Suretu El A`ëla
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
1. Madhëroje emrin e Zotin tënd të Lartë!
2. I cili krijoi dhe përsosi,
3. Dhe i cili përcaktoi e orientoi,
4. Dhe i cili mundësoi mbirjen e kullosës;
5. E pastaj atë e bëri mbeturinë të zezë.
6. Ne do të lexojmë ty e nuk do të harrosh (Kur’anin).
7. Përveç asaj që All-llahu dëshiron. Ai e di të haptën e të fshehtën.
8. Dhe Ne do ta lehtësojmë ty më të lehtën.
9. Pra këshillo aty ku këshilla bën dobi.
10. Do të këshillohet ai që ka frikë,
11. Ndërsa do të shmanget më i keqi,
12. I cili do të hyjë në zjarrin e madh.
13. Pastaj nuk do të vdesë në të, por as nuk do të jetojë.
14. Ka shpëtuar ai që është patruar.
15. Që e përkujton emrin e Zotit të vet dhe falet.
16. Po ju i jepni përparësi jetës së dunjasë,
17. Ndërsa ahireti (amshimi) është më i mirë dhe e përjetshëm.
18. Vërtet kjo ishte në broshurat e lashta:
19. në broshurat e Ibrahimit dhe të Musait.