Dua të di
Elektriciteti

Kur ka nisur revolucioni i elektricitetit ?

      Kur shkencëtarët e kuptuan se si fuqia magjike e elektricitetit mund të përvetësohej për nevojat e njeriut, zhvillimi i jetës u bë shumë më dinamik. Po të mos kishte ndodhur ky revolucion në fund të shekullit XVII dhe në fillim të shekullit XIX, jeta jonë do të ishte krejt ndryshe. Nuk do të kishim Radio, nuk do të shikonim TV-në, nuk do të mundnim të telefononim e lërë më të kemin një PC. Shtëpitë dhe rrugët do të ndriçoheshin nga poçet me gazë.
      Çka është elektriciteti ?
      Elektriciteti është një formë e energjisë. Ai krijohet, kur elektronet, pjesë të vogla të atomit, fillojnë të lëvizin nga një atom në tjetrin. Edhe pse shkencëtarët e dinin që në kohën e lashtë për këtë "magji" atyre ju deshtë të kaloj kohë e gjatë gjeri në fund të shekullit XVII, që ta kuptojnë dhe ta përdorin për nevoja të njerëzimit këtë dukuri.
     
Magji: Merr kranin dhe fërkoje për flokë, dhe pastaj me atë provo të tërheqësh copa letre.
      Pse emri elektricitet e jo qelibar?
      Rreth vitit 600 para erës sonë, Talasi i Miletit, vërejti se kur e fërkonte gurë të çmuar qelibari të nxjerr nga deti, guri tërhiqte bujashka dhe pendla. Fjala "elektricitet" vije nga fjala e grekëve të vjetër "elektron", çka d.m.th qelibar emëri i gurit që në kimi shprehet me formulën C10H16O+(H2S.
      A ka elektricitet në natyrë ?
      Elektriciteti gjendet gjithë ku, mirëpo dukuri më e dukshme në të cilën gjendet elektriciteti është vetëtima, e cila në të vërtet është një shkrëndiatmosferë.
      Çka janë super përçuesit ?
      Disa metale që në temperaturë të dhomës do të i bënë rrymimit të elektricitetit rezistencë, kur të ftohen fillojnë të humbin rezistencën në atë shkallë sa që rezistenca bie rreth zeros. Këta përçues thirren super përçues. Ky efekt është parë për herë të parë në vitin 1911 tek metali i merkurit. Këtë aftësi, që në temperatura të ulëta të humbin rezistencën ndaj rrymës elektrike, e kanë mbi 25 metale të njohura deri më tani. Koritat e super përçuesve, në të cilat mund të rrymon elektriciteti gjatë gjithë kohës pa u ndalur, i mbushin me pjesëza nxitëse. Në ndërkohë është duke u provuar që të krijohen super përçues për temperatura të dhomës.
      Çka është rezistenca elektrike ?
      Rryma elektrike hidhet nga një burim elektrik apo ndonjë bateri në një tel. Varësisht se nga çfarë materiali është bërë teli varret edhe shpejtësia e rrymimit të elektricitetit. Kjo ndodhë përshkuake të rezistencës së materialit për të transportuar më tej elektronet. Përçuesit e dobët i rezistojnë rrymimit të elektricitetit me shumë. Rezistenca e materialeve mund të matet, njësia krahasuese e saj quhet Ohm.
      Pse kablloja ka dy tela ?
      Për të krijuar një qark elektrik nevojiten së paku dy tela (në kabllo). Njëri e pranon nga prizmi dhe e përçon më tej rrymimin e elektroneve, tjetri e kthen përsëri në prizëm dhe kështu e krijojnë një qark elektrik.
      Sa e shpejt është rryma elektrike  ?
      Për derisa e aktivizon çelësin e llambës, llamba ndriçon menjëherë. Nëse përçuesit janë të mirë elektronet lëvizin nga çelësi deri te llamba shpejt, gati shpejt si drita. Ndërsa ne e dimë që drita lëviz me shpejtësi prej 300 000 kilometra në sekondë.
      Çka "alternative", e çka "e njëtrajtshme" ?
      Kur elektriciteti (elektronet) lëvizë në një kah të drejtimit në mënyrë të njëtrajtshme, kemi të bëjmë me rrymën elektrike të njëtrajtshme. Për shembull elektriciteti i llambës së dorës është rrymim i njëtrajtshëm. Rryma alternative në anën tjetër ndryshon pa ndërpre kahun. Rrymimi i krijuar në një kah të drejtimit rritet deri në masën më të madhe dhe bie në zero, dhe fillon të krijohet përsëri deri në maksimum por tani në kah tjetër. Pastaj bie prapë në zero dhe kështu brenda kohës së caktuar fillon të përsëritet. Këto mbushje, zbrazje quhen perioda (faza) dhe numri i tyre brenda një sekonde quhet frekuenca e rrymës alternative.
      Cila është më e mirë "alternativa" apo "e njëtrajtshme" ?
      Alternativa, logjikisht është më praktike. Alternativa është lehtë të ndryshohet, zmadhohet apo zvogëlohet; kjo është e njohur si transformim. Rryma e njëtrajtshme është vështirë të transformohet, përderisa alternativa lehtë mund të shndërrohet në tension të njëjtë. Kthimi në rrymë alternative nuk është aq i lehtë.
      Burimi dhe kondensimi i elektricitetit ?
      Kush ke ai që shpiku baterinë ?
      Aleksandër Volta (1745-1827), gjeti se si breshka eksperimentuese e Galvanit, punonte (funksiononte). Më 1799 në mes të dy rriskave (dy pllaka) zinku dhe bakri, futi një copë letër të lagur dhe kështu krijoj një qelizë që prodhonte rrymim. Pasi që vuri disa qeliza të tilla fitoj rrymim shumë më të fortë. Pastaj Volta përmirësoj trungun e voltazhesh duke përdorur në vend të ujit thartësira dhe kripëra. Më këtë ai kishte shpikur baterinë e parë në botë.
      Magnetizmi ?
      Çka është magneti ?
      Magneti është copë metali që ka forcë të tërheq substanca tjera. Hekuri dhe çeliku janë të përshtatshëm për të krijuar magnet. Magneti ka dy pole, polin veriorë dhe polin jugorë. Këto pole të magnetit tërhiqen ndërmjet veti, sikurse elektrodat (+ dhe -). Polet e njëjta (veri dhe veri, jug dhe jug) refuzohen. Nëse e vëren se si reagojnë dy shufra magneti, e ke lehtë të kuptosh polet e tyre.
      Nga emri magnetizmi ?
      Përpara mendonin që, gurët e magnetit kanë fuqi magjike. Grekët e vjetër, këtë forcë tërheqëse e quajtën magnetizëm sipas emrit të një qytetit në Maqedoni, ku edhe gjenin gur magneti.
      Çka e dallon magnetizimin nga elektriciteti ?
      Dallimi kryesorë është që fuqia tërheqëse e dy objekteve magnetike nuk varret nga substanca që i ndanë ata. Fuqia në mes dy objekteve të ngarkuar me elektricitet varret nga substanca përçuese që gjendet mes tyre.
      Çka ndodhë nëse e përgjysmojmë një magnet ?
      Kur të përgjysmojmë magnetit fitojmë dy copa tjera me veti magnetike të njëjta si copa amë. Pra të dy copat e fituara do të kenë polin verior dhe polin jugorë.
      Çka është induksioni magnetik ?
      Nga gozhdët e çelikta që e pështjellin një shufër magneti mund të fitohet një zinxhirë. Gozhdët do të mbahen bashkë nga induksioni i magnetik. Po sa të bie një gozhdë nga zinxhiri do pasojnë të bijën të tjerat dhe humbëset zinxhiri i gozhdëve.
      Si mund të bëjë një magnet ?
      Magneti përbëhet nga shumë molekula magnetike të quajtura dypole. Para se të magnetizohet një shufër ( apo copë) çeliku magnetet e vegjël nuk janë të orientuara. Për ta magnetizuar atë shufër duhet që me një magnet të ledhatohet ajo copë. Duke u ledhatuar sipërfaqja, magnatët e vegjël fillojnë të orientohen në një kah poli verior dhe në kahun tjetër poli jugorë. Çeliku e mbanë magnetizimin më gjatë se hekuri.
      Përdorimi i elektricitetit dhe magnetizmit ?
      Cili rrugaçë u bë shkencëtar i nderuar ?
      Mihal Faradai lindi më 1791. Ishte i biri i një farkëtari dhe nuk kishte shkollë. Si dhjetë vjeçar punonte si rrogëtar, (postier) për një kontabilist. Përderisa punonte aty, atij i ra rasti të lexonte libra dhe filloj që të interesohet për shkencë dhe vendosi të shkojë në një ligjëratë të kimistit të njohur Humfri Davi. Faradi ja arrin disi të bëhet asistent i Davit dhe filloj karrierën si shkencëtar.
      Si e gjeti Faradi dinamon ?
      Më 1831 Mihal Faradai, ja arriti të zbatojë zbulimin e Oerstedit për efektet magnetike. Ai mendoi se kur me rrymë elektrike mund të krijohet magnetizmi atëherë duhet të jetë edhe e kundërta, nga magnetizmi të përfitohej elektriciteti. Kështu ai pa që krijohej elektricitet kur e afronte dhe e largonte një spirale në një fushë magnetike. Sapo teli i spirales e tejkalonte fushën magnetike {{w|induktimi|induktohej]} elektriciteti. Ky edhe është principi në bazë të së cilit punon dinamo dhe elektromotori.
      Si punon çelësi i rrymës ?
      Çelësi i rrymës përdoret për të hapur dhe mbyllur një qark elektrik sipas nevojës. Kur çelësi është i kyçur, atëherë ai e mbyll qarkun dhe kur ai është i ç´kyçur e hapë qarkun, ashtu që nuk mund të qarkullojë rrymimi.
      Çka janë qarqet trefazore ?
      Qarqet trefazore
      Si punon siguresa ?
      Siguresë elektrike, thirret një pjesë e qarkut elektrik e cila nën kushte të caktuara e ndërprenë rrymimin e elektricitetit në një qark. Përderisa qarku është i ndërtuar nga përçuesit e normal, pjesa e siguresës është e ndërtuar nga substanca e cila përçon vetëm rrymimin maksimal të paracaktuar. Kështu kur një aparat elektrik shtëpiak si për shembull tharësi i flokëve kur të nxehet, fillon të harxhojë më shumë rrymë. Tani fillon siguresa të nxehet në atë shkallë sa të shkrihet dhe nëse nuk bëhet ç´kyçja e aparatit, pasi që siguresa ka pjesën më të hollë të përçuesit ajo këputet. Kështu ndalet aparati duke u dëmtuar vetëm një pjesë e zëvendësueshme e tij.
      Kur ja kanë nisë me dritë elektrike ?
      Nga 1880 ja kanë nisë me i zëvendësua shtylla e vajgurit me dritë elektrike. Në Britaninë e Madhe më 1878 Xhosef Svani, ndërsa në Amerikë më 1879 Tomas Edisoni e kanë shpikur poçin elektrik.
      Elektronika ?