Në fillim të ndjekjes së mësimeve të një gjuhe të huajë njeriu ballafaqohet me fjalë e tinguj që nuk mund të i kuptojë e lëre më të i shpjegojë. Për këtë ai i pranon disa nga fjalët të cilat zakonisht 'bien në vesh' më shpeshë dhe në bazë të tyre vazhdonë nxënjen e fjalëve të reja. Si do që të jetë, në ditët tona për mësimin e gjuhëve të huaja, përdorim libra nga të cilat nxjerrim këshilla dhe udhëzime për cilat fjalë duhet të kemi më shumë kujdes dhe cilat mund të i panojmë ashtu pa ju ditur kuptimin e potë të tyre.

Po kjo dukuri paraqitet edhe gjatë mësmit të gjuhëve programuese, fjalë të reja 'bien në vesh' pandërpre. Për disa nga këto fjalë duhet që ta urdhërojmë trurin, të tjerat regjistrohen vetvetiu nga truri ynë. Në mësimet pasuese do të mundohem që të kapë disa nga këto fjalë sipas përvojës që kam mbledhur nga librat, dorcakët e ndryshem që japin shembuj e mësime nga gjuha programuese C++.

Nga shkolla jemi të kalitur që shpjegimet për disa gjëra të komplikuara të i pranojmë ashtu si na jepë mësuesi. Gjërat e komplikuara shpjegohen nga mësuesi duke ju përshtatur nivelit të njohurive të nxënsit (plot fjalë mbesin të pashpjeguara). Gjithë e dimë shpjegimin e mësuesit në klasën e parë: 1-2=nuk bënë, më vonë mësojmë se kjo bënë. Për këtë, mos lejo që terminologjit e reja për ty, që përdoren në gjuhët programuese të turbullojnë njohurit nga shkolla. Shpesh ndodhë që edhe vete ç'piksit e terminologjive ende nuk e kanë të qartë funksionin e përkufizimit që kanë dhënë. Ndodhë që 'funkisoni' të vjetrohet para se fjala përshkruese e tij, të ketë hyrë në litaruterne e gjërë. Kjo nuk vlenë vetëm për gjuhen shqipe por edhe më gjërë.


  1. Kapitulli I - Le të fillojmë shikimin e shembujve
    1. Komentet
    2. Fjalët const dhe volatile
    3. Operatori për zona të vlershmërisë
    4. Program i orientuar në objekte
    5. Biblioteka 'stream'
    6. Operatori 'cin'
    7. Hyrje-Dalje e Regjistrave
    8. Krijimi, përkufizimi dhe dëftimi i ndryshoreve
    9. Përkufizimet mund të nxitohen
    10. Referencat në C++
    11. Përkufizimet mund të aplikohen
    12. Përkufizimi dhe dëftimi i elementeve
    13. Qarkorja 'for'
    14. Përparsia e operatorëve
    15. Do të ishte e udhës