Tokajon

E prishta e dheut
      Pse e shëmtuara e dheut?
Çka është ekologjia?
redakto
        Logjikë e njerëzve për të vëzhguar dhe shpjeguar, ndryshimet e marrëdhënieve në botën e gjallesave, në mes gjallesave dhe atyre me natyrën - shkencë. Njerëzit që merren me këto mësime quhen ekologë.po ashtu ekologjia na meson se si duhet vepruar dhe cilat jan faktoret e saj
Si është puna e baraspeshës natyrore?
redakto
        Pa bari, gjoja vdesë. Pa gjo, bari thahet!? Është e vërtet se gjallesat tjera mund të jetojnë edhe pa gjo e pa bari. Mirëpo për sa kohë? Gjitha gjallesat janë të varura njëra nga tjetra. Kjo varshmëri është lloj-llojshëme dhe e ndërlikuar aq shumë, sa që disa thonë se një gjë të tillë mund ta bëjë vetëm i madhi Zot e disa thonë vetëm Natyra. Për këtë ndërhyrja e njerëzimit në këtë drejtim luan rol të madh. Për sistemet e ndërlikuara që njeriu nuk mund të i kuptojë thotë është sistem kaos - por ja që fjala sistem lë të kuptojë që njeriu e ka kuptuar që ka të bëjë me një rrjetë. Çdo lloj i gjallesave është nyjë e rrjetës.
Çka është qark zinxhiri i ushqimit?
redakto
        Qarku i zinxhirit të ushqimit është shprehje e cila përshkruan varshmërinë e gjallesave. Kjo shprehje përdoret për të paraqitur një pasqyrim figurativ të formave që merr energjia në gjallesa. Për shembull, bari i lëndinave amerikane rritet me ndihmën e energjisë së diellit. Gjallesat që hanë barin, burim të energjisë e kanë barin. Këto gjallesa shërbejnë si burim energjie për gjallesat gjahtarë.
       aiPIai 79.106.109.59 na shkruan: Baraspeshe natyrore do te thote me fjale te thjeshta qe konsumatori paraardhes duhet te jete me i madh ne numer se konsumatori pasardhes.
Kujt i thonë biosferë?
redakto
        Hapësira e jetës së gjallesave në koren e tokës, sado thellë , quhet Biosferë. Me fjalë të tjera sfera e gjallërisë së përgjithshme - të rrallë apo të dendur.
        Ekspert Gjeografi na shkruan: Biosfera - ( greq. Bios - jetë dhe sphaire - lëmsh) është njëri nga mbështjellësit sipërfaqësor të planetit tonë, që së bashku me atmosferën, litosferën dhe hidrosferën e sajojnë mbështjellësin gjeografik të Tokës, që është lënda e studimit të gjeografisë. Në përbërjen e biosferës hyjnë të gjithë organizmat e gjallë në tokë, duke filluar prej mikroorganizmave siq janë bakteret deri te njeriu. Mikroorganizmat me ndihmën e qarkullimit të masave të ajrit depërtojnë në lartësi 10 deri 12 km mbi sipërfaqen e tokës. Në oqeane dhe dete organizmat jetojnë edhe në thellësi më të mëdha, kurse bakteret anerobe (që mund të jetojnë dhe pa praninë e oksigjenit) gjenden deri në tri km thellësinë e korës së tokës. Prandaj sipas kësaj, biosfera përfshinë dhe gërshetohet në pjesën më të poshtme të atmosferës-troposferës, tërë hidrosferën dhe pjesën sipërfaqësore të litosferës. Mirëpo, pjesa dërmuese e organizmave të gjallë jeton në sipërfaqen tokësore dhe në shtresat sipërfaqësore të ujërave detare dhe oqeanike.
       aiPIai 79.106.109.57 na shkruan Biosfera eshte shtresa e vetme e planetit tone ne te cilen gjendet jete. Biosfera perbehet nga pjesa biotike(me jete)dhe pjesa abiotike (pa jete). bios=jete ;a=pa.

Cilat lloje të gjallesave janë më të vjetra dhe cilat më të shpeshta?
redakto
        Gjallesat më të moshuara që marrin frymë duket të jenë koralet. Mosha e llojit të tyre shkon deri në 5000 - 10 000 vjet. Mirëpo koralet që nuk marrin frymë e mbi të cilat fillojnë të gjallërojnë të rejat, janë të moshës milionëshe. Rripat e koraleve janë të lloj-llojshëme po aq sa janë pyjet e dendura të xhunglës. Në to ndodhë të jetojnë deri në 3 000 lloj gjallesash.
Çka janë coftinarët?
redakto
        Coftinart janë gjallesa të ndryshme që hanë cofëtina apo mbeturina të gjellëve të huaja. Nuk janë të aftë të gjuajnë gjahun dhe presin deri sa ndokush tjetër të gjuaj. Janë pastrues të vërtet - pas lënë vetëm kocka dhe lëkurë. Pjesa e mbetur përpunohet më tutje nga insektet dhe gjallesat e imëta - mikro organizmat si bakteret. Gjallesat e imta mbeturinat i shndërrojnë në tokë frutdhënëse - humus.
Kujt po i thonë biosistem?
redakto
        Hapësirave të caktuara brenda rrjetës së gjallesave - biosferës. Me këtë kuptohen hapësirat e caktuara të tokës në të cilat jetojnë së bashku një grup i gjallesave. Këto hapësira zakonisht janë pyjet e përbëra nga lloje të caktuara të pemëve, të gjallesave e të gjallesave të imta. Nga njëherë si hapësira të tilla merren edhe ndonjë liqe me gjallesat në të.
Pse janë të rëndësishëm kafshët mishngrënëse?
redakto
        Gjitha gjallesat janë të rëndësishme. Secili grup e lloj i gjallesave e ka vendin e vet me rëndësi të caktuar. Mishngrënësit janë gjahtar dhe brenda rrjetës së gjallesave janë të pashmangshëm. Pa ta, baraspesha e krijuar nga natyra do të binte poshtë. Po të mos ishte ujku, derri i egër do të shumohej në mal. Ai do të shumohej, por mali nuk do të rritej dhe do të vinte dita kur lloji i tij do të zhdukej nga uria - shumimi i tyre do të sillte shkretimin e malit. Për të mos ndodhur kjo pran hapësirës së njeriut, disa shoqëri njerëzore ndërhyjnë me qëllim të mbajtjes së baraspeshës natyrore. Në të vërtet ata pengojnë veprimet e shfrenuara të anëtarëve të shoqëris së tyre.
Si mesin gjallë insektet në maje të bjeshkëve?
redakto
        Kjo pyetje, kureshtare bëhet nga ata që janë ngjitur në maje të larta të shkëmbinjve - Tatpjetarët e shkëmbinjve. Këta sportist çuditen kur në lartësira të shkëmbinjve ku bari nuk binë, shohin insekte e merimanga. Me çka ushqehen këto gjallesa në këtë hapësirë të shkret ku duket se edhe ajri e ka lënë? Këto lloje të gjallesave janë gjahtar dhe coftinar, dhe ushqehen nga gjallesat më të imëta bartura nga era në këto anë të shkreta. Duket të jetë e çuditshme, mirëpo llogaritet që era fryn në maje të këtyre bjeshkëve deri në 8 tonelata gjallesa të imta brenda një vere. Sasi e mjaftueshme për sofrat e insekteve dhe merimangave të forta që marrin tatëpjetën deri në maje të shkëmbinjve.
Çka bëri lepuri në Australi?
redakto
        Deri në vitin 1850, për lepurin, Australia ishte tokë e panjohur. Ky vit në historinë e lepujve është zbulimi i Tokës së Re. Tre çifte të lepujve me ndihmën e njeriut i kaluan detet dhe mbërrin në Australi. Aty brenda pak vitesh popullzuan gjithë Australinë sa që u bënë kundërshtarë të njeriut. Hëngrën barin e fushave dhe filluan të hyjnë në ara të rrethuara me gardhe. Në Australi ata nuk kishin armiq siç kishin në Evropë.

po ashtu kjo semundje shkaktohej nga nje lloj morri qe ngulitet ne lekure dhe shkakton kruarjen dhe renien e qimeve

Pse kafsha e mbytë kafshën?
redakto
        Energjia e cila e mundëson gjallërimin e jetës në tokë, vije nga dielli. Kjo energji shfrytëzohet nga bimët drejtë për drejtë, dhe nga aty tek kafshët ngrënëse të bimëve. Kafshët mishngrënëse vetvetiu nga natyra përkujdesen që bimë ngrënësit të mos e shkretojnë tokën. Në këtë mënyrë arrihet deri tek baraspesha e bimëve dhe kafshëve që disa e quajnë baraspeshë natyrore. Përndryshe bimë ngrënësit duhet që të enden në pjesën e tokës e cila është rimëkëmbur nga shkretimi i tyre.
Pse është keq kur zhduket një lloj i gjallesave?
redakto
        Për njerëzimin kjo është humbje e njohurive. Shkencëtarët janë të frikësuar nga të dhënat e tyre që thonë se deri në vitin 2050 gjysma e llojeve të kafshëve dhe bimëve në tokë, do të zhduken. Humbja e një lloji të gjallesave mund të ketë pasoja të rënda për njerëzimin. Bie fjala një lloj bime që gjithnjë është e gjelbër e që ndodhet në pyjet e dendura të ujdhesës Madagaskar, shërben për shërimin e Leukemisë - një formë tumori i gjakut. Po të ishte zhdukur më parë kjo bimë, njohurit mbi aftësitë shëruese të saj nuk do t'i kishim.
Ku është më rrezik për zhdukje të gjallesave, brenda apo në ujdhesa?
redakto
        Gjatë jetës në ujdhesa gjallëria ka marr kahun e vetë. Shumë gjallesa jetojnë në ujdhesa pa armiq natyrorë dhe nuk kanë konkurrencë natyrore. Kështu disa shpendë që u vendosen në ujdhesa, hoqën dorë nga fluturimi dhe filluan të jetojnë në tokë - nuk i pengonte askush. Mirëpo kjo lumturi e harmoni e këtyre gjallesave vazhdojë deri sa qentë, macet dhe minjtë e sjellë në ujdhesë nga njeriu zunë vend në ujdhesë. Këto kafshë që i solli njeriu në ujdhesë, filluan të gjuajnë banorët vendas që tashmë kishin humbur aftësitë e fluturimit. Kështu shumë prej tyre nuk ishin në gjendje të mbijetojnë.
Pse është aq e popullarizuar Madagaskari?
redakto
        Në këtë ujdhesë afrikane rriten mbi 10 000 lloje të bimëve, 8 000 nga këto nuk gjinden gjë kund në botë. Prej 200 llojeve të shpendëve sa jetojnë aty, 100 lloje jetojnë vetëm aty. Po ashtu kjo ujdhesë është shtëpia e 2 të tretave të të gjitha llojeve të zharpinjëve - kameleonëve, dhe 30 llojeve të një gjallese të quajtur Lemure - këto jetojnë vetëm në këtë ujdhesë. Gjallërimi i jetës në këtë ujdhesë është një botë e tërë në vete që dallon nga anët tjera të planetit
Si mund të p'shtohen nga zhdukja, llojet e rrezikuara?
redakto
        Hapësira e jetës së majmunëve Gorilla është shkatërruan me të madhe nga dora e njeriut. Populli i Grillave është rralluar në atë masë sa që është rrezik që fara e tyre të zhduket. Falë, interesimit të njerëzve për mbrojtjen e kafshëve para zhdukjes, ka ardhur deri tek rritja e popullit të Gorillave. Për kafshët para zhdukjes, në anë të ndryshme të botës janë ngritur zona të mbrojtura - Rezervate..
Si qëndron puna me ujdhesën Havai?
redakto
        Njerëzit e parë që u vendosën në këta ishuj, para 1500 viteve, shkretuan me shpejtësi pyjet e me to u zhduken edhe 40 lloje të shpendëve. Zhdukja duket të vije nga gjuetia apo shkatërrimi i vendbanimit të tyre.
Kam lexuar për "kufirin e gjelbër" në mes ShBA-së dhe Meksikës?
redakto
        Në kufi të ShBA-së dhe Meksikës, në anën e ShBA-së bari është më i gjelbër. Shkaku: Në anën meksikane, blegtorët lëshojnë kope të panumërta në livadhe.. Kur në një livadh lëshohen të kulloten shumë lopë, vije deri tek rrallimi i barit që sjell me veti edhe përballim më të drejtë për drejt të dheut me rrezet e diellit. Në anën meksikane temperatura arrin deri në 4 gradë më shumë se në anën e ShBA-së - vetëm pse numri i kopeve të lëshuara në livadhe në Meksikë nuk është i caktuar me ligj. Për këtë shkak shpesh thirret edhe kufiri i gjelbër.
Çfarë krize e ka kapë Perunë në vitet 70-ta?
redakto
        Ranë në rrjetë. Në detin peruanë jetonte çereku i popullsisë së peshkut të quajtur Sardele. Në vitet e shtatëdhjeta ky lloj peshku, u peshkua me të madhe aq shumë, pothuaj se nuk mbeti fara e tyre në detin peruanë. Peshkatarët mbeten të papunë e deri tek rimëkëmbja e sasisë së peshkut nuk erdh më kurrë
Cila ujdhesë aziate ka më së shumti pyje?
redakto
        Siujdhesa ku gjendet tregu më i zhvilluar aziatë i teknologjisë - Japonia. Sipërfaqja e ujdhesave japane është diku 66% e mbuluar me pyje. Përveç disa llojeve të lakuriqit, të gjitha llojet tjera të gjitarëve janë të ndryshme nga ato të kontinentit.

Pjesa: I-rë · II-të · III-të · IV-të · V-të · VI-të



Pjesa: I-rë · II-të · III-të · IV-të · V-të · VI-të