Dua të di
Elementet

Çka është elementi ?

      Elementi është një lëndë e përbërë nga atomet të një lloji. Të gjitha atomet e një elementi kanë të njëjtin numër rendorë (numri i atomit); është e pamundur që një element të ndahet në pjesë me veti të ndryshme kimike.
      Sa elemente ka ?
      Në natyrë deri më tani janë gjetur 92 elemente. Elemente tjera janë krijuar në laboret me metoda të fizikës bërthamore. Deri më tani shkencëtarët kanë izoluar 109 elemente.
      Cilët janë elementet më të shpeshta në tokë ?
      Elementi më i shpeshtë në planetin tonë është oksigjeni i cili përbënë 50 për qind të masës. Pas oksigjenit në natyrën e afërt që na rrethon, hasim silicin që merr pjesë në peshën e tokës me 28 për qind.
"Oksigjeni është elementi më i shpeshtë në tokë, sasia më e madhe e tij gjendet në oqeane"
      Cili është elementi më i rrallë ?
      Elementi më i rrallë natyrorë është elementi Astatin. Krijohet gjatë shpërbërjes së elementit radioaktiv të Uranit. Elementi Astatin është shumë labialë (i pa kontrollueshëm), njerëzit janë në gjendje që të prodhojnë këtë element.
      Çka është minerali ?
      Shumica e elementeve kimike reagojnë shumë lehtë kur bien në kontakt me elementet tjera, ashtu që është shumë vështirë që në natyrë të gjendet në formë të pastër, për këtë i gjejmë në forma të bashkë-dyzimeve me elementet tjera. Elementet e tilla kombinohen ndërmjet veti dhe formojnë mineralet. Deri më tani janë të njohura diku 3000 minerale.
      Çka ka qenë fillimi i të gjithave gjërave ?
      Filozofi i Greqisë antike, Talesi i Miletit që jetoi rreth 640 vite para kohës sonë, besonte se gjitha lëndët vijën nga uji, dhe uji ishte fillimi i gjitha gjërave. Mendim gjenial për atë kohë, por ka edhe më mirë. Herakliti jetoi rreth viteve 500 para erës sonë, thoshe zjarri, zjarri është fillimi i të gjithave. Ka mundur të shprehej edhe më mirë por a do ta kuptonte ndokush ? Filozofët tjerë besonin se ajri është fillimi i të gjithave. Aristoteli (384-322 p. e. sonë) erdh deri te përfundimi se janë katër elemente :Zjarri, Ajri, Toka dhe Uji. Në të vërtet as kush nuk e di, apo më mirë të themi nuk mund të ju vërtetoj të tjerëve.
      Kujë i thoshin "element" kimistët e vjetër ?
      Në mesjetë kimistët besonin që gjitha lëndët janë të përbëra nga tri elemente. Këto elemente ishin Kripa, Sulfuri dhe Merkuri(Zhiva), ku sulfuri merrej si elementi i zjarrit. Ata besonin se ari është i bërë nga elementet e pastra të merkurit dhe sulfurit. Metalet tjera më pak të çmueshme kishin sulfur të pa pastër.
     
"Në mesjetë, kimistët ëndërronin që nga metalet e zhyera të fitonin ari"
      Çka ishte "guri i diturisë" ?
      Kimistët e mesjetës ëndërronin që të gjenin udhën për të shndërruar nga teneqet ari të pastër. Për këtë dikush kishte thënë se ekziston udha, një substancë e tretë magjike dhe e quajti guri i diturisë. Aventurat për gjetjen e gurit të diturisë kishin filluar, por gurin kurrë nuk u gjetë, sepse nuk ka. A ka gur të tillë ? Ata që e kanë pa nuk dinë të tregojnë, ata që nuk e kanë pa nuk e dinë që ekziston? Por një gjë dihet, se gjurmimi i tij na ka mësuar shumë.
      Kur janë gjetur pjesa më e madhe e elementeve ?
      Disa elemente si bakri, ari dhe hekuri janë të njohura që nga para historia. Mirëpo shumica e tyre në formë të izoluar (të pastër) është zbuluar vonë, në 200 vitet e fundit. Deri në vitin 1930 kanë qenë të njohura 50 elemente. Elementet me numrat rendor 93 deri 109 janë zbuluar pas 1940-ve.
      Çka është sistemi periodik i elementeve ?
      Deri në shekullin XVII njerëzimi kishte mbledhur njohuri të mëdha për elementet dhe më 1860, shkencëtarëve ju bie në sy që disa grupe të elementeve kishin "marrëdhënie familjare". Këto grupe me marrëdhënie të ngjashme si ato familjare i plasuan në një tabelë të cilën e quajtën sistemi periodik i elementeve. Kimisti rus Dimitri Mendelej krijoj një tabelë më 1870. Tabela e tij kishte zbrazëtira, mirëpo ishte e çartë se elementet ekzistojnë mirëpo ende nuk kishin arritur të zbulohen. Sistem periodik ka 18 shtylla. Vetit e elementeve të këtyre shtyllave janë në varshmëri periodike me rreshtin e elementeve e shtyllave në nivelin horizontal.
      A ka elemente që nuk kanë vend në sistemin periodik ?
      Në fund, në bazamentin e tabelës së sistemit periodik gjenden dy pjesë me elemente të cilat janë pak si më ndryshe. Elementet me numrat 58 deri 71 thirren tok e rrallë apo toksine. Ndërsa elementet nga 90 deri 103 thirren si alkaide.
      Sa elemente ka zbuluar Humfri Davi ?
      Kimisti anglez Humfri Davi (778-1829) ka zbuluar gjashtë elemente kimike të cilët janë :bori, natriumi, magnezi, kaliumi, kalciumi dhe bariumi. Mirëpo Davi është më i njohur në botë për shpikjen e një llambe për sigurinë e minatorëve, llambë e cila dhe u thirr sipas emrit të tij. Gjendjet agregate?
      A janë gjitha mineralet të ngurta ?
      Për veç ujit dhe merkurit, që janë lëndëlëngëta, të gjitha mineralet e njohura deri më tani (3000 lloje) gjenden në gjendje të ngurtë.
      A mund të shihet gazi ?
      Edhe po edhe jo. Shumica e gazrave janë të padukshëm sepse molekulat e tyre janë të shpërndara dhe masa e gazit është e rrallë. Mirëpo gazi mund të shndërrohet në lëngë nëse atë e ftohim dhe kështu mund edhe të shihet.
      Pse pikat e shiut kanë formën e dardhës ?
      Në tokë, pikat e shiut nuk janë të rrumbullakëta, sepse gravitacioni, pra fuqia tërheqëse e tokës ndikon në formën e pikës së shiut. Shiko ujin që rrjedhë nga kroi dhe do të shohësh që pikat e kanë formën e ardhës. Po e njëjta ndodh edhe me pikat e shiut.
      Është qelqi i ngurtë ?
      Qelqi është masë shembullore që na tregon se si është puna me masat në gjendje të ngurtë. Masat, vërtet të ngurta kanë një pikë shkrirje nga e cila fillojnë të shndërrohen në lëngë. Mirëpo qelqi ka një dukuri tjetër, ai nuk ka pikë të shkrirjes, kur të nxehet qelqi zbutet e zbutet, por as se si nuk bëhet lëngë dhe nuk mund të vërehet një pikë e shkrirjes.
      Çka është puna e gazeve ?
      Robert Bojl1662 bëri një zbulim të rëndësishëm në lidhje me vetit e gazrave. Ai zbulojë që disa gazra kanë veti të tillë që nëse në një enë fusim gazë e mbyllim me një kapak dhe këtë enë e vëmë në një pllakë nxehëse atëherë do të vërejmë që: nëse e mbajmë temperaturën konstant dhe e rritim shtypjen për dy herë, në enë do të zvogëlohet vëllimi i gazit për gjysmë; nëse e mbajmë temperaturën konstant dhe zvogëlojmë shtypjen përgjysmë do të dyfishohet vëllimi i gazit. Nga kjo ditë për këtë dukuri thuhet ligji i Bojlit.
      Pse pëlcet balloni kur ta shtrëngojmë ?
      Hë, kur të fryjmë ballonin rritet vëllimi i gazit (në këtë rast i ajrit) dhe kur të shtrëngojmë ballonin rritet shtypja e ajrit dhe vije momenti kur balloni nuk duron më dhe pëlcet. Ky eksperiment është demonstrimi praktikë i ligjit të Bojlit.
      Reaksionet Kimike ?
      Çka është katalizatori ?
      Katalizatori kimik është një substancë kimike që përshpejton (nxiton) një reaksion kimik pa ndryshuar vetë veten apo bërë pjesë e reaksionit. Hyn dhe del pa një therr, si thotë populli. Nikeli mund të përdoret për të ndihmuar reaksionin në mes të oksigjenit dhe mono-karbonit gjatë të cilit fitohet metan dhe dyoksid karboni.
      Çka është djegia ?
      Djegia në reaksionet kimike është një reaksion ndërmjet gazit dhe substancave tjera kimike. Kur hekuri bie në kontakt me oksigjenin e ajrit, ndryshket. ky është oksidim i ngadalshëm. Djegia është një formë tjetër e rrëmbyeshme e oksidimit që krijon dritë dhe nxehtësi. Pa ajër nuk mund të ketë djegie.
      Pse i duhen flakës dy gaze ?
      Kur të digjet një gazë krijohet flaka. Mirëpo që flaka të valojë i nevojite një gazë i dytë që ta majë të ndezur. Flaka e qiriut avullon yndyrën e qiriut dhe e shndërron në gaz, dhe oksigjeni i ajrit e mbanë në jetë. Po të fusni një qiri të ndezur nën një gotë do të shihni se si ngadalë do të shuhet jeta e flakës (harxhohet oksigjeni).
      Si e kanë bërë përpara sapunin ?
      Sapuni është prodhuar për para mijëra viteve nga yndyra e kafshëve dhe hiri i drunjve. Nga hiri i drunjve fitohej një masë e cila hynë në reaksion me yndyrën. Këto dy masa futeshin në një enë dhe formonin një brumë i cili nxehej. Zierja e sapunit ishte një punë e fëlliqtë, dhe njerëzit ankoheshin për erën e rëndë.
      Kimia organike ?
      Nga çka përbëhen diamantet ?
      Diamantet janë një formë e lëndës së karbonit. Diamanti është materiali më i fortë i njohur për njeriun. Diamantet natyrore të pa përpunuar kanë ngjyrë të mbylltë dhe nuk janë ashtu magjepsë me ndriçimin e shkëlqimin e tyre. Magjia e diamanti, shkëlqimi që i "rrëmben njeriut syrin" në të vërtet është puna e njeriut me diamantin. Këtu gjënë zbatim, fjalë për fjalë thënia popullore "nga guri i thatë të bësh para".
      Sa dyoksid karbon ka në ajër ?
      Ajri ka diku rreth 0,03 për qind dyoksid karbon. kjo përqindje e vogël është shumë e rëndësishme për jetën e bimëve. Dyoksid karboni gjendet i tretur edhe në ujë apo mund të fitohet nga gurët gëlqerorë.
      Shtëpia e kafshëve, nga cila lëndë përbëhen ?
      Kocka e jashtme e kafshëve të detit si e guacave, është e bërë nga lidhje dhe bashkë dyzimekarbonit që thirren karbonate. Karbonatet janë lidhje të karbonit me oksigjenin dhe metale. Gurët gëlqerorë janë në masë të madhe mbeturina të kafshëve që bartnin "shtëpinë" me vete, të ngordhura shumë më parë.
      Thartësira dhe kripërat ?
      Metalet ?
      Çka metali ?
      Elementet kimike mund të ndahen në dy grupe thelbësore: Metale dhe jo metale. Metalet mund të polarizohen apo të fërkohen për të shndritur, zakonisht përçojnë lehtë rrymën elektrike, nxehtësinë dhe janë shumë të forta (të ngurta). Metalet mund të rrahën (farkëtari) për të marrë forma të ndryshme ose të nxirret një fije teli. Më shumë se 70 elemente nga të gjitha elementet e njohura janë metale.
      Cili metal gjendet më së shpeshti në planetin tonë ?
      Metali me përqindjen më të madhe të globit të tokës është Alumini, që përbën 8 për qind të masës së tokës. Nuk mund të gjendet si i pastër, por në bashkë dyzime siç është boksiti. Sasia më e madhe e njohur deri më tani gjendet në Afrikën jugore, Australi dhe në Karibi.
      Gazi ?
      Cilin gazë e gjejmë në ajër ?
      Rreth 78 për qind e ajrit (sipas vëllimit) përbëhet nga nitrogjeni. Rreth 21 për qind nga oksigjeni dhe pjesa tjetër përbëhet nga dyoksid karboni, heliumi dhe gazrat tjera.
      Çka është ajri i lëngët ?
      Kur ajri nën shtypje ftohet nën temperaturën rreth 200 gradë celsius, ai shndërrohet në një lëngët të tejdukshëm. Me nxehjen e këtij lëngu ngadalë-dal në temperatura të ndryshme fitojmë gazet përbërëse të tij dhe kështu mund të gjejmë formën e pastër të tij.
      Cili gazë i shtynë lëngjet të gufojnë ?
      Floskat në lëngje që ne pimë janë gaz i dyoksid karbonit.
      Cilit gaz i vije era kur prishen vezët ?
      Është gazi i ujit të sulfurit ai që të parit hundët. Ky gazë e ka erën tipike të një bombë ngulfateshe.
      Pse na del gazi ?
      Një gazë që kirurgët dhe dentistët e përdornin për mpirjepacientëve, kishte edhe një efekt, i bënte pacientët të qeshnin me gaz. Po, po me gaz, ju ka dal gazi. Ky gazë quhet Districk - një monoksid i nitrogjenit N2O.