Interneti allashqiptarçe/403
Jeni duke lexuar pjesë nga libri në punim e sipër:
|
Shkalla Paranjohuri |
Hyrje (000) Veglat elektronike (100)
HTML (420) |
Paranjohuri
redakto- Si erdh deri tek internet?
Zbatimi i idesë për të krijuar një rrjetë të informacioneve, përshkakë të nivelit dhe llojeve të tyre, saktësisht nuk mund të caktohet. Dihet që në vitet e ´60-ta, pra gjatë luftës së ftohtë NATO-së dhe Paktit të Varshavës, zhvillimet në përpunimin e t´dhënave elektronike vinin kryesisht nga ana ushtarake. Gjatë kësaj kohe, institucionet ushtarake amerikane të NATO-s, krijojn rrjeta elektronike të përpunimit të informacioneve, të cilat duhej të funksinonin edhe në luft me armatim bërthamorë. Këto rrjeta janë edhe elementi themelues i rrjetit botërorë të informacioneve, që ne sot e quajm internet.
Qëllimi i këtyre rrejave ishte lidhja e elemeneteve (makinave llogaritëse) ndërmjet veti ashtu që secili element të lidhej me sa më shumë elemente tjera. Në këtë mënyrë sigurohej aktualilizimi i infotmacioneve për gjitha elementet e rrjetit edhe në rastë shkëputjes së ndonjë lidhje ndërmjet elementeve apo ndonjë prishje të ndonjë elementi. Më 1964, ushtria amerikane (US Air Force), zotonë kompanin "RAND" për krijimin e një rrjetë të punës, pa qendër komandimi: "rrjetin e decentralizuar". Zotimet e marra nuk u realizuan, mirpo rrjeti i dencentraizuar që funksion me bartjen e informacioneve të "paketuara", mbeti në kokat e njerzve.
Agjencia shkencore e krijuar më 1958 për projektet kërkimore dhe zhvillimore, ARPA (Advanced Research Projects Agency), punimet e së cilës hynin në shërbim të ushtrisë amerikane, më 1966 vendosi që me makinën e vetë llogaritëse ARPA të lidhë makina tjera . Gjat këtyre punimeve, nendohej në rrjetin e decentralizuar. Në fund të 1969-ës për makinën kryesore ARPA ishin të lidhur katër makina tjera. Tri vite më vonë numri i makinave të lidhura shte 40-të, në këtë kohë ky ishte rrjeti i ARPA-së dhe thirrej ARPA-Net. Ky rrjetë do të rritet në internet.
- Historia e internetit fillon në kohën e zbarkimit në Hënë dhe në kohën Hipikëve.
Rrjetat e krijuara me lidhje të tilla të përziera (paralele, serke, yll), nuk ishin interesante vetëm për ushtarakët. Akademikët e vëren shpejt të mirat që sillte "ARPA-Net"-i. Në të vërtet për shkentarët nuk ishte interesant sinkronizimi i t´dhënave në makinat e ndryshme, por atyre ju interesonte shikimi (bartaja) sipas nevojës, i informacioneve nga makinat tjera. Këtij "shikimi" nuk i pengonte arqitektura e hapur e "ARPA-Net"-it. Kështu që nga ´70-ta, shkenctarët ë institucione shkencore amerikane kishin mundësi të shikonin punimet e kolegëve të tyre, të plasuara në makinat llogaritëse të institucioneve shkencore.
Fillet
redaktoNevoja e dallimi të botës shkencore dhe asaj ushtarake të lidhur në ARPA-Net, për shkak të sekreteve ushtarake solli që në fillim të viteve `80 nga ARPA-Net të ndahet rrjeti ushtarak Mil-Net, ndërsa ARPA-Net mbete në duar të shkencëtarëve. Në pjesën civile të këtij rrjeti në vitet ´80, bëhet katapultimi i numrit të kompiuterve të lidhur në të. Shkaktar i rritjes së numrit të lidhjeve, merret organizata amerikan National Science Foundation (NSF). Kjo organizatë arriti që të gjithë llogaritësit e qendrave të rëndësishme shkencore në ShBA të i lidhë në këtë rrjetë. Kështu me këtë lidhje u bë e mundshme që nga rrjete të vogla të kyçen në rrjetin e madh dhe nga ai në ndonjë rrjetë apo kompiuteri tjetër. Me këtë edhe u krijua "rrjeti i rrjeteve" për të cilin për një kohë të shkurtër merr dheun fjala "internet" . Me këtë edhe fjala ARPA-Net u largua nga kokat e njerëzve rreth viteve ´80.
Në të njëjtën kohë në Evropë ndiqeshin zhvillimet në këtë drejtim. Mirëpo ato ishin të bazuara në Normat ISO. Pasi që modeli amerikan TCP/IP nuk ishte normë e ISO-së ata edhe nuk e pranonin atë. Në vitin 1986 themelohet organizata RARE (Réseaux Associés pour la Recherche Européenne) me qëllim të koordinimit të iniciativave për krijimin e një sistemit të lidhjeve të kompiuterve në nivelin Evropian. RARE lancoi projektin evropian COSINE (Cooperation for an Open Systems Interconnection Networking in Europe ) për kete qellim.
Inciativa evropiane ju përkulë suksesit të TCP/IP-së në Amerikë dhe më në fund vendosen për të krijuar një rrjetë multi-protokollar që ndër të tjera e pranonte protokollin TCP/IP. Ky sistem i lidhjes u emërtua EuropaNet dhe në të u lidhen qendra të ndryshme shkencore të Evropës.
Tani më ekziston lidhja transatlantike e Evropës në Backbone të ShBA-së. Koordinimi i komunikimit në internet për zonën Evropiane ju besua organizatës RIPE (Réseaux IP Européens). Edhe në Evropë ekziston sistemi lidhja e rrjetit me nënrrjetet dhe quhet Ebone (Europëischer Internet-Backbone). Firmë e cila për shkak të bankrotit u desh të mbyllet në vitin 2002. Në kontinentet tjera ka iniciativa dhe zhvillime të ngjashme me ato të Evropës.
Sot kur ne themi "Internet", atëherë nënkuptojmë jo vetëm thjeshtë një rrjet, por sistemin, lidhjen e rrjeteve të ndryshme të vogla (organizatave, institucioneve etj.) në Backbone.
Praktika
redakto- Si funksionon sot në praktik?
Të gjithë i keni dëgjuar fjalët URL dhe WWW. Por, ç’do të thonë këto fjalë? URL – Uniform Resource Locators s’është asgjë tjetër, por vetëm adresë e një faqeje në internet që përmban informacionin e shkëmbyer standard të shprehur me Http:// (HyperText Transfer Protocol), që ju e shkruani në çdo adresë që doni ta shihni ne Internet. Hypertext do të thotë një tekst i regjistruar në një forme elektronike me lidhje referative ndërmjet faqeve.
Kuptojeni Internetin si një qytet të madh që ka shume banesa, ca pallate, rruge, trafik, shtepi te bukura dhe te shpifura, reklama nepër rruge dhe matrapaz qe duan te te tundojn te vesh ne faqet e tyre dhe te shesin dicka, ka shtepi kurvash dhe reklama te felliqura, ka edhe xhami dhe kisha, teqe dhe sinagoga, tempuj budistesh dhe orgjish. Imagjinoni Tiranen me plehra, ndyresira dhe njerez te felliqur qe mezi presin te shkruajn llafe te poshtra nepër dhomat e bisedave (chatrooms), rruge me gropa (me keto ne Internet kuptohen lidhjet e cala te disa ISP-ve).Pra shkurt ka çdo gje te mire edhe te keqe por e rendesishme është te dish adresen njesoj sic duhet te dish adresen e shtepis qe te vesh. Pa adrese nuk vete gjekundi. Ndersa me te pyetur shkon ne Stamboll thote populli dhe me te pyetur ne Internet (d.m.th me search/kerkim) shkon edhe ne Hene pasi Stambolli ne Internet nuk është vetem se nje klikim ne www.instabul.com.tr larg.
Ç'është WWW (World Wide Web)? Është bota jonë virtuale, Rrjeti i Përgjithshem Botëror. Imagjinoni një rrjetë merimange gjigante që vazhdon të thurret edhe në momentet kur ti je duke lexuar këtë. Merimanga e ka trupin në ShBA, kurse këmbët gjithandej nëpër botë.
Mund te keni ndegjuar edhe për FTP (File Transfer Protocol), që është standardi i përçimit të skedarëve, kur programi skedar-përçues duhet të mbështsë dërgimin e skedarit në një server interneti.
ISP Internet Service Provider është serveri që mban faqet dhe na bën të mundur lidhjen me internetin nga shtëpia.
Serveri është një komjuter që bën të mundur lidhjen me internetin. Pra, është vetëm një mbështetës që vetë është i lidhur me një server tjetër, kurse edhe ai tjetri vetë me një tjetër.
Hosteri (pritësi) është server që mban faqen tënde në internet dhe që bën të mundur që edhe të tjerët ta shohin atë. Kuptojeni atë si një dyqan me qira, për të cilin duhet t'i paguani qiradhënësit.
XHTML (extended HyperText Markup Language) dhe XML (eXtensible Markup Language) janë standarde të reja për krijimin e faqeve, versione të reja të HTML.
Intraneti është një rrjet privat kompjuterësh me hyrje të kufizuar vetëm për një organizatë, por që përdor të njëjtat rrugë dhe forma pune që ka edhe Interneti.
Prapashtesa .com në adresë do të thotë commercial dhe është për faqet me qëllime dhe përmbatje tregtare, .org do të thotë organization, .edu do të thotë education dhe është për universitete dhe shkolla et,.