxehtë të zonës vullkanike, nxehet dhe fillon të valojë. Presioni i avullit e shtynë ujin jashtë dhe kështu gejzeri qetësohet derisa vjen një sasi tjetër uji. Pamja e gejzerëve është më të vërtetë interesante.
Cila është fontana më e popullarizuar?
redakto
        Faleminderit Ekspert. Këto lloj fontana të nxehta me të vërtet janë të bukua dhe interesante. Unë i kamë parë disa fontana të tilla - në TV. Amerikanët, siç është bërë zakon kohëve të fundit, ja kanë arritur që të popullarizojnë një fontan të tillë, të cilën e quajnë Old Faithfull (me kuptimin e përafërt e vjetër por plot shpirt). Kjo fontan natyrore hedhë ujin çdo 73 minuta. Nga ky ujë, krijohet një shtyllë mbi 40 metra e lartë. Sipas amerikanëve, që 80 vjet, asnjëherë nuk ka harru ta hedhë ujin. Kjo fontan ndodhet në parkun nacional amerikan, Guri i verdhë (ang.: Yellowstone) në njësinë federale të ShBA-së, Vjoming (ang.:Wyoming).
A hapin gropa fontanat?
redakto
        Si duket gropa nuk hapin. Por përderisa uji e shpërthen sipërfaqen e tokës, pas veti sipërfaqja merr forma të ndryshme si të topit apo të grykës së ngjashme me grykën e vullkanit - kraterin. Deri tek këto forma, vije për shkak se uji i hedhur në vete ka minerale të cilat hedhen së bashku, dhe kur bien në tokë, uji thahet e mineralet si mbeturina të tij ndryshojnë formën e sipërfaqes.
A është e mundshme gjallëria pa dhe?
redakto
        Jeta, siç e njohim sot, jo - pa dhe është e pamundshme. Pjesa më e madhe e bimëve rriten në dhe, dhe nga ai marrin ushqimin e tyre. Kafshët ushqehen me bimë. Mikrobet, bakteret e organizmat tjerë të vegjël shkapërderdhin cofëtinat dhe bimët e vyshkëta nëpër dhe. Kështu copëzat e shkapërderdhura shërbejnë si ushqime për bimët dhe e mbyllin qarkullimin natyrorë të jetës në tokë.
Si krijohet dheu?
redakto
        Mineralet përbërëse të dheut janë copëza guri shumë të imtë dhe nga shiu, fryma, të ftohtit e të nxehtit barten. Po ashtu edhe dukurit që na i përshkruaj kimistët si procese e reaksione, luajnë një rolë të rëndësishëm në krijimin e dheut. Krijimi i dheut shkon shumë ngadalë. Më e përshtatshme është hapësira e lagshtë dhe e ngrohtë.
Si bëhet toka pluhur?
redakto
        Kur mbillet në dheun në të cilin nuk është mbiellur kurrë më parë ai për një kohë të gjatë do të jetë frytdhënës. Kjo ndodhë për shkak se gjatë punimit aty ku hynë lopata hynë edhe oksigjeni, e ku hynë oksigjeni i gjallëron jetë e gjallesave të imëta të cilat përshpejtojnë shpërndarjen e bimëve të vyshkëta dhe të cofëtinave. Po, nëse mbi atë dhe mbjellim pa ndërprerje vit për vit të njëjtën bimë, atëherë ushqimi i asaj bime do të pakësohet dhe dheu do ta humbë baraspeshën. Humbja e baraspeshës brenda dheut shkakton derdhjen e tij dhe vije deri te imtësimi dhe shndrimi në pluhur.
Sa e thellë është toka?
redakto
        Këtë pyetje e bënë bujku kur fletë për shtresën sipërfaqësore të dheut në të cilën mbjellë pemët e perimet e tij. Kjo sipërfaqe e dheut në vende me mot të përshtatshëm shkon më së shumti në thellësi deri në 25 centimetra. Më thellë shtrihen shtresat tjera më të trasha në fund të cilave shtrihen shtresat me gurit.
Si e ndihmon lumi krijimin e dheut?
redakto
        Bujku thërret lumë kur sjellë ujin në dheun e tij. Lumi i sjellë dheut të bujkut copëza të mineraleve të cilat në kthesa (bigëzime) të vijës së ujit tubohen. Kështu krijohet një lloçë i cili pastaj rrëshqet dhe duke rrëshqitur bënë shpërndarjen e mineraleve duke krijuar kështu dheun e zi si arë të bujkut.
Pse njëra arë është më frytdhënëse se tjetra?
redakto
        Dheu frutdhënës ka në vete një sasi që ekspert gjeografi e quan humus. Humusi është një sasi organike e krijuar nga bakteret dhe gjallesa tjera të imta të cilat janë krijuar gjatë shpërbërjes së mbeturinave të cofëtinave dhe dushkut. Gjallesat e imëta krijohen më së miri kur dheu është i ngrohët e i ajrosur mirë dhe që ka barë e dushk të mjaftueshëm. Në dheun frutdhënës sasia e mineraleve dhe e ujit po ashtu janë të përshtatshme përndryshe nuk e marrim për dhe frytdhënës. Uji i tepruar shpërlanë mineralet nga dheu, në anën tjetër mangësia e ujit shkakton tharjen e tij dhe sjell kripërat nga sipërfaqja, kështu që dheu nuk do të jetë më frytdhënës dhe gjendja e bimëve keqësohet.
Çka është Erosioni?
redakto
        Nuk e di, duhet pyetur Ekspert gjeografin.
       Ekspert Gjeografi na shkruan: Erozioni (lat. erodere – shpëlarje), është proces i shpëlarjes dhe i gërryerjes nën veprimin e ujërrjedhave, nën veprimin e akullnajave quhet abllacilon ose ekzarcion, nën veprimin e erës – deflacion, nën veprimin e valëve të detit dhe oqeanit – abrazion.
Çka kuptojmë ne me Erozion?
redakto
        Pra ky erozioni qenka shpërbërja e gurëve dhe dheut nëpërmjet frymës, ujit dhe të ftohtit. Kjo shpërbërje mund të luhet brenda një kohe të shkurtë (brenda disa viteve) apo edhe të zgjasë brenda shekujve. Kjo fjalë doka të thotë "të jesh i gërryer". Erozioni ndodhë në çdo kohë pa ndërprerje - nëpërmjet rrëshqitjeve, nxehtësisë së diellit apo rrahjeve të shkaktuara nga valët e erërave, e shiut, e lumenjtë dhe të detit. Erozioni është gdhendësi i peizazhit të tokës - pikturë e mbaruar she e pa përfunduar.

hgkgvhkhvbjhjkbbkjbh

A mund të shkakton erozion bujqësia?
redakto
        Ara që nuk punohet mirë apo që nuk punohet hiq mund të shndërrohet në pluhur, pluhuri bartet merret nga fryma dhe mund të godasë. Kundër këtyre goditjeve bujqit përdorin lisat dhe kaçubat.
Si vije deri tek boja e dheut?
redakto
        Dheu mbi të cilin sundon bari, është i pasur në mbeturina të cofëtinave dhe dushkut (humusi). Kjo shkakton që dheu të ketë ngjyrë të ndryshme. Sa më shumë të ketë humus, aq më i errët do të jetë dheu.
A mundet dielli ta copëtojë shkëmbin?
redakto
        Po. Bie fjala në shkretëtirë, dita është shumë e nxehtë e nata shumë e ftoftë, çka ndodhë me shkëmbinjtë. Përderisa është nxehtë shkojnë duke u zgjeruar dhe kur është ftohtë ngurren. Por nëse nga nxehtësia kalohet shpejtë në të ftohtë atëherë shkëmbi pëlcet dhe ndahet në disa pjesë të mëdha dhe thërmia - shkëmbi bëhet copë-copë.

Pjesa: I-rë · II-të · III-të · IV-të · V-të · VI-të

Lulzim Shahinaj na fletë :

Shqipëria bën pjesë në zonën aktive sizmike për 100 vitet e fundit kur tërmetet mund të arrijnë deri në 8 ballë. Veç zonave të përcaktuara si aktive sizmike më ndikuese në shtimin e lëkundjeve të tërmetit janë edhe kushtet klimaterike ku bëjnë pjesë paqëndrueshmëria e motit, ndryshimi i temperaturave etj.

Rreth 90% e tërmeteve janë tektonike, pra me lëvizjen e pllakave tektonike të vendosura afër kores së tokës rreth 40 km në thellësi, ndërsa 10% vullkanike dhe tektonike. Banorët duhet të mos përfshihen nga paniku, pasi godinat e ndërtuara pas viteve ‘80 nuk kanë probleme të paktën deri në 6 ballë.

vargmal.org-ja na shkruan :
Në fillim të shekullit të kaluar Elbasani u godit nga një tërmet tepër i fuqishëm, i cili rrënoi dhjetëra shtëpi banimi dhe mori jetën e qindra njerëzve. Tërmeti i 30 nëntorit 1967 me epiqendër në Malin e Zylit Gollobordë me Io=IX ballë shkaktoi dëme të mëdha në Dibër, Librazhd, Elbasan dhe rrethinat e tyre. Ndaj dhe sipas specialistit rreziku më i madh që i kanoset këtij qyteti dhe mbarë prefekturës janë pikërisht tërmetet.
Ekspert gjeografi na shkruan:
Dheu
Lëndë e imët dhe e përderdhshme, që përbën shtresën e sipërme të tokës - steresë. Është krijuar nga thërmimi mekanik dhe kimik i bazës shkëmbore nga faktorë klimatikë, kimikë, biologjikë etj.
Ekspert gjeografi na shkruan: Moreanë
është lëndë e copëzuar ( gurë, zall, rërë, lym) mbi akullnajë, në brendësi dhe nën akullnajë ( morenë e lëvizshme) ose në mbarim të akullnajës luginore ( morenë palëvizshme).
Ekspert gjeografi na shkruan: Erosioni
është proces i shpëlarjes dhe i gërryerjes nën veprimin e ujërrjedhave, nën veprimin e akullnajave quhet abllacilon ose ekzarcion, nën veprimin e erës – deflacion, nën veprimin e valëve të detit dhe oqeanit – abrazion.
Pjesa: I-rë · II-të · III-të · IV-të · V-të · VI-të