Dua të di

Këshilla
për Energji


Këshilla për : Energji|Informacion

Shka ... Ç´ka ... Çka ... Ça ... Energji

      Tonë, gjithë e krejt dijetarët, shkencëtarët, e të mërrint po thojin, po flasin e bërtasin se krejt çka të sillet e të livërit, çdo piskamë e luftë bohet për Energji. Pse? Thjeshtë sepse si po transformohen këto: Shka ... Ç´ka ... Çka ... Ça ... dhe energjia transformohet. Na e shohim e prekim si para (momentalisht "euro") e ja nim lezetin ndryshe. Tjerat janë përditshmëri.
     
Pa energji nuk ka lëvizje. Pa lëvizje nuk ka Jetë
      Energjia si rrymë elektrike
      Kursimi
      Vendet në të cilat energjia elektrike merret si nevojë e ekzistencës për dallim nga ato që energjinë e shohin si nevojë e përparimit dhe zhvillimit, banorëve të tyre ju rekomandojnë përdorimin sa më efikas të saj. Me qëllim të kursimit të energjisë apo pengimin e ardhjes deri tek avaria, këto vende caktojnë kohën e përshtatshme për konsumatorët shtëpiakë. Në këtë mënyrë krijohet një marrëveshje e tillë që prej saj fiton xhepi i konsumatorit shtëpiak dhe shërbyesi i ikë avarisë.
      Zakonisht kërkesa në vendet e tilla rritet në dimër.
      Çka ka xhepi i shtëpiakut? Çka shërbyesi?

sipas ekspertëve të KEK-ut

      P.sh në Kosovë, gjatë sezonit të dimrit çmimi për një (1) kWh është 7.67 eurocent dhe kjo tarifë vlen për orët e ditës me tarifë të lartë, nga ora 07.00 - 13.00 dhe 16.00 - 22.00, kur kërkesa për energji elektrike është e lartë.
      Përderisa, në orët e ditës kur kërkesa për energji elektrike bie, nga ora 13.00 - 16.00 dhe 22.00 - 07.00, çmimi është më i ulët 3.83 për kWh. Prandaj, amvisëritë mund të kenë kursime përmbajtësore në faturat e tyre të energjisë elektrike nëse përdorin energjinë elektrike në orët e ditës kur në aplikim është tarifa e ulët e energjisë elektrike.
      Më poshtë janë dhëne disa udhëzime për sasinë e energjisë së shpenzuar nga disa paisje shtëpiake:
:Shporeti elektrik - furra ......4kW
:Shporeti elektrik me një pllakë 1kW
:Bojleri ........................3kW
:Nxehësja .......................2kW
:Nxehësja termo-akumuluese ......4kW
:Lavatriçja .....................3.5kW
      Çka ekspresi?
      Shfrytëzoni enët ekspres për zierje me avull. Pllaka e shporetit ku zieni duhet të ketë madhësi të njëjtë apo pak më e ngushtë se ena që e përdorni. Ndaleni pllakën e shporetit 2 - 3 minuta para se të përfundojë zierja. Ndaleni furrën 5 - 10 para përfundimit të pjekjes. Mos e hapni derën e furrës gjatë pjekjes! Çdo herë kur ta hapni derën temperatura e furrës zvogëlohet për 15°C;
      Çka bojleri?
      Bojleri shpenzon afërsisht 15% nga energjia e shpenzuar elektrike në amvisëri. Që ta shfrytëzoni në mënyrë sa ma racionale, rregullojeni termostatin ashtu që uji të nxehet në temperaturën mes 50 dhe 55 °C. Shkyçeni bojlerin nëse nuk jeni në shtëpi për më shumë se një ditë.
      Çka shporeti?
      Veni kapakun në tenxheren tuaj kur gatuani! Kështu do ta ruani nxehtësinë në tenxhere dhe do ta shkurtoni kohën e gatimit.
      Temperatura e vlimit nuk duhet të tejkalojnë temperaturën mbi 100ºC. Kur temperatura e ujit arrinë 100ºC, uleni menjëherë temperaturën.
      Shumë ushqime mund të përgatiten në furrë në të njëjtën kohë. Më lehtë për ju edhe për furrën tuaj!
      Çdoherë kur ta hapni furrën, mbani në mend që temperatura e saj zbritet për rreth 15 °C.
      Shmangeni humbjen e energjisë elektrike duke i përdorur enët, fundi i të cilave është më i vogël se pllaka e shporetit.
      Çka frigoriferi
      Kontrolloni termostatin: frigoriferi është më efikas kur temperatura e tij rregullohet ndërmjet 3 dhe 5°C dhe ngrirësi është në 0°C.
      Keni kujdes, që dera të jetë e mbyllur mirë dhe mbajeni hapur sa më shkurt që është e mundur.
      Mbuloni enët me ushqim, për të para ndaluar krijimin e lagështisë në brendinë e frigoriferit dhe rënien e efikasitetit të frigoriferit.
      Pastroni pikat e ujit nga shishet dhe enët para se t'i futni në frigorifer.
      Shmanguni vënies së ushqimit të nxehtë apo të ngrohtë menjëherë në frigorifer. Lëreni së pari të ftohet.
      Shkrini dhe pastroni frigoriferin rregullisht, kështu ai do të jetë më efektiv dhe më ekonomik.
      Mos e vendosni frigoriferin pranë furrës, radiatorit, stufës dhe burimeve të tjera të nxehtësisë. Frigoriferit do t'i nevojitet më shumë energji elektrike për ta ruajtur temperaturën e funksionimit.
      Çka lavatriçja
      Gjithmonë lani me ngarkesë të plotë dhe nëse makina është gjysëm e ngarkuar, atëherë përdoreni programin ekonomik, nëse e ka makina juaj.
      Çka drita?
      Shkyçni dritat, kur dilni nga dhoma.
      Shkyçni dritat e jashtme kur nuk ju nevojiten.
      Për ndriçim, në bazë vjetore, ne harxhojmë rreth 3% të energjisë së përgjithshme elektrike të harxhuar në një amvisëri, njësoj si për frigorifer.
      Nëse e përdorni dritën e veçantë për mesatarisht 4 orë, apo më tepër në ditë, atëherë zëvendësojeni atë me një të njëjtë që kursen energji, e cila shpenzon rreth një çerek të kësaj rryme dhe është 12 herë më e qëndrueshme.
      Hë, kondicioneri i ajrit
      Instaloni kondicionerët e ajrit larg dritës direkte të diellit.
      Kondicionerët e ajrit janë harxhusë të mëdhenj të energjisë elektrike. Sistemi i centralizuar i kondicionimit të ajrit harxhon 10 kVh dhe këtu më shpesh përdoren të ashtuquajturat sisteme me ndarje që harxhojnë 1-3 kVh.
      Mbani dyert dhe dritaret e mbyllura kur kondicioneri i ajrit është i kyçyr.
      Stand by - Gati, tash
      Mos i leni të kyçur televizorin, kompjuterin, ujtinë(hekurin) etj. kur nuk i përdorni. Mënyra Stand By për TV, kompjuterë etj. shpenzon rreth 10 - 50% më pak rrymë se sa kur janë të kyçur.
      Po. Dua të nxehem e t´lajë rrobat, njeri?
      Nëse është e mundshme, mos e përdorni energjinë elektrike për ngrohje. Ti e dinë që ajo është më e shtrenjta për ty dhe për t´u krijuar.
      Nëse e përdorni energjinë elektrike për ngrohje, atëherë përdorni stufën termo-akumuluese. Para se të shkoni të fleni, zvogëloni temperaturën në termostat. Kyçni stufat akumuluese vetëm natën pas orës 23:00;
      Përdoreni lavatriçen kur është e mbushur plot. E njëjta vlen edhe për makinën për larjen e enëve. Nëse ke!.
      Pse po djersiten xhamat? Si o puna me veshka?
      Mbani temperaturën optimale në dhomën ku rrini:
      - Në zyre 20 °C
      - Në dhomën e pritjes 21°C
      - Në dhomën e fjetjes (gjatë natës) 18 °C
      Bëni izolimin e hapësirës së banimit - Shiritat dhe shkuma izoluese për dyer dhe dritare zvogëlojnë për 40% energjinë e shpenzuar për ngrohje në hapësirën e banimit
      Mos i mbuloni radiatorët me perde.
      Veshkat? Xhamat? Peget, që ende nuk e ke kuptuar pse veshkat mbushen plot gurë.
Në Kosovë janë më shumë se 370,000 njëhsorë të regjistruar. Nëse secili nga poseduesit e njehësoreve e ndalë një poç elektrik, atëherë do të kurseheshin 37 MWh, do të thotë, 1,700 euro në orë, 40,800 euro në ditë dhe përafërsisht 15 milion euro në vit.
Mendo sa vetë i kanë veshkat e prishta si pasojë e keqpërdorimit të temperaturës në dhoma? Miko-klima lokale.
      Siguria
      Si t´a zë rrymën ?
      Mos e provo!!! T´xanë ajo ty Paisjet që përdoren në amvisëri (thithëset, hekuri, lavatriçja, mikserët,...) duhet ta kenë izolimin special mbrojtës, i cili parandalon kontaktin me pjesët nën voltazh. Gjatë përdorimit të tyre, dyshemeja në të cilën qëndrojmë duhet të jetë e tharë, nga goma, plastika ose druri. Instalimi elektrik i shtëpisë duhet të mirëmbahet (tokëzim, i ashtuquajtur pika neutrale).
      Siguresat duhet të kontrollohen kohë pas kohe, elementet të cilat janë djegur duhet të ndërrohen (nuk bën të ndërrohen vetëm telat. - duhet me ditë pak ma tepër).
      Të gjithë kabllot e pajimeve duhet ta kenë izolim të pa dëmtuar, prizat dhe ndërprerësit duhet të jenë në gjendje të rregullt dhe të pa dëmtuara.
      Në hapsirat me lagështi më të madhe edhe rreziku nga goditja elektrike është më i madh.
      Rrezik për jetë!
      Rryma elektrike është e rrezikshme kur kalon nëpër trupin e njeriut, për shkak të shkaktimit të shtrëngimit të zemrës dhe ndalimit të frymëmarrjes.
      Pasojat varen nga intensiteti, kohëzgjatja e goditjes së rrymës dhe rruga e përshkuar e rrymës nëpër trup.
      Konsiderohet se rryma prej një miliamperësh (mA) është e rrezikshme dhe veprimi i saj varet prej gjendjes shëndetësore, gjendjës së lëkurës, të të mbathurave, veshjes, etj.
      Sipas hulumtimeve të bëra, rryma prej 20 mA shkakton dhimbje të mëdha në spazmën muskulore.
      Trupi i njeriut mund ta përballojë rrymën prej 30 mA, vetëm për disa sekonda; muskujt e krahut dhe të dorës tkurren dhe është i pamundshëm të çlirohet nga përçuesi.
      Rryma prej 50 mA shkakton humbjen e vetëdijes, ndërsa rryma prej 100 mA shkakton vdekjen.
      Sa më e gjatë që është koha e kalimit të rrymës nëpër trup, aq më e vogël është mundësia e trupit që ta përballojë.
      Ndihma e parë për viktimat e goditjeve me rrymë
      - Mos i prekni!
      - Largoni nga priza (lampat, hekurin për hekurosje, kabllon e ngrohësit) ose ndaleni rrymën (siguresën) në kutinë e rrymës
      - Nëse nuk mund ta ndaleni rrymën, përdoreni një cope druri, si dorëz, fshesën, litarin e tharë apo veshmbathje të thara që të ndani viktimën nga burimi i rrymës. Sigurohuni që dyshemeja të jetë e tharë (prej gome, druri apo plastike)!
      - Mbani viktimën të shtrirë për toke. Viktimat pa vetëdije duhet që të vendosën në krah, që të lejohet kullimi i lëngjeve. Mos e lëvizni viktimën nëse dyshoni se ka lëndime të qafës apo të shtyllës kurrizore, përveçse në rastet kur patjetër duhet të veproni ashtu.
      - Nëse viktima nuk merr frymë zbatoni dhënien e ndihmës së parë, të frymarrjes gojë me gojë. Nëse pulsi i viktimës nuk rreh, zbatoni ringjalljen kardiovaskulare. Pastaj mbuloni viktimën me batanije, që trupi të mbahet i ngrohtë, mbajeni kokën e viktimës ulët dhë kërkoni ndihmën mjekësore.
      Thirreni ambulancën!
Nuk je mjekë!

Vini Re! Fjalët e shkruara pjerrtas janë të Hipit, titujt të Zhdripit. Shko te ekspertët.