Dua të di

Ndodhi
në matematikë


Ndodhi në : Matematkë|Fizikë|Kimi|Biologji|Astronomi
Viti Ndodhia Shënim
-3000       Babilonasit përdornin një sistem të numrave me bazë 60.
Maja në Amerikën latine, përdornin sistemin me numrave me bazë 20.
-2238       Sunduesi kinez Jao, futi nxhehjen për produktet bujqësore.
-2000       Në shkrimet e lëna nga babilonasit, shihen detyra për përdorimin e teoremës së Pitagorës.
-1700       Në librin e llogaritjes të Ahmesë (papirus), paraqiten zhvillime të mira të llogaritjes së thyesave. Fillon përdorimi i simboleve të Algjebrës.
-1000       Në Kinë përdoren në masë tabelat llogaritëse.
-624       Talesi i Miletit (-552) [ Θαλῆς ὁ Μιλήσιος ]
-610       Anaksimandëri i Miletit (-547) [ Αναξίμανδρος ]
-580       Pitagora i Samosë (-496) [ Πυθαγόρας ]
-546       Anaksimenësi i Miletit [ Αναξιμένης ]
-500       Grekët e vjetër i shënojnë numrat sipas alfabetit të tyre; përdorin tabelat llogaritëse.
Anaksagora i Klazomenesë (-428) [ Αναξαγόρας ]
-490       Zeno i Eleasë (-430) [ Ζήνων ὁ Ἐλεάτης ]
-469       Sokrati (-399) [ Σωκράτης ]
-460       Demokriti i Abderës (-370) [ Δημόκριτος ]
-455       Hipokrati i Koses (-370) [ Ἱπποκράτης ὁ Κῷος ]
-427       Platoni (-347) [ ]
-415       Theaetetus i Athinës (-369) [ ]
-400       Hipokrati përmbledhë "elementet" e para, një punim standart i gjeometrisë; Shifra Zero, përdoret në fillim dhe në mes të numrave.
-388       Platoni themelon "Akademin" në Athinë
-365       Euklidi i Aleksandrisë (-300) [ ]
-325       Euklidi në "elemete" jep vërtetimet e para aksiomatike të gjeometrisë; vërteton pafundësinë e numrave pirim
-300       Romakët përdorin Abakun e dorës.
-276       Eratosthenes i Kyrenesë (-195) [ ]
-262       Apolloni i Pergesë (-190) [ ]
-250       Arkimedi vërteton pafundësin e sistemevit të numrave, përdorë për herë të parë katrorin ekzaktë të segmentit parabolës; bënë llogaritje të mira të vlerave të përafërta të numrit PI
-220       Eratosthenesi vije si drejtor i Bibliotekës së Aleksandrisë; themelon gjeografin matematikore, si dhe zhvillon më tutje teorinë e numrave primë
-200       Apollonis boton veprën prej 8 pjesësh në të cilën përmbledh paraqitjen e prerjes tërthore të sferës.
Në Kinë krijohet vepra "Aritmetika"
-30       Cezari jep idenë për matjen e perandorisë, ndërsa më vonë, Augusti e zbaton.
100       Në Herons "Metrica", gjendet formula e Heronis për trekëndëshin.
Menelaosi paraqet rregullën për llogaritjen e trekëndëshit sferik.
130       Heroni gjen formulën e Heronisit për llogaritjen e rrënjës katrore.
Ptolimeu gjen tetorin e tij, për diagonalen e katërkëndëshit në rreth dhe shpallë tabelën e katrorit në rreth.
140       Ptolimeu përdorë në "Almaest", rrafshet dhe trigonometrinë e sferës.
250       Diofantusi i Aleksandrisë [ ]
280       Diofantusi boton një paraqitje të Algjebrës dhe dhe zhvillon fuqizimin e numrave.
320       Paposi i Aleksandrisë shkruan veprën e tij kryesore "Koleksionet"
476       Ariabata [ ]
498       Ariabati mëson llogaritjen ekzakte të rrënjës së kubit, në versionin e veprës "Ganita-pada"
532       Matematikanët, Isidorosi i Miletit dhe Anthemiosi i Tralleisit llogarisin arkitekturën e Kishës Haxhia Sofia që gjendej në Konstantinop.
598       Brahmagupta (-665) [ ]
630       Brahmagupta themelon Mësimin mbi thyesat.
662       Në Siri përdoren "shifrat indiane".
700       Indasit përdorin shifrën Zero dhe përdorin një sistem të pozicionimit.
710       Prifti irlandez Beda (673-735)[ ] , përshkruan një sistem për nxhehjen me gishta.
780       Ibn Musa al-Hwarizmi (Choresem, -850) [ ]
814       Arabët marrin në përdorim shifrat indiane ("arabe")
829       al-Hvarizmi përdorë sistemin decimal së bashku me shifrën Zero.[ arab. أبو عبد الله محمد بن موسى الخوارزمي ]
Al-Ma'mun përkthen veprën e Euklidit. [ arab. المأمون ]
999       Papa Silvesteri II fillon të lejojë përdorimin e shifrave arabe në Evropë. [ fr. Gerbert d'Aurillac ]
1100       Rregulla e Rufinit, e quajtur kështu më vonë; për myslimanët, tashmë e njohur.
1180       Leonardo Fibonaqi i Pisës (-1250) [ it. Leonardo Fibonacci , i njohur si Leonardo da Pisa ose Leonardo Pisano ]
1200       Omar ben Ibrahim Akayami zgjidhë barazimet gjeometrike të shkallës së tretë me ndihmen prerjes tërthore të sferës. [ ]
1202       Botohet libri "Liber Abaci" i Fibonaqit, me këtë përfundimisht fillon përdorimi i shifrave arabe më Evropë. Ai llogarit gjithë numrat primë, nga 11 deri 97. Punë e madhe për atë kohë.
1436       Regiomontanusi (Johanes Myller, -1476) [ gjer. Johannes Müller aus Königsberg / lat. Johannes Molitoris, më vonë Regiomontanus ]
1462       Botohet vepra e Regiomontanusit, "De triangulis omnimodis libri quinque".
1464       Për herë të parë në Evropën perëndimor, Regiomontanusi ligjëron Matematikën dhe Astronominë.
1465       S.Ferro [ ]
1471       Albreht Dyrer (-1528) [ gjer. Albrecht Dürer ]
1472       Libri i parë për gjeometri në gjuhën gjermane.
1478       Në Itali shtypet libri i parë për llogaritje.
1487       Mihael Shtifel (-1567) [ gjer. Michael Stifel apo Styfel, Stieffel, Stiefel / fr. Stifelius ]
1489       J.Vidman [gjer. Johannes Widmann ] boton një libër për llogaritje në të cilin paraqiten shenjat e mbledhjes dhe zbritjes.
1491       Në Florencë [ Florentia ], shtypet për herë të parë shifra Zero.
1492       Adam Riez (-1559) [ fr. Adam Ries ]
1500       S.Ferro gjenë një metod për zgjedhjen e barazimit të shkallës së tretë, dhe nuk e bënë publike.
N.Tartaglia [it. Niccolò Fontana Tartaglia ]
1501       Jeronim Kardano (-1576) [ lat. Hieronymus Cardanus ]
1509       Pacoli [ it. Fra' Luca Bartolomeo de Pacioli ] boton në Itali "De divina proportione" [ ]