Prej kohёsh njerёzit kishin vёnё re se krokodilёt,pasi hanin gjahun e kapur në ujin e detit fillonin e lotonin. Kjo dukuri tё linte pёrshtypjen se kjo kafshё qante prenё e ngrёnё.Prandaj dhe lindi shprehja "lotёt e krokodilit" qё personifikon hipokrizinë e njerёzve tё ligj. E vёrteta ёshtё se krokodilit nuk i vjen keq pёr kafshёn e ngrёnё,por ёshtё gjёndra e kripёs ajo qё prodhon lotёt. Dhe pikёrisht pasi krokodili ka kollofitur kafshёn sё bashku me ujin e kripur,fillon veprimin e saj gjёndra e kripёs qё ndalon sasinë e tepёrt tё kripёs,e cila del jashtё nё formёn e pikave tё lotёve.
Sa njerzë kanë jetu në Tokë?
Mendohet se qё nga krijimi i shoqёrise njerёzore nё botё kanё jetuar mbi 80 miliard njerёz.
Cila kafshë quhet "Nuk kuptoj"?
Kur u duken pёr herё tё parё nё Australi, evropianёt vunё re njё kafshё tё çuditshme:ajo ecte me kёmbёt e prapme ndёrsa nё bark kishte njё si qese nga nxirrnin kokёn tё vegjёlit.
-Ç'ёshtё kjo? -i pyesnin ata indigjentёt.
-Kan-gu-ru - pёrgjigjeshin ata.
Qё nga ajo kohё kafsha e çuditshme u quajt kanguru. Kur mё vonё studjuan gjuhёn vendase, evropianёt mёsuan se "kanguru" do të thotë "nuk kuptoj".
Sa fije floku kam në kokë?
Nuk e di. Por e si që, zakonisht njё njeri ka nё kokё rreth 100.000 qime floku. Tek flokёkuqёt kjo shifёr arrin nё 90.000,te bjondet ne 140.000 dhe tek brunet diçka nё mes tё kёtyre dy shifrave. Mesatarisht,çdo ditё bien nga 50 deri nё 100 fije floku.
Sa banorë ka deti?
Nuk e di. Por e si që, nё çdo litёr ujё tё sipёrfaqes sё detit ka mesatarisht rreth 10.000 gjallesa,nё 100 metra ka 3.000 dhe nё 5.000 metra ka mesatarisht 15 gjallesa. Llogarite tani, sa banorë mund të ketë deti.
Kush lindi biniakët e tetëfisht?
Feodor Vasilijev nga Shuya (Rusi), nga gjithsejt 27 lindje gjatë viteve 1725-1765 lindi 16 bineqë, 7 treneqë, dhe 4 katërneqë. Vetëm dy fëmijë prej tyre vdiqën si foshnjë.
Prindër të zinjë, fëmija i bardhë?
Gazetat dhe disa mjekë, filluan të flasin për mrekullin e fuqizuar në katrorë, ditën kur në spitalin "Queen Mary" (lexo: Kuin Meri, 22 korrik 2010), është bërë e ditur se dy prindërit me ngjyrë janë prindëri gjenetik të foshnjes së bardhë. Prindërit e familjes pesë frymshe nigerijane me vendqëndrim në Britanin e Madhe janë Benjamini 44 vjeçar dhe Angjela. Këta voglushen e po sa lindur, të mirëpritur nga vëllëzrit dhe motrat e pagëzuan me emrin Nmachi (N'mahi) që në gjuhën amtare të tyre ka kuptimin "Bukuri e perendisë".