Cilat janë të mirat e dheut?
redakto
- E para dhe e fundit është gjallëria e jetës!? Një pjesë të madhe e përbërjes së tokës nga ne quhet Pasuri natyrore e tokës. Huazimet e para që i bëri me vetëdije njeriu tokës, si duket ishin materiali i marrë nga ajo për krijimin e zjarrit apo veglave tjera nga guri. Me paraqitjen e vetëdijes së njeriut, paraqiten pasurit natyrore të tokës. Ato në të vërtet kanë qenë aty por njeriu nuk i ka kuptuar si të tilla - toka ka pasuri që ne ende nuk i kuptojmë si pasuri!? Sot si pasuri natyrore, njerëzimi kupton ujin e lumenjve dhe të liqeneve, pyjet si dhe pasurit tokësore - xehet. Disa nga pasurit natyrore janë të pashtershme për deri sa njeriu nuk e zhdukë farën e tyre - e mbjellura, të tjerat shndërrohen në materie të pavlefshme për njeriun - bije fjala nafta. Që nga revolucioni industrial, gjurmimi dhe gërryerja e pasurive natyrore ka marrë vrull. Këtij vrulli i ka ndihmuar me të madhe rritja e popullsisë së njerëzimit dhe nevojave të tyre.
Cilat janë të mirat e detit?
redakto
- Pasuria e detit merret si pasuri natyrore e veçantë. Si pasuri deti merren peshku, nafta dhe mineralet e nëndetit. Detet janë të pasura me lloje të peshkut, mirëpo nganjëherë vije deri tek rrallimi i llojit të tyre - kur gjuhet një lloj më shumë se shumohet. Dheu i nëndetit është i pasur me xehe e minerale dhe nganjëherë nën të gjenden basene nafte. Pasuri tjetër e detit që duket të jetë e pa kuptuar për njeriun është edhe energjia e liruar si rrjedhë e ndodhive natyrore - valët, batica, zbatica etj. po të mund të viheshin nën kontroll janë burim i pa shtershëm.
- Njerëzit i përdorin pasurit natyrore me qëllim të prodhimit të sendeve të ndryshme. Lënda e parë është pasuri natyrore e papërpunuar që shërben si lëndë për përpunim të më tutjeshëm dhe prodhim të mallrave. Kështu bie fjala, njeriu mbjellë pemën ashtu që nga ajo të përfitojë lëndën e parë si dru e cila shërben më tej për dërrasa apo letër. Për këtë njerëzit thonë se druri është lëndë e parë - druri është pasuri që rimëkëmbet. Si lëndë tjetër të parë, njerëzit quajnë bakrin që shërben në mallra të ndryshëm - pasuri që nuk mund të rimëkëmbet me metoda natyrore.
Pse disa vende prodhojnë më shumë se tjerat?
redakto
- Kanë ose kanë pasur parin e mençme!? Në Amerikën veriore, Evropë dhe Australi, po thuaj se gjithë bujqit e blegtorët, veglat e tyre i kanë motorizuar - tani po thonë fermer. Kjo shkakton një nxitim të dukshëm në qarkun ekonomik dhe ju krijon mundësin të hedhin hapa më të shpejtë në zhvillimin e më tejshëm të prodhimtarisë. Pjesa e pa harxhuar e prodhimit këmbehet - eksportohet, me vendet tjera. Vendet tjera nuk kanë mundësi të mbajnë hapin e zhvillimit pasi që atyre ju nevojitet baza e zhvillimit - njeriu me barkë plotë. Përpos pa shkathtësisë së udhëheqjes së shoqërive shpesh këto vende kanë qenë lakuriq para dukurive natyrore - thatësia, përhapja e tepërt e llojeve, insektet shkatërrimtare të bimëve, etj.
Si mund të shfrytëzohet energjia e erës?
redakto
- Fryj si era, pede çka po arrin të lëvizësh!? Mullinjtë që të parët tanë i kanë ndërtuar janë shembulli më i mirë i shfrytëzimit të energjisë së erës. Në botën perëndimore është popullarizuar njoftimi për vendet e pazhvilluar për përdorimin e mullinjve të erës për të nxjerr ujë nga nën toka. Me njohurit e mbledhura ndër kohëra është e mundshme që përpos bluarjes me rrotën e mullirit dhe tundjes së tollumit të ujit, të fitohet edhe energjia elektrike. Në bazë të këtyre mësimeve në perëndim janë ngritur degë të industrisë për prodhimin e fluturave të mullinjve gjigant që bëjnë ndryshimin nga energjia e erës në atë elektrike.
A mund të nxirret pa rrezik energjia bërthamore?
redakto
- Nuk e di, mirëpo nëse njeriu e respekton jetën atëherë mundet! Energjia elektrike që nga vitet e pesë 10-ta nxirret nga qendrat bërthamore - Elektor-Bërthamorët. Kryesisht në këto objekte vije deri tek shpartallimi i kontrolluar i bërthamave të atomeve. Nga përvoja e fillimit të Epokës Bërthamore, këto objekte janë të shtrenjta dhe nuk vlerësohen si të pa rrezikshme. Për njohurit e njerëzimit të ditëve tona kjo energji duket të jetë e pa zëvendësueshme. Ndoshta do të ishte më praktike fuzioni bërthamorë - bashk-dyzimet bërthamore. Kjo dukuri ndodhë në brendi të Diellit, dhe në të njëjtën mënyrë mund të bëhet një pasqyrim i kësaj në tokë - kuptohet energjia e liruar duhet kontrolluar për ndryshe kemi të bëjmë me bombe hidrogjeni. Për këtë qëllim si lëndë djegëse përdoret Detriumi - që mund të përftohet nga uji i detit, dhe Tritiumi - që mund të përfitohet nga litiumi që gjendet me shumicë në tokë.
Si përdoret uji për nxjerrje të energjisë?
redakto
- Au-a!? Çdo energji e cila e vë në lëvizje ujin mund të ndryshojë formën. Uji në këto raste është vetëm përçues i energjisë natyrore - transportues. Bie fjala uji i lumit mund të nxitojë gjeneratorët që prodhojnë rrymë elektrike. Për të ndërtuar një qendër gjeneratorësh të tillë, që ne i quajmë Hidrocentrale, njerëzit shpesh përdorin metodën e pengimit të rrjedhës natyrore të lumit. Pengimi bëhet kur në mes të lumit ndërtohet një digë. Në njërën anë të digës mblidhet uji duke formuar një liqe, ndërsa ana tjetër mbetet e thatë, kështu krijohet një lloj ndryshimi i shtypjes së mureve të digës - tensioni. Për të kontrolluar rrjedhën e ujit, në digë parashihen kanale ku gjendet edhe fluturat e gjeneratorëve - turbinat. Pas arritjes së pikës së dëshiruar të tensionit, lëshohet uji nëpër kanale. Lëvizja e nxituar nga shtypja e ujit nëpër kanale, vë në lëvizje fluturat e gjeneratorëve - ngjashëm si mulliri, me një ndryshim se këtu në vend të rrotës së mullirit kemi rotorin e gjeneratorit
Po si është puna e energjisë dhe hënës?
redakto
- Për të kuptuar energjinë e hënës duhet parafytyruar lëvizjet e ujit të detit në të quajturat koha e baticës dhe koha e zbaticës. Gjatë kësaj kohe për shkak të forcave të brendshme të hënës që ndikojnë në tokë, uji i deteve lëvizë në drejtim të forcave tërheqëse të hënës. Këto lëvizje të ujit buzë tokës paraqiten si vërshim i ujit. Fuqia e këtyre vërshimeve mund të përdoret për të nxituar rotorët e gjeneratorëve. Po ashtu edhe gjatë zbaticës rotorë mund të lëvizin në kahun e kundërt. Një qendër për transformim të energjisë së hënës është ndërtuar në vitin 1966, pranë lumit francezë të quajtur Rance, afër St. Malo-së..
Kujt po i thonë energji solare?
redakto
- Energjisë së diellit. Çdo formë e energjisë vije nga dielli - bile edhe era fryn si pasojë e rrezeve të diellit. Mirëpo në motet e fundit kjo shprehje është duke u përdorur për ndërrimin po thuaj të drejtë për drejt : rreze dielli-rrymë elektrike. Kjo arrihet nëpërmjet thjerrëzave përmbledhëse të rrezeve - kolektorë solar. Këto thjerrëza në formë pasqyre vendosen apo varen në ndërtesa - edhe si dritare. Energjia e mbledhur në formë nxehtësie përdoret më tutje për ngrohje të ujit apo edhe për rrym elektrike. Me qëllim të transformimit në rrymë elektrike në pjesë të ndryshme të botës, janë ndërtuar qendra solare - fusha, mbi sipërfaqe të cilave janë vendosur thjerrëza të mëdha lëvizëse.
A është ari e mira e tokës, më e madhe për njerëzimin?
redakto
- Ari është në plotë kuptimin e fjalës ajo çka thotë populli: të nxjerrësh para nga guri i thatë - ari është mineral i çmuar si flori. Nuk është më E mira e tokës edhe pse ka disa veti që e bëjnë të veçantë. Fjala popullore vlen edhe për vajgurin i cili nuk është flori, por pasuri - së paku në ditët tona. Vajguri gjendet nëndhe, zakonisht në formë të lëngut - nafta. Në përbërje të vajit të gurit ndër të tjera ka gazra dhe hidro-karburante. Vaji i gurit mund të duket si lëngë uji apo edhe si qullë, pakë sa më i dendur se lëngu - një qullë ngjitës. Për të nxjerr nga kjo lëndë mallra të dëshirueshëm si bie fjala vaj për ngrohje, vaji i gurit duhet të përpunohet në qendrat e quajtura Rafineri.
- Nga fjala e popullit vaj i gurit, lë të kuptohet se ka diçka me gur e lot. Vaj guri ndodhet nën dheun e ngurosur të kontinenteve dhe deteve. Nën sipërfaqen e disa shteteve ka shumë sasi, disa ndodhë se nuk i kanë gjetur burimet apo nuk kanë fare. Sipas njohurive të paraqitura për ne, mbi gjysma e rezervave ndodhet në lindjen e afërt. Hapësirat ku janë grumbulluar lotët e gurit i quajnë basene. Zakonisht nga këto basene vetëm e treta e sasisë nxirren mbi sipërfaqe të tokës nga pompat e mëdha.
- Nafta, më duket është vaj guri më i rrallë - hollë. Sipas shumicës së shkencëtarëve të ditëve tona, vajguri është krijuar nga mbetjet e bimëve dhe kafshët e imëta. Këto gjallesa duket të kenë jetuar para miliona viteve në oqeane. Kjo lëndë përbëhet kryesisht nga bashkë-dyzime kimike të karbonit, lidhje të cilat mendohet se kanë ardh nga mbetjet e cofëtinave të gjallesave. Por si duket, a edhe mendime tjera të shkencëtarëve. Këto mendime janë që kjo lëndë, këto lidhje kimike i ka trashëguar nga koha e formësimit të tokës dhe është zatetur në mes të pjesës së ngurtë.
- Lidhje kimike, bashkëdyzime të ndryshme të elementit kimik të quajtur karbon (tym) dhe elementit tjetër të quajtur hidrogjen (element përbërës i ujit). Vajguri është përzier e shumëfishtë dhe shumë llojshëme e këtyre dy elementeve kimike - hidro
gjen-karbonurante.
Si u thonë mbetjeve kimike nga nafta e nga gazi?
redakto
- Mbetje, mbeturina - kimike!? Në kohërat e lashta, të parët tanë, vajgurin e kanë përdorur për djegie - ashtu të pa përpunuar. Mirëpo me kalimin e kohës dhe rritjen e njohurive dhe kërkesave njerëzore ka ardhur deri tek përdorimi edhe për qëllime tjera. Tani, në ditët tona vajguri si i tillë ndoshta nuk do të çmohej po të mos ishin përbërësit e tij - derivatet. Nga këta përbërës kimik të vajgurit sot janë të varura shumica e mallrave kimike si bie fjala, soda për larje, barnat e mjekësisë për njerëz dhe bimë, llojet e ndryshme të lëndës me veti elastike të ndryshme.
- Nga mihja nëntokësore ose ajo sipërfaqësore! Mihja nën tokësore zakonisht ndodhen në miniera, ndërsa mihja sipërfaqësore hapen pasi që shtresa e qymyrit të jetë shpaluar nga gjelbërimi apo dheu i ngurtë. Mihës më të mëdhenj në botë janë Kina dhe ShBA-ja.
Kush harxhon më së shumti energji?
redakto
- Njerëzit që banojnë në vendet e zhvilluara, harxhojnë shumë më tepër se ata në vendet e pazhvilluara. Bie fjala, amerikanët e ShBA-së, harxhojnë 28 për qind të sasisë së naftës të nxjerr në botë - edhe pse në ShBA, as 5 për qind e njerëzimit nuk banon. Kjo sasi e madhe është tregues i zhvillimit por edhe i keqpërdorimit të pasurisë natyrore.
- Nga prizmi në mure!? Mirëpo deri aty ajo ka historinë e vet. Prizmi lidhet me qendra shpërndarëse. Këto qendra të quajtura Elektro-qendra, shpërndajnë rrymën elektrike të mbledhur nga hidrocentralet - uji, termocentralet - qymyri apo vaj guri, dhe qendrat e reaktorëve bërthamorë. Këta transformues të energjisë e marrin energjinë nga të mirat e tokës.
Çfarë sasie e naftës është duke u nxjerr?
redakto
- Nuk është interesant sa, por për çka po përdoret!? Barela është njësi e barabartë me 159 litra - njësi matëse e sasisë së naftës. Brenda vitit anë e mbanë botës mbushen me naftë të nxjerr nga toka diku 19 miliard barela. Në brendi të tokës llogaritet të jenë diku edhe 1,5 deri 2 biliard barela - të cilat mund të nxirren. Rezerva tjera të vogla ka, por ja që metoda e nxjerrjes kushton shumë. Si duket nafta e përfituar nga pastrimi i rërës do të përdoret pas harxhimit të rezervave të njohura.
- Në filmat e perëndimit të egër - kauboj!? Është e vërtet se popullarizimit të sitjes së arit i është dhënë rëndësi e veçantë. Është e njohur shprehja shkova në Amerikë se thoshin që rrugët janë të shtruara me ari, ato kishin qenë duke pritur të i shtrija unë. Mirëpo para kësaj në shekullin e XIX, në Evropë me qëllim të popullzimit të hapësirave të pushtuara në botën e re, flitej për fushat e arit të gjetura në këto hapësira. Të nxitur nga këto njoftime, një pjesë e mirë e djalërisë evropiane, në vitin 1849 mërgoi në Kaliforni, në vitin 1851 në Australi, në vitin 1886 në Afrikën e Jugut dhe në vitin 1896 në Kanada. Njerëzit merrni sitat dhe hynin në lumë e i mbushnin me rërën e lumit. Pas sitjes, thermi ari.
|
Pjesa: I-rë · II-të · III-të · IV-të · V-të · VI-të
|