Si është drejt Australia apo Australia dhe Oqeania?
redakto
- Sa e di, drejtë i bije kontinenti i Australisë dhe Oqeanisë. Po, në biseda të lira shkurtohet dhe shpesh me fjalën Australi nënkuptohet Australia dhe disa mijëra ujdhesa të Oqeanisë që ndodhen në gjysmë sferën jugore dhe që formojnë kontinentit e pestë të tokës tonë. Në këtë kontinent kanë shtrirë sistemet e tyre shtetërore Australia, Zelanda e Re - ishulli në oqeanin paqësor dhe Papau - Guineja e Re.
A ka toka të shkreta në këtë kontinent
redakto
- Mbi një të tretën e Australisë bijën më pakë se 250 milimetra reshje. Shkencëtarët këtë hapësirë e llogaritin për shkretëtirë. Disa toka të shkreta janë të emërtuara. Nga këto më të njohurat janë shkretëtira Simpson, sh. Viktoria e Madhe, sh. Gibson, sh. Sturt, dhe shkretëtira e Madhe e Rërës. Të gjitha këto shtrihen në qendër të kontinentit.
Australianët u thonë katundeve, bush?
redakto
- Kryesisht australianët banojnë në qytetet të vogla ose të mëdha. Vendbanimet në thellësi d.m.th larg qyteteve i quajnë "Bush" - Kaçuba. Ndërsa pjesa e sipërfaqes pas tyre, nga australianët quhet Autbaek. Në këto anë nuk ka qytete, por vetëm vendbanimet të rralla e të vogla të minatorëve, bujqve e blegtorëve - këto vendbanime quhen "stacione". Disa nga këto qendra zënë hapësira të mëdha deri në 2500 kilometra katrorë - sipërfaqe më e madhe se e shumë qytezave evropiane.
- Kjo ujdhesë ndodhet 200 kilometra para bregdetit jugorë të Australisë. Është e ndarë nga pjesa kontinentale e Australisë me qafë-ngushticë. Deri para 12 000 viteve. Kjo ujdhesë ishte e bashkuar me pjesën tjetër, mirëpo me rritjen e nivelit të detit, uji krijojë një vijë duke e ndarë.
Cila gropë, herë është, herë s'është liqe?
redakto
- Në hartat e Australisë, është i shkruar liqeni i quajtur Ejre që të një sipërfaqe të madhe në të kaltër. Mirëpo, në natyrë, ndodhë që për vite të tëra, kjo sipërfaqe të mos jetë e kaltër. Uji i këtij liqeni avullohet shpesh, dhe prapa lë një kore të kripës. Deri tekë mbushja e tij me ujë, vije pas reshjeve të mëdha.
Po bota e kafshëve australiane si është?
redakto
- Po thuaj se gjysma e llojeve të kafshëve me thasë të botës, paraqiten vetëm në Australi. Kafshët me thes lindin vogëlushët shumë herët, ashtu që pastaj i mbajnë në thesin e tyre gjashtë deri tetë muaj. Aty, vogëlushët thithin xhitë e nënës deri sa të fortsohen. Ndër kafshët me thes hyjnë edhe kanguri, koala dhe uombati.
Cili është lumi më i gjatë?
redakto
- Lumenjtë australian, për evropianët e parë që i gjetën, ishin një zhgënjim - ata llogaritnin me lumenj të rrëmbyeshëm nga qendra e kontinentit. Lumenjtë më të gjatë në Australi janë, lumi Marry (2 575 kilometra) dhe lumi anësor i tij, lumi Darling (2 740 kilometra).
Çfarë lidhje ka ministri britanik me emrin Sidnej?
redakto
- Një grup i detarëve e të burgosurve britanik, zbarkojë në vitin 1778 pranë gjirit të Australisë jugore. Këta, këtë vend e quanin sipas emrit të grafit Sydney, i cili në atë kohë ishte ministër britanik. Tani, vendi dhe rrethina ku ata zbarkuan është një qytet i madh në Australi - Sidnej, i njohur në botë për porten detare dhe shtëpinë e operës.
A është i zhvilluar skijimi në Australi?
redakto
- Maja e malit më të lartë australianë quhet Mont Kosciusko që qëndron në lartësi 2230 metra mbi nivelin e detit. I takon vargmaleve të maleve të borës Snowy Montains në Alpet australiane. Në dimër këto male janë të mbuluara me borë, kështu që kushte për skijim i ka dhe si duket edhe është i zhvilluar.
Sa aborgjinezë jetojnë në Australi?
redakto
- Sipas llogarive, tani jetojnë diku 206 000 banorë me prejardhje të lashtë australiane - të quajtur aborgjin apo aborgjinez. Kur, këtë anë të botës, evropianët filluan ta popullzojnë, aty ishin së paku 300 000 vendas. Pushtimi i tokave të tyre, ishte kafshatë e lehtë për britanikët e pasur me armatim e dituri të mbarë njerëzimit. Aborgjinezët kishin pak vegla pune, mirëpo ata e përdornin tokën shumë mirë. Në ditët tona dallohen për lidhjen e tyre me tokën dhe rezistencën kundër jetës së ndarë nga fati i tokës. Ka njoftime se bashkësi të tëra të tyre refuzojnë shumimin e tyre në rrethanat në të cilat gjenden - armë e vetme e tyre kundër sipër-njerëzve të padurueshëm.
Si quhet mali i shenjtë aborgjinez?
redakto
- Ajer - apo anglisht Ayers Rock. Ky shkëmb i gurëve të rërës zë hapësirë qarkore mbi 9 kilometra, dhe ngritët në lartësi 350 metra mu në mes të thatësisë në brendinë e sipërfaqes kontinentale. Për pasardhësit e vendasve, është mal i shenjtë.
- Banorët e Zelandës së Re, nga ana perëndimore e njerëzve shpesh thirren "Kivi". Si duket deri tek kjo vije për shkak se në emblemën e Zelandës së Re, figuron një shpendë që ka humbur aftësinë e fluturimit e quajtur Kivi. Zelanda e Re, përndryshe është tokë në të cilën gjallërojnë edhe më tej radhë të tëra të llojeve të kafshëve dhe bimëve. Në këtë vend ka gjallesa që nga lashtësia e tokës dhe gjallesa që për njeriun e anëve tona nuk janë të njohura.
Në cilin shtet banojnë më shumë dhenë se njerzë?
redakto
- Mbajtja dhe rritja e dhënëve në Zelandën e Re është gjë e zakonshme. Në të vërtet kjo paraqet edhe degën kryesore të ekonomisë. Në këtë vend ka diku 71 milion dhenë, diku 20 herë më shumë dhenë sa njerëz. Por në Australia ka 135 milion dhenë dhe vetëm 15 milion njerëz!?
A qetë toka e Zelandës Re avull?
redakto
- Sipërfaqja e ujdhesës veriore të Zelandës Re, në pjesë të madhe përbëhet nga magma e ngurosur. nxehtësia nga brendia e tokës e nxehë ujin nën sipërfaqe deri sa të shpërthejë - një rreze avulli dhe burimi i nxehtë depërtojnë në sipërfaqe.
|
Pjesa: I-rë · II-të · III-të · IV-të · V-të · VI-të
|