- Nuk e di. E di çka është lava e vullkanit - qulli i jashtëqitur nga gryka e vullkanit. Në bazë të saj edhe kjo duhet të ketë diçka të ngjashëm me lavën. Nëse e ke fjalën për Ortekun, orteku krijohet kur një shtresë bore, e cila më parë është ndarë nga shtesa amë, fillon me nxitim të rrëshqasë bjeshkëve (apo maleve) te poshtë dhe vije duke u zgjeruar e rritur me shtresat e bartura me veti gjatë rrëshqitjes së furishme. Ortekët e borës paksa më të thatë (bora e thatë), përdhosen në fusha me shpejtësi prej afro 160 kilometra në orë, ndërsa ato me lagështi më të madhe të dëborës lëvizin pakë sa më ngadalë. Ah, po ngjashmëria duket të jetë në rrëshqitjen dhe dëmet që shkaktojnë gjatë rrëshqitjes së tyre.
- Ekspert Gjeografi na shkruan:Vullkanet janë forma të ngritura në Tokë, të cilat krijohen me shkarkimin e masës së zjarrtë-magmës, gazeve dhe avujve nga brendia e Tokës në sipërfaqe. Proceset e ndryshme të lidhura me to quhen vullkanizëm. Vullkani paraqet një dukuri sipërfaqësore në formë kupe. Kupa me kanal ose ndonjë qarje është e lidhur me brendinë e Tokës, nëpër të cilën lëvizë masa e zjarrtë dhe e lëngët- magma (nëse magma del në sipërfaqen e Tokës atëherë quhet lavë), gazrat, avulli e produktet tjera dhe shkarkohen në sipërfaqe. Ky proces i shkarkimit quhet erupsion . në majë të kupës gjendet krateri në formë hinke. Anash kupës vullkanike shpeshherë faqen kupa dhe kratere parazite.
- Vullkani i gjallë apo si thonë gjeografët Vullkani aktiv shpërthen shpesh. Vullkani i cili mund të shpërthejë por ka kaluar shumë kohë i qetë, e quajnë Vullkan pasivë - Vullkan i përgjumosur. Vullkanet e shuara nuk shpërthejnë.
Çka është aktivizimi i vullkanit?
redakto
- Aktivizimi është periudha kohore deri te shpërthimi i vullkanit - nganjëherë edhe eksplodimi. Gjatë kësaj kohe vije deri tek shtyrja e masës së ngurtë (magmës) nga brendia e tokës deri tek sipërfaqja e tokës dhe gryka e vullkanit. Lava e kuqërremtë - kështu e quajnë magmën kur del në sipërfaqe - vërshon nga vullkani. Tymi dhe prushi hidhen lartë dhe rreth vullkanit qielli terrohet.
- Para shpërthimit, në brendi të vullkanit tubohet qulli i dendur i lavës. Ky qull shtyhet ngadalë në lartësi dhe nganjëherë para daljes krijohet një lloj kore izoluese. Në brendi fillon duke u rritë shtypja nga shtyrja e qullit në atë masë sa që gazrat dhe prushi pëlcasin koren nga të gjitha anët duke krijuar një eksplodim lavës. Është dallim i vogël në mes të shpërthimit dhe pëlcitjes!?
- Deri tek shpërthimi i vullkaneve nuk vije gjithnjë pas aktivizimit. Nga një herë disa vullkane lëshojnë ushtimën e krismave të shpërthimit të shkaktuar vetëm nga gazrat. Lava lëvizë ngadalë, ndërsa gazrat dalin para saj d.m.th nuk vije deri tek pëlcitja. Pas gazit nga gryka e vullkanit fillon të rrjedhë lava. Ndodhë që nga kjo masë e rrjedhur mbi grykë të vullkanit të formohet një top. Ngjashëm si kur e vlojmë në një sasi qulli. Nëse vëzhgon me kujdes (me mbrojtëse të trupit e kokës) e kupton më mirë lëvizjen e magmës dhe të lavës (kajmakut).
Kujt i thonë mbeturin vullkani?
redakto
- Në mes të qullit të lavës nganjëherë formohen flluskat vullkanike - shkuma vullkanike. Këto flluska pëlcasin dhe copat e saj bien në tokë si reshje - janë shumë të rrezikshme.
Cili është shteti i vullkaneve?
redakto
- Shteti në tokën e të cilit gjenden rreth 200 vullkane aktive. Kjo ujdhesë ndryshe quhet edhe kapaku i furrës, është një varg i vullkaneve aktive që shtrihet përgjatë oqeanit paqësorë. Po, mbi këtë ferrë ndodhet Indonezia.
Me çfarë shpejtësie zmadhohet vullkani?
redakto
- Një katundarë meksikanë më 1943 kishte vërejtur një të çarë të tokës në arën e grunajave të tij. Kjo e çarë ishte dalja e vullkanit të quajtur më vonë Parikutin (ang.:Paricutin). Brenda gjashtë dite e çara e tokës kishte shkuar 150 metra lartë. Zgjerimi i vëllimit të së ngriturës së tokës ka zgjatur për mëse 10 vite. Sot, aty gjendet një top me një lartësi prej 400 metrash.
A ka ndonjë të mirë nga vullkanet?
redakto
- Çdo e keqe, e ka të mirën e vetë - apo është e kundërta, nuk e di. Vullkanet me të vërtetë e bëjnë tokën shkrum e hi e ka ndodhë bashkë me tokën edhe shumë njerëz. Por shikuar nga këndvështrimi i atyre që nuk janë të prekur vetë nga e keqja, edhe vullkanet e kanë të mirën e vetë. Dheu vullkanorë është shumë i pjellshëm - frutdhënës. Për këtë shkak, shumë njerëz jetojnë në hapësirën përreth vullkaneve edhe përkundër rrezikut të lartë - dikush nga lakmia, dikush nga nevoja. Po ashtu sasia e ngurtë e vullkaneve është e mirëseardhur për ndërtuesit e rrugëve dhe për shumë qëllime tjera. Disa mendojnë që në të ardhmen, nxehtësinë e vullkaneve ta përdorin për rrymë elektrike, për ngrohje shtëpiake e ku ta di unë për industri.
Cili është vullkani më i gjallë në botë?
redakto
- Ndër vullkanet e mëdhenj që rregullisht shpërthejnë është vullkani i quajtur Mauna Loa në Havai - herën e fundit më 1984-ën. Topi i tij d.m.th ngritja e tokës e shkaktuar nga lava, është 103 kilometra e gjerë dhe 4168 metra e lartë. Gryka e tij ka një prerje tërthore prej 10 kilometrave.
E, cili është më i popullarizuari?
redakto
- Në vitin 1883, ka shpërthyer vullkani Krakatau i cili gjendet në Indonezi, në mes të ishullit Java dhe ishullit Sumatra. Me shpërthimin e tij është lëshuar një energji e madhe sa 26 bumje hidrogjeni. Hiri e shkrumbi që është hedhë në atmosferë është bartë nga era anë e mbanë planeti, dhe një pjesë ka ra në tokë si reshje 5000 kilometra larg qendrës. Sipas shkencëtarëve, e gjithë kjo nuk ishte asgjë në krahasim me shpërthimin e vitit 1628. Në të vërtetë shpërthimi i 1628-ës, nuk ka qenë në Indonezi, por afër trojeve tona. Në ishullin e Shën Torit (ang.:Santorin). Ky ishull grekë është bërë shkrumb e hi nga pëlcitja e cila ishte pesë herë më e madhe se shpërthimi i 1883-ës në Indonezi.
Çka ka ndodhë me Krakataun?
redakto
- Ekspert Gjeografi na shkruan:Vullkani më trishtues është ujdhesë e Indonezisë. Në vitin 1883 në kuptimin e plotë të fjalës ky vullkan ka eksplodua i pa kontrolluar, duke shkatërrua 2/3 e ujdhesës, duke formuar depresionin e thellë 300 m. Vullkani ka shkaktua valët e cunameve të cilat kanë arritur në të gjitha detet e hapura të botës. Zhurma e shkaktuar nga ky eksplodim është dëgjuar në 1/12 pjesë të rruzullit tokësorë. Nga ky shpërthim kanë humbur jetën 40.000 njerëz.
- Stromboli është një vullkan i popullarizuar në Mesdhe dhe i takon Italisë së sotme. Ka një lartësi prej 94 metrash dhe qëndron në një ujdhesë afër Sicilisë. Hynë në grupin e vullkaneve më pakë aktive të Evropës. Nuk merret si i rrezikshëm pasi që lava e tij mund të rrjedhë pa pengesa. Para daljes nga gryka nuk ka ndonjë cipë - kore, për këtë shkak në brendi të tij nuk krijohet shtypje e madhe që të shkaktojë shpërthim të fortë.
Pse qesin tym të zi vullkanet?
redakto
- Shpesh vullkanet gugësojn sasi të mëdha të gazrave, ndër to edhe avull uji, dyoksid-karbon, Oksigjen dhe dyoksid-sulfuri. Së bashku me gazrat në atmosferë lëshohet shumë pluhur vullkanik. Gazi dhe pluhuri, kur janë së bashku duket si re tymi. Këto re tymi, gjatë shpërthimeve dhe pëlcitjeve të mëdha ngritën lartë në atmosferë dhe pengojnë depërtimin e rrezeve të diellit. Ndikimi i tyre në motin nuk është për t'u negnezhuar.
Pse dridhte toka edhe aktivizohen vullkanet në të njëjtën kohë?
redakto
- Darsëm pa mish nuk ka!? Tërmeti është i lidhur ngushtë me shpërthimin e vullkaneve. Kjo valle e tyre paraqite para së gjithash në pjesët ku pllakat e korës së tokës - rriska të mëdha - përpiqen dhe fërkohen ndërmjet veti. Përderisa ndodhë kjo, sipërfaqja e ngurtë ndrydhet duke marrë formën e maleve ose të fushave. Nëpërmjet këtyre lëvizjeve, krijohet një paqëndrueshmëri ashtu që lehtë vije deri tek tërmeti së bashku me vullkanin.
E po, si krijohet zërzelja?
redakto
- Tërmetet shpesh paraqiten në hapësirat ku brendia e korës së tokës është e çarë. Në këto të çara përpiqen rriskat e mëdha të korës së tokës - rriskat janë përfundi sipërfaqes. Kur përpiqen , fillojnë duke e shtyrë njëra tjetrën dhe kur fillojnë me u fërkua ndërmjet veti, atëherë vije deri te lëkundjet e forta që ne i themi Tërmet.
Çka ndodhë me tokë gjatë tërmetit?
redakto
- Përkrah tërmetit vije deri tek dyndja e dheut. Nganjëherë vetëm për një moment - disa sekonda, e nganjëherë edhe minuta të tërë. Kjo shkakton që në ndërtesa të pëlcasin të çara e edhe ato të shemben. Po ashtu ka pasur raste që brenda të çarave të hapura deri mbi dhe (sipërfaqe) të fundoset pjesë e tërë e truallit.
Cili tërmet shkaktojë dëmet të mëdha materiale?
redakto
- Si shkatrraçi më i madh llogaritet të jetë tërmeti i vitit 1923 në Japoni. Ky ka shkatërruar Tokin dhe Jokahamën - për mbi 575 000 shtëpia. Dëme tjera të mëdha u shkaktuan nga zjarret e shpërthyera pas tërmetit. Ky tërmet ka marr me veti jetën e më shumë se 142 000 njerëzve.
Cili tërmet ka marrë me vete shumë jeta të njerëzve?
redakto
- Po thuaj secili tërmet që mbahet mend, mbahet mend për jetët që ka marrë me veti. Së paku kështu vepron mendja e njeriut e shprehur në shkrimet e atyre që kanë humbur të dashurit. Kur jemi tek tërmetet vdekjeprurëse për njeriun, atëherë për nga numri i të vdekurve, llogaritet të jetë tërmeti që goditi njerëzit e vendit të quajtur Shensi në Kinë. Ky tërmet më 1556 solli vdekjen e më se 800 000 njerëzve. Tërmeti tjetër vdekjeprurës ishte ai në Tangshan (po ashtu në Kinë) më 1976, që la pas veti 750 000 njerëz të vdekur.
|
Pjesa: I-rë · II-të · III-të · IV-të · V-të · VI-të
|