Suretu El Maunë
INDEKSI KUR'ANORË | ||||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Ajeti: | Suretu El Maunë | |||||||||
1. | 2. | 3. | 4. | 5. | 6. | 7. |
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
1. redakto
A e ke parë ti (a e sheh) atë, që përgënjeshtron përgjegjësinë dhe llogarinë në botën tjetër?
2. redakto
Po ai është që e përzë në mënyrë të vrazhdë bonjakun.
3. redakto
Dhe që nuk nxit për të ushqyer të varfërin.
4. redakto
Pra shkatërrim është për ata që falen,
5. redakto
të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm.
6. redakto
Ata që vetëm shtiren (sa për sy e faqe).
7. redakto
Dhe nuk japin as sendin më të vogël (as hua).