Tokajon

Gur e pluhur
      Çka është guri e pluhuri ?
       E gjithë lënda që e përbënë tokën, përbëhet nga elementet. Elementi përbëhet vetëm nga atomet të llojit të veçantë. Këto elemente nuk mund të shpërbëhen më tej pa humbur vetit e tyre të veçanta - vetit kimike. Për shkak të kësaj quhen elemente kimike që dallojnë nga grupimet tjera të elementeve.
Cili element është më i shpeshti?
redakto
        Ekspert Gjeografi na shkruan: Në koren tokësore gjenden të gjitha elementet e sistemit të Mendeleut, por vetëm tetë elemente kimike përbëjnë 98.7% të saj. Përhapje më të madhe kanë këto elemente: oksigjeni (O) 47-50% në raport peshor, silici (Si) 25-27%n alumini (Al)7-8%, hekuri (fe) 4-5,etj.
Çka janë elementet e përgjithshme?
redakto
        Nuk po kuptojë, por me gjithë atë po e provojë. Shprehja elemente të përgjithshme duhet të jetë nxjerr nga literatura e Greqisë së lashtë dhe është e përvetësuar nga evropianët gabimisht si elemente universale - por që ju ka ndihmuar. Rreth viteve 640 p. e. sonë i dituri për matematikë, Talasi i Miletit e kishte lënë një fjalë: krejt senet mbi tokë i kanë rranjtë në ujë. Për këtë ai ujin e merrte si element i gjallërisë.
Kush thojke se toka përbëhet nga katër elemente?
redakto
        Filozofi i Greqisë antike, Aristoteli (384-322). Ai gjatë mësimeve, erdh në përfundim që janë katër elemente që e përbëjnë jetën : Zjarri, Ajri, Dheu dhe Uji. Në bazë të këtij mësimi të Aristotelit, vepruan gjenerata të tëra për mëse 1000 vite.
Sa elemente janë?
redakto
        Në natyrë gjenden 92 elemente kimike. Disa nga këto elemente kimike, bije fjala, bakri, ari, hekuri dhe sulfuri janë të njohura moti si xehe dhe janë përdorur që mijëra vite. Për shumicën e elementeve kimike, shkencëtarët dinë pas rishikimit të përkufizimit të elementeve dhe klasifikimit në elemente kimike - pas vitit 1700. Përpos 92 elementeve kimike në natyrë janë të njohura edhe disa elemente të krijuara e prodhuara në laborator nëpërmjet reagimeve të atomeve. Në përgjithësi, të njohura janë 109 elemente kimike.
Agregat! Sa gjendje janë?
redakto
        Së pari çka është agregati!? Veprim nëpërmjet të cilit kalohet nga një gjendje e lëndës në tjetrën. Gjendja e lëndës nga shkencëtarët deri më tani është ndarë në tri shkallë: e avulluar, e lëngët dhe e ngurtë. Uji për shembull në rrethana normale është në gjendje të lëngët, po nëse nxehet deri në një shkallë të caktuar të temperaturës avullohet, ndërsa e ftohim nën temperaturë të caktuar ngihet në formë akulli.
Çka janë mineralet?
redakto
       Mineralet janë pjesë e lëndës së ngrirë të dheut. Disa nga mineralet, bije fjala, ari, përbëhet vetëm nga një element kimik. Mineralet tjera si Kripa e kuzhinës përbëhen nga dy e më shumë elemente kimike. Disa lloje të mineraleve sortohen në metale si për shembull, bakri, disa hyjnë në grupin jo metaleve, p.sh.: sulfuri, diamanti apo grafiti.
Po, lidhja kimike?
redakto
        Kimistët dinë të tregojnë më shumë imtësia, ndërsa gjeografëve ju mjaftojnë diturit sipërfaqësore. Kështu gjeografët me lidhje kimike kuptojnë lidhjen e dy e më shumë e elementeve, në atë mënyrë që ato elemente nuk mund të zgjidhen pa veprime të posaçme. Uji për shembull përbëhet nga hidrogjeni dhe oksigjeni. Atomet e këtyre dy elementeve janë të kapura ndërmjet veti në atë mënyrë që pa ndërhyrje të jashtme kimike nuk ç'kapen. Me fjalë të tjera janë molekula me atome të elementeve të ndryshme.
Cili element është më i shoqërueshëm?
redakto
        Shumica e lidhjeve kimike në vete kanë karbon (tym). Karboni është element, atomet e të cilit lidhen lehtë me shumë atome të elementeve tjera duke formuar zinxhir, rrathë e struktura tjera të komplikuara të atomeve. Shkencëtarët janë në dijen të qenies së rreth katër milion lidhjeve ë karbonit. Shumica e këtyre lidhjeve karbonike kanë edhe atome të hidrogjenit.
Po, prej çka përbëhen diamantet?
redakto
        Diamantet përbëhen nga karboni. Diamantet janë shumë të fortë, lloji më i fortë i materies që njohim. Karbonatet mund të gjenden edhe në format tjera, si bije fjala në qymyr, në naftë apo grafit.
Përafërsisht, sa lidhje kimike ka?
redakto
        Mbi 6,8 milion. Nga këto bashkëdyzime të njohura kimike vetëm 65 000 përdoren shpesh, tjerat mbesin në letër.
Si krijohet kristali?
redakto
        Kristalet - lëndë që krisë, jo njeri i marrë e i krisur, siç e dimë, në natyrë janë të ngurrtë dhe kanë forma e madhësi të ndryshme. Po sasia më e madhe gjendet në formë të kristaleve. Nëse e shikojmë kripen nëpërmjet një llupe, do të shohim se ajo përbëhet nga kristale të imta, të ngjashme me copat e imta të xhamit.
Si mund të prodhohen kristalet?
redakto
        Për të krijuar kristale nuk nevojitet shumë, pak sodë për larje apo kripë. Mineralin e derdhim në një enë, pastaj i qesim pakë ujë të nxehtë dhe e përziejmë - deri sa të tretet. Vije koha kur minerali nuk është më në gjendje të thithë ujin - tretësira është ngopur. Para se të ftohet kjo tretësirë, fundosim një shkop duke e varrë për një fije peri. Rreth e për qark fijes fillojnë të tubohen kristalet - sa më pakë që lëvizet ena aq më shumë tubohen kristalet.
Si krijohet fjolla e dëborës?
redakto
        Fjolla e dëborës është kristal i akullit të ujit. Nën mikroskop mund të shihet mrekullia e formave të llojllojshme të fjollave. Gjitha fjollat kanë formë simetrike - çdo rremë i ngjanë tjetrit - dhe po të gjitha, gjithnjë kanë nga 6 anë - 6 rrema. Lehtë mund të fitohet përshtypja se secila fjollë ka formën e vetë të veçantë.
Çka d.m.th metal?
redakto
        Grupimi i parë i elementeve kimike sipas shkencëtarëve bëhet në metale dhe jometale. Si duket ende nuk kanë gjetur grupim më të saktë. Në grupin e metaleve hyjnë 70 elemente kimike. Në industri më së shumti përdoren hekuri, bakri dhe alumini.
Cili është më i shpeshti?
redakto
        Alumini. Nga të gjitha metalet që ndodhen në koren e tokës, është alumini ai që gjendet më së shpeshti. Rreth tetëpërqinë e kores së tokës është alumin, mirëpo nuk gjendet i lirë. Gjendet në formë xehe boksiti, një xehe e cila pos metaleve ka edhe oksigjen, sulfur dhe karbonate.
Si dallohet metali nga materiet tjera?
redakto
        Shumica e metaleve vizllojnë, dhe pos merkurit , të gjitha në temperaturë ë dhomës janë në gjendje të ngurrët. Masa e shumicës së tyre mund të formësohet - mund të ndrydhet, të hollohet, të formësohet në fije teli - pa thyerje apo çarje. Në industri shpesh përdoren legurat si të bronzit apo përpunimet e hekurit si çelik. Këto copa janë më qëndrueshme se masa apo copa e mineralit të pastër nga të cilat krijohen.
Cili metal peshon më rëndë?
redakto
        Osmiumi. Osmiumi është metali më i rënd - 22 herë më rënd se uji, dy herë më i rënd se plumbi. Më i lehti është Litiumi - peshon sa gjysma e ujit.
Çka është metalurgjia?
redakto
        Është një kënd i kimisë, ku bëhen studime më të thella të metaleve. Ndër të tjera metalurgjia merret me përbërjen e xeheve, shkëputjen e mineraleve nga to, si dhe struktura dhe vetit e tyre.
Kush menojke se metali krijohet nga lëngu?
redakto
        I dituri i Greqisë Antike, Aristoteli kishte lënë një fjalë, të cilës njerëzit i besuan deri në mesjetë. Sipas kësaj teorie nga jashtëqitja e tokës, nga mbeturinat e thata krijohet dheu dhe gurët, ndërsa nga mbeturinat me lagështi krijohen metalet.

Pjesa: I-rë · II-të · III-të · IV-të · V-të · VI-të



Pjesa: I-rë · II-të · III-të · IV-të · V-të · VI-të