Cfare eshte drita ?
      Drita eshte nje vale elektromagnetike. Në shekullin e XVII-të, Isak Njutoni filloi të mendonte se drita, duhet të ishte e përbërë nga copëza të imëta dhe ai i quajti ato Korpuse. Shkencëtari holandez Kristian Hygens besonte se drita përhapej në hapësirë në trajtë pulseve ose valëve. Shkenca moderne ka ardhur në përfundim se që nga këto dy teori ka diçka ë vërtet. Ata thonë se drita shpërndahet në trajtë valore dhe ka veti të ngjashme sikur të përbëhej nga grimca të imëta. Sot shkenca këto grimca të imëta i quan Fotone.
      A është drita nje forme energjie ?
      Drita është një formë e energjisë dhe i ngjan nxehtësisë. Drita është forma e vetme e energjisë që ne mund ta shohim drejtpërdrejt. Zjarri rrezaton dritë dhe nxehtësi, nxehtësinë e ndiejmë ndërsa dritën e shohim.
      Nga vjen drita ?
      Drita vjen nga yjet si dielli dhe nga vete dielli yne. Si pasojë e energjisë bërthamore gjigante që kanë ata rrezatojnë dritë. Për shkak se Dielli lëshon dritë ne themi se ai ndriçon. Shumë pak gjëra natyrore ndriçojnë por në mes të tyre ka edhe kafshë si xixëllonja, peshq në ujëra të thella që kanë organe ndriçuese.
      Me cfare shpejtesie perhapet drita ?
      Drita perhapet me një shpejtësi të madhe, ajo kalon rreth 300 000 kilometra brenda një sekonde! Edhe pse ajo lëviz me këtë shpejtësi asaj i duhen 8 minuta qe te pershkoje rrugen Toke-Diell.
      Nga kush u mat shpejtesia e drites ?
      Që në shekullin e XVII, shkencëtari italian Galileo Galilei provoi të maste shpejtësinë e dritës. Për këtë ai u tha dy personave që të shkonin në dy maje të kodrave dhe iu dha me vete drita sinjalizuese, duke shpresuar që mund ta maste kohën që i nevojitet dritës te shkonte nga njeri breg në tjetrin. Mirëpo kështu nuk mundi te maste shpejtësine e dritës,pasi ajo është shumë e shpejtë. Më 1676 danezi Olaf Roemeri bëri një llogari të shpejtësisë së dritës, rezultati i saj është pothuaj i njëjtë me rezultatet e shkencëtarëve moderne.
      A rrezaton hëna dritë ?
      Hena reflekton driten e Diellit.Ajo nuk e prodhon vete driten.Ajo qe ne shohim si dritë hëne është thjesht drita e diellit e reflektuar nga sipërfaqja e hënës. Po të mos ishte dielli ne nuk do të mund ta shikonim henen.
      Cfare janë valët e dritës ?
      Kur ne hedhim një gur në nje siperfaqe uji, aty ai fillon të valezohet. Edhe drita përhapet si valët e ujit. Xheims Klark Maksuelli, një shkencëtar qe më 1873, pas njëzet viteve studim, shikim e provim zbuloi strukturën valore të dritës. Ai theksonte se drita përbëhej nga valë të dridhura nga fusha elektrike dhe magnetike. Maksuelli është ndër të parët që thoshte se drita është një lloj rrezatimi elektromagnetik dhe e studioi si të tillë. Ai shkoi edhe më tutje dhe mendonte se ka edhe lloje tjera të rrezatimit që për syrin e njeriut janë të padukshme.


      Si i shikon bleta lulet ?
      Bleta mund të shohë dritën ultraviolet (rrezet e dritës nën ngjyrën vjollcë), që për syrin e njeriut është e padukshme. Në të vërtet bleta mund të shohe shumë pak ngjyrën e kuqe. Nese ne e shohim një lule si ngjyrë bardhë, bleta të njëjtën lule do ta shohe në ngjyrë të kaltër.
      Pasqyra dhe thjerrëza ?
      Si ndertohet pasqyra?
      Pasqyrat e vjetra përbëheshin nga metale të fërkuara deri në shkëlqim. Romakët përdornin pasqyra bronzi. Prodhimi i pasqyrave nga qelqi, një rriskë qelqi e mbuluar me një fletë të hollë argjendi për të reflektuar dritën, është ndertuar në shekullin e XVII. Kjo teknik është përsosur më 1835 dhe prapa rriskës së qelqit është vendosur një shtresë argjendi.
      Cfare quhet Mirazh ?
      Në ditë të nxehta vere, nxehet ajri afër sipërfaqen së tokës, zgjerohet dhe rrallohet. Më këtë bëhet thyerja e dritës dhe krijohet një mashtrim optik ose pasqyrimi i ajrit. Për turistët në shkretetire duket sikur të ishte ujë (fatamorganë). Në të vërtetë bëhet pasqyrimi i ajrit të dendur të qiellit në ajrin e rrallë e të nxehtë të tokës.
      Si mund të shikojme përtej horizontit ?
      Në rrethana të caktuara, kur ajri i ftohtë, i dendur shtrihet mbi det, mund të ndodhë që të shihet anija përtej horizontit. ajri i ftohtë i thyen rrezet e dritës në drejtim të tokës, kështu shkuesi e sheh anijen e cila është në horizontalen në nivel të horizontit. Kjo anije në kushte normale nuk do të ishte e mundur të vërehej. Por ndodh që anija të shihet sikur po noton në qiell. Kjo ndodh kur rrezet e ajrit të nxehtë bien mbi shtresën e ftohtë të përmendur më parë.
      Kur janë shpikur syzet optike ?
      Para rreth 1000 viteve arabët kishin njohuri për qelqin zmadhues. Pas një kohe të shkurtër ata ndertuan dhe syzet. Ne fillim ato perbëheshin nga dy thjerra të mëdha të përforcuara ngushtë njëra pas tjetrës, por jo sikurse syzet moderne, një thjerre për sy. Rreth viteve 1300-ta ekzistonin thjerra të syve që vendoseshin në fytyrë dhe më 1430 paraqiten edhe syzet të cilat optikisht i afronin objektet e largëta.
      Fotografia ?
      Rrezatimi ?
      A ekzistojne rreze të padukshme ?
      Rreth 1870-ve Xheims Klark Maksuelli tha se në të ardhmen do të zbulohen rreze jashtë spektrit të dritës që ne shohim. Më lejoni një shembull: Kur me termometër matet drita në një spektrum (brez), atëherë në fund të dritës së dukshme, aty ku fillon ngjyra e kuqe paraqitet temperatura më e madhe. Pas fundit të kuq, pra fundit të rrezeve të dukshme për ne, vijne rrezet e nxehtësisë, të quajtura rreze infra të kuqe, prezenca e tyre rrit temperaturën.
      Lazeri dhe hologrami ?
      Drita dhe drita e lazerit ?
      Lazeri krijon një rreze të fortë të dritës, aq të forte sa që mund të shpoje metalet. Ndryshe nga burimet tjera për shembull drita e elektrikut të dorës, lazeri nuk e shpërndanë aspak rrezen . Rrezja e lazerit ka vetëm një ngjyrë ndërsa rrezet e dritës së diellit janë një përziere e ngjyrave. Thuhet që drita e lazerit është koherente (kohë pas kohës); valët janë identike dhe dridhen në një masë të njëjtë.
      Cilat janë tri pjesët kryesore të lazerit ?
      Lazeri ka tri pjesë kryesore. Ato janë:1. Burimi (mediumi), material i cili e krijon rrezen (si për shembull kristal rubini apo qelqi); 2. Burimi i energjisë, që mbush me energji mediumin dhe 3: përforcuesi (rezonatori) e cili e përforcon rrezen (për këtë zakonisht përdoret pasqyra).
      Si bëhet matja me lazerë në ndërtime te ndryshme ?
      Inxhinierët e ndërtimit mund të përdorin rrezen e lazerit si të ishte një dërrasë e drejtë e pafund për të matur këndet, gjatësinë dhe masa te tjera. Edhe në jetën e përditshme, lazeri mund të përdoret si mjet fiksimi. Për ndërtesa të larta, është posaçërisht i mirë pasi që me të vërtetohet pozita vertikale e tyre. Në ndërtimin e rrugëve ai kalon brigjet dhe pyjet keshtu që inxhinierët e kanë shumë lehtë të fiksojnë largesite.
      Çfare është Hologrami ?
      Vjen nga greqishtja antike "holos" - që do të thotë "plotë", Hologrami është fotografi e plotë. Hologrami krijohet kur objekti të ndriçohet dritë laseri. Për të parë fotografinë nevojitet prapë një lazer me gjatësi të valëve të njëjta. Pas ndriçimit me laserë është e mundur që të shikohet fotografia. Shpikjen e hologramit e ka bërë një fizikan me prejardhje hungareze, Deni Gabor ne 1948. Mirëpo prodhimi i hologrameve ishte i mundshëm vetëm me shpikjen e lazerit.
      Cfare jane fibrat optike ?
      Në telefon, zeri shndërrohet në sinjale elektrike të cilat përçohen me tela percjelles. Më 1966 shkencëtarët arritën që thirrjet telefonike t'i përcjellin duke i shndërruar sinjalet elektrike në dritë. Në vend të telave ata për përçim përdornin përçues të dritës - fije të gjata e të holla qelqi. Një përçues i vetëm i tillë mund të përçojë deri në 2000 biseda telefonike dhe peshon shumë më pak se një tel bakri. Rrezet e dritës futen ne fijet prej qelqi në të cilat duke u pasqyruar ruhen në muret e brendshme të fijeve. Në fund të fijeve përçuese të dritës sinjalet optike kthehen përsëri në sinjale zanore.
      Zëri.Perhapja.

| width="300px"| |}